korce

KORCE-AKSIDENTI-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
G. P.13:11 | 16/08/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçes ditën e sotme ku një 3 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, fëmija me iniciale J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.
Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

MUZEU-I-GJON-MILIT-1280x720.jpg
G. P.17:44 | 13/08/2018

Mjeshtëria e Gjon Milit do të prezantohet në një muze të vetëm që tashmë është në proces muzealizimi. Në ndërtesën e njohur si shtëpia e rumunëve në Korçë do të ekspozohen 240 fotografi.

Një muze për shqiptarin që revolucionoi artin e fotografisë, duke fiksuar në celuloid lëvizjen. Ndërtesa e ndodhur në qendër të Korçës e njohur si shtëpia e rumunëve, do të jetë shtëpia artistike e Gjon Milit.

Restaurimi është mbyllur. Ai është i organizuar në tre mjedise, ku më përfaqësuesja do të jetë ajo që i dedikohet shpikjes së shekullit, siç u quajt në vitet ‘30, fotografimi stroboskopik.

Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Korçë, Larisa Katundi: “Është dhoma më dritë dhe dhoma e errët që shpjegojnë teknologjinë e elementit stroboskopik, i përshtatur në teknologji bashkëkohore”.

Njohja me artin e Gjon Milit do të vijë përmes 240 fotografive.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Korçë,  Gjergj Koki: “Është blerë e drejta e autorit nga fmailja e Gjon Milit dhe Revista Times, nga Ministria  e Kulturës dhe Bashkia e Korçës. Ato janë formate dixhitale në xham dhe më pas do të riprodhohen në dimensionet përkatëse. Nuk është vlera te fotografia fizike, por te dokumentimi dhe ruajtja e saj në filma xhami”.

Muzeu i kapërcen kufijtë e një vlere kombëtare. Gjon Mili është një artist ndërkombëtar. Familja e tij emigroi kur ai ishte 5 vjeç në Rumani e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas diplomimit si inxhinier elektrik përkushtimi i tij ishte fotografia.

U bë i pari që përdori fleshin elektronik dhe dritën stroboskopike. Punoi për vite si fotoreporter për revistën “Life” dhe hyri në histori përveç se para aparatit të tij pozuan më të rëndësishmit e periudhës në të cilin jetoi si Frank Sinatra, Alfred Hitchcock, Igor Stravinsky apo Sophia Loren por edhe si njeriu që fotografoi Pablo Picasso-n duke pikturuar me dritë. /abcnews.al

GRABITJA-NE-KORCE-MBULIM.mpg_snapshot_00.25-1-1280x711.jpg
G. P.08:18 | 13/08/2018

Mbrëmjen e djeshme në Korçë 4 shtetas të maskuar kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

ZJARREFIKESET-NE-KORCE-1280x720.jpg
ent ela12:56 | 09/08/2018

Bashkia e Korçës dhe ajo e Maliqit kanë blerë zjarrfikëse të reja për shkak të rrezikut nga zjarret në këto temperatura të larta. Megjithatë sipas specialistëve reshjet e shiut, që kanë rënë gjatë muajit korrik e kanë ulur riskun.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë kaluar në gjendje gatishmërie shërbimin zjarrfikës të bashkive të Qarkut të Korçës. Korça dhe Maliqi kanë blerë mjete të reja zjarrfikëse, ndërsa Bashkia e Devollit ka ende në përdorim një mjet të vitit 1966.

Juglindja konsiderohet ndër zonat me rrisk të lartë për shfaqjen e zjarreve në pyje dhe kullota edhe pse këtë verë nuk janë evidentuar zjarre të përmasave të mëdha.

Reshjet e rëna gjatë Korrikut kanë rritur nivelin e lagështisë së tokës, duke zvogëluar rrezikun e shpërthimit të vatrave masive.

Koço Çiço, shef i shërbimit zjarrfikës, Korçë: “Po të dalim jashtë qytetit, qoftë në pyll, apo kullota, bari është akoma jeshil, po kjo nuk do të thotë që ne jemi me mendje të fjetur. Gatishmia në mjete e njerëz është e mirë për të përballuar çdo situatë që mund të na paraqitet”.

Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës  pranë Bashkisë Korçë efektivët e këtij shërbimi si edhe logjistika janë në gatishmëri për çdo sinjalizim. Ndërkohë që janë zhvilluar takime me përfaqësues të njësive administrative në lidhje me rrjetin e sinjalizimeve që evidenton dhe përcjell informacion mbi vatrat e zjarrit. Aktualisht, sipas raportimeve nga njësitë vendore, zona e Korçës nuk është e rrezikuar nga zjarret që mund të shkaktohen nga temperaturat, por mbeten problematike, zjarrvëniet e qëllimshme. Me ndarjen e re administrative, Shërbimi Zjarrfikës funksionon tashmë në bazë Bashkie çka bën të mundur një reagim më të shpejtë, duke evituar pasojat e rënda, si për qytetarët, ashtu edhe për mjedisin. /abcnews.al

 

HETIMI-TATIMOR-MBULIM-1280x720.jpg
ent ela11:57 | 06/08/2018

Organet e hetimit tatimor po vazhdojne kontrollojne subjektet që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë. Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar subjekte që nuk kanë qenë të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon për shitjet e kryera.

Pesë subjekte, një te “Pazari i ri” në Tiranë, një te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës, një në Tushemisht të Pogradecit dhe dy në Korçë janë bllokuar për 30 ditë dhe janë penalizuar për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor për herë të dytë.

Po ashtu dy subjekte të tjera, një në Korçë dhe një Golem të Durrësit, të cilat ushtronin aktivitet pa u licensuar, janë bllokuar nga Organet e Hetimit Tatimor deri në regjistrimin e tyre si biznese. /abcnews.al

KONFINDUSTRIA-PER-RRUGET.mpg_snapshot_00.15.jpg
G. P.15:22 | 05/08/2018

Sistemi rrugor në Shqipëri është në gjendje shumë të vështirë. Është ky konstatimi i Konfindustrisë e cila në njoftimin për shtyp sjell një përmbledhje të situatës së rrugëve në jug-lindje të vendit.

Dy zona të rëndësishme të Shqipërisë pothuajse janë të shkëputura nga pjesa tjetër e vendit. Shqetësimi i Konfindustrisë është për rrugën Korçë-Përmet ku duke iu referuar të dhënave tëardhura nga bizneset e zonës, qarkullimi i mjeteve pothuajse është ndalur.

Pasojat janë të rënda për ekonominë, turizmin, bizneset dhe mirëqënien e qytetarëve-raporton konfindustria në njoftimin për shtyp.
Më konkretisht 30 km në rrugën kombëtare 3 Urat–Përmet duke filluar nga pika kufitare hyrese me Greqinë janë të shkatërruara në pjesë të shumta të saj duke u shndrruar në rrezik edhe për sigurinë e jetës –shkruan Konfindustria sipas së cilës shkëmbimet tregtare, turizmi, lëvizjet e biznesit dhe qytetarëve në këtë rrugë dhe me Greqinë janë praktikisht të ndalura.

Për qeverinë aksi rrugor Tri Urat deri në Përmet është në axhendën e investimeve që duhet të realizohen në mandatin e dytë qeverisë. Ky është një projekt i përbashkët me delegacionin Europian./abcnews.al

ok-heli-1280x720.jpg
G. P.11:07 | 05/08/2018

Një helikopter i një shoqërie private, është përplasur me një pemë dhe për pasojë ka bërë ulje të detyruar. Ngjarja ndodhi në periferi të Korçës.
Helikopteri ka fluturuar ulët dhe për pasojë u ndesh me pemën.

Ai u rrëzua në shesh pushim në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës” pranë Unazës së Korçës.

Helikopteri ishte prenotuar për marrjen e një nuseje dhe bashkë me pilotin ishte edhe dhëndri.  Nuk ka të dëmtuar nga ekuipazhi i helikopterit, kurse policia nisi hetimet për ngjarjen./abcnews.al

 

BLLOKOHET-MISHI-MBULIM.mpg_snapshot_00.10-1-1280x760.jpg
G. P.16:13 | 02/08/2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë 6 tonë e 323 kg mish të ngrirë, për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti.
Përveç kësaj, subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit dhe faturën tatimore. Kjo sasi u gjet ne dyqanin e Mirela Dvoranit, e cila u gjobit me 600 mijë lekë, si dhe iu ndalua aktiviteti. Në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte të tjera mishi, të paketuara, por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues. “Mish i ngrirë” 1100 kg, stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100 kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji, që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues./abcnews.al

korceee.jpg
G. P.13:42 | 31/07/2018

Autori që plagosi një person para bashkisë së Korçës u la në burg. Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 48-vjeçarin Gazmend Agolli.

Ai akuzohet se qëlloi me armë të shtunën 38-vjecarin Erjon Hoxhallari. Për personin tjetër të përfshirë në konflikt Daniel Morava, gjykata, sipas kërkesës së prokurorisë, caktoi masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Të njëjtën masë sigurimi personal dha gjykata edhe për Erjon Hoxhallarin, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e Gazmend Agollit./abcnews.al

korcaaaa.jpg
G. P.10:04 | 29/07/2018

Dy janë autorët e ndaluar për plagosjen me armë që ndodhi pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës. Edhe i plagosuri është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Blutë e Korçës kanë ndaluar edhe autorin e dytë të dyshuar për plagosjen me armë që ndodhi pasditen e së shtunës para bashkisë së qytetit. Në pranga përfundoi edhe 38-vjeçari që mbeti i plagosur për moskallëzim krimi.

Në sherrin që ndodhi fare pranë komisaritatit të Korçës u perfshinë Daniel Morava, 43 vjeç, Gazmend Agolli, 49 vjeç dhe Erjon Hoxhallari. Ky i fundit u qëllua me pistoletë.

Ai u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, por sipas mjekëve, plagët që mori nuk e rrezikojnë për jetën.  Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes Daniel Moravës.

Në njoftimin e Policisë së Korçës thuhet se shkak për ngjarjen u bë një konflikt për motive të dobëta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono