Kosovën

ministrat-1280x722.jpg
Sej rie18:15 | 21/05/2019

Bizneset dhe qeveria e Kosovës kërkuan heqjen e tarifës së skanimit por edhe atë të rrugës së Kombit për bizneset e Kosovës. Pagesën për skanerin zv/kryeministri Fatmir Limaj e quajti haraç, ndërsa minsitrja e financave Anila Denaj premtoi bisedime me kompaninë koncesionare për ta hequr këtë taksë për sipërmarrjet e Kosovës.

Në vitin 2013, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje për të rritur bashkëpunimin e për të hequr barrierat tregatre mes dy vendeve, por 5 vjet që nga ajo kohë biznesi thotë se asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes së kostove tregtare. Astrit Panxha, drejtor i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar  tha se çmimet e referencës, taksa në rrugën e kombit dhe tarifa e skanimit në dogana kanë shtuar ndjeshëm barrën e pagesave për bizneset e Kosovës.

I drejtëpërdrejtë ishte edhe zv/kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, i cili i tha ministres së Financave se tarifa e skanimit 22 euro për çdo mall të ndryshëm që skanohet, pavarësisht që është në të njëjtin kamion, nuk është tarifë sigurie, por një haraç për biznesin.

Vetë Anila Denaj premtoi se qeveria do të nisë bisedimet me koncesionarin për të riparë edhe njëherë pagesat e skanerit në dogana.

Koncesioni i skanimit u miratua nga parlamenti në mars të vitit 2013-ë fillimisht me tarifën 40 euro për çdo deklaratë doganore. Kjo marrëveshje hyri në fuqi në vitin 2015-ë pas negociatave të qeverisë me kompaninë për të ulur pagesën në 22 euro, ku pjesën e mbetur prej 18 eurosh e paguan buxheti i shtetit nga taksat që mblidhen. Në 5 vitet e fundit Shqipëria dhe Kosova kanë rritur me rreth 100 milion dollarë shkëmbimet tregtare, por më pak krahasuar me vendet e tjera të rajonit./ABC News Albania 24/7

maqedoni-2-1280x716.jpg
Sej rie22:30 | 20/05/2019

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut ka ratifikuar të hënën një marrëveshje me Kosovën, që parashikon njohjen reciproke të patentave. Pro votoi edhe partia opozitare VMRO-DPMNE, ndonëse pati vërejtjet e saj.

Me 76 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi e solli ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Andrej Zhernovski, ministër i Jashtëm“Në bazë të reciprocitetit kjo marrëveshje do të mundësojë procedura të shpejta dhe efikase për njohjen dypalëshe të patentave të shoferit për personat që kanë vendbanim apo janë në qëndrim të përkohshëm në bazë të ligjit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Pro” votoi edhe VMRO DPMNE-ja, por deputeti i opozitës kishte vërejte e tij.

Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së:  “Dy tema dua ti hap në lidhje me Kosovën, për të cilat ky Kuvend as që ka debatuar, por as kjo Qeveri nuk ka ndërmarr asgjë. E para është ndërtimi i magjistrales, Shkup-Bllacë. E shohim ecurinë e ndërtimeve në pjesën tjetër të autostradës Prishtinë-Bllacë. Një ndërtim gjigant, ku gjysma e autostradës ndërtohen afër rrjedhjes së një lumi dhe magjistralja ndërtohet në shtylla. Në krahasim me rrugën në Kosovë, rruga drejt kufirit me Kosovën në Shkup është si të ktheheni në shekullin e 19-të”.

E tema e dytë ishte kujdesi për maqedonasit në Kosovë. Dimovski kërkoi nga zëvendësministri Zhernovski që të hapet edhe kjo temë, që maqedonasit e Kosovës të ketë të drejta elementare, si mësimin në gjuhën e tyre./ABC News Albania 24/7

irienj-780x439.jpg
Sej rie09:00 | 14/05/2019

Kisha Ortodokse Serbe, e njohur për ndikimin e saj në politikë, i ka dhënë bekimin e saj presidentit Aleksandar Vuçiç për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Vetë Vuçiç është shprehur se e ka kuptuar porosinë e Kishës dhe ka paralajmëruar se vendime të vështira e presin.

Këshilli i shenjtë i Kishës Ortodokse serbe. Këtu merren vendimet e rëndësishme kishtare. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, është i ftuar për të rrëfyer për problemin e Kosovës. Bashkë me të edhe Millorad Dodik, kryesues i presidencës boshnjake. Kisha ishte pritur ta gozhdonte çështjen e ndarjes së Kosovës pasi zëra të ndryshme vinin nga ky institucion. Mbështetja e kishës ose jo ka ndikim në Serbi. Por, tani thuhet se ka besimin. Kosova është dashuria dhe identiteti serb, por jo gjithçka varet nga serbët. Duhet bërë aq sa mundet për ta ruajtur.

Patriarku Irinej, Kisha Ortodokse Serbe“Presidenti ynë në mënyrë heroike lufton edhe për Serbinë edhe për Kosovën dhe për gjithçka që lidhet me emrin serb. Nuk dyshojmë tek tentimet e tij dhe dua të them që është mbresëlënëse energjia e tij”.

Millorad Dodik, kryesues i Presidencës Boshnjake“Vuçiç e kishte shpallur mbështetjen e tij në Serbi për idenë e përkufizimit apo kufirit të kompromisit me shqiptarët. Kohë të vështira do të vijnë, por duket se kisha nuk do të përzihet në çështjet tokësore”.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë“Para nesh është një periudhë e vështirë. Patriarku dhe unë besoj se jemi kuptuar dhe siç e kuptoj unë atë në brengat e tija, dikush duhet të sjellë vendime të vështira në këtë botë. Një nga peshkopët tha se çfarëdo vendimi të merrni ju do të jeni fajtor dhe unë e kam kuptuar porosinë e tij”.

Presidenti Vuçiç është takuar disa herë me Patriarkun serb Irinej për çështjen e Kosovës. Por, kryesisht zërat kundër zgjidhjes me idenë zyrtare serbe të përkufizimit kanë qenë më të ashpër se sa ata pro. Kjo ka ardhur sidomos nga klerët në jug të Kosovës. Tani qëndrimi është se duhet luftuar për ta ruajtur aq sa mundet realisht./ABC News Albania 24/7

presidentja-kroate.jpg
Sej rie12:37 | 09/05/2019

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic nga Tirana e pranishme në samitin e Brdo-Brijunit, është shprehur se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që të integrohen në BE.

“Ky proces i ka dyert e hapura dhe do të vijojë që të sjellë vëmendje te kjo pjesë e Europës. Do ta bëjmë këtë pjesë të Europës në axhendën e Europës. Ne harrojmë që BE-ja është i paplotë, kjo është një pjesë natyrale e BE-së. Nuk dua të përmend fjalën zgjerim, por konsolidimin e tyre vendeve të rajonit në BE. Jam e lumtur për takimin konstruktiv, që konfirmoi përkushtimin për të sjellë këto vende në BE. Ishte një diskutim i ndershëm për çështje të hapura, është një formë shumë e mirë për të diskutuar, shpresoj që të vijojë për zgjidhjen e problemeve të hapura. Jam e shqetësuar për mungesën e progresit të pa arritur. Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kroacia do e mbështesë dhe ne do të vijojmë të argumentojmë përmirësimin e proceseve të tjera. Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë jam e frikësuar se situatën që kemi, diskutimet brenda BE-së, jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore. Ne do vazhdojmë të punojmë bashkë. Për vendet kandidate reformat që janë pezulluar duhet të ndërmerren. Kroacia do e marrë në gjysmën tjetër të 2020-ës Presidencë e BE dhe fokusi ynë do të jetë Evropa Juglindore. Do të bëjmë Samit për të parë të ardhmen evropiane të këtij rajoni. Duhet dy veta për të kërcyer tango, ne do vijojmë t;iu shtyjmë për të hyrë në BE, por duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Ne nuk duhet të gjejmë justifikime”, u shpreh Presidentja kroate.

478986.jpg
Sej rie09:45 | 08/05/2019

 

Në prag të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vucic sërish i është rikthyer çështjes së Kosovës. Në një intervistë për Tanjug ai theksoi se asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se askush nuk mund ta detyrojë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas samitit të Berlinit, ai e konsideron të dështuar përpjekjen e tij për zgjidhjen e çështjes se Kosovës.  Në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror serb, Vuçiç  thotë qartë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëj këtë gjë.

 “Mund të më vrisni, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj. Më godisni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”

Mesazhi i presidentit serb iu adresua  Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si mbështetësit kryesorë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe kundërshtarëve më të ashpër të idesë së ndryshimit të kufijve.

“Ideja e krijimit të një kufiri, që do të përcaktonte një ndarje të drejtë dhe të qartë mes serbëve dhe shqiptarëve u refuzua. Të gjithë po flasin për kufijtë, por kufijtë nuk i di askush. Kemi një vijë kufitare që njeh Kushtetuta e Serbisë dhe një tjetër që e pranojnë vetëm disa vende”.

Pyetjes nëse ka një plan B për të zbatuar për çështjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet.

“Mënyra më e lehtë për ne është që meqë shqiptarët janë çmendur, me të drejtë do të çmendemi edhe ne. Tashmë të dyja palët do të jemi të lumtur”.

Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku ky qëndrim i presidentit Vuçiç pritet të paraqitet si qëndrim i Serbisë./ABC News Albania 24/7

43D43281-A2D9-433B-9693-268AC6F7A348-1-1280x739.jpeg
nev ila12:25 | 20/04/2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzuan Kosovën për kthimin e dhjetëra shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë.

Në deklaratën për media thuhej se SHBA-të janë mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes nën arrest ,në kushte njerëzore të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera./abcnews.al

parlamenti-europian-1280x744.jpg
ent ela12:41 | 28/03/2019

Parlamenti Europian voton sot për hapat e ardhshëm të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Një ditë më parë Parlamenti Europian diskutoi lidhur me këtë çështje ku u vunë re dallimet mes përfaqësuesve evropianë.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë një nga temat kryesore për të cilat është diskutuar në  seancën plenare të Parlamentin Europian të mbledhur në Strasburg. Eurodeputetja Tanja Fajon ka fajësuar shtetet anëtare të Bashkimit Europian për izolim të qytetarëve të Kosovës nga lëvizja e lirë në zonën Shengen. Ajo ka hedhur poshtë lidhjet që janë bërë nga disa eurodeputetë midis lëvizjes së lirë në zonën Shengen me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritjes së radikalizimit në vend. Sipas Fajon, rritja e radikalizimit në Kosovë mund të jetë rezultat i izolimit të vendit dhe i zhgënjimit për shkak të dështimit të Bashkimit Europian në mbajtjen e premtimeve.

Tanja Fajon, Eurodeputete: ” Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian edhe më shumë se vendet e tjera të Ballkanit. Komisioni dhe Parlamenti Europian e kanë njohur këtë. Dhe nëse sot thoni, që Kosova nuk ka përmbushur kushtet, ju thjesht po gënjeni dhe po tregoheni të papërgjegjshëm. U kërkoj shteteve anëtare që të respektojnë traktatet. Nuk nevojitet unanimitet, por shumicë e cilësuar për këtë vendim. Jepini fund lojërave politike dhe veproni tani”.

Komisioneri për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos është shprehur qartë, se pavarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit dhe mbështetjes së Parlamentit Europian, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhet gjatë këtij mandati.

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Punët e Brendshme: “Nuk mund të shtyhet apo të ndryshohet fundi i procesit të vizave, përndryshe ne rrezikojmë që Kosova dhe ç’është më e rëndësishme, qytetarët e saj proeuropianë të na kthejnë kurrizin dhe të vrapojnë në drejtim tjetër. Shpreh keqardhjen time të thellë, që nuk u bë e mundur që të gjendej një marrëveshje gjatë këtij legjislacioni. Shpresoj, që vendimi të merret gjatë mandatit të ardhshëm sa më shpejt të jetë e mundur”.

Legjislacioni i ri për Parlamentin Europian fillon pas zgjedhjeve europiane të 26 majit, ndërkohë që mandati i ardhshëm i Komisionin Europian fillon në nëntor të këtij viti.  Vendimi për liberalizimin e vizave pêr qytetarët e Kosovês nga shtete anêtare të Bashkimit Europian nuk pritet të merret këtë vit.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, deklaroi se Evropa është duke humbur kredibilitetin dhe qytetarët e Kosovës po humbin shpresën në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ajo ka shtuar se Kosova ka përmbushur obligimet e saj, ndërsa ka tërhequr vëmendjen se rritja e radikalizmit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshpërimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimin e saj.

Përmes një postimi në Twitter, reagoi edhe Komisionari evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Ai shkroi se është i lumtur që Parlamenti Evropian e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Kjo nuk është vetëm për të qenë të drejtë dhe për të njohur përpjekjet e tyre, por është e rëndësishme për stabilitetin në rajon. Perspektiva evropiane e të gjithë rajonit është në rrezik”, shkroi ai.‏

Procesi i liberalizimit të vizave nisi në vitin 2012 ku Kosovës iu kërkua që të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandim pozitiv për liberalizimin. Ky rekomandim u dha në muajin korrik të vitit ë kaluar, ndërsa në shtator Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, në muajin dhjetor, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi në agjendën e tyre këtë çështje. /abcnews.al

BYRO-DT-6-00001.mpg_snapshot_18.17-1280x568.jpg
ent ela22:21 | 06/02/2019

Lisen Bashkurti dhe Ilir Kalemaj, në emisionin “Byro Politike”  kanë folur rreth intervistës së fundoit që ka dhënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar është shprehur se ka marrë garanci nga Serbia dhe Rusia që do të njihet Kosova si shtetet nga ana e tyre nëse arrihet marrëveshja me Beogradin.

Lisen Bashkurti: Presidenti i Kosovës më krijon shije jo pozitive se si është inicjuar ideja e tij dhe mënyra si po mundohet ta imponojë pa transparencë. Tendenca për të spekuluar mbi të ashtëquajturën marrëveshje të tij konfidenciale. Ai flet se ka bisedime konfidenciale si me  Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe me Kremlinin.  Deklaratat janë shumë spekulime. Kremlini gjithmonë ka qenë enigmatin dhe i mbyllur. SHBA  ka një politikë ndryshe. Trump është shumë i hapur dhe transparent. Ai nuk ka politika konspiravtive. Ai po performon ato që u ka premtuar amerikaneve. Këto janë deklarata fluide dhe të papërgjegjshme. Ku e merr ai sigurinë tek Rusia dhe Serbia?! Kemi dëgjuar ndonjë sinjal që Serbia po ndryshon Kushtetutën. Kjo është mediokritet dhe deklaratë e papjekur.

Ilir Kalemaj: Ka disa konstante politika të jashteme. Putin është munduar të ridimensionojë Perandorinë ruse. Rusia nuk mund të konkurojë në mënyrë të barabartë. Vuçiç ka qenë herë Kryeministër dhe herë President që synon të hapë kutinë e Pandorës duke bllokuar njohjen e Kosovës në faktorin ndërkombëtar.  Ai ka përçarë lidershipin politik shqiptar. Ai po përdor shantazhin mbi lidershipin kosovar për të arritur një merrëveshje. Serbia ka hapur kutinë e Pandorës që i jep asaj avantazhe. Ajo që zoti Thaçi ka thënë që pas takimit mes Trump dhe Putin është korrigjimi i  kufijve. Kjo nuk është thjesht një çështje demarkracioni. Këtu bëhet fjalë për një shkëmbim territori që do t’i kushtojë Kosovës, që i bie 1/5 e territorit. Kjo do të ishte fatale nëse do të ndodhte./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono