kosova

albin-kurti-650x358-1.jpg
Autor E15:15 | 03/02/2020

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se gjatë kohës sa do ta drejtojë qeverinë, do të miratohet Ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

albin_kurti_3

Në fjalimin para deputetëve, shefi i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të themelohet edhe instituti për krime të luftës.

Në ekspozenë në Kuvend, Kurti ka deklaruar para deputetëve se do të përgatitet padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë. Këtë mesazh që e kanë përsëritur edhe qeveritë tjera dhe veçmas edhe Presidenti Thaçi, Kurti e ka dërguar pak para fillimit të dialogut me Serbinë të cilën me gjasë do ta drejtojë ai.

“Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai./Express/

ballistet.jpg
ad min16:21 | 29/01/2020

Ka polemika në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, pas vendimit të tifozëve të Shkëndisë së Tetovës për të përkrahur Kosovën në ndeshjen e “play off”-it në Euro 2020. Kosova luan pikërisht ndaj Maqedonisë së Veriut në 26 mars në Shkup.

Jetojnë në një shtet, por janë jo pak të ndarë. Tifozët e Shkëndisë së Tetovës, të njohur me emrin Ballistët, kanë vendosur prerë se në krah të kujt do të jenë në 26 mars, kur Maqedonia e Veriut të presë Kosovën në Shkup, në gjysmëfinalen e “play off”-it për në Euro 2020.

Tifogrupi nuk pati asnjë dyzim kur deklaroi hapur në rrjetet sociale se do të shkonte në Shkup për të përkrahur Kosovën, në vijim të misionit për të luftuar për shqiptarinë. Në deklaratë nuk mungoi theksimi racist kundër sllavëve, diçka që përfshin maqedonasit e veriut, por edhe serbë, malazezë, kroatë, bullgarë, çekë apo rusë.

Nuk mungoi reagimi, sidomos në mediat serbe, por padyshim edhe në ato maqedonase. “B92” nga Beogradi shkruan se shqiptarët do të mbështesin Kosovën në mes të Shkupit, duke theksuar se “bashkimi bën fuqinë”.

Edhe media tjetër serbe, “Lajmet 66 vjet”, thekson se lajmërimi i Ballistëve shkakton incident dhe se ata do të jenë në stadium bashkë me grupimin “Dardanët” nga Kosova, ndërsa biletat me gjasë do t’i marrin nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Sipas medias së Maqedonisë së Veriut, “Sloboden Peçat”, tifo grupi shqiptar i Shkupit, me emrin “Shvercerat”, nuk do të përkrahin në mënyrë të organizuar Kosovën, por tifozët mund ta bëjnë këtë në mënyrë individuale ose në grupe. Kjo nuk është diçka e re dhe nuk bëhet vetëm nga shqiptarët.

Pak muaj më parë, hendbollisti i Vardarit, Stojançe Stoilov braktisi ceremoninë e sportistit më të mirë të Maqedonisë së Veriut, duke u ndjerë i turpëruar dhe i ofenduar sepse disa nga pjesëmarrësit fitues aty folën në gjuhën shqipe. Stoilov është nga ata që nuk kanë pranuar ndryshimin e emrit dhe e quan vendin e tij thjesht Maqedoni.

Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit në 26 mars, në një gjysmëfinale të vetme, dhe fituesi luan finalen ndaj fituesit të çiftit tjetër, Gjeorgji-Bjellorusi në 31 mars, për një vend në fazën finale të Euro 2020-ës. /abcnews.al

Screenshot_4-5.png
nev ila23:30 | 28/01/2020

Imami nga Kosova Drilon Gashi i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në “Provokacija” me Mustafa Nanon, ka folur në lidhje me shkarkimin nga puna që i është bërë, sipas tij në mënyrë të padrejtë. Imami tha se ai nuk është i pranueshëm nga autoritetet atje edhe pse ka shumë fansa jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë. Gashi ndër të tjera është shprehur se kleriku nuk e pranon pasi ai nuk pajtohet me disa ide të tyre.


Bashkëbisedimi në studion e Provokacija

Mustafa Nano: Ti vetë mendon se evolucioni darvinian nuk ka ndonjë kontraditë me islamin.

Drilon Gashi: Jo vetëm me evolucionin por unë mendosj se shumë prej hoxhallarë bien në kontraditë me islamin, sipas meje dhe asaj që kam studiuar. As sekularizmi nuk bie ndesh as me Kuranin e as me Islamin edhe plot mendime të tjera pasi mendoj se edhe jomuslimanët mundet që të shkojnë në xhenet ndoshta me kushte të tjera, nuk jam dogmatik si ato , ata nuk e kanë dëshirë reformën, ndoshta kanë dëshirë të mbajnë islamin që e kanë mësuar që e kanë mësuar që nga perandoria otomane, një islam mesjetar, sektar.

Mustafa Nano: Për ty unë supozoj që kurani është fjala e diktuar nga zoti.

Unë besoj se besoj Kuranin por nuk jam sektar, kënaqësia më e madhe  ishte që të bashkohen dy shqiptare nga pjesë të ndryshme të atdheut. Në njërën anë qëndron një besimtar që e beson kuranin por ndoshta në anën tjetër mund të jetë një person që nuk beson, i vetëdeklaruar ateist.

Mustafa Nano: Kam vënë re se besimtarët refuzojnë të vijnë me mua në studio unë do të doja Shefqet Krasniqin ose shumë imam në Tiranë, por që nuk vijnë pse thua.

Drilon Gashi: Unë po shikoj një shmangie nga imamët, por ka ardh koha të debatojmë.

Mustafa Nano: Edhe njerëzit me prirje sekulariste mund të shkojnë në xhenet?

Drilon Gashi: Unë mendoj se islami është perandori shpirtërore, ndërsa sekulariteti përfshin drejtimin e shtetit edhe mospërzjerjen e fese në organet shtetëroe. Islami nuk ka ardhur për të rregulluar komunën ose parlamentin, por parlamentin e zemrës, të shtetit e udhëheq kryeministri Edi Rama në Shqipëri ose ish kryeministri jonë Haradinaj që na e keni paditur në gjyq ishalla po kalojme mirë për këtë padi. Po pse emri i emisionit “provakacija”, pasi ne shqiptarëve të Kosovës na tingëllon pak si serbisht.

Mustafa Nano: Është serbisht si fjalë, në një moment të caktuar pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, që u pezullua dhe shkuam edhe në gjyq për shkak të asaj ndeshje ne shkuam edhe ne Evropian, për shkak të ngjarjes që ndodhi në fushë, mediat serbe kanë folur shumë për termin provokacia i cili erdhi më pas në Tiranë dhe u bë barbarizëm. Unë e mora në mënyrën më të pafajshme.

Drilon Gashi:Vëllai Mustafa për një vendim të tillë apo vendime të  “mëdhaja”, që i bën shteti duhet me u pyet edhe ne dhe jo me u bë qefin palëve të treta dhe vëllai tënd me i kthy shpinën.

Mustafa Nano: E ke me Edi Ramën?

Drilon Gashi: Po e lëmë anash politiken dhe po i kthehemi temës sonë. Nuk është armik nëse nuk ka bërë krime dhe nuk kemi shpall armiqësi, në të ardhmen duhet të kemi bashkëpunime pasi i kemi komshi. Profeti Muahamed na ka urdhëruar që të sillemi mirë me komshinjtë, por nëse komshiu ti mbyll të gjitha dyert dhe don që të pushtojë siç ka bërë atëherë çfarë të mbetet ti në punën tënde dhe unë në timen.

Mustafa Nano: Unë ju pyeta për kuranin nëse besoni se është fjala e diktuar nga Zoti, por aty në kuran mesa e njoh unë nuk ka një mendim të mirë për sekularistët apo personat që nuk janë pjesë e fesë islame.

Drilon Gashi: Një nga problemet që sillet mes atyre që shpjegojnë fenë është shpjegimi i terminologjive që është ajo e mohimit. Qafiri sipas kuranit është mos me e pranu të vërtetën kur të paraqitet dhe me qenë armiq ndaj tjetër ky është qafiri i vërtetë që zoti i ka përgatitur dënim. Ndryshe nga ersoni që është duke e gjurmuar të vërtetët ai nuk është qafir është njeri i thjeshte dhe nuk ka normë të caktuar sheriatike sipas kuranit.

Mustafa Nano: Ti përballe ke një qafir?

Drilon Gashi: Unë nuk e di a je qafir vetëm zoti e din. Në kuran fjala “kefer” e ka mbuluar të vërtetën ndryshe me këtë fjalë i thuhet edhe bujkut që e ka farën në dhe. Në këtë rast në terminologjinë islame kofiri është mohim i të vërtetës, ndryshe injoranca dhe mosdija nuk është kofer.

Mustafa Nano: Për ju besimi fetar është me i rëndësishëm se dashuria për vendin

Drilon Gashi: Të dyja janë të rëndësishme nuk shkeputen prej identitetit, unë mendoj se pas asaj që kam parë dhe kam folur deri më tani ju jeni më musliman se ato që më kanë hequr mua nga puna, mos me pas qenë musliman nuk do më kishe ftuar në studio dhe nuk do të bëjë këtë bisede kaq interesante me mua në studio, nuk je kriminel, nuk je dyfytyrësh nuk je zullumqar ky është islami.

Mustafa Nano: Duhet guxim i madh të më quash mua musliman pasi ka disa kritere, muslimanët duhet të bëjë harxh që unë nuk e kam në plan, të lutet pesë herë në ditë unë nuk e bëj ky është përkufizimi zyrtar që i bëhet islamit.

Drilon Gashi: Përkufizimi sektar po, por islami i kuranit është diçka tjetër shtyllat e islamit sipas kuranit është ndryshe nga ato që predikojnë klerikët.

Mustafa Nano: Unë nuk jam musliman edhe për arsye të tjera sepse unë kam lexuar kuranin shqip dhe anglisht, por..

Drilon Gashi: Sot ose do më bindesh me mendimet e tua që i ke ti dhe do më bësh ateist ose do të bindi dhe do të bëhesh musliman sikurse jam unë.

Mustafa Nano: Gjysme ore është pak me e bind njëri tjetrin. Unë besoj te gjerat që ekzistojnë, prova të qarta dhe dokumentare., ne e dime që profeti ka qenë i martuar me Hatixhen, që ka lindur në Mekë, që iku njehere në Medinë këto nuk janë fakte që ne i kemi të dokumentuara diku por thjesht një person pas 200 vitesh e ka ndërtuar si histori.

Drilon Gashi: Këto që e kanë shkruar kanë qenë servilë të pushteteve të kohës dhe janë munduar që profetin ta paraqesin me imazhin e kalifit, për me fitu prestigj. Librat që janë shkruar për historinë janë shumë të ndryshme./abcnews.al

83363723_2763244640388458_4000827586014871552_o.jpg
R D16:50 | 25/01/2020

Presidenti i vendit Ilir Meta i cili vizitoi Izraelin ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe në vend, “The Times of Israel”, ku ndër të tjera ka theksuar se “Izraeli duhet të njohë sa më parë Shtetin e Kosovës”. Ai ka folur për partneritetin mes Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në çështjet e sigurisë, kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; Për mbrojtjen e mijëra hebrenjve që u strehuan në Shqipëri, etj.

Intervista e plotë e Metës në “The Times of Israel” dhënë gazetarit Larry Luxner

Drejtuesit e 49 vendeve u bashkuan këtë javë në Jeruzalem për ceremonitë që shënuan 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Por vetëm Shqipëria mund të pretendojë se kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, sesa kur filloi ajo.

Mbrëmjen e së enjtes, unë pata një bisedë të gjatë me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, që përfshinte një sërë çështjesh, përfshirë këtu dhe vizitën 2-ditore në Izrael.

“Unë jam këtu sepse nuk duhet të harrojmë kurrë”, – tha Presidenti Meta, duke nisur intervistën tonë ekskluzive 45-minutëshe. “Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregojmë solidaritetin tonë me ata që vuajtën kaq shumë dhe humbën jetën gjatë Holokaustit.

Ne gjithashtu duam të nderojmë të mbijetuarit që dëshmuan këtë gjenocid, dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtimin, urrejtjen dhe dhunën se antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Në këtë Forum unë përfaqësoja Shqipërinë, e cila ishte unike jo vetëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve të saj, por edhe për mbrojtjen e mijëra hebrenjve të tjerë që erdhën në Shqipëri nga vende të ndryshme për të mos u shfarosur”.

Pohimi i guximshëm i Presidentit Meta mbështetet në fakte solide historike. Pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë mbijetuan nga pushtimi nazist gjerman falë myslimanëve dhe të krishterëve vendas, të cilët gjithashtu strehuan mijëra refugjatë hebrenj në shtëpitë e tyre, shpesh pa marrë parasysh sigurinë e jetës.

“Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë.Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhënie më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.”, – tha Presidenti Meta

Kjo është vizita e dytë e Presidentit Meta në Izrael; e para e tij ishte si Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, në vitin 2014. Këtë herë, ai jo vetëm që u takua me homologun e tij, Reuven Rivlin, por e ftoi në Shqipëri.

Nëse Rivlin do ta bëjë vizitën këtë vit, siç edhe pritet, ai do të bëjë histori si Presidenti i parë izraelit që viziton zyrtarisht Shqipërinë.

I ndjeri Shimon Peres udhëtoi për në Tiranë në 1994, tre vjet pasi të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike, por si Kryeministër, jo si President. Në korrik 2018, zyrtarët në kryeqytetin shqiptar i kushtuan një memorial në kujtim të tij.

Presidenti Meta tha se duhet të bëhet një dallim i qartë midis politikave armiqësore anti-Izraelite të diktaturës tiranike të Enver Hoxhës dhe ndjenjave të njerëzve të zakonshëm ndaj hebrenjve.

“Megjithë retorikën e regjimit komunist kundër Izraelit gjatë asaj kohe, populli hebre në Shqipëri ishte shumë i respektuar dhe i integruar mirë në vendin tonë. Një nga mësuesit e mi më të mirë, Marlena Dojaka, ishte hebreje, dhe ne jemi akoma në kontakt. Hebrenjtë ishin ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë.”, – tha Presidenti Meta.

Kur komunistët u rrëzuan në fillim të viteve 1990, praktikisht të gjithë hebrenjtë emigruan në Izrael. Sot, ata dhe pasardhësit e tyre këtu numërojnë rreth 550 veta, tha drejtuesja e komunitetit Felicita Jakoel, e cila ishte midis një përfaqësuesve të bashkësisë izraelito-shqiptarepër t’u takuar me Presidentin Meta para intervistës time. Organizuesi i atij takimi ishte Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael.

“Nëse ne tolerojmë antisemitizmin, ai mund t’i rrezikojë të gjithë, jo vetëm hebrenjtë. Gjatë Holokaustit, gjashtë milionë hebrenj u vranë. Por, të gjithë që i ‘braktisën’ hebrenjtë, në fund e kuptuan se kushdo mund të jetë viktimë e politikave të tilla”.

Përpjekjet për rikuperimin e tërmetit

Meta tha se miqësia e Izraelit me Shqipërinë u shfaq më 26 nëntor 2019, kur republika Ballkanike u godit nga një tërmet 6.4 ballë që vrau 51 njerëz. IDF (ushtria izraelite) menjëherë dërgoi një ekip të specializuar për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të përcaktuar nëse banesat dhe ndërtesat nga ana strukturoreishin të sigurta pas tërmetit.

“Ka pasur dëme të mëdha, dhe për fat të keq patëm 51 jetë të humbura gjatë kësaj tragjedie,” tha Meta. “Por ne jemi të vendosur për t’u përballur me këtë krizë humanitare dhe kemi dhënë ndihmë për të gjithë njerëzit që vuajtën gjatë këtij tërmeti.”

Më 17 shkurt, donatorët ndërkombëtarë do të takohen në Bruksel, për të diskutuar një paketë ndihme masive për Shqipërinë, e cila pësoi një humbje ekonomike të vlerësuar prej 1 miliard eurosh. Presidenti tha “ne do të rregullojmë buxhetin tonë në përputhje me rrethanat”.

I pyetur se çfarë i bëri përshtypje më shumë për dy ditët e tij në Izrael, Meta u përgjigj shpejt: Shkolla “Lauder” e Qeverisë, Diplomacisë dhe Strategjisë – një departament i IDC Herzliya.

“Më thanë që disa dekada më parë, shkolla përbëhej nga vetëm disa ambiente të vjetra. Por falë vizionit të Izraelit për të promovuar arsimimin e standardeve më të larta, ai u shndërrua në një institucion udhëheqës – jo vetëm në Izrael, por ndërkombëtarisht,” tha ai. “Kjo është fuqia e transformimit që ka populli izraelit, dhe kjo është diçka që duhet të mësojmë si shqiptarë, si ta transformojmë vendin tonë në të ardhmen.”

KOSOVA

Një nga qëllimet e gjata të Shqipërisë është të anëtarësohet në Bashkimin Europian.Por kjo ëndërr ende nuk është realizuar.

Rruga për në Bruksel ka qenë e mbushur me pengesa, dhe e fundit erdhi në mes të tetorit 2019 kur Macron bllokoi në mënyrë të efektshme të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me arsyetimin se nuk kishin bërë sa duhet në lidhje me politikat ekonomike, respektimin e lirive dhe të drejtave tënjeriut, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Meta.“Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, dhe shpresojmë që kjo metodologji të rishqyrtohet shumë shpejt.Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE-në dhe shpresojmë që së shpejti do t’i hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Para se të përfundoja intervistën tonë, unë e pyeta Presidentin Meta nëse Shqipëria po punon me qetësi prapa skenave për të nxitur vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy miqve të saj më të mirë: Kosovës dhe Izraelit.

“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, – tha Presidenti Meta.

ndryshime-ne-youtube.jpg
Vladimir Prenga13:18 | 22/01/2020

Yenisey bëri një gabim të rëndë, duke hedhur në kanalin “Youtube” videon e ndeshjes me titullin e gabuar. Aty specifikohej se po luhej me Gjilani (Serbi), por më pas është korrigjuar dhe është bërë Gjilani (Kosovë). Klubi dardan ka dalë edhe me një komunikatë, duke sqaruar gjithçka ndodhi dhe se si erdhi ai ndryshim.

“Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk. Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.

Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e saj, nga ku skuadra e Gjilanit mjaft qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.

Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit, nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirësuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova”, shkruhet në reagimin e Gjilanit. /abcnews.al

avion-serbia.jpg
ger ta18:30 | 20/01/2020

Serbia dhe Kosova pritet të jenë të lidhura me linjë avioni pas më shumë se dy dekadash. Ky lajm që erdhi nga Berlini, pas ndërmjetësimit të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenel, është pritur mirë edhe në Serbi. Kompania operuese do të jetë Lufthansa gjermane dhe jo AirSerbia. Një marrëveshje mbi qëllimet është konfirmuar edhe nga ministria e ekonomisë, e cila ka firmosur marrëveshjen. Këtë hap e kanë përshëndetuyr zyrtarët amerikan, shumë ambassador dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së.

Ministrja e transportit në qeverinë serbe, Zorana Mihajllovic, ka thënë se rivendosja e linjës është një gjë pozitive. Ministria është duke punuar që të krijoj kushtet administrative dhe pas një marrëveshje kjo mund të realizohet.

“Sigurisht që përmes një marrëveshje që do të bëhej me UNMIK-un do të rregullohej në momentin kur të pjeken kushtet për këtë. Është mirë që jemi duke biseduar edhe me kompani të caktuara që këto fluturime të ekzistojnë. Është duke u punuar prej kohësh dhe kjo nuk është e re është krijimi i kushteve administrative.

Por, nga zyra për Kosovën është bërë e ditur që kjo linjë mund të përjetësohet në momentin kur të hiqet taksa nga Qeveria e Kosovës. Linja ajrore në mes të dyja vendeve ka qenë e bllokuar pasi kjo hapësirë kontrollohet nga disa rregullatorë të huaj dhe avionet evitojnë fluturimin direkt apo tranzit nëpër këto linja ajrore”./abcnews.al

 

h-thaci.png
ger ta11:30 | 18/01/2020

Presidenti Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufij.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Kjo akademi me karakter falënderimi për Shqipërinë na sprovon mendjen tonë të përballë fjalës më sublime, fjalës atdhe. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë ku jetojmë sot dhe ku do jetojnë brezat e ri. Atdheu është i përjetshëm, individi i përhoshëm duke qenë i përjetshëm atdheu është hyjnor. Sot këtu falënderohet Shqipëria e përjetshme, që sfidoi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës fetare, e flamurit tonë të përbashkët. Shqipëria me shpirt fryme dhe traditë evropiane, e himnit kombëtar”, tha Thaçi.

Thaçi në këtë fjalim tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një hapësirë pa kufij që i ndajnë.

“Në vitin 1999 ra përfundimisht kufiri më i blinduar në Europë, ai midis tokave shqiptare. Unë besoj që Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët, pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha hapësirave kudo që jetojnë shqiptarët në rajonin tonë në ombrellën euroatlantike”.

“Falendëerojmë Shqipërinë që mbrojti dhe pati kapacitete t’i strehojë shqiptarët e Kosovës dhe që përkrahu ngritjen e Kosovës edhe në vitin 1968 dhe 1981 në kërkesën për Kosovën Republikë. Pa Shqipërinë nuk do të kishim çlirim dhe nuk do të ishim të pavarur. Shqipëria që mbrojti dhe mbështeti fuqishëm  projektin e shenjtë të UÇK-së”.

“Në kulmin e luftës në vitet 1998-99, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, mbajti gjysmë milion shqiptarë të Kosovës. Sot një falënderim të veçantë dhe personal për ministrin e asaj kohe Pandeli Majko dhe presidentin aktual Ilir Meta”./abcnews.al

 

hashim.png
So Nila11:28 | 18/01/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falenderuar shqipërinë për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të luftës dhe gjatë viteve sa ishte nën Jugosllavinë.

Në fjalën e tij para akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri” , Thaçi ka theksuar se kjo akademi me karakter falënderimi na sprovon mendjen tonë të kthjellët dhe zemën tonë të pastër përa fjalës më sublime, atdheut.

“Atdheu është i përjetshëm dhe individi i përkohshëm. Atdheu është hyjnor, prandaj falënderohet përulësisht Shqipëria e përjetshme dhe historike, Shqipëria skënderbegiane që i mbijetoi shekujve, luftërave dhe pushtimeve. Shqipëria që qëndron mbi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës dhe unitetit fetar. E gjuhës dhe kulturës sonë të përbahskët që nuk u zhbë nga asnjë trysni. Shqipëria me frymë dhe traditë evropiane perëndimore, është shprehur presidenti i Kosovës.

Gjithashtu Thaçi ka deklaruar Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një hapësirë pa kufij që i ndajnë.

“Në vitin 1999 ra përfundimisht kufiri më i blinduar në Europë, ai midis tokave shqiptare. Unë besoj që Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët, pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha hapësirave kudo që jetojnë shqiptarët në rajonin tonë në ombrellën euroatlantike”, tha Thaçi./abcnews.al

Kololli.jpg
Igli Nikolli13:26 | 14/01/2020

Shumë kampionate nuk kanë nisur ende dhe skuadrat vijojnë me ndeshjet miqësore. Zurich ka zbritur sot në fushën e blertë ndaj gjermanëve të Hallescher. Festival golash dhe ndeshja është fituar nga ekipi zviceran me rezultatin 4-3.

Në formë fantastike ka qenë sot Blerim Kololli. Mesfushori i Kosovës ka realizuar një trigolësh dhe i ka dhuruar fitoren ekipit të tij. 27-vjeçari dardan shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën.

Zurich e mbylli fazën e parë në Super League në vendin e katërt me 30 pikë dhe zona europiane është pesë pikë larg. Në këtë ekip aktivizohen edhe disa lojtarë të tjerë shqiptarë si Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Shpëtim Sulejmani, Lavdim Zumberi, Izer Aliu, Albin Sadrijaj dhe Toni Domgjoni. /abcnews.al

 

Blerim Kololli
Kosova-tifozet.png
Veronik Istrefaj17:34 | 12/01/2020

Është mbyllur takimi miqësor mes Suedisë dhe Kosovës, me fitoren e ngushtë 1-0 të nordikëve. Ka mjaftuar një gol i Hedlund në minutën e 75-të që Suedia të triumfonte në këtë takim.

Lojtarët e grumbulluar nga të dyja kombëtaret në këtë miqësore, nuk ishin titullarët fiks, për shkak të angazhimeve të tyre me ekipet ku luajnë.

Të dy trajnerët provuan shumë lojtarë në këtë sfidë miqësore, e cila u luajt në Doha, në stadiumin “Al Ahli”. Tekniku zviceran, Bernard Challandes, provoi plot 20 lojtarë në këtë ndeshje, duke bërë 9 zëvendësime./abcnews.al

Miqësore, 12 janar 2020

SUEDI – KOSOVA  0-0

Kosova: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Fidan Aliti, Lirim Kastrati, Herolind Shala, Zymer Bytyqi, Florian Loshaj, Flamur Kastrati, Ylldren Ibrahimaj, Elbasan Rashani , Leotrim Bekteshi.

Suedia: Peter Abrahamsson, Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson, Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic, Robin Söder, Simon Hedlund.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono