korrigjimi

ramush-haradianj.jpg
Sej rie17:20 | 07/05/2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se ideja për korrigjim kufijsh me Serbinë është një ide e vdekur. Ndërsa duke folur rreth zërave se ka pasur debat të ashpër me presidentin francez Macron në samitin e Berlinit, Haradinaj tha se ata që hapin këto fjalë nuk dinë frëngjisht.

Idenë për korrigjim kufijsh e konsideron të vdekur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Sipas tij kushdo që e mendon këtë ide do të varroset keq politikisht.

Ideja e kufijve e Vuçiçit e Daçiçit e kushdo qoftë është qe  një shekull gatuajnë ide për ndarje, nuk mund të i ndaj më askush tokat e shqiptarëve nuk munden më me i luajt kufijtë ne Ballkan kushdo që shkon rrugës së korrigjimit të kufijve ka me u varros keq politikisht”

Sa i përket raportimeve se Haradinaj ishte kritikuar ashpër nga presidenti francez në Samitin e Berlinit, ai tha se se ata që po japin deklarime të tilla nuk e kuptojnë frëngjishten.

Ndërsa duke folur për vizitën që gjenerali amerikan është duke I bërë Kosovës Haradinaj, ka thënë se s’ka pasur asnjëherë lëkundje të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Lowas, është duke qëndruar në Kosovë për herë të parë pasi kishte anuluar vizitën në fillim të vitit pasi Kosova kishte refuzuar të pezullonte taksën ndaj produkteve serbe./ABC News Albania 24/7

BYRO-DT-6-00001.mpg_snapshot_18.17-1280x568.jpg
ent ela22:21 | 06/02/2019

Lisen Bashkurti dhe Ilir Kalemaj, në emisionin “Byro Politike”  kanë folur rreth intervistës së fundoit që ka dhënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar është shprehur se ka marrë garanci nga Serbia dhe Rusia që do të njihet Kosova si shtetet nga ana e tyre nëse arrihet marrëveshja me Beogradin.

Lisen Bashkurti: Presidenti i Kosovës më krijon shije jo pozitive se si është inicjuar ideja e tij dhe mënyra si po mundohet ta imponojë pa transparencë. Tendenca për të spekuluar mbi të ashtëquajturën marrëveshje të tij konfidenciale. Ai flet se ka bisedime konfidenciale si me  Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe me Kremlinin.  Deklaratat janë shumë spekulime. Kremlini gjithmonë ka qenë enigmatin dhe i mbyllur. SHBA  ka një politikë ndryshe. Trump është shumë i hapur dhe transparent. Ai nuk ka politika konspiravtive. Ai po performon ato që u ka premtuar amerikaneve. Këto janë deklarata fluide dhe të papërgjegjshme. Ku e merr ai sigurinë tek Rusia dhe Serbia?! Kemi dëgjuar ndonjë sinjal që Serbia po ndryshon Kushtetutën. Kjo është mediokritet dhe deklaratë e papjekur.

Ilir Kalemaj: Ka disa konstante politika të jashteme. Putin është munduar të ridimensionojë Perandorinë ruse. Rusia nuk mund të konkurojë në mënyrë të barabartë. Vuçiç ka qenë herë Kryeministër dhe herë President që synon të hapë kutinë e Pandorës duke bllokuar njohjen e Kosovës në faktorin ndërkombëtar.  Ai ka përçarë lidershipin politik shqiptar. Ai po përdor shantazhin mbi lidershipin kosovar për të arritur një merrëveshje. Serbia ka hapur kutinë e Pandorës që i jep asaj avantazhe. Ajo që zoti Thaçi ka thënë që pas takimit mes Trump dhe Putin është korrigjimi i  kufijve. Kjo nuk është thjesht një çështje demarkracioni. Këtu bëhet fjalë për një shkëmbim territori që do t’i kushtojë Kosovës, që i bie 1/5 e territorit. Kjo do të ishte fatale nëse do të ndodhte./abcnews.al

THACI-NUK-TERHIQET_-1280x720.jpg
ent ela14:23 | 22/10/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi premtoi se do ta shtyjë përpara çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë. Gjithashtu ai nënvizoi se Forcat e Sigurisë të Kosovës janë të gatshme të kthehen në ushtri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk tërhiqet nga nisma e tij, sa i përket korrigjimit të kufijve me Serbinë dhe nuk merr parasysh kundërshtimet e mëdha nga të gjitha anët. Një konfirmim i tillë erdhi nga vetë kreu i shtetit gjatë një takimi në presidencë me pjestarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Hashim Thaçi, President i Kosovës: “Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe njohja nga 5 shteret antare ndërsa për kohen dhe ditën se kur do të ndodhin takimet e radhës vendos Bashkimi Evropian por nuk është fokusi tek vetëm një çështje, por tek arritja e një marrëveshje përfundimtare. Do ta shtyj përpra çështjen e korrigjimit të kufijve. Korrigjimi i kufijve dhe bashkimi i Luginës së Preshevës do të arrihet pavarësisht qëndrimeve të ndryshme”.

Ndërsa më tej duke folur për suksesin e grupit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që ditë më parë doli i treti në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”, tha se FSK është gati për të marrë përgjegjësi shtesë. Thaçi nënvizoi në fund se është hap gjigant edhe pse i vonuar, por në rrugë të drejtë, votimi i tre projektligjeve për themelimin e ushtrisë. /abcnews.al

MESIC-KUFIJTE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01.jpg
G. P.12:56 | 18/10/2018

Nëse do të vihej në praktikë ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë do të ishte një katastrofë që mund të shkaktonte edhe një luftë të re. deklarata është bërë nga ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç.

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, në një intervistë për “Der Standard” është shprehur për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se një ide e tillë nuk mund të konsiderohet si e mirë, pasi mund të shkaktojë një katastrofë apo gjithashtu një luftë të re. Ish kreu i shtetit kroat u shpreh se arkitektura e Evropës është kompletuar me pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë gjithçka tjetër mund të dërgojë drejt një katastrofe të re, një lufte të re. Sipas tij luftërat në Evropë gjithmonë kanë filluar me arsyetimin se shtetet dëshironin t’i mbronin pakicat e tyre në vendet e tjera. Por, kjo ishte vetëm një arsye, pasi qëllimet e tyre ishin territoret.

Ai tha se një hapje e kufijve do të mund të ishte një ide më e mirë, e në këtë mënyrë serbët dhe shqiptarët nuk do të shqetësoheshin se në cilin shtet jetojnë. Mesiç po ashtu foli edhe për të ashtuquajturit kufij etnikë mes shqiptarëve dhe serbëve, për të cilët tha se një ide e tillë është e vjetër dhe nacionaliste. Nacionalizimi detyrimisht dërgon në fashizëm, ideologji që duhet të ndalohet në Evropë, përfundoi Mesiç./abcnews.al

THACI-PER-KUFIJTE.mpg_snapshot_00.10-1280x674.jpg
G. P.12:18 | 05/09/2018

Në fjalën e tij në një debat në Institutin Demokratik të Kosovës për korrigjimin e kufijve, presidenti Thaçi premtoi se nuk do të ketë ndarje të Mitrovicës. Por nga ana tjetër ai përsëriti se pa korrigjim të kufijve nuk mund të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, dekalroi sërish se ideja për shkëmbimin e territoreve apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, është e vetmja zgjidhje për të përfunduar konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, ai shtoi se me këtë proces nuk do të do të ketë ndarje e as shkëputje të pjesës veriore të vendit dhe se se për asnjë arsye nuk do të bisedohet për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës.

Rruga e vetme që do të zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, sipas kreut të shtetit mbetet ideja e tij për korrigjim të kufijve. Në debatin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, Thaci tha se ky proces do të shënojë fundin e konfliktit të gjatë në mes të dy vendeve. Por duke theksuar se nuk do të ketë ndarje e as shkëputje të Veriut të vendit.

Thaçi e Vuçiç do të takohen më 7 shtator në Bruksel, ku pritet që të prezantojë idenë e tij për kiorrigjim të kufijve, dhe pse Presidenca në Prishtinë vijon të mohojë një gjë të tillë./abcnews.al

hashim-thaci.jpg
G. P.09:51 | 05/09/2018

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e 7 shtatorit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Në këtë takim të të dy liderëve në Bruksel, sipas këtyre burimeve, do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa javë më parë kishte paralajmëruar se do t’i prezantonte homologut te tij serb në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por sipas informacioneve më të fundit nga presidenca në Prishtinë, kuptohet një tërheqje e presidentit Thaçi nga prezantimi i kësaj ideje.

Shumë faktorë politikë në Kosovë dhe jo vetëm janë shprehur kundër kësaj teze. Edhe politika e Beogradit nuk duket e unifikuar përballë idesë së korrigjimit të kufirit me Kosovën. Ministri i jashtëm Daçiç ka qenë një nga zërat më kundërshtues, duke u shprehur qartë më shumë se një herë se Kosova duhet ta harrojë Luginën e Preshevës. Ndërsa BE dhe SHBA kanë bërë të qartë se mbështesin çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që nuk cënon tërësine territoriale dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

OK-BRUNA-CIFLIGU-INTERVISTE-ME-ENVER-BYTYCIN.mpg_snapshot_04.14-1280x720.jpg
G. P.15:16 | 18/08/2018

Edhe këtë javë “Balkan ABC” e Bruna Çifligut trajton çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e deklaruar publikisht nga presidenti Kosvës Hashim Thaçi. Çështja në fjalë vazhdon të ngjallë reagime dhe debat ku në të janë përfshirë edhe zyrtarë europianë. Materiali i përgatitur përmban intervistën me drejtorin e qendrës për studime të Europës juglindore Enver Bytyçi./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono