korrupsioni

b357351f-882c-4f54-9795-48681a82e6b2.jpg
So Nila16:27 | 18/01/2020

Premiera e filmit “Njerka” me regji të Leka Bungos shfaqet për herë të parë në Labinot të Elbasanit. Regjisori i filmit flet për nevojën e më shumë kinemave në rrethe të tjera të vendit dhe mendon se modeli që ai ndoqi do nxisë dhe të tjerët.

Gjithashtu Bungo i entuziazmuar nga pjesëmarrja thotë se nisma të tilla do jenë nxitëse.

“Ky ishte një eveniment për qytetin e Elbasanit, por që i kalon edhe përtej tij, pasi është një thirrje për të gjithë biznesmenët për të investuar në këto fusha që shteti i lë djerrë. Nuk mendoja se do të vinin kaq shumë njerëz sot, ndaj unë mendoj se kjo është e bukur”, tha regjisori Bungo.

Filmi Njerka ka në përmbajtje familjen shqiptare dhe fenomenin aktual të korrupsionit.

Ne premierën e Njerkës mori pjesë dhe regjisori Piro Milkani dhe realitetin shqiptar të përshkruar në këtë film e sheh si të huaj.

“Filmi eshtë një botë krejt e panjohur për mua një ambjent njerëzitsh të pasur me mjedise që unë nuk i njoh fare, në SHBA, Kanada etj, por për fat të keq jo për zili por kjo klasë e korruptuar me para të vjedhura ekziston. Është vlera e filmit që stigmatizon këto histori të trishta”, është shprehur Pirro Milkani.

Ndërsa artisti Bujar Kapexhiu komplimentoi dhe aktorët.

“Peshën e mbanin aktorët në një interpretim shumë dramatik në nuancat më të holla arritën të japim mesazhin që ka dashur autori”, është shprehur Kapexhiu.

Roli kryesor në filmin Njerka i është besuar aktorit Bujar Asqeriu./abcnews.al

BASHA-SARANDE-1280x720.jpg
ent ela18:24 | 14/11/2019

Kryetari i Partisë Demokratike premtoi një klimë të re biznesi gjatë qeverisjes së demokratëve për të gjithë operatorët turistikë. Në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit në Sarandë, Basha premtoi heqjen e trarëve të korrupsionit dhe mbështetje për arsimin profesional në funksion të rritjes së punonjësve të kualifikuar.

Operatorëve turistikë të Sarandës, Lulzim Basha premtoi se në qeverisje do t’i ndihmojë me vepra. Në vijim të turit të tij rrugëtim për Shqipërinë, Basha foli për një ndihmë të fortë ndaj biznesit.

Dhe lehtësinë për biznesin e sheh nga universiteti i Sarandës që sipas tij duhet mbështetur për të pasur punonjës të kualifikuar.

Një paralajmërim Basha e kishte edhe për deputetin socialist Hyseni dhe ish-ministrin Gjiknuri për pronat në bregdet.

Prej dy javësh kryedemokrati Basha është duke zhvilluar takime intensive me të rinjtë dhe përfaqsues të biznesit duke prezantuar edhe platformën e tij qeverisëse. /abcnews.al

 

 

rryshfet.jpg
ent ela08:45 | 13/11/2019

Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore, e cila zhvillohet në një interval 6 vjeçar.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore që i referohen anketave të tre viteve të fundit nga 2016 në 2019 në vende të ndryshme shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar se janë ndeshur me praktika të korrupsionit. ( shih grafikun bashkëngjitur).

Shqipëria vjen e treta pas Sierra Leones dhe Laos ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 për qind e bizneseve kanë pohuar se kanë bërë pagesa korruptive.

Në këtë renditje Shqipëria ishte në mesin e vendeve afrikane, ku shumica e të cilave ishin në një pozicion mjaft më të mirë. Madje edhe në Bolivi dhe Kolumbi, që janë vende ku dominojë kartelet e drogës dhe krimit, duket se bizneset kanë marrëdhënie më korrekte me qeveritë e tyre.

Në Europë bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%.

Përqindja e bizneseve në Shqipëri që kanë pohuar se kanë paguara tarifa korrupsioni është rritur ndjeshëm që nga viti 2013, kur u bë anketa e fundit, ne te cilën  bizneset që aplikonin praktika korrupsioni përbenin afërisht 20 për qind të të anketuarve.

Anketa e ndërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore në bashkëpunimeve BERZH prodhon tregues të rëndësishëm të cilat vihen në themel të kërkimeve për klimën e biznesit në vende të ndryshme të botës.

Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjes biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës. Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, dhënë përparësi dhe gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që i mundësojnë kompanive të rriten. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe manaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. intervistat janë kryer përgjatë periudhës janar-maj 2019.

Megjithatë zyra e Bankës Botërore në Shqipëri sqaroi se ndryshimet në perceptime janë shpesh të vështira për t’u kuptuar dhe interpretuar pasi ato shpesh nxiten edhe nga aspekte përtej përvojave të drejtpërdrejta, aspekte që Vrojtimi i Ndërmarrjeve nuk i mat. Për më tepër, vrojtimi vë në dukje se firmat janë bërë më të drejtpërdrejta në shprehjen e ankesave për të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit të tyre. Ky është një zhvillim pozitiv pasi paraqitja e ankesave ndihmon në identifikimin e çështjeve që duhen adresuar. Lista e pengesave kryesore që bizneset hasin në veprimtarinë e tyre ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, por taksat dhe shkalla e lartë e informalitetit kanë mbetur në krye të listës ndër vite.

ambasada.jpg
nev ila09:19 | 05/11/2019

Ambasada Amerikane në Tiranë vijon me mesazhet për luftën kundër korrupsinit në vend.

Përmes një video, selia diplomatike shpjegon se këtë janë ambasada nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”, shkruan ambasada./abcnews.al

ambasada-amerikane-1280x702.jpg
ent ela10:28 | 29/10/2019

“Studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”. Është kjo nisma e kësaj jave e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vendin tonë. Në njoftimin  saj në rrjete sociale ambasada thekson se: “Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit. /abcnews.al

edi-rama123-4.jpg
ent ela14:41 | 17/09/2019

Kryeminsitri Edi Rama ka hedhur një tjetër propozim për të luftuar korrupsionin nga kushdoqoftë. Përmes një postimi në tuiter kreu i qeverisë shprehet se çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare.

Sipas Ramës është koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit dhe qeveria është duke punuar për një program që të denoncohen rastet abuzive.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”- shkruan Rama. /abcnews.al

matthew-palmer-1280x720.jpg
ent ela10:05 | 02/08/2019

Vangjush Dakos i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se autoritetet amerikane kishin dëshmi të forta për aktet e tij të korrupsionit. Është ky reagimi i zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Matthew Palmernë një intervistë për Zërin e Amerikës. Palmer flet edhe për domosdoshmërinë e ngritjes së gjykatave të larta në vend, ndërsa sugjeron që institucionet shqiptare ta zgjidhin vetë krizën, pa ndërhyrje nga jashtë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dëshmi të forta për korrupsionin e ushtruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, para se të vendosnin shpalljen e tij non grata. Deklaratën e ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”,  zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer.

“Kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”.

Palmer nuk e sheh këtë si një çështje të kryeministrit Rama, por si një dëshmi se si SHBA reagojnë ndaj akteve korruptive.

“Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik”.

Duke komentuar situatën paszgjehdore në Shqipëri, z.Palmer u shpreh se vendimi nëse zgjedhjet duhen përsëritur apo jo, i takon gjykatës.

“Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.”

Aktualisht vendi nuk ka Gjykatë të lartë dhe ky është shqetësimi më i madh i zotit Palmer.

“Ajo që na Shqetëson është se nu kka një gjykatë të lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar”.

Gjatë intervistës zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit thotë se institucionet shqiptare duhet ta zgjidhin vetë krizën pa ndërhyrje nga jashtë..

“Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë”.

Lidhur me procesin zgjedhor te 30 qershorit, Palmer shprehet se ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet,  shqetësime këto të artikuluara edhe nga OSBE. Por, përgjigjet e duhura ndaj kësaj, thotë Pakmer, duuhet t’i japin institucionet shqiptare.

 

 

maqedoni-kuvendi.jpg
ad min17:30 | 20/07/2019

Sipas projektligjit të ri për Prokurorinë Publike, në Maqedoninë e Veriut, për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, prokurorët e rinj do të mund të konkurrojnë për kreun e prokurorisë. Ministria e Drejtësisë e publikoi projektligjin, në një kohë që partitë politike shprehen të ndara në qëndrimet e tyre.

Me Ligjin për Prokurori Publike, për të cilin njoftoi dje Kryeministri Zoran Zaev, Prokuroria Speciale Publike do të kalojë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do riemërohet në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë. Javën e ardhshme në Kuvend do të propozohet tekst i ri i ligjit për Prokurorinë Publike,

Propozim-ligji parasheh:

· PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.

· Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

· Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së.

· Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska.

· Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë.

· Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje.

· Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve.

· Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesojë para gjykatave kompetente.

· Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura.

· Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.

· Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik.

· Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim propozim/ligjin e vlerësojnë si pozitiv duke theksuar se kjo do të jetë një zgjidhje e përhershme kundër krimit dhe korrupsionit.

“Propozimi është bazë e mirë dhe në përgjithësi kornizë në drejtim të duhur për një zgjidhje të përhershme për institucionalizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Tani u mbetet partive politike dhe deputetëve të arrijnë koncensus mbi tekste të negociuar, por në kuadër të kësaj kornize”, thonë nga BDI.

Nga ASH njoftojnë se ngelen me qëndrimin që në krye të Prokurorisë Speciale të jetë prokuror nga Bashkimi Evropian. Nga Lëvizja Besa thonë se ende nuk e kanë shqyrtuar ligjin, e sa i përket emrit të prokurores Ruskoska thonë se nuk është me rendësi se kush do të udhëheqë.

“Ligjin e kemi marrë dje për ta shqyrtuar. Emri s’ka rëndësi aspak, me rëndësi është ndërtimi i institucionit që tash ka humbur kredibilitetin e vet”, thonë nga Lëvizja Besa.

Për parinë opozitare VMRO-DPMNE propozimi i kryeministrit Zaev konfirmon kontrollin e drejtpërdrejtë që LSDM ka në punën “Ruskoska prokurori”./ABC News Albania 24/7

5b02a462-4484-402c-a3b7-d97840ea7e82-1280x853.jpg
ent ela13:50 | 13/07/2019

Me kryeministrin Edi Rama Shqipëria është e para për korrupsion, e fundit për mirëqenien e qytetarëve. Kështu ka deklaruar ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku duke iu refuar raporteve që ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit;

Vuan nga varfëria e shtuar dhe papunësia e rritur,

Ekonomia lëngon sepse vendi nuk është aspak tërheqës për investimet e huaja!

Ky është konkluzioni i 3 raporteve të njëpasnjëshme këto ditë nga Departamenti i Shtetit,

Nga FMN dhe nga BE lidhur me krizën që po kalon vendi.

Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të Klimës së Investimeve për vitin 2019 publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Qeveria është kthyer në një gjobëvënës të madh karshi sipërmarrësve të huaj.

Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë cka nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën,” konstaton Departamenti i Shtetit në raport.

Vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga varfëria dhe papunësia është rritur.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj.

Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.

Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Raporti citon problemet me të cilat përballet Shqipëria me projektet PPP që e janë të pastudiuara dhe të pakonsultuara.

Një tjetër çështje e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, raporti vlerëson se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist.

Është rasti i vetëm në botë ku shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike.

Raporti i FMN evidenton problemin kyç të ekonomisë sonë gjatë qeverisjes Rama, mungesën totale të një plani dhe vizioni ekonomik.

Të dhënat e paraqitura nga FMN tregojnë se gjatë intervalit 2015-2019 mosha e re ka rënë me 0,6% ndërsa mosha e tretë është rritur me 12%. Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria.

Një vend që plaket, që varfërohet nga të rinjtë, që nuk ka një vizion ekonomik dhe që zhytet më thellë në gropën e korrupsionit ka prodhuar një ekonomi të dobët pa mundësi reale punësimi dhe mirëqenie. Prej 6 vitesh me radhë, të vetmet investime të huaja janë ato të tashëguara nga qeverisja demokratike.

Situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vetēm falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune.

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur.

Për Partinë Demokratike sfida jonë e parë për ekonominë e lirë dhe konkurencën e ndershme është lufta kundër monopolove, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.

Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anulluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes.

Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë.

Ne do të angazhohemi në uljen e burokracisë dhe lehtësimit të procedurave sipërmarrëse. Në betejën për të siguruar punësim me paga dinjitoze ne do të luftojmë për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore. Partia Demokratike do të luftojë për cdo investitor të huaj e për cdo vend të ri pune!

Sot ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin, vjedhjen e zgjedhjeve, rënien ekonomike dhe mbylljen e bizneseve. Ai është Edi Rama!

Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës.

Ne, nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të luftuar tiraninë dhe autokracinë. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të rikthyer tregun e lirë dhe iniciativën e lirë në duart e shqiptarëve.

Nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

gazetari-rus-1280x736.jpg
nev ila23:59 | 07/06/2019

Një gazetar që denonconte korrupsionin në nivele të larta të politikës është arrestuar në Rusi. Ngjarja, përveç se ka indinjuar shtypin lokal, ka shkaktuar edhe protesta në Moskë e Shën Pietërburg.

Një gazetar rus, autor i një seri shkrimesh mbi korrupsionin në nivelet e larta, është arrestuar në Moskë.

Ivan Golunov, 36 vjeç, u ndalua nga policia nën akuzën e përfshirjes në një linjë të trafikut të drogës të përmasave të mëdha. Avokati i reporterit, që punon për portalin e lajmeve Meduza, me bazë në Letoni, ka deklaruar se klienti i tij është dhunuar brutalisht nga agjentët e policisë, të cilët sipas tij ia kanë vendosur dhe drogën.

Ndërsa portali i lajmeve Meduza reagoi duke thënë se 36-vjeçari po persekutohet për shkak të aktivitetit të tij si gazetar. Golunov do të paraqitet në gjykatën e Moskës ditën e shtunë. Vazhdimisht ai ka ekspozuar me shkrimet e tij korrupsionin në radhët e politikanëve dhe biznesmenëve të nivelit të lartë.

Ne do ta gjejmë kush ia bëri këtë gazetarit tonë dhe do ta publikojmë informacionin”, paralajmëruan drejtuesit e portalit të lajmeve për të cilën Golunov punon.

Ata shtuan se ai kishte marrë një seri kërcënimesh në muajt e fundit, në lidhje me një histori që ai ende nuk e ka shkruar, por për të cilën po punonte. Arrestimi i tij shkaktoi protesta në Moskë dhe Shën Pietërburg, gjatë të cilave dhjetëra njerëz, mes të cilëve gazetarë, u arrestuan dhe u liruan më vonë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono