Kosovës

ekrem-mustafa-1280x715.jpg
nev ila17:58 | 30/09/2019

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa vizitoi ditën e sotme familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës.

Ai deklaroi se qeveria e Kosovës por edhe vetë populli është i gatshëm të alokojë fonde dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre për familjet e dëmtuara.

Zv ministri i Brendshëm Juljan Hodaj, i pranishëm në Kavalishencë, ku po strehohen disa familje, tha se ka përfunduar procesi i parë i verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Fill pas kësaj sqaroi Hodaj do të nisë puna për ndërtimin si dhe restaurimin e banesave që kërkojnë ndërhyrje më emergjente.

Në Durrës, shumë banesa dhe një pallat u klasifikuan si të pabanueshme./ABC News Albania 24/7

vucic-1280x725.jpg
ad min17:30 | 23/06/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka fajësuar Kosovën për anulimin e samitit të Parisit. Sipas Vuçiç, kërkesa e Prishtinës zyrtare për njohjen e pavarësisë e bën të pamundur dialogun, pavarësisht lëshimeve që mund të bëjë Beogradi.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, thotë se i ka patur parashikimet e sakta se takimi në Paris me Kosovën nuk do të ndodh. Ai ka thënë se nuk është i lumtur për këtë pasi Serbia ka nevojë për një zgjidhje, por Kosova me sa duket e di këtë dhe bllokon Serbinë. Anulimi i takimit ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi pasi tani nuk dihet si do të vazhdoj dialogu. Vuçiç ka theksuar se Serbia ka ofruar të mos loboj për tërheqjen e njohjeve dhe të mos hiqet taksa, por Kosova kërkon njohjen e pavarësisë.

 Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “Ata e shohin që ne po nxitohemi që të bëjmë diçka për vendin tonë, ndaj dhe kërkojnë të njohim Kosovën ose asgjë. Por përgjigjja jonë nuk mund të jetë e tillë. Ne do të merremi me ekonominë dhe do të kujdesemi për serbët në Kosovë dhe për gjithçka rreth Kosovës e Metohisë”.

Serbia kishte qenë skeptike para të gjithëve duke thënë se ka gjasa që takimi të mos ndodh. Për serbët fajin e ka Kosova pasi nuk dëshiron të bëj asnjë lëvizje dhe në rrethana të tilla është parë që dialogu nuk ka kuptim.

 Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë:  “Kurrë nuk kemi firmosur asgjë, apo kemi pranuar verbalisht që të mos lobojmë kundër pavarësisë. Kam ofruar të ndalojmë dhe të mos hiqet taksa, por të mos kërkojnë as ata njohje. Kjo ka mbështetje ndërkombëtare. Ata e dinë që ne kemi sukses në zhvillimin e vendit dhe nuk duan”.

Presidenti serb ka thënë se Serbia ka masat e gatshme kundër Kosovës, por për këtë do ta vendos në një takim me serbët e atjeshëm se si dhe cfarë masash do të vihen fillimisht./ABC News Albania 24/7

presheve-1280x728.jpg
ad min22:15 | 05/06/2019

Një grup deputetësh nga Kosova, gjatë një takimi me banorë të Luginës së Preshevës, kanë deklaruar se mbështesin referendumin për bashkim. Gjithashtu, ata kanë premtuar ndihma për banorët, të cilat deri më sot kanë qenë të pakta e të pamundura.

Tri komisione të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar Luginën e Preshevës dhe kanë takuar përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Medvegja, Bujanoci e Presheva. Deputetet nga Prishtina kanë premtuar ndihmë në arsim, administratë publike, qeverisje lokale dhe në kujdesin për ta. Gazetarët shqiptarë të këtushëm i ka interesuar çfarë konkretisht dhe a do të bëhet bashkimi me Kosovën.

Përfaqësuesit shqiptarë që i kanë pritur në Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve dhe në Komunën e Bujanocit kanë falënderuar delegacionin dhe kanë kërkuar që Kosova, por edhe Shqipëria të mos i harrojnë.

Ndihmat kanë qenë të vogla dhe pak të mundshme deri më tani. Së fundmi qeveria shqiptare ka premtuar mbështetje. Deputetët e Kosovës që arritën këtu u kanë premtuar se kërkesat e tyre do ti delegojnë në Kuvend dhe do të lobojnë në qeveri që të bëhen të aprovuara zyrtarisht./ABC News Albania 24/7

kosove11-1280x717.jpg
ad min13:40 | 31/05/2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, ku u arrestuan dhjetëra zyrtarë të etnive të ndryshme, të cilët dyshohen për kontrabandë dhe vepra të tjera të ngjashme.

Këto deklarata i ka bërë zyrtari i Misionit të SHBA-së në OSBE, Lande D.Bahl, duke shtuar se kjo është një përpjekje e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Në këtë reagim theksohet fakti, se një aksion i Policisë së Kosovës, nuk ishte i organizuar vetëm për pjesën veriore, por në të gjithë Kosovën.

Në fund thuhet se Prishtina dhe Beogradi, duhet të shmangin çfarëdo veprimi që do të mund të dërgonte në një eskalim të mëtejmë të situatës./ABC News Albania 24/7

kosove11-1280x717.jpg
ad min15:40 | 28/05/2019

Një aksion i policisë së Kosovës në veri të vendit për të goditur një grup kontrabandistësh ka tensionuar situatën. Si pasojë e rezistencës së armatosur të banorëve serbë dhe reagimit të policisë 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Në rezistencë ka hasur policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarrë për luftimin e kontrabandës në veri të Kosovës. Banorët lokalë serb i janë kundërpërgjigjur me armë aksionit të policisë ku 10 persona mbetën të lënduar.

“Me urdhër të prokurorisë speciale aksioni ka nisur rreth orës 2 të mëngjesit fillimisht nga inspektorati policor dhe njësitë patrulluese policore derisa më vonë ka ardhur në ndihmë njësia speciale e Kosovës”.

Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës: Që në mëngjes me nisjen e policisë për zbatimin e urdhrit të arrestit dhe bastisjeve të lokacioneve ka hasur në pritë, në gjuajtje me armë në drejtim të policisë.

Këtij aksioni policor i ka paraprirë një hetim paraprak Inspektoratit Policor të Kosovës. Ndërsa janë arrestuar 19 punonjës policor, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe katër boshnjakë. Atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa janë suspenduar nga puna.

Miradije Kelmendi, Inspektorati Policor i Kosovës: Në mesin të arrestuarve një prej tyre ka qenë në gradën e kapitenit, komandant stacioni, tre në gradën e rreshterit dhe efektivë policorë.

Janë arrestuar edhe disa banorë lokal si dhe një punonjës rus i UNMIK-ut i cili më pas është liruar.

Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës: Në një nga barrikadat ka qenë një veturë me një zyrtar të UNMIK-ut dhe një lokal. Arsyeja pse e kemi shoqëruar në polici është pjesëmarrja në barrikadë.

Krerët e institucioneve kanë thënë se aksioni në veri të vendit nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: Është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: Është një aksion kundër individëve që janë involvuar në trafiqe, kontrabandë dhe në korrupsion.

Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës: Ky është një mesazh se të gjithë ata që janë të involvuar në krimin e organizuar dhe në korrupsion, shteti i Kosovës do të jetë pakompromis, pavarësisht se mbajnë petk zyrtar.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë përfunduar aksionin dhe janë tërhequr nga Zubin Potoku rreth orës 12./ABC News Albania 24/7

vuciccc-1280x725.jpg
ad min18:15 | 24/05/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi i ka gati kundër-masat ndaj Kosovës nëse ajo nuk heq taksën për produktet serbe. Vuçiç ka theksuar gjithashtu se, pa u hequr kjo taksë, me Prishtinën nuk mund të ketë dialog.

Serbia ka bërë gati kundër masat për shkak të tarifës doganore. Këto masa janë dakorduar dhe për to është folur edhe gjatë takimit për përfaqësuesit e listës serbe. Hapat e mëtejmë kanë sjellë 140 serb nga Kosova në Pallatin e Serbisë. Presidenti serb, Alleksandar Vuçi, i ka pritur ata dhe u ka thënë të rezistojnë. Ka thënë se derisa të heqet taksa e Kosovës nuk ka dialog. E vetmja gjë që mund të flitet, ka thënë Vuçiç, është se si dikur Kosova ka patur boksier shumë të mirë. Masat e tija do ti vë në fuqi nëse në Paris nuk ndodh asgjë. Kosova thotë do të sfidohet fuqishëm.

Alleksandar Vuçiç president i Serbisë: “Mbroj interesat e popullit tonë, por edhe luftoj kundër një marrëzie. I hqni taksat dhe flasim për çfarë të doni. Nëse jo, ne jemi njerëz të sjellshëm dhe mund të flasim për motin e mirë ose sesi dikur në Prishtinë ka patur boksierë të mirë si Salihu, Peçi apo Bogujevci, edhe pse Bogujevci ka qenë më shumë i yni. Mund të flasim për këtë, por për dialog as që bëhet fjalë”.

Vuçiç ka thënë se Serbia mbështet heqjen e vizave për Kosovën pasi kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Por, ka kërkuar që e gjithë bota ta kuptojë se më nuk ka shaka. Serbëve të Kosovës u ka sugjeruar të rrijnë në institucione përderisa të mos ndodhin provokime të reja. Por, dorëheqja qëndron e gatshme.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë:  “U kam thënë ta bëjnë punën e tyre dhe ju shqiptarëve do t’ju njoftojmë ngadalë për masat tona. Por, ju them që nuk do të jenë vendime aq të lehta. E di që shumë në Kosovë presin gabimet tona fatale që ta marrin veriun, por në jug kemi një shprehje: nuk ka për të ndodhur”.

Lista serbe është e gatshme të mbështetë partitë opozitare në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Serbët kanë thënë se do të punojnë dhe dorëheqje nuk do të ketë, por nëse nuk ndodh asgjë nuk do të japein dorëheqje vetëm në veriun e Kosovës./ABC News Albania 24/7

kosove-shqiperi-1280x724.jpg
ad min16:40 | 22/05/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bashkë me një grup operatorësh turistikë vizituan Kosovën. Klosi bisedoi me homologun e tij Fatmir Matoshi mbi mundësinë për oferta të përbashkëta turistike.

Kosova dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar mundësinë që sivjet të fillojnë me oferta të përbashkëta turistike.

Për këtë qëllimi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë Blendi Klosi bashkë me kryetarët e bashkive të Vlorës, Himarës e Durrësit dhe një grup operatorësh turistikë vizituan Kosovën.

Endrit Shala Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë: “Biseduam për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta për turistë si për detin e Shqipërisë dhe pakon turistike malore të Kosovës”.  

Sipas ministrit Klosi s kjo ofertë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të pengohet nga barrierat administrative.

Blendi Klosi Ministër Turizmit dhe Mjedisit: “Një ndër zonat që do tu ofrohet turistëve në të dyja anët e kufirit pa pengesa janë malet e Pashtrikut”.

Fatmir Matoshi Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: “U dakroduam që të vijmë në përfundime për memorandumet dhe kryesorja që është se edhe këtë vit do të përmbyllet për malin e  Pashtrikut dhe zonën e Vërmicës. Kjo punë do të përfundoj më 28 nëntor në Ditën e Flamurit tonë kombëtar, do të jetë moment i veçantë për tu shënuar”.

Gjithashtu të dyja vendet janë pajtuar për të punuar bashkarisht në fushën e ruajtjes së mjedisit./ABC News Albania 24/7

haradinaj-1-1280x707.jpg
ad min15:40 | 08/05/2019

Mogherini-Thaçi-Rama e Vuçiç janë katërshja për të cilët Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dyshon se kanë biseduar për ndarjen e Kosovës. Deklaratën Haradinaj e bëri kur u pyet për takimin e sotëm të Brdo Brionit që po mbahet në Tiranë .

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dyshon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës.

Ndërsa sipas tij këto biseda i ka udhëhequr përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini.

“Ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini. Shpresoj se ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që ia kanë humbur vetes, popujve të vet dhe taksapaguesve të BE-së”.

Në  një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës Haradinaj tha se nuk beson se do të vazhdoj më procesi i dialogut nga Mogherini.

Kundër ndryshimit të kufijve është edhe ambasadori Zviceran në Kosovë.

Jean Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës, Kosovë: “Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. Ai ka thënë se ndarja e korrigjimi i kufijve nuk është mirë as për serbët e jugut as për ata në veri”.

Ndërsa takimin në Paris kryeministri Haradinaj e cilëson si vazhdim të dialogut. Ai ka thënë se nëse pala serbe është e interesuar atëherë Kosova është e gatshme dhe do të vazhdojë dialogun./ABC News Albania 24/7

iliazanj-1280x727.jpg
ad min21:40 | 30/04/2019

Ervis Iliazaj, drejtor i gazetës Liberale është shprehur se e vetmja fitore për momentin nga samit i Berlinit ishte hedhja poshtë e tezës së dyshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në samitin e Berlinit u diskutuan negociatat për vendete e Ballkanit Perëndimor dhe çështja e Kosovës. Nuk është se doli ndonjë gjë, përveçse tezës për ndryshimin e kufijve, ku duket se ka fituar teza e mos ndryshimit të tyre. Duket sikur ka fituar linja evropiane. Sepse duhet ta themi hapur se për Kosovën kishte dy teza. E para ishte ajo e BE, me në krye Gjermaninë e cila ishte totalisht ndryshimit të kufijve. Dhe e dyta ishte një pjesë e administratës së Turmp, të cilët ishin për ndryshimin e kufijve. Ky samit i dha fund për momentin tezës së ndryshimit të kufijve. Këto dy teza mbështeteshin edhe nga politikanët shqiptarë. Haradinaj ishte kundër ndryshimit të kufijve ndërsa Thaçi dhe Rama ishin pro ndryshimit të kufijve.

Nëse Evropa thotë se ne do ta zgjidhim dhe do ta detyrojmë Serbinë që do ta njohë Kosovën pa ndryshuar asnjë gjë nga kufijtë e sotëm, mendoj se kjo është një tezë e vështirë. Nëse BE e siguroj njohjen e Kosovës me anë të integrimit mirë se të vijë. Por jam skeptik për këtë pjesë. Ndërsa SHBA është një zë i vetëm dhe ka më shumë mundësi për ta zgjidhur këtë dhe është një vendimmarrje më e shpejtë”, tha ai në studion e emisionit “Provokacija”. /abcnews.al

merkel-dhe-macron-1280x725.jpg
ad min19:34 | 29/04/2019

Në një konferencë të përbashkët për shtyp dhëne nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez Makron u bë më e qartë se temë kryesore e diskutimeve në samit do të ishte gjetja e rrugëve për të çuar drejt pajtimit, jo vështirësimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Merkel u shpreh se nuk pret sonte zgjidhje te këtyre problemeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nga Berlini, gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez Emanuel Makron, ka thënë se sonte nuk pritet të ketë vendim për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, por tha kancelarja se “pret zgjidhje mes dy vendeve”.

“Jemi të përkushtuar për perspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit, por kjo s’ka të bëjë me zgjerimin. Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit. Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte”, tha Merkel.

Ndërsa, presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë se kësaj konference për shtyp tha se takimi i sotëm është joformal dhe si i tillë në të s’do të flitet për çështje të hapura të vështira.

“E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë emocione në rrugën përpara dhe vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë”, deklaroi mes te tjerave shefi i Elizese Macron./ABC News


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono