kostaq beluri

kostaq-beluri.jpg
G. P.12:08 | 12/07/2018

Ndërkohë po sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri. Trupa gjykuese përbëhej nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Në seancën e kaluar dëgjimore, trupa deklaroi se prokurori Beluri kishte pushuar një çështje për korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza. KPK ndërkaq vendosi që procedimi penal ndaj Admir Thanzës të shkojë për inspektim pranë institucionit kompetent, për të parë nëse ka pasur apo jo shkelje.

Kurse për shtyllat e tjera të Vettingut, sipas KPK, prokurori Beluri ka qenë në përputhje me ligjin. Ai  ka bërë deklarime të sakta të pasurise dhe pasuritë e tij janë të justifikuara. Edhe nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ai rezulton i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Gjithashtu pozitiv ishte edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për aftësitë profesionale./abcnews.al

kristaq-beluri.jpg
G. P.14:59 | 10/07/2018

Para së njëjtës trupë gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi ka dalë sot në seancë dëgjimore edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri. Ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas raportit të ILDKPIK-së, prokurori Beluri ka bërë deklarime të sakta të pasurisë.Ai ka në pronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 60 m2, një depozitë bankare 850 mijë lekë nga kursimet dhe 720 mijë lekë në llogari rrjedhëse.

Nga hetimi i thelluar rezulton se pasuritë e tij janë të justifikuara. Edhe nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ai rezulton i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Gjithashtu pozitiv është raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për aftësitë profesionale.

Por sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Beluri është prokurori që ka pushuar hetimin për “korrupsion” të nisur ndaj Admir Thanzës. KPK bëri të ditur se Beluri nuk ka kryer hetim të plotë dhe të thelluar.

Kostaq Beluri është aktualisht prokuror në sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv/prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.

Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv/drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono