korrigjim i kufijve

BRUNA-CIFLIGU-INTERVISTE-ALFED-LELA-1280x720.jpg
ent ela12:42 | 11/08/2018

Termi korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë i artikuluar nga Presidenti Hashim Thaçi shkaktoi një lumë reagimesh gjatë javës, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi e më gjerë. Kundërshtues i kësaj ideje u prononcua kryeministri Haradinaj, i cili e quan të pamundur një gjë të tillë. Ky është dhe fokusi i “Balkan ABC” për këtë javë në një intervistë me drejtorin e “Politiko.al”  Alfred Lela. /abcnews.al

Hashim-Thaci-1280x853.jpg
ent ela10:31 | 07/08/2018

Këshilltari i Presidentit të Kosovës Bekim Çollaku, u shpreh për mediat kosovare, se ideja e kreut të shtetit për korrigjim kufijsh me Serbibë, është jo kushtetuese.

Në një reagim për mediat kosovare, zyra e presidentit Thaçi, sqaron se ideja e kreut të shtetit për “korrigjim” të kufijve është në kundërshtim me Nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera. Zyra e Presidencës bën të qartë se nëse arrihet marrëveshje që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Nga ana tjetër juristët në Kosovë shprehen se kjo është një ide e rrezikshme, pasi sipas tyre dobëson edhe pozitën negociuese të Kosovës. Zyra e Presidentit shton se në rast se arrihet marrëveshja me Serbinë në përputhje me opsionin për korrigjim të kufijve, që do të mundësonte bashkimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Bekim Çollaku, këshilltar i Presidentit të vendit, konfirmoi për gazetën “Zëri” se për çdo ndryshim apo korrigjim kufijsh, term i përdorur ky nga presidenti Thaçi, duhen më parë të miratohen në parlamentin e vendit ndryshimet kushtetuese./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono