kosove

bre.jpg
in a17:14 | 11/02/2020

Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur të martën një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Grenell i ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa e vënë ndaj Serbisë.

“SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha projektet nese qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.

Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në “Twitter”, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në “Twitter”./abcnews.al

karadakuuuu.jpg
eri Ida12:58 | 11/02/2020

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku është shprehur se në këtë vizitë të zhvilluar nga kryeministri Albin Kurti në Tiranë, ajo që ka vënë re është lumturia që ka ndjerë Rama për rikuperimin e marrëdhëneve.

Ndër të tjera ngaq studio e abcneës.al, ajo ka theksuar se në fund të këtij takimi duket sikur ka një dritë jeshile se Kosova do të jetë pjesë e minishengenit Ballkanit.

Unë pata ndjesinë se Rama ishte i lumtur që më në fund po rikuperonte marrëdheniet personale me kryeministrin e Kosovës. Kryeministri Rama para se të bëheshin pyetjet e gazetareve, ai nuk përmendi fjalën Serbi dhe minishengen, që foli vetëm pasi u pyet. Nga ana tjetër Kurti foli për lejet e punës dhe të qëndrimit që janë pjesë e minishengenit, nuk e kam të qartë nëse Kosova do të jetë pjesë, por me atë që tha Kurti sot mendoj se është ndezur drita jeshile. Por unë mendoj se heqja e taksës është një hap më i fortë se pjesëmarrja e Kosovës në minishengen”, tha gazetarja.

Ndër të tjera gazetarja Karadaku ka komentuar dhe mbledhjen e dy qeverive që do të zhvillohet në Shkodër në fund të muajin mars, ku pritet që këshilli ndërministror të merret dhe me shqyrtimin dhe zbatimin e të gjithë marrëveshjeve.

Takimi i sotëm është shkrirje akujsh mes dy kryeministrave dhe Kurti sipas saj është shumë larg profilit të Ramush Haradinaj./abcnews.al

 

meta-kurti.jpg
eri Ida12:44 | 11/02/2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti këtë të martë ka takuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, ku ka teksuar se qeveria e re e Kosovës i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë. Në këtë takim kreu i shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës që janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”,  tha Presidenti Meta.

Në këtë takim presidenti bën me dije presidenti Meta dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, tha Meta.

Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./abcnews.al

Xhebrailat-e1581265562682.jpg
Igli Nikolli17:16 | 09/02/2020

Ballkani është surpriza më e bukur e këtij sezoni në futbollin dardan. Ekipi nga Suhareka kryeson IPKO Superligën dhe sot arriti një fitore të rëndësishme në Kupë. Djemtë e Ismet Munishit fituan 0-2 përballë Dukagjinit dhe u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës.

Tifogrupi i Ballkanit, Xhebrailat i bënë një surprizë trajnerit të ekipit të zemrës. “Nuk është kampion ai që fiton, kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë: Ismet Munishi“, lexohet në pankartën e tyre.

Trajneri i njohur dhe karizmatik, i ka falënderuar ultrasit me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Faleminderit Xhebrailat, këtë fitore ua dedikojmë juve . Rrnoftë futbolli, poshtë pisat e dallaveraxhinjtë . Do të ju mundim të gjithëve. Keni me plasë, o të mjerë! O Zot, ndihmoi njerëzit e drejtë, dënoi të pafytyrët dhe dallaveraxhinjtë, ti e ke fuqinë e madhe, o i madhi Zot“, shkruan Munishi. /abcnews.al

 

Pankarta e ultrasve nga Suhareka
1540563133-vucic-necu-prevariti-angelu-merkel-i-reci-nesto-protiv-nje-600x360-1.jpg
eri Ida16:31 | 09/02/2020

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se në takimin e ardhshëm me kancelarin  gjermane Angela Merkel pret që të bisedojë për metodologjinë e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se presidenti serb ka theksuar se në këtë takim nuk pret që të shpaloset ndonjë plan të zgjidhjes së çështjes së Kosovës si spekulohet në media.

“Nuk mendoj se do flitet për ndonjë plan të ri. Askush nuk mund të sjell plan dhe të thotë ‘merre ose lëre.  Për ne gjithsesi do të jetë rëndë, sepse secila zgjidhje që vjen nga jashtë do të ketë pranim kështu  apo ashtu të pavarësisë. Për këtë duhet të gjejmë formën e normalizimit, që do shkonte pa këtë…apo do ofroj diçka të mirë serbëve, në çka nuk besoj” tha Vuçiç.

Ndërkohë kancelarja gjermane të shtunën i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u takuar në Berlin.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke theksuar ndër të tjera se kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. /abcnews.al

84938872_3446341375436197_9149008857127714816_n.jpg
eri Ida14:34 | 09/02/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Thacci në një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan se letrat e Trump e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”, shkruar Thaçi.

Gjithashtu presidenti i Kosovës beson se marrëveshja me Serbinë, me njohje, do të përmbyllet nën udhëheqjen e presidentit Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin…

Gepostet von Hashim Thaçi am Sonntag, 9. Februar 2020

Postimi i Plotë:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH

dialogu.jpg
ger ta13:03 | 09/02/2020

Vizita të rëndësishme dhe angazhime teë ndërkombëtarëve për rinisjen e dialogut Kosovë Serbi ka pasur Kosova në muajin e kaluar.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve i lehtësuar nga Bashkimi Evropain kishte ngecur, ndërkohë pala kosovare kërkonte edhe përfshirjen e SHBA-së në këtë dialog.

Pasi SHBA-ja caktoi Richard Grenell të dërguar të SHBA-së për dialogun, ky i fundit dy herë vizitoi Kosovën. Madje me ndërmjetësimin e tij u arrit edhe marrëveshja për linjën speciale ajrore Kosovë Serbi. Një javë pas vizitës së tij të fundit në Kosovë ku edhe paralajmëroi një marrëveshje tjetër, Kosovën e vizitoi edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borreli.

Borreli madje tha se BE do të emëroj të dërguar special për dialogun. Por mbetet pikërpyetje se kush do të ketë rolin udhëheqës në gjithë këtë proces.

Për analistin Fisnik Halimi, Ëashingtoni do të jetë udheheqës i këtij dialogu ku pritet edhe arritja e marrëveshjes Finale Kosovë Serbi.

“Ka kohë që dialogu është në duart e shtëpisë së Bardhë dhe kjo nuk do të ndryshojë për një arsye të  vetme sepse Europa në formën sesi funksionon është e paaftë të merret me probleme të thella siç është problemi Kosovë-Dserbi”, thotë Halimi.

Por ndryshe thotë Demush Shasha drejtor ekzekutiv i institutit EPIK.

“SHBA ka një rol kyç në dilaogun për normalizimin e marrëdhënieve , por rol udhëheqës do ketë BE”, shprehet ai.

Sikur përpara ashtu edhe sot edhe në të ardhmen SHBA-ja do të ken rol kyq në normalizimin e mrrëdhënieveKosovë Serbi, por rol udhëheqës do të ketë BE-ja.

Sipas Shashës roli I BE-së në këtë dialog është I bazuar në rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara.

BE në vazhdimësi e ka mbajtur rolin udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi dhe këtë e ka bërë jo kokë më vete por bazuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë analistët kërkojnë që ky dialog të ringjallet dhe të fitojë dinamikë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale. /abcnews.al

coronavirus.jpg
R D21:12 | 08/02/2020

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për një rast me koronavirus. Një grua është shtruar me urgjencë tek Infektivi, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga virusi i rrezikshëm kinez. Lajmi është zyrtar dhe konfirmohet nga ministri i Shendetësisë.

Në një konferencë për mediat, mbrëmjen e sotme ministri Arben Vitia, tha se “një paciente, shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pasi të dalë rezultati i analizave”.

Ministri i Shendetësisë tha se pacientja ështe shtetase e Britanisë së Madhe që ka mbërritur ditët e fundit në Kosovë. Ajo ka qenë në një qendër skijimi në Francë dhe pasi ka lexuar lajmin për 5 britanikë të infektuar në resort, është drejtuar menjëherë në spital për të bërë analizat./abcnews.al

Lexo edhe: Kishin shkuar për ski në Francë, 5 britanikë me koronavirus, mes tyre një fëmijë

*Ministri duke folur për mediat

Pagarusha-1.jpg
Autor E09:27 | 08/02/2020

Ditën e nesërme këngëtarja Nexhmie Pagarusha do të përcillet për në banesën e fundit. Pasi do t’i jepet lamtumira e fundit, ku homazhet do të mbahen në Teatrin Kombëtar, trupi i pajetë i këngëtares do të prehet në varrezat e fshatit Pagarushë të Malisheves.

Sipas protokollit të familjes, homazhet do të nisi sot në Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00, për të vijuar dhe ditën e nesërme.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

“Njoftim !
Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me atë rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.
Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar
4.
Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit
E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 po ashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.
Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.
ME RESPEKT,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.

Ana-Brnabiç.jpg
eri Ida18:03 | 07/02/2020

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç këtë të pemte është shprehur se nuk pret asgjë nga qeveria e re në Prishtinë.

Shefja e qeverisë serbe shpreson që qeveria e Kurtit të heqë taksën 100 % për një të ardhme më të mirë të rajonit.

“S’kam pritshmëri nga Prishtina, por jam optimiste që njerëzit që drejtojnë institucionet në Prishtinë do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është të shkojmë drejt të ardhmes dhe se mënyra e vetme për një gjë të tillë është bashkëpunimi”, është shprehur ajo.

Brnabiç e ka cilësuar taksën e vendosur nga Kosova ndaj marrave serbe si një  mentalitetit të shek. XVII, ku ka theksuar se janë të gatshëm të kthehen në bisedime sapo një vendim i tillë të hiqet.

Akti i vendosjes së taksës për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën i përket shekullit XVII, XVIII, sigurisht jo shekullit XXI. Shpresojmë që politikanët në Prishtinë ta kuptojnë këtë, dhe ne jemi të gatshëm të kthehemi në dialog sapo të hiqet taksa”, tha kryeministrja e Serbisë.

Gjithashtu ajo ka theksuar se heqja e taksës është një proces që po kërkohet edhe nga ndërkombëtarët nga SHBA dhe nga  BE. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono