kosove

Peter-Handke.jpg
ger ta16:43 | 11/12/2019

Shkrimtari austriak Peter Handke është shpallur Non Grata në Kosovë. Lajmin e ka bërë me dije Behgjet Pacolli.

Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, shkruan Pacolli.

Handke fitoi këtë vit çminim Nobel në Letërsi, ndërsa u shoqërua me shumë polemika, pasi shkrimtari njihet si adhurues i ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç./abcnews.al

re.jpg
in a12:31 | 11/12/2019

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rustem Berisha, theksoi në një intervistë për “Abc News” synimin strategjik për të qenë anëtar me të drejta të plota në NATO.

“Kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet e rajonit që janë pjesë e NATO-s, por edhe me ato që aspirojnë të jenë pjesë e NATO-s. Synojmë që të rrisim angazhimin tonë në kuadër të këtij forumi të bëhemi anëtarë me të gjitha përgjegjësitë e plota që dalin nga Karta e Adriatikut. Brenda 1 viti kemi arritur rezultate pozitive në bashkëpunim edhe me partnerët tanë strategjik”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Kosova nuk do të përsërisë gabimet e vendeve të tjera në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut./abcnews.al

vjosa-osmani-genocidi.jpg
nev ila20:51 | 09/12/2019

Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani ka theksuar se ndërkohë që në Kosovë kujtohen ata që humbën jetën në luftën e fundit, Bashkimi Evropian shpërblen Serbinë me hapjen e një kapitulli të ri në procesin e integrimit.

Reagimi erdhi pasi BE vendosi të hapë me Serbinë kapitullin e lëvizjes së lirë të mallrave.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha në ditën ndërkombëtare të viktimave të gjenocidit, se Kosova kujton në këtë ditë ata që humbën jetën si pasojë e politikave gjenocidiale të shtetit serb, në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga ky regjim.

Nënkryetarja e LDK-së theksoi se shteti serb vazhdon të të mohojë këto krime dhe nuk shpreh keqardhje për viktimat e pafajshme dhe madje përpiqet të rishkruajë historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës.

Osmani ka vënë në dukje se ndërkohë që në Kosovë kujtohen ata që humbën jetën në luftën e fundit, Bashkimi Evropian shpërblen Serbinë me hapjen e një kapitulli të ri në procesin e integrimit evropian.

BE vendosi të hapë më 10 dhjetor kapitullin e lëvizjes së lirë të kapitalit me Serbinë ndërkohë që zyrtarët serbë janë të pakënaqur me hapjen e vetëm një kapitulli duke thënë se Serbia ishte gati për të hapur shumë më tepër./abcnews.al

certifikim.jpg
in a12:10 | 09/12/2019

13 ditë pas certifikimit zyrtar të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka ende një marrveshje për koalicion qeveritar mes dy partive që u renditen në dy vendet e para në këto zgjedhje.

Bisedimet për presidentin e ardhshëm të Kosovës, thuhet se po krijojnë ngërç në negociatat për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por edhe pse nuk është arritur ende një marrëveshje rreth qeverisë, sipas njohësve të çështjeve juridike, mund të vijojnë procedurat për konstituimin e Kuvendit.

Në kushtetuten e Kosovës parashikohet që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Seanca e parë e Kuvendit mund të thirret nga Presidenti i Republikës ose nga vetë Kuvendi, nëse kreu i shtetit nuk e bën këtë gjë.

Analistë të çështjeve politike thonë se Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt, duke marrë parasysh faktin se Kosova funksionon me një qeveri në largim që nga muaji korrik.

Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje që qeveria e re të formohet sa më shpejt./abcnews.al

prishtine.jpg
in a12:50 | 08/12/2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka alarmuar për rrezikun që po i kanoset popullsisë në vend si pasojë e ndotjes së pakontrolluar të ajrit në Kosovë, duke propozuar disa masa urgjente për përmirësimin e gjendjes së krijuar nga smogu.

Shkaktarë kryesorë të ndotjes në Kosovë janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetëruara, trafiku i dendur si dhe djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, thuhet në njoftimin e institutit.

Kjo situatë shqetësuese do të rëndohet edhe më shumë në ditët e ftohta që do të vijnë dhe me rënien e temperaturave kur pritet të rritet shkalla e ndotjes së ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jocilësore që po përdorin qytetarët, paralajmëron IKSHP.

Ky institut thekson se niveli alarmant i ndotjes në Kosovë çon drejt rritjes së numrit të sëmurëve kronikë me astmë bronkiale, rritjen e numrit të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjen e shkallës së vdekshmërisë.

IKSHP kërkon që urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet. Gjithashtu kërkohet heqja nga përdorimi i automjeteve të vjetra dhe atyre pa katalizatorë.

IKSHP thekson se inspektorët e mjedisit duhet të bëjnë kontrollin rigoroz të cilësisë të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët, të shtohet numri i autobusëve me karburant ekologjik në transport publik, të rriten sipërfaqet e gjelbërta në zona urbane dhe të matet ndotja e ajrit në pikat kyçe në Kosovë si dhe të bëhet publikimi ditor i të dhënave online./abcnews.al

kooso.jpg
in a11:48 | 08/12/2019

Analistë në Kosovë propozojnë që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli. Sipas tyre, edhe ngërçi aktual politik po ndodh për faktin se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të bien dakord për postin e Presidentit.

Zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte zgjidhja më e mirë për demokracinë kosovare. Por për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Mediat në Kosovë citojnë analistë të ndryshëm të cilët fajësojnë pikërisht mos rënien dakord për emrin e presidentit, për ngërçin politik aktual në vend. Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, tha se praktika e zgjedhjes së Presidentit nga marrëveshja e koalicionit duhet të ndryshojë. Madje ai e konsideron si ofendim elektoral që të shtrohet kjo çështje në një tryezë, pasi sipas tij, kjo temë ka krijuar mosmarrëveshje e cila po e pengon edhe krijimin e Qeverisë.

Gjithashtu edhe analisti Artan Murati ka ndarë të njëjtin mendin duke theksuar se zgjedhja e Presidentit aktual nuk garanton konsensus. Ai thotë se duhet të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 muaj pas zgjedhjeve ende nuk kanë arritur që të bien dakord për qeverisur vendin, peng i kësaj marrëveshje ka mbetur edhe posti i kreut të shtetit./abcnews.al

albin-kurti-vucic.jpg
nev ila21:26 | 07/12/2019

Autoritetet në Kosovë thone se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm kur liderët serbë do të flasin me turp, për trashëgimine e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç. Komentet e drejtuesve te shtetit ne Kosovë u bënë pas deklaratave të presidentit serb Vuçic se masakra e Reçakut në 1999 është një krim i trilluar nga William Walker.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duke u prononcuar për mediat serbe ka theksuar se Masakra e Reçakut është mashtrim duke shtuar se do të përsërisë cdo ditë se ky është një krim i fabrikuar.

“Unë e përsëris tani, se Masakra e Recakut është e fabrikura ku gjithcka ka falsifikuar mashtruesi me përmasa boëtrore Uiliajm Uoker dhe këtë do e përsëris cdo ditë dhe nëse do të provojnë të gjithëve të na gjykojnë”.

Ndaj një deklarate të këtillë kanë reaguar edhe autoritetet në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm kur liderët serbë, do të flasin me turp, për trashëgiminë e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç.

“Kancelarja Merkel foli me dinjitet në Aushvic për turpin e autorëve të krimit në të kalurën. Liderët serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për të ardhmen e gjeneratave në të gjithë Ballkanin, kur me turp dhe vetëm me turp shprehemi për trashëgimin që ka lënë Millosheviqi”, ka shkruar në Tuitter presidenti Thaçi, duke përmendur një vizitë që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë në kampin e përqendrimin në Aushvic, ku tha se ndihet thellësisht e turpëruar nga krimet gjermane.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëherësh është pretendenti kryesor për postin e kryeministrit, tha se Serbia duhet të pranojë krimet që ka bërë.

“Ai ka refuzuar ta quajë Srebrenicën gjenocid dhe tani mohon masakrën e Reçakut. Ai do që të ketë një të ardhme paqësore pa pranuar krimet e së kaluarës. Por, gjenocidi, varrezat masive dhe masakrat janë e vërtete e Serbisë. Është koha që Vuçiçi të merret me to”, ka shkruar në Twitter Albin Kurti.

Ndërkohë siç njoftojnë mediat kandidati për Kryeministër të Kosovës, në takimin e Berlinit “Dialogjet e Ballkanit” ka përmendur tre parimet për vazhdimin e dialogut me Serbinë, ku i pari është që nuk e dëshiron presidentin serb Vuciç në tavolinën e negociatave.

Sipas mediave parimi i dytë është se nuk ka negociata për territorin e Kosovës kurse i treti nuk ka negociata rreth hartave. /abcnews.al

 

Ballkani.jpg
Igli Nikolli14:27 | 07/12/2019

Janë luajtur katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Digitalb Kupës së Kosovës. Dy gola në pjesën e dytë i kanë dhuruar kualifikimin në çerekfinale ekipit të Ballkanit. Kryesuesit e kampionatit dardan mposhtën 3-0 në shtëpi Trepça ’89 me golat e Arbër Hoxhës, Blend Baftiut (humbi një penallti kur rezultati ishte 0-0), teksa Krasniqi shënoi golit e tretë në minutat shtesë.

Më tej kaloi edhe Feronikeli, që triumfoi me “manita” përballë A&N. Feston dhe Drenica. Ekipi nga Skënderaj fitoi 3-0 përballë Dardana dhe të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Kualifikohet edhe Dukagjini.

Ekipi nga Klina ia doli të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë në transfertë përballë Vitisë dhe fitoi me rezultatin 1-2. Nesër do të mësohen katër çerekfinalistet e tjera, që do të dalin nga përballjet Arbëria-Prishtina, Gjilani-2 Korriku, Liria-Ferizaj dhe Trepça Mitrovicë-Vushtrria. /abcnews.al

Rezultatet e ndeshjeve të sotme
be.jpg
in a16:27 | 06/12/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë një konferencë në Berlin të organizuar nga East-West Institute, kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë, të fillojë me formimin e qeverisë. Thaçi tha gjithashtu se do të angazhohet për krijimin e unitetit politik në Kosovë për çështjet që lidhen me dialogun me Serbinë.

Thaçi tha se partia fituese në Kosovë, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje duhet të fillojë me formimin e qeverisë së re. Ai premtoi se do të angazhohet për krijimin e unitetit politik në Kosovë për çështjet që ndërlidhen me dialogun me Serbinë, duke thënë se çdo proces me Serbinë do të trajtohet në nivel të dy shteteve sovrane dhe me konsensus politik në Kosovë.

Polarizimet nuk ndalen në sistem pluralist, por ka ardhur koha për një pako të prioriteteve në mes të pozitës dhe opozitës, që në këto çështje të mos ketë dallime, tha ai. Presidenti i Kosovës kritikoi gjithashtu Bashkimin Europian, duke vënë në dukje bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe mos-hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenti rikujtoi se në të njëjtën kohë Serbisë po i premtohet hapje e kapitujve të rinj për anëtarësimin në Bashkim Europian, ndërkohë që ky shtet vazhdimisht kërcënon me aleancën ruse.

Presidenti theksoi se po shohim se BE-ja ka standarde të dyfishta, ndërkohë që Kosova bllokohet në liberalizimin e vizave, Maqedonia e Veriut me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociatave ndërsa Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj.

“Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, ka thënë ai./abcnews.al

agron-1280x740.jpg
Autor E15:47 | 05/12/2019

Ish-prokurori Agron Matjani u gjet pa jetë në banesën e tij në një lagje të Prizrenit. Fill pas konstatimit të trupit të tij, policia kreu mbikëqyrjen e nevojshme duke arritur në gjykimin paraprak se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Mësohet se Matjani kohëve të fundit kishte pasur probleme shëndetësore: Vuante nga diabeti i rëndë nga i cili kishte rrezik t’i pritej edhe njëra këmbë.

As prokuroria nuk hedh poshtë versionin e vetëvrasjes, por thotë se është ende heret për një përfundim të tillë.

E para që e gjeti Matjanin pa jetë në banesë ishte bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar më pas forcat e rendit.

Kur kanë hyrë në banesë, policia e ka gjetur atë në një vaskë dhe ka konstatuar se kishte të prera në venat e njërës këmbë të Matjanit, e cila kishte bërë që të shkaktohej një hemorragji e madhe.

Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, Matjani trajtoi rasate nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono