kosovarë

radhe-morine.jpg
ad min11:26 | 08/06/2019

Me qindra automjete e autobusë të organizuar nga Kosova janë drejtuar për bregdet për të kaluar fundjavat. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 7:00 është shënuar dhe piku i fluksit të lartë.  Policia Kufitare në Morinë ka punuar me procedurë të përshpejtuar madje në disa raste është shmangur edhe kontrolli rutinë për të mos krijuar radhë e pengesa.

“Duke shfrytëzuar përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të motit, qytetarët e Kosovës, nuk kanë denjuar për t’u drejtuar pikës doganore të Morinës dhe pastaj drejt bregdetit të Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë”, raportoi gazetari i ABC News, Bujar Muçmata./ABC News Albania 24/7

43D43281-A2D9-433B-9693-268AC6F7A348-1-1280x739.jpeg
nev ila12:25 | 20/04/2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzuan Kosovën për kthimin e dhjetëra shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë.

Në deklaratën për media thuhej se SHBA-të janë mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes nën arrest ,në kushte njerëzore të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera./abcnews.al

Koncerti_gjate_krizes_Kosoves_ne_sheshin_e_Bashkise_Kukes-1280x849.jpg
nev ila17:35 | 16/04/2019

Mijëra qytetare të Kosovës shkuan në Kukës për  të kujtuar 20 vjetorin e eksodit masiv të të shpërngulurve me dhunë nga trojet e tyre etnike.

Kësaj here kufiri Shqipëri- Kosovë u kalua simbolikisht në këmbë nga kosovarët dhe kryetarët e komunave.

Autobus e mjete të shumta zbarkuan në Kukës i cili mori pamjen festive e me aktivitete të shumta kulturore.

Panairi i librit me botues nga trojet shqiptare ishte një  prej aktiviteteve të shumta e që kulmuan me unionin artistik të kombit në stadiumin e qytetit./abcnews.al

bardhoce.jpg
ent ela16:59 | 28/03/2019

Edhe më herët, por që pas eksodit të kosovarëve në vitin 1999, Kukësi është nga rajonet që nuk njeh kufij me Kosovën. Vetë banorët në dy anët kanë ndërtuar marrëdhënie të ngushta ne çdo fushë. Ndërkohe biznesmenë të Prizrenit kontribuojnë për të ndihmuar Kukësin.

Kosovarët nuk e harrojnë mikpritjen e kuksianëve në 1999. Për ta treguar ketë, biznesmenë të Kosovës, jo në pak raste japin para për ndërtimin e objekteve sociale.

Investimi më i fundit ishte një shkollë fillore, një kopsht dhe një ambulancë, të cilat u inaguruan në fshatin Bardhoc.

Kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, tha se, pavarësisht trarëve artificial, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më të bashkuar.

Ai u  bëri thirrje kuksianëve të mos e braktisin vendin duke thënë se:

Të gjithë atyre që kanë ikur më përpara nga Kukësi, u them të rikthejnë sytë nga Kukësi, sepse qarku i Kukësit ka mundësi të mëdha investimi”.

Nga Prizreni donator Arafat Abazaj  kujtoi pranverën e vitit 1999 kur kosovarët ne Kukës, gjetën strehë dhe mbështetje.

“Ishin këta qytetarë kur 20 vjet më parë, hapën shtëpitë e tyre, për strehimin e bashkëqytetarëve të kosovës të ardhur nga të gjitha krahinat”, shtoi ai.

 

Kryetari i Komunës Prizren, Mytaher Haskuka tha se ndjehet mire që një qytetar i Prizrenit po ia kthen të mirën kuksianëve me ndërtimin e këtyre objekteve.

 “Si Kryetar i Komunës së Prizrenit jam krenar që, një qytetar i saj, po ja kthen të mirën e para 20 viteve Kuksianëve,  me një objekt të tillë modern”.

 

Në këto ndërtesa do të edukohen mbi  50 nxënës të klasave të ciklit të ulët, si dhe fëmijët e kopshtit. Kurse shërbimin e parë shëndetësor në ambulancë do e marrin qindra banorë të fshatit Bardhoc, njëri prej fshatrave në kufi me Kosovën./abcnews.al

kosovare.png
ad min14:27 | 03/11/2018

Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë motin e ngrohtë të kësaj fundjave për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Qindra automjete kaluan doganën e Morinit dhe destinacioni i tyre janë qytetet bregdetare.

Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe sportele shtesë, herë pas here janë krijuar radhë të gjata deri në thellesi të territorit të Kosovës. Mësohet se gjatë paradites së sotme kufirin e kanë kaluar më shumë se 7.000 qytetarë të Kosovës./abcnews.al

shengjinii.jpg
ad min21:40 | 23/09/2018

Në këtë periudhë çmimet në bregdetin e Shëngjinit janë të arsyeshme dhe kjo ka joshur shumë pushues nga Kosova që vazhdojnë ta frekuentojnë. Këtë fundjavë për shkak dhe të temperaturave të larta, plazhi ishte i populluar.

Pushimet në bregdetin e Shëngjinit vazhdojnë. Temperaturat e larta edhe gjatë javës së 3-të të Shtatorit kanë bërë që pushuesit të preferojnë detin si zgjedhjen e tyre të parë.

Krahas motit edhe çmimet e favorshme të kësaj periudhe janë arsye që zona turistike e Shëngjinit frekuentohet nga pushues dhe vizitorë të shumtë.

Qytetarët e Kosovës jane ata që më së shumti i drejtohen Shëngjinit dhe bregdetit të tij për të pushuar.

Ky fluks ende i lartë ka bërë që sezoni të zgjatet e për pasojë edhe bizneset të vijojnë të shërbejnë në zonë.

Kjo është një mundësi për ta parë përtej stinës së verës dhe intensitetit të larte të muajve Korrik e Gusht dhe në Shëngjin kjo po ndodh./abcnews.al

4_13-1.jpg
ent ela13:59 | 10/09/2018

18 shqiptarë, një shtetas kosovar dhe një pakistanez, anëtarë të dy bandave të ndryshme, janë vënë në pranga pëtr trafik ndërkombëtar droge në Itali, Gjermani dhe Spanjë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetonin në Itali ndërkohë që hetimet për dy bandat kanë nisur që në janar të 2016-ës.

Dy grupe trafikantësh shqiptarë që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Europës Veriore janë shkatërruar gjatë një operacioni të koduar “Alba Bianca” të ndërmarrë mëngjesin e të hënës.

Operacioni u ndërmor në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez.

16 persona janë arrestuar në Itali.  13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos. 3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.

Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë , Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë.

Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuestruar 120 kg drogë e tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë. /acbnews.al

pushues.jpg
ad min10:26 | 21/07/2018

Policia Kufitare ka shtuar sportolet në doganën e Morinës, aty ku fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë është i pashmangshëm. Nga 10 sportele këtë të dielë u deshën 14 të tilla, dhe fluksi është ndjerë në të gjithë gjatësinë e rrugës. 

Duket sikur askush nuk ka mbetur pas në Kosovë. Mijëra vetë i janë drejtuar bregdetit.

Që në orët e para të kësaj të diele në pikën kufitare kanë mbërritur qindra automjete dhe autobusë për të kaluar fundjavën dhe pushimet në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, sipas ngarkesës nga 10 deri ne 14 sportele, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirtit.

Edhe pse fluksi i qytetarëve të kosovës ka qenë shumë i lartë,shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë.

Sipas Policisë Kufitare vetëm në orët para të ditës deri në orën 7 kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës më shume se 820 mjete me rreth 6 mijë qytetarë.

Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë së dy vendeve./abcnews.al

 

hajde-zvicer.jpg
ad min15:14 | 03/07/2018

Mediat zvicerane kanë kuptuar tashmë që shqiptartët nga Kosova janë yjet e kombëtares së futbollit. Për këtë, një gazetë ka publikuar një reportazh për prejardhjen e Shaqirit të cilin e titullon në shqip: “Hajde Zvicër”.

Gazeta e mirënjohur zviceriane, Tages Ainziger, ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit. “Hajde Zvicër.

Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në shkrimin për fshatin Zhegër, nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri. Në këtë reportazh shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.

Një kualifikim mes tetë më të mirave të botës, do ta ndihmonte Zvicrën të barazonte rezultatin më të mirë të arritur nga ata në një Kupë të Botës, të regjistruar në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në 1954-n.

Prania e shqiptarëve nga Kosova në përfaqësuesen e helvetikëve mori jehonë më të madhe në ndeshjen me Serbinë, e cila natyrisht ishte shumë e ndjerë nga katërshja Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemaili.

Dy prej tyre që shënuan, festuan me simbolin e shqiponjës në duar, një celebrim të cilin do ta mbajnë mend gjatë, pasi morën një dënim me gjobë nga FIFA. Në të gjitha ndeshjet e Zvicrës në këtë Botëror, janë shënuar gola nga të dy ekipet. Kjo do të jetë ndeshja e 50-të e Suedisë në Kupën e Botës, kombëtarja e 11-të që e arrin këtë shifër./abvcnews.al

KONFINDUSTRIA-PER-RRUGEN-E-KOMBIT-1280x720.jpg
ent ela15:17 | 02/04/2018

Qeveria shqiptare duhet të diskutojë dhe të vendosë me qeverinë  kosovare për strategjinë e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Rrugës së Kombit.

Sugjerimi vjen nga Konfindustria, sipas së cilës vetëm vendimi i përbashkët krijon kushtet bazë për uljen e kostove të mirëmbajtjes, kryerjen e investimeve të munguara, rritjen e efektivitetit ekonomik të shfrytëzimit të saj, duke prodhuar mirëqenie të prekshme për gjithë shqiptarët.

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku përmes një njoftimi për shtyp thotë se; “zgjidhjet e njëanshme dhe që nuk parashikojnë të gjithë ndikimet ekonomike, politike, shoqërore në shkallë vendi dhe krahine, rrezikojnë të ulin ndjeshëm vlerën strategjike të investimit dhe të prodhojnë pasoja të rënda për biznesin dhe qytetarët, përfshirë edhe ngjarje të papranueshme sikurse ato të Tunelit të Kalimashit.” /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono