korce

vvv.jpg
in a20:57 | 28/01/2020

Një ngjarje makabër është regjistruar mesditën e së martës në qytetin e Korçës. Një tregtar është masakruar me sëpatë në kokë në sytë e bashkëshortes teksa shiste banane në pazarin e vjetër të Korçës.

Viktima, Dashnor Osmani 50 vjeç nga Poscesta ndëroi jetën në vend nga plagët e marra. Autori i dyshuar, Zamir Topi u përpoq të largohet nga vendngjarja, por policia arriti ta arrestojë në një rrugë pak më poshtë se pazari. Një prej tregtarëve flet e tronditur për ngjarjen e paprecedente.

 “Nuk isha në atë moment kur e vranë, kur erdha dëgjoheshin ulërima”, thotë një prej tregtareve.

“Abc News” zbardh dëshminë e autorit të krimit makabër. Mësohet se 42 vjeçari, Zamir Topi prej kohësh ka qenë në konflikt me Dashnor Osmanin për një varr që autori i krimit e kishte blerë një tokë në varreza për babain e tij që ta kishte gati kur të ndërronte jetë. Po nëna e Dashnor Osmanit kishte vdekur më herët dhe ai e kishte zënë këtë varr. Këtë e pohojnë dhe fqinjët e tij.

 “Kishte thënë se do ta bënte gati kur të vdiste i ati”, shprehet një prej banorëve.

Zamiri gjithashtu ka thënë në polici se dhe një ditë më parë e kishte paralajmëruar viktimën, ndërsa i kishte thënë se nuk i lëviz eshtrat dhe këtë do ta bëjë vetëm kur të vdesë. Në kushtet e ngarkesës psikologjike për shkak të refuzimit të Dashnorit, Zamiri me vetëdijë kishte blerë një sëpatë me lekët e fundit që kishte në xhep dhe e goditi në mes të pazarit të Korçës.

Zamiri me sa duket është penduar në çast për shkak e para grupit hetimor ai uroi që bashkëfshatari i tij të ishte në jetë, pasi nuk e dinte që me rreth 10 goditje në kokë me sëpatë i kishte marrë jetën. Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se autori vuan nga çrregullime mendore dhe kurohej nga psikiatri. Mësohet se policia ka shkuar në banesën e Zamir Topit dhe ka marrë në pyetje familjarët e më pas në mbrojtje, pasi shtëpitë e tyre ndodhen vetëm 60 metra larg./abcnews.al

ok-1.jpg
in a18:52 | 28/01/2020

Një ngjarje makabër është regjistruar mesditën e së martës në qytetin e Korçës. Një tregtar është masakruar me sëpatë në kokë në sytë e bashkëshortes teksa shiste banane në Pazarin e Vjetër të Korçës. Burime të Abc News thanë se  autori vuan nga çrregullime mendore dhe se kurohej në psikiatri.

Viktima Dashnor Osmani 50 vjeç nga Poscesta ndëroi jetën në vend nga plagët e marra. Autori i dyshuar, Zamir Topi u përpoq të largohet nga vendngjarja por policia arriti ta arrestojë në një rrugë më poshtë se pazari. Një prej tregtarëve flet e tronditur për ngjarjen e paprecedente.

“Nuk isha në momentin kur e vranë, kur erdha dëgjova njerëzit që ulërinin”, shprehet tregtarja.

“ABC News” zbardh dëshminë e autorit të krimit makabër. Mësohet se 42 vjeçari Zamir Topi prej kohesh ka qenë në konflikt me Dashnorin për eshtrat e nënës.

Ai ka thënë në polici se i kishte thënë shumë herë Dashnorit të largonte eshtrat e nënës së tij të vendosur në varrin e nënës së Zamirit. Ai më tej thotë se edhe një ditë më parë e kishte paralajmëruar dhe ai i kishte thenë se nuk i lëviz eshtrat dhe këtë do ta bëjë vetëm kur të vdesë.

Në kushtet e ngarkesës psikologjike për shkak të refuzimit të Dashnorit, Zamiri me vetëdijë kishte blerë një sopatë me lekët e fundit që kishte në xhep dhe e goditi në mes të pazarit të Korçës.

Zamiri me sa duket është penduar në çast pasi uroi që ai të mos kishte ndërruar jetë, pasi nuk e dinte që me rreth 10 goditje në kokë me sëpatë i kishte marrë jetën Dashnorit. Mësohet se autori vuan nga çrregullime mendore dhe se kurohej në psikiatri. Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka shkuar në banesën e Zamir Topit ku po kryen kontrolle dhe ka shoqëruar edhe të afërmit e autorit./abcnews.al

*Në foto: viktima Dashnor Osmani

vrasja-korce-1.jpeg
Autor E15:33 | 28/01/2020

Zamir Topi u kap pak minuta pasi qëlloi për vdekje në mes të pazarit të Korçës Dashnor Osmanin.

Pas kapjes ky i fundit ka dhënë dëshminë e parë për forcat e rendit, e cila është siguruar nga gazetarja Lediona Xheladinaj për abcnews.al.

Zamir Topi është shprehur se ishin nga i njëjti fshat, Porcesta e Korçës dhe se janë konfliktuar prej kohësh me Dashnor Osmanin.

Shkak për konfliktin ishte bërë një varr.

Lexo edhe: Viktima vinte nga fshati për të shitur banane në Korçë, dalin detaje të reja nga krimi makabër

Topi është shprehur se i kishte kërkuar prej disa kohësh Dashnor Osmanit që të hiqte eshtrat e nënës së tij që i kishte vendosur sipas autorit të vrasjes në varrin e prenotuar për babain e tij.

“Nuk kisha qetësi në shpirt. E takova dje dhe e paralajmërova. Më tha se këtë do ta bënte vetëm kur të vdiste. Sot shkova bleva një sëpatë 5 mijë lekë me paratë e fundit që kisha në xhep dhe e godita. Do Zoti nuk vdes se nuk dua të bëj një krim”, është shprehur ai.

Ky i fundit qëlloi gjatë mesditës së sotme Dashnor Osmanin më shumë se dhjetë herë me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishine dhe gruaja e vajza e viktimës, të cilat kanë ndërhyrje për të shtyrë autorin, por pa rezultat. /abcnews.al

vrasja-korce-1.jpg
nev ila15:16 | 28/01/2020

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u masakrua barbarisht me sëpatë 47-vjeçari, Dashnor Osmani.

Osmani, shitës ambulant bananesh vinte çdo ditë nga fshati Pocestë drejt Pazarit në Korçë, për të fituar bukën e gojës.

Viktima dhe autori, i identifikuar si Zamir Topi, nuk raportohen të kenë patur njohje të mëparshme, por një konflikt i çastit, ka sjellë edhe krimin makabër e cila është zhvilluar në sy të disa qytetarëve, bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ U zunë për një varr, zbulohet dëshmia e autorit të krimit makabër në Korçë

Menjëherë pasi ka kryer krimin e rëndë, autori ka tentuar të largohet, por policia ka arritur ta ndalojë në kohë, duke bërë arrestimin e tij./abcnews.al

 

korce-1-1-1280x720.jpg
nev ila14:47 | 28/01/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë përtokë i pajetë. ABC News ka mësuar se, se viktima, Dashnor Osmani, është  masakruar me sëpatë, duke ndërruar jetë menjëherë.

Ngjarja e ndodhur në afërsi të Pazarit në Korçë, shton dyshimet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti. Autori i dyshuar Zamir Topi e ka goditur viktimën mbi 10 herë me sëpatë në kokë ndërkohë që të pranishëm ishine dhe gruaja me vajzën e këtij të fundit. Ka qenë ndërhyrja e vajzës që largoi autorin duke mos vijuar ta qëllonte Osmanin.

VIDEO/ E goditi 10 herë me sëpatë, si u masakrua në sy të vajzës dhe gruas shitësi në Korçë

Në momentin që është vrarë me sëpatë, ai kishte në duar banane siç shihet edhe në foto.

Njoftimi i policisë:

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”./abcnews.al

f0d883d8-a508-4e1f-9bb2-33a77a09331c-1.jpg
nev ila14:32 | 28/01/2020

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Korce. Një perleshje me mjete te forta dyshohet se ka ndodhur mes dy personave një viktime. Burime nga policia kanë njoftuar se  pas perleshjes se dy personave dyshohet se një prej tyre ka ndërruar jetë pasi është goditur me sëpatë në pjesën e kokës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar autorin në polici. Ngjarja ka ndodhur te pazari i Korcës për shkak të një konflikti banal.

Viktima mësohet se është Dashnor Osmani që prej vitesh shiste banane në pazarin e Korcës.

 

vijon…/abcnews.al

800-0-bb23dc926061cc8fe414ff6fe2c536f6.jpg
ger ta12:50 | 26/01/2020

Policia e Korçës në bashkëpunim me atë të Fierit kanë arrestuar një 31 vjeçar nga Gjilani i Kosovës. Mësohet se 31-vjeçari kërkohej në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për  veprën penale “Mashtrimi”.

Në pranga ka rënë, L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë (i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”).

Njoftimi i plotë:

Policia e Korçës, në bashkëpunim me DVP Fier, finalizon operacionin policor të koduar “Koordinimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga disa Drejtori Vendore të Policisë në qarqe.

I ndaluari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve, i kërkuar  në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për  veprën penale “Mashtrimi”.

Gjatë operacionit 31-vjeçari, tentoi t’i largohet Policisë duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve, por u neutralizua dhe ndalua.

Sekuestrohen dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si edhe armë të ftohta pa leje, që ky shtetas i posedonte.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, në bashkëpunim me DVP Fier e Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

  • L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë (i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”).

Shtetasi i mësipërm rezulton i shpallur në kërkim në qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë e Fier, për veprën penale “Mashtrimi” si më poshtë:

–              Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10000 euro.

–              Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

–              Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

–              Po ndaj këtij shtetasi po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi ky shtetas, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Shtetasi L. S., në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, i kanë kërkuar të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me mjetin tip “Benz”, por u neutralizua dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/abcnews.al

termete.jpg
ger ta18:25 | 23/01/2020

Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë pasdite në Juglindje të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 3.5  të shkallës Rihter, 20 km në jug të Korçës.

Sakaq, thellësia është e tërmeti ka qenë 18 km. Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë rrethin e Korçës./abcnews.al

korce3.jpg
in a15:01 | 20/01/2020

Banorët e Floqit në Korçë janë të paqartë për vlerën e përfituar të kompesimit. Ata pretendojnë se shumën e përfituar duhet ta ndajnë sërish me Bashkinë.

Por ky fakt është kundërshtuar nga bashkia, të cilët të kontaktuar nga “ABC News” thanë se banorët janë keqkuptuar, pasi fondi i përcaktuar për ta që në fillim ka qenë 50 %.

Ndërkohë durimit të banorëve të cilët presin prej muajsh presin riksontruksionin e banesave të dëmtuar nga tërmeti i 1 qershori në 2019, u erdhi fundi.

Një pjesë e tyre janë mbledhur këtë të hënë para zyrës së prefektit për të kërkuar nga prefekti një zgjidhje për kompesimin e përfituar. Banorët janë të paqartë për mënyrën e ndarjes së dëmshpërblimit.

“Më kanë bërë një vlerësim me 2 milion lekë të vjetra dhe nga këto 50% i mban shteti”, shprehet një banor.

Gjithashtu një tjetër banor shprehet njësoj, ai thotë se nga paratë e kompensuara 50 % i mban shteti. “Shteti jep, shteti i mban”, shprehet ai.

I kontaktuar nga “ABC News” kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo tha se banorët janë keqkuptuar. Sipas ligjit të kompesimit për banesat e dëmtuara vlera e përfituar nga emergjencat civile është 50%, pjesa tjetër kompesohet nga vet banorët./abcnews.al

kryemadhi.jpg
R D15:50 | 18/01/2020

Monika Kryemadhi njësoj si Lulzim Basha është e bindur që ulja e palëve në një tryezë konsensuale për reformën zgjedhore ishte një fitore për opozitën. Në një takim me strukturat e LSI-së në Korçë, Kryemadhi foli me bindje se reforma do të pasohet nga zgjedhjet e parakoshhme.

“Opozita e Bashkuar e detyroi Rilindjen e Rames te pranojë zgjidhjen tonë për reformën zgjedhore”, u shpreh ajo.

Kur opozita e ka përmbushur të vetmen kërkesë nga Bundestagu, Kryemadhi thirrjen e ka për qeverinë të cilës i kërkon që të dorëzojë para drejtësisë vjëdhësit e votave.

“Pas dakordësimit për reformën i duhet kësaj qeverie që te mos mbaj peng të ardhmen e vendit. Duhet të zbatoje 8 kushtet e tjera të Bundestagut, mes tyre vënia në pranga të të korruptuarve”, vijoi kryetarja e LSI.

E bindur se vendi do të ketë një proces të afërt zgjedhor, thirrjen e ka për një bashkim kombëtar përballë Edi Ramës. Partitë opozitare krahas angazhimit të tyre në tryezën e reformës zgjedhore dhe Këshillin Politik i kanë bërë thirrje strukturave të bëhen gati për zgjedhje. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono