Korea e Veriut

vlcsnap-error763-1280x720.jpg
ad min12:40 | 07/01/2018

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë përcaktuar përbërjen e delegacioneve që do të marrin pjesë në takimin e parë mes dy vendeve që prej 2015. Qëllimi kryesor i këtij takimi është pjesëmarrja e Penianit në Lojërat Olimpike Dimërore.

Dy koretë kanë dakordësuar përbërjen e delegacioneve respektive që do të marrin pjesë të martën në takimin e parë të nivelit të lartë që zhvillohet mes dy vendeve pas më shumë se 2 vitesh. “Delegacioni i Koresë së Veriut do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe kryesohet nga Ri Son-gëon, i cili kryeson Komitetin për Bashkimin e Koresë në vendin e tij”, njoftoi Ministria për Unfikimin e Koresë së Jugut.

Seuli propozoi të shtunën të dërgonte një delegacion të udhëhequr nga ministri i Unifikimit Cho Myoung-gyon, i cili do të përbëhej nga katër persona të tjerë, dy zëvendësministra të Unifikimit dhe dy zëvendësministra të sportit. Të premten, Peniani pranoi propozimin e Koresë së Jugut për të mbajtur një takim në Panmunjom më 9 janar për të diskutuar dërgimin e një delegacioni të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë në shkurt dhe zhvillohen në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Vendimi erdhi pasi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un në fjalimin e fundvitit shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar mardhëniet dhe për të dërguar një delegacion në PyeongChang. Nga ana tjetër Seuli dhe Uashingtoni ranë dakord të shtynin zhvillimin e manovrave ushtarake vjetore, të cilat regjimi komunist i Penianit i konsideron një provë për pushtimin, deri pas Lojrave Olimpike Dimërore. Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në PyeongChang dhe një mirëkuptim më i mirë mes dy koreve, të cilat mbesin teknikisht në luftë, mund të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve rajonale pas 2017, të shënuara nga testet e vazhdueshme raketore të Koresë së Veriut dhe toni luftarak i presidentit amerikan Donald Trump./abcnews.al

vlcsnap-error073-1280x720.jpg
ad min11:33 | 03/01/2018

Koreja e Veriut ka rihapur pas dy vjetësh linjën telefonike me Korenë e Jugut. Ky zhvillim është konfirmuar nga zyrtarët e Penianit. Ndërsa telefonata e parë është zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Koreja e Veriut ka rihapur linjën telefonike në Korenë e Jugut, gati dy vjet pasi ishte çaktivizuar me urdhër të liderit Kim Jong-un. Seuli zyrtar konfirmoi se gjatë të mërkurës kishte marrë një telefonatë nga Veriu në 15:30 me orën lokale. Udhëheqësi i Koresë komuniste më parë kishte thënë se ishte i hapur për dialog me Seulin dhe për të dërguar një ekip në Olimpiadën Dimërore në jug muajin e ardhshëm.

Të dy vendet nuk kanë mbajtur bisedime të nivelit të lartë që nga dhjetori i vitit 2015. Koreja e Veriut preu menjëherë kanalin e komunikimit, duke refuzuar ti përgjigjet thirrjeve, sipas autoriteteve në Jug. Ndërsa një zyrtar i Koresë së Veriut njoftoi rihapjen e linjës telefonike në një deklaratë televizive. Ai tha se të dy vendet do të diskutonin mbi çështjet praktike rreth një propozimi për të dërguar një delegacion të Koresë së Veriut në Lojrat Dimërore në Pyeongchang në shkurt. “Ne do të kemi kontakt të ngushtë me Korenë e Jugut në një mënyrë të sinqertë dhe besnike”, shkruan agjencia e lajmeve Yonhap duke cituar zyrtarin e Penianit.

Zyra e shtypit e presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se rivendosja e këtij kanali të komunikimit ishte “shumë domethënës”. “Ai krijon një mjedis ku komunikimi do të jetë i mundur në çdo kohë”, nënvizon zyra e shtypit.

Sipas Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut, ekzistojnë gjithsej 33 linja të drejtpërdrejta që Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë përdorur më përpara për të komunikuar me njëri-tjetrin. Kjo linjë telefonike e veçantë, e themeluar në vitin 1971, është e bazuar në Panmunjom. Fshati kufitar, në zonën e çmilitarizuar, është vendi ku dy koretë kanë biseduar historikisht. Në një fjalim të Vitit të Ri, lideri suprem Kim Jong-un foli për uljen e tensioneve dhe shkrirjen e “marrëdhënieve të ngrira Veri-Jug”. Ai tha se pjesëmarrja në Lojërat do të ishte “një mundësi e mirë për të treguar unitetin e njerëzve” në Korenë e Veriut. Nga ana tjetër Seuli është shprehur i gatshëm të mirëpresë sportistët e Penianit./abcnews.al

vlcsnap-error516-1-1280x721.jpg
ad min22:23 | 27/12/2017

Sekretari Amerikan i Shtetit, Reks Tillerson, ka rënë dakord me homologun e tij rus, Sergej Lavrov për të vazhduar mënyrën diplomatike për krizën me Korenë e Veriut. Në një bisedë telefonike, dy zyrtarët theksuan se Peniani nuk mund të jetë fuqi bërthamore.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën se udhëheqësit e diplomacisë amerikane dhe ruse, Rex Tillerson dhe Sergei Lavrov, kanë rënë dakord për të vazhduar iniciativat diplomatike për krizën me Korenë e Veriut. Dakordësimi u arrit pasi dy burrat e shtetit folën me telefon një ditë më parë. “Ata diskutuan shqetësimet mbi programin bërthamor destabilizues të Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe kanë theksuar se as Shtetet e Bashkuara dhe as Rusia nuk mund ta pranojnë që Koreja e Veriut të jetë një fuqi bërthamore”, tha Heather Nauert , zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjatë bisedës mes Lavrovit dhe Tilersonit, ministri i jashtëm rus ka theksuar se retorika agresive nga Uashingtoni nuk kontribuon për të ulur tensionin në gadishullin Korean. Rusia propozoi që të jetë ajo ndërmjetësja në rast të bisedimeve të mundshme midis Uashingtonit dhe Penianit. Tillerson më herët ka deklaruar se është për gjetjen e një zgjidhje diplomatike, por administrata e Donald Trump rregullisht i ka kujtuar kryediplomatit amerikan se të gjitha opsionet janë në tryezën e Penianit. Në tetor, presidenti i SHBA vlerësoi se Sekretari i tij i shtetit po “humbiste kohën e tij”, duke u përpjekur për të negociuar me regjimin e Kim Jong-un.

Në një raport mbi prespektivat e vitit 2018 të bërë publik të martën, Koreja e Jugut parashikon se Pheniani do të kërkojë hapjen e negociatave vitin e ardhshëm me Shtetet e Bashkuara lidhur me programet e saj të armëve dhe se do të tentojë në të njëjtën kohë edhe të afrohet me Seulin zyrtar./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku

vlcsnap-error518-2-1280x720.jpg
ad min13:48 | 24/12/2017

Korea e Veriut e ka konsideruar si një akt lufte vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për sanksione ndaj Penianit, si pasojë e testeve të raketave bërthamore. Në një reagim zyrtar thuhet se vendet që kanë votuar pro kësaj rezolute do të përballen me pasoja.

Sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për testet bërthamore, Korea e Veriut i është kundërpërgjigjur me një sfide, duke thënë se do të përforcojë fuqinë e saj bërthamore. Në një reagim zyrtar thuhet se shtetet që kanë votuar pro këtyre sanksioneve do të përballen me pasoja dhe do të jenë përgjegjës për atë që do të ndodhë. Regjimi i penianit nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve deklaron se është një akt lufte dhe një sulm i dhunshmë ndaj sovranitetit. Një vendim që do të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në qendër të kërcënimeve koreanoveriore mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sipas Penianit janë të terrorizuara pasi vendi është kompletuar me forcë bërthamore.
Masat e miratuara të premten nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara janë shumë të ashpra duke goditur kryesisht importin e naftës, shumë i rëndësishëm për programin raketor dhe bërthamor të regjimit të Penianit. Gjithashtu puntorët koreanoveriorë do të pezullohen nga vendet e punës në shtetet ku janë punësuar duke prerë në këtë mënyrë të ardhurat financiare për familjet e tyre që ndodhen në Korenë e Veriut. Ndër të tjera do të ashpërsohen kontrollet në anijet tregtare që nisen apo shkojnë në Korenë e Veriut. Por Këshilli i Sigurisë ka refuzuar kërkesën e administratës Trump për një bllokim të plotë të anijeve koreanoveriore nga ujërat ndërkombëtare.
Në mbështetje të sanksioneve votuan dhe Kina e Rusia duke hequr dorë nga e drejta e vetos./abcnews.al

vlcsnap-error922-1280x720.jpg
ad min12:52 | 21/12/2017

Rojet e Koresë së Jugut, qëllojnë me të shtëna paralajmëruese në drejtim të ushtarëve koreano-veriorë, të cilët po kërkonin një koleg të arratisur nga Veriu për në Jug. Ushtari koreano-veriorë kishte kaluar kufirin, duke shfrytëzuar mjegullën e dendur, pranë një pike kontrolli.

Ushtria e Koresë së Jugut, ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese në drejtim të rojeve Korenao-Verior, të cilët kërkonin një ushtar që ishte arratisur nga Veriu.

Ushtari koreano-veriorë kishte kaluar në Zonën e Demilitarizuar. Zyrtarë të ushtrisë Koeano-Jugore, raportojnë se – ushtari kishte kaluar duke shfrytëzuar mjegullën e dendur në një pikë kontrolli. Ata, shtuan se ky është ushtari i katërt i Koresë së Veriut që arratiset për këtë vitë.

Incidenti i së enjtes, ndodhi në një pikë kontrolli në perëndim të frontit. Zëdhënësi ushtarak i koreano-jugorë, deklaroi se mjegulla e rëndë kishte pushtuar zonën, duke kufizuar pamjen në rreth 100 metra, por gjithsesei lëvizjet e ushtarit korenao-veriorë u diktuan nga pajisjet e mbikëqyrjes. Ndërsa, në lidhje me gjendjen e të ndaluarit – ai, shtoi se – ushtari ndodhet në paraburgim dhë është i sigurtë dhe se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar arsyen e kalimit të kufirtit.

Sipas, raportit të ushtrisë, ushtari ishte një 19-vjecarë që në kohën e kalimit të kufirt mbante një kallashnikov me vete, por nuk pati asnjë shkëmbim zjarri.

Ministria e Mbrojes se Koresë se Jugut, deklarojnë se pas kalimi të kufirt, një grup rojesh koreno-veriore iu afruan kufirit duke kërkuar kolegun e tyre. Ky ishte edhe momenti kur ushtarakët koreano-jugorë qëlluan rreth 20 të shtëna paralajmëruese në drejtim të Koresë së Veriut.

Zyrtarët koreano-jugorë, konfimuan se pas rreth 40-minutash u dëgjua kundërpërgjigjja e koreano-veriorëve me të shtëna, por nuk u gjet asnjë plumb që të kishte kaluar kufirin.

Zona e Demilitarizuar e kufirit ndërmjet dy Koreve, është një nga zonat më të mbrojtuara në botë. Ajo është e fortifikuar nga të dyja anët me tela me gjemba, kamera survejimi, rrethim elektrik dhe mina tokësore.

Mininstria e Mbrojtrjes, Koreano-Jugore, konfimon se kalimet e kufirt nga veriu në jug janë rritur këtë vit me 15 persona, krahasur me pesë të vitit të kaluar./abcnews.al

vlcsnap-error203-1280x720.jpg
ad min14:55 | 17/12/2017

Në Australi është arrestuar një agjent i Koresë së Veriut, i cili vepronte për të siguruar të ardhura për regjimin e Kim Jong-un. Gjithashtu ai ishte ndërmjetës edhe për shitjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Një person është arrestuar në Sidnej për dyshimet se vepronte si agjent ekonomik për Korenë e Veriut. Lajmi është konfirmuar për AFP nga Policia Federale e Australisë. Chan Han Choi, 59 vjeç, është akuzuar zyrtarisht për eksportime të paligjshme nga vendi i tij dhe për diskutimin e furnizimit me armë të shkatërrimit në masë. Policia thotë se ai ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe Australisë.

Çështja kundër Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vite, është i pari i llojit të tij në këtë shtet. Gjithashtu kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995. Policia thotë se ka prova se Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”.

Ata pretendojnë se kishte ndërmjetësuar shërbime në lidhje me programin e armëve të Koresë së Veriut, duke përfshirë shitjen e shërbimeve të specializuara dhe teknologjinë e raketave balistike ndaj subjekteve të huaja, me qëllim të gjenerimit të të ardhurave për regjimin e Koresë së Veriut. Chan gjithashtu akuzohet për ndërmjetësimin e shitjes së qymyrit nga Koreja e Veriut për grupe në Indonezi dhe Vietnam. Ai rrezikon deri në 10 vite burg pasi përballet me gjashtë akuza në total. Ndërkohë, 30 vjeçari ka mohuar çdo akuzë./abcnews.al

vlcsnap-error320-1-1280x719.jpg
ad min16:08 | 04/12/2017

Raketa balistike e lëshuar nga Koreja e Veirut ndërmjet 28 – 29 nëntorit është parë nga një ekuipazh i “Cathay Pacific” që fluturonte mbi Japoni. Ndërkohë, koreano-jugorët njoftojnë se raketa është pikasur edhe nga dy avionë të tyre të nisur nga Seuli për në Amerikë. Ekuipazhi ka konfirmuar për BBC, se kanë parë momentin e kthimit të raketës në atmosferën tokësore./abcnews.al

vlcsnap-error795-3-1280x720.jpg
ad min18:27 | 28/11/2017

Rikthehet alarmi për një sulm të mundshëm bërthamor nga Koreja e Veriut. Falë një përgjimi, qeveria e Japonisë ka mësuar se Peniani mund të jetë duke përgatitur një test të ri raketor. Ndërkohë në Hauai po bëhen përgatitje emergjence për një sulm të mundshëm.

Rikthehet alarmi në gadishullin korean. Qeveria japoneze njoftoi se ka kapur sinjale radioje që mund të lidhen me përgatitjet për një test të ri raketor nga Koreja e Veriut. Imazhet satelitore – megjithatë – aktualisht nuk i konfirmojnë këto parashikime. Këto të dhëna mund t’i atribuohen një trajnimi të rregullt ushtarak. Regjimi i Penianit, shkruajnë mediat japoneze, është treguar shumë i qetë gjatë muajve të kaluar. Provokimi i fundit është i datës 15 shtator, kur një raketë balistike me rreze të mesme u lëshua në Oqeanin Paqësor, duke kaluar sipër veriut të Japonisë.
Sipas analistëve, Koreja e Veriut mund të vendosë të vazhdojë testet raketore pas vendimit të administratës së Uashingtonit, i cili me 20 nëntor rivendosi vendin komunist në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin ndërkombëtar.

Ndërkohë, në gadishullin amerikan po ndërmerren kundërmasa. Hauai është gati të përballojë një sulm të mundshëm bërthamor që mund të niset nga Koreja e Veriut. Kështu ishujt më të bukur të botës, të premten do të testojnë sirenat e emergjencës. Këtë e ka bërë të ditur autoritetet e shtetit amerikan.

“Pasi të bien sirenat, qytetarët duhet të hynë në banesa, të qëndrojnë aty dhe të presin deri në informacione të mëtejshme”, shprehen zyrtarët amerikanë për mediat që pranojnë se arsyeja e këtij ushtrimi emergjence lidhen me kërcënimi bërthamor që vjen nga Peniani. Testimi i gjendjes së emergjencës do të përfshijë dhe njoftime për situatën me anë të televizioneve. Këto masa lënë të kuptohet se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë në nivele shumë të larta./abcnews.al

vlcsnap-error895.jpg
ad min20:17 | 20/11/2017

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. NJoftimi është bërë nga vetë presidenti Donald Trump që tha se administrata e tij do të bëjë publike sanksione të reja më të ashpëra kundër Penianit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po e rivendosë Korenë e Veriut në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Vendimi i tij vjen nëntë vjet pasi Peniani u hoq nga lista. Në një mbledhje kabineti, Trump tha se ky veprim do të pasohet nga vendosje sanksionesh shumë të mëdha që do të nbjoftohen të martën.
Presidenti amerikan fajsoi programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe për mbështetjen e atyre që ai i cilësoi si akte ndërkombëtare të terrorizmit. Ndërsa po jepte vendimin, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë”.

Trump nënvizoi se Koreja e Veriut “përkrahu në mënyrë të përsëritur aktet ndërkombëtare të terrorizmit” dhe shtoi se regjimi duhet të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe gjithashtu të ndërpresë programin e saj të armëve bërthamore.
Nga ana tjetër, Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un vazhdon të zhvillojë armë bërthamore dhe programet e raketave në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lideri Suprem nuk ka mbajtur sekret planet e Penianit për të zhvilluar një raketë të aftë për të arritur në kontinentin e SHBA. Muajin e kaluar, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis tha se kërcënimi i një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut po rritet. Njoftimi i fundit, vjen pas rikthimit të presidentit amerikan nga turi Aziatik./abcnews.al

vlcsnap-error545-1280x720.jpg
ad min16:32 | 15/11/2017

E përditshmja e regjimit koreanoverior në faqen e saj të parë shkruan se presidenti amerikan Donald Tramp është dënuar me vdekje nga Peniani. Kjo pas fjalimit që kreu i Shtëpisë së Bardhë mbajti në Seul dhe për shkak të mesazhit të fundit në Tuiter, ku sipas të përditshmes ofendonte rëndë Kim Jong Un.

Dënim me vdekje për Donald Trump, është kjo masa e marrë dhe e publikuar në editorialin e të përditshmes koreanoveriiore “Rodong Sinmun”, e publikuar më pas nga Guardian, pas fjalimit të mbajtur në Seul dhe mesazhit të fundit në Tuiter të presidentit amerikan ndaj diktatorit Kim Jong-un. Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se ka ofenduar rivalin e Peninit si gjatë turit aziatik por dhe me fjalët provokuese në rrjetin social të Tuiterit ku shkruante: “Ai më quan të moshuar, unë nuk do të thoja që ai është i shëndoshë”.
Sipas të përditshmes së regjimit, Tramp akuzohet dhe si frikacak pas anulimit të vizitës në kufi me vendin gjatë qëndrimit në Seul. Pra sipas Penianit Trump meriton dënimin me vdekje pasi gjatë fjalimit të mbajtur në Korenë e Jugut e cilësoi Kim Jong Un si një diktator të pamëshirshëm.
Por krimi më i rëndë sipas të përditshmes koreanoveriore e për të cilin Tramp nuk do të falet asnjëherë është dëmtimi i dinjitetit të liderit koeranoverior dhe për këtë arsye ai është një kriminel i dënuar me vdekje nga populli koreanoverior.
Deri tani konflikti mes palëve është shoqëruar me deklarata të forta nga të dy liderët me një përshkallëzim ofendimesh dhe kërcënimesh në media, që nuk është parë asnjëherë në historinë e diplomacisë ndërkombëtare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono