koreja e Jugut

vrasesi-korean.jpg
G. P.17:51 | 19/09/2019

Autoritetet në Korenë e Jugut besojnë se kanë zgjidhur çështjen e një vrasësi serial, i cili përdhunoi dhe vrau 10 femra rreth 30 vjet më parë.

Sipas testeve të ADN-së, të paktën tre prej vrasjeve lidhen me një 56-vjeçar të quajtur Lee Chun-jae. I dyshuari është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për shkak se përdhunoi dhe vrau motrën në vitin 1994.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për vrasjet e 7 femrave të tjera. Viktimat ishin adoleshente dhe gra deri në moshën 70-vjeçare.

Policia hetoi rreth 21.000 persona dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të më shumë se 20.000 të tjerëve, por pa sukses. Viktimat, sipas të përditshmeve koreane, ishin mbytur me çorape.

Ngjarjet e asaj kohe ishin frymëzim i krijimit të Memories of Murder (Kujtimet e vrasjes), i cili është një prej filmave më të suksesshëm në Korenë e Jugut.

/abcnews.al

lingling.jpg
ent ela11:28 | 06/09/2019

Një tajfun i fuqishëm po i afrohet Koresë së Jugut. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve Jonhap, sipas të cilës gjatë së premtes tajfuni Lingling mund të mbërrijë në ishullin e Jeju. Ky do të jetë tajfuni i 13-të Brenda këtij viti, me erëra që arrijnë një shpejtësi prej 162 mijë kilometrash në orë. Por agjencia metereologjike koreanojugore paralajmëroi se shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 200 kilimetra në orë. /ABC News Albania 24/7

cikalleshi.jpg
G. P.14:45 | 29/08/2019

Sokol Cikalleshi mund të transferohet në Serinë A të Italisë. Sulmuesi i kombëtares pëlqehet nga klubi i Leçes.

Nuk është aspak i vjetër, por zakonisht kulmi profesional arrihet më shpejt. Duket se është rezervuar në moshën 29-vjeçare që Sokol Cikalleshi të luajë në një nga 5 kampionatet më të fortë të botës, në atë italian.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pëlqehet nga Leçe, një klub ndoshta jo i madh, por gjithsesi pjesë e Serisë A.

Drejtori sportiv i puljezëve, Mauro Meluzo, kërkon të forcojë ende një skuadër që ka nevojë të përballojë nivelin elitar dhe njëri prej emrave që ka në tavolinë, është edhe ai i shqiptarit.

Leçe dëshiron të mbijetojë në Serinë A, por nuk do ta ketë aspak të lehtë siç e tregoi humbja 0-4 në fushën e Interit, ndërsa trajneri Fabio Liverani ka nevojë për alternativa në mbrojtje e në sulm.

Kavajasi luan që prej vitit 2015 në Turqi, ku ka veshur fanelat e Istanbul Bashaksehirit, Akhisarit, Osmanlisporit e Gëztepesë, ndërsa ka pasur përvojë në Kroaci me Splitin dhe në Korenë e Jugut.

Në Shqipëri, u aktivizua me katër skuadra, Besën, Skënderbeun, Tiranën e Kukësin. Në total, ai ka luajtur gati 300 ndeshje për klubet dhe ka shënuar gati 90 gola. Me kombëtaren ka 31 ndeshje e tre gola, që nga viti 2010, duke qenë sërish njëri nga sulmuesit kryesorë, me trajnerët Kuzhe, De Biazi apo Edi Reja./ABC News Albania 24/7

kim.jpg
G. P.13:45 | 16/08/2019

Koreja e Veriut ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet e paqes me Jugun dhe në shenjë pakënaqësie ka testuar dy raketa të reja në gadishullin Korean. Lëvizja e Penianit erdhi pas një deklarate të presidentit koreano-jugor, se brenda vitit 2045 do të bashkonte dy Koretë.

Koreja e Veriut ka refuzuar bisedime të mëtejshme për paqen me Jugun, duke fajësuar për këtë vendim politikën dhe veprimet e Seulit. Krahas deklaratës, që ishte një përgjigje ndaj një fjalimi të presidentit koreano-jugor Mun Jae In, Peniani testoi mëngjesin e së premtes edhe dy raketa të reja në detin në brigjet e saj.

Bëhet fjalë për testin e gjashtë në më pak se një muaj, që është një reagim ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake mes Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve në Seul, dy raketat e paidentifikuara u qëlluan rreth orës 1 të mëngjesit, me orën tonë, udhëtuan për 230 kilometra dhe arritën një lartësi prej 30 kilometrash.

Vetëm 6 ditë më parë, Veriu qëlloi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në detin e Japonisë. Seria e testeve erdhi pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri Kim Jong un ranë dakord gjatë një takimi të mbajtur në qershor për rifillimin e negociatave të çarmatosjes bërthamore.

Në një fjalim me rastin e çlirimit të Koresë së Jugut nga pushtimi japonez, presidenti Mun u zotua për bashkimin e gadishullit Korean brenda vitit 2045. Ai tha se qëllimi për të arritur çarmatosjen bërthamore në gadishull është një nga pikat më kritike, në një kohë kur bisedimet dypalëshe kanë hyrë në ngërç./ABC News Albania 24/7

koreja.jpg
G. P.12:19 | 17/04/2019

Pasi i vuri flakën apartamentit të tij, filloi të therte të gjithë banorët e ndërtesës ku jetonte.

Kjo është ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në Korenë e Jugut të mërkurën. BBC raporton se pesë persona kanë vdekur. Viktima mbetën një vajzë 12-vjeçare, një burrë dhe 3 gra.

Ndërkohë 13 persona të tjerë janë plagosur gjatë incidentit që ndodhi në Jinju, në jug të vendit. Autori është një 42-vjeçar. Ai u arrestua dhe pranoi krimin. Nuk dihen ende shkaqet se pse kreu këto akte.

Pasi i vuri flakën apartamentit ai shkoi në katin e dytë të banesës dhe sulmonte të gjithë banorët që dilnin jashtë në korridor me një thikë. Mediat ndërkombëtare mësojnë se autori jetonte vetëm që prej Dhjetorit të 2015-s./abcnews.al

shperthimi.jpg
G. P.14:57 | 22/11/2018

Dy Koretë kanë ndërmarrë hapa të mëtejshëm në afrimin mes tyre. Koreja komuniste shkatërroi me një shpërthim spektakolar një vendroje në kufi. Ndërsa është menduar edhe hapja e një rruge tokësore mes vendeve.

Hapa gjigandësh. Dy Koretë takohen në Zonën e Demilitarizuar, zonën e mbikqyrur që luan rolin e guzhinetës mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Nga njëra anë është Pheniani, që ka shkatërruar një vendroje me një shpërthim jo të qetë dhe është angazhuar të bëjë të njëjtën gjë edhe për 20 vendroje të tjera, ndërsa nga ana tjetër janë ushtarët e jugut që janë angazhuar të bashkëpunojnë për gjetur zgjidhje paqeje me “vëllerërit”, e sipërm.

Fotografitë e fundit, të publikuara nga Ministri i Mbrojtjes e Koresë së Jugut, tregojnë ushtarë të dy palëve që qëndrojnë sëbashku në “Arrowhead Ridge”. Nuk është një vend çfarëdo, por tokë e përgjakur ku janë zhvilluar betejat e ashpra gjatë luftës së Koresë mes viteve 1950 dhe 1953. Ideja paqësore është ajo e ndërtimit të një rruge 3 kilometra të gjatë që do të kalojnë linjën e kufirit ushtarak brenda zonës së demilitarizuar.

Dy koretë do të jenë kështu të lidhura dhe do të mund të punojnë sëbashku në një projekt të përbashkët: atë të rikuperimit të trupave të ushtarëve të vrarë në konflikt. Pra është një rikthim në histori për të nisur të ardhmen, ndoshta sëbashku. Klima e çtensiomit është mbështetur edhe nga amerikanët. Stërvitjet ushtarake të përbashkështa mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, të parashikuara për në pranverë të 2019-s, do të jenë të reduktuara për të favorizuar negociatat lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut. Njoftimi është bërë nga sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis./abcnews.al

koreja.jpg
G. P.11:07 | 19/09/2018

Në ditën e dytë të negociatave në Phenian, udhëheqësi i Koresë së Veriut dhe presidenti i Koresë së Jugut nënshkruan një marrëveshje për reduktimin e tensioneve mes dy Koreve dhe për çarmatimin e plotë bërthamor.

Lideri Korean Kim Jong-un dhe presidenti koreanojugor Moon Jae-in kanë firmosur në Phenian një marrëveshje të parë për reduktimin e tensioneve.

Ceremonia e transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror u zhvillua në ndërtesën ku kruhen takimet zyrtare dy palëshe. Në përfundim të samitit Kim premtoi se do të vizitonte Seulin shumë shpejtë.

Në këtë mënyrë, lideri koreanoverior dhe presidenti i Koresë së Jugut kanë nisur raundin e dytë të negociatave. Në qendër të vëmendjes ishte pikërisht progresi në procesin e çarmatimit bërthamor.

Pas firmosjes së marrëveshjes Moon Jae u shpreh se të dy Koretë kanë rënë dakord për herë të parë që të kryejnë hapa të qartë për çarmatimin bërthamor, duke përfshirë dhe mbylljen e përhershme të qendrës së pasurimit me uranium në vend.

Nga ana e tij, Kim u shpreh se marrëveshja kërkon një gadishull të lirë nga armë bërthamore dhe kërcënime për të avancuar në marrëdhëniet mes dy Koreve, drejt një epoke të re paqeje dhe prosperiteti.

Menjëherë pas samitit të Phenianit, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter se lideri koreanoverior kishte pranuar vizitën e inspektorëve si dhe mbylljen e përhershme të qendrave bërthamore. Ai gjithashu ka hequr dorë dhe nga testimet me raketa.

Në mesazhin e kreut të Shtëpisë së Bardhë shkruhej se Kim ka rënë dakord të lejojë inspektimet bërthamore, që janë thelbësore për negociatat përfundimtare dhe të vazhdojë me mbylljen përfundimtare të qendrave të pasurimit me uranium dhe atyre ku kryhen testet e raketave. E gjitha kjo në prani të ekspertëve ndërkombëtarë./abcnews.al

ELEMINOHET-GJERMANIA-1280x720.jpg
ent ela18:49 | 27/06/2018

Gjermania u eleminua nga Botërori pas humbjes me Korenë e Jugut në ndeshjen e fundit të grupit F. Kampionët e botës në fuqi u mundën 2-0, dhe në turin e dytë kaluan Suedia e Meksika. Koreanojugorët u mbrojtën fortë gjatë gjithë kohës dhe I shënoi golat në minutat shtesë, me autor sulmuesin Son.

Kjo ishte hera e parë që Gjermania eleminohet në fazën e grupeve që kur ka nisur të marrë pjesë në Kupat e Botës. Skuadrës së trajnerit Joakim Lëv I duhej të fitonte 1-0 që të kualifikohej pasi Suedia fitoi thellë me Meksikën, me rezultatin 3-0. Gjithsesi, ajo nuk qe në gjendje jo vetëm të fitonte, por as të barazonte. Vlen të theksohet se Gjermania rrezikoi shumë që në ndeshjen e kaluar ndaj Suedisë, ku fitoi vetëm në minutën e 6-të shtesë.

Kjo ishte e papritura e parë e madhe e turneut në Rusi, pasi gjermanët ishin pretendentë kryesorë për të fituar trofeun. /abcnews.al

 

koreja-familjet.jpg
G. P.22:30 | 22/06/2018

Familjet  koreane të ndara nga lufta e viteve ‘50 do të mund të ribashkohen në fund të gushtit, ne kuader te një marrëveshjeje mes Veriut dhe Jugut.  Por që nga lufta e deri më sot, pak persona kanë mbetur gjallë për të përfituar nga pakti mes Seulit dhe Penianit.

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord të fillojnë sërish ribashkimet e familjeve të ndara nga lufta koreane, që shënoi dhe ndarjen e kufirit mes dy vendeve. Miliona koreanë u ndanë nga të dashurit e tyre si pasojë e konfliktit të viteve 1950-1953 dhe shumë prej tyre ndërruan jetë para se të mund të takoheshin sërish.

Ribashkimi, që pritet të realizohet në Gusht, do të jetë i pari që prej tetorit 2015 dhe vjen në një kohë, kur marrëdhëniet mes dy Koreve kanë ndryshuar. Për rifillimin e këtij procesi Seuli dhe Peniani ranë dakord në samitin e Prillit. Atëherë, delegatë nga të dyja palët u takuan në një lokalitet malor të Veriut dhe caktuan fundin e gushtit për ribashkimin.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp saktësohet se periudha e zgjedhur është ajo nga data 20 deri më 26 gusht dhe pritet që nga të dyja palët të jenë rreth 200 persona. Ata do të mund të qëndrojnë me njerëzit e tyre për tre ditë, para se të kthehen në anët përkatëse të kufirit. Por koreanët e mbetur gjallë që nga fundi i konfliktit janë vetëm një fraksion i vogël i totalit prej 57 mijë personash të regjistruar në Kryqin e Kuq koreanojugor si të ndarë nga lufta./abcnews.al

sueddd-e1529331220619.jpg
G. P.16:25 | 18/06/2018

U shënua vetëm një gol në stadiumin e Nizhni Novgorodit, në ndeshjen mes Suedisë dhe Koresë së Jugut. Fituan suedezët, duke vënë nën presion të madh Gjermaninë.

Rroftë oportunizmi ishte motoja e kësaj ndeshjeje. Në një Botëror ka edhe lojëra të tilla, ku duhet të vijë ndonjë penallti për të arritur deri tek goli. Këtë 11-metërsh e fitoi Suedia në pjesën e dytë, dhe me të fitoi tri pikët përballë Koresë së Jugut.

U desh madje përdorimi edhe i VAR-it për ta sanksionuar ndëshkimin kapital për aziatikët. Granqvist i dha fund edhe një mallkimi prej 382  minutash që kombëtarja e tij kishte pa shënuar, që nga Marsi i këtij viti.

Me pragmatizëm apo jo, fitorja ishte e rëndësishme sepse e vendos Suedinë në pozita të forta në grupin F, në prag të përballja e radhës, Suedi-Gjermani. Koreja e Jugut nuk ia doli të ishte në lartësinë e nordikëve të Europës në pjesën më të madhe të ndeshjes në stadiumin e Nizhni Novgorodit.

Portieri Jo u bë shpëtimtar i portës në disa raste, sidomos me pritjen e minutës së 21, që mund të quhet pritja më e mirë e Botërorit deri tani. Vetëm në minutat e fundit, nën nxitjen e yllit kryesor, lojtarit të Tottenham-it, Son, koreanojugorët arritën të rrezikonin dhe fare mirë mund të kishin barazuar rezultatin.

Suedia kryeson grupin me tri pikë, baraz me Meksikën, ndërsa Gjermania tani është nën presion maksimal për të mos bërë asnjë gabim në dy ndeshjet e mbetura./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono