kosto

ARRSH-MBULIM.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ent ela11:22 | 23/11/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar  akuzon opozitën se po spekulon me qëllim kur thotë se ndërtimi i  1 kilometri rrugë nga mbikalimi i sheshit “Shqiponja” deri tek pallati me shigjeta në Tiranë kushton 18 deri në 20 milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpjegon se për 7.02 kilometra kosto totale do të investohen  8.3 milionë euro.

Ndërtimi i 2.34 kilometrave me karakteristikat e një autostrade urbane Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kushton 5.3 milionë euro, ndërsa per 4.68 kilometra rrugë dytësore do të  shkojnë 3 milionë euro.

Pjesa tjetër e kostos do të invesohet në ndërtimin e nyjës tek  sheshi “Shqiponja”  dhe katër nënkalimeve dhe mbikalimeve parashikuar për t’u ndërtuar në këtë segment. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

dhuna.jpg
G. P.15:02 | 18/07/2018

Instituti për Ekonominë dhe Paqen e ka renditur Shqipërinë në vend të 104 ndër 162 shtete që ka analizuar për kostot e pasojave të dhunës. Sipas raportit të institutit ndërkombëtar vendi ynë shpenzon 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë aspekt.

Në Shqipëri, kosto e pasojave të dhunës perllogaritet 315 dollarë për person ose sa 3.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Vlerësimi ka ardhur në një raport të Institutit për Ekonominë dhe Paqen që ka marrë në konsideratë shpenzimet që lidhen me krimet e pronës, vjedhjet e automjeteve, zjarrvënien, vjedhjet shtëpiake, si dhe dhuna seksuale.

Shumë nga masat parandaluese, siç është sigurimi i pronës ose kostot për bizneset e mbikëqyrjes. Pajisjet dhe kohën e humbur të menaxhimit.

Shpenzimet e drejtpërdrejta të dhunës në familje në aspektin e humbjeve të pagave, shpenzimet emocionale dhe kostot e rimëkëmbjes.

Analiza është kryer për 162 shtete dhe Shqipëria renditet e 104.

Sipas Institutit për Ekonominë dhe Paqen, Europa ka vendet më të paqta në botë, ndërsa Afrika dhe Lindja e Mesme kanë paraqitjen më të keqe.

Vitin e shkuar, kostot e pasojave të dhunës në gjithë botën arritën 13.6 miliardë dollarë, ndërkohë që krahasuar me vitin paraardhës kishin pësuar ulje.

Raporti thekson se vendet me nivelet më të larta të paqes shpenzojnë midis 1 dhe 2% të PBB-së për sigurinë e brendshme. Vendet me nivele mesatare të paqes tentojnë të shpenzojnë më shumë, ndërsa ato vende me nivelet më të ulëta në përgjithësi shpenzojnë më pak se një për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme./abcnews.al

TARIFIMI-SIPAS-KOSTOVE-PER-MBETJET-1280x720.jpg
G. P.17:49 | 17/05/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, kërkoi mendimin e profesorëve për trajtimin e mbi 180 vendgrumbullimeve problematike në vend. Ndërkohë deklaroi se shumë shpejt do të miratohet një mënyrë e barabartë përllogaritje të kostove për menaxhimin e mbetjeve në çdo bashki.

Kosto dhe tarifa për menaxhimin e mbetjeve urbane do të përllogaritet, sipas një sistemi unik në të gjitha bashkitë. Vendimi, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, do të miratohet së shpejti. Synimi është vendosja e rregullave të barabarta.

“Tirana që është bashkia më e madhe në vend dhe që ka natyrisht aksionin më të madh të pastrimit, në 4-5 rajone të ndryshme ka 4-5 mënyra të ndryshme trajtimi , përllogaritjeje, edhe investimi në pastrimin e trajtimin e mbetjeve urbane. Për të mos folur pastaj që Tirana e ka ndryshe. Tirana e Durrësi e ka ndryshe nga Fieri ndryshe nga Ura Vajgurore dhe ndryshe nga Policani. Pra sa më e vogël të jetë bashkia ka një mënyrë tjetër përllogaritjeje mbetjesh urbane dhe kjo ka bërë që paratë e taksapaguesëve shqiptarë në buxhetin qendror apo lokal të harxhoheshin në mënyra të ndryshme dhe jo të mirëmenaxhuara”.

Në simpoziumin shkencor ndërkombëtar për sfidat e trajtimit të mbetjeve organizuar nga Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, ministri Blendi Klosi gjithashtu kërkoi mendimin e profesorëve për trajtimin e mbi 180 vendgrumbullimeve problematike të evidentuara në masterplanin e mbetjeve.

“Tani që ne kemi një fotografim të situatës, ne na duhet që të kemi mendimin inxhinierik, sesi këto veprime mund të bëhen të qendrueshme dhe për të kuptuar që po realisht ne mund të pastrojmë këto vendgrumbullime urbane të cilat e bëjnë Shqipërinë krejt ndryshe nga një vend normal europian. Nuk është një kosto e papërballueshme, është një menaxhim i papranueshëm”.

Ndërkohë,  kreu i Turizmit dhe Mjedisit, theksoi se 100 fshatrat turistikë do të jenë modelet e para të ndarjes së mbetjeve në burim./abcnews.al

vlcsnap-error103-2-1280x720.jpg
G. P.15:53 | 28/01/2018

Ndërrimi i dy frigoriferëve në avionin personal të presidentit amerikan, Donald Trump, do të kushtojë 24 milionë dollarë. Kërkesa është bërë nga administrata e tij pasi duan të shmangin furnizimin me ushqime jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Air Force One”, avioni i presidentit amerikan, Donald Trump, do të rinovojë frigoriferët që gjenden në bord. Por ky ndryshim do t’i kushtojë 24 milionë dollar taksapaguesve në Shtetet e Bashkuara, sipas Uashington Post. Në bazë të një kontrate të re të firmosur nga qeveria me kompaninë Boeing, Aeronautika amerikane do të paguajë shumën e madhe vetëm për ndërrimin e dy nga 5 frigoriferët, që ndodhen në mjetin fluturues më të sigurtë në botë, që aktualisht përdoret nga Donald Trump.

“Dy njësitë për të ruajtur ushqimin janë instaluar në 1990, vit i dorëzimit të ‘Air Force One’ dhe nuk janë më të mjaftueshme për shkak se aeroplani presidencial ka nevojë për hapësirë shtesë për ushqim për personelin në bord për një periudhë të zgjatur kohe, në mënyrë që të shmanget furnizimi jashtë vendit”, tha zëdhënësja e Forcave Ajrore Ann Stefanek në një email për Uashington Post.

Ajo shton më tej se frigoriferët e vjetër kanë teknologjinë e epokës së vjetër dhe shërbejnë vetëm për të ruajtur ushqimin në kohë të shkurtër. Kostoja 24 milion dollarë do të mbulojnë gjithashtu testet dhe certifikatat për frigoriferët e rinj që do të dorëzohen deri në fund të tetorit 2019. Hapësira e kërkuar është 3.000 vakte./abcnews.al

vlcsnap-error169-1-1280x720.jpg
us er14:38 | 15/11/2017

Partia Demokratike denoncoi rritjen me 40 % të çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës si kosto e madhe për familjet e bizneset. PD akuzon se po përgatitet aferA korruptive e privatizimit. Akil Kraja deklaroi se ka një shpjegim pse Ujësjellësi, me gjithë abuzimet dhe keqmenaxhimin, rezulton me fitim: kompania thjesht nuk ka kryer asnjë investim./abcnews.al

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono