korca

minatoret-ne-proteste.jpg
G. P.11:02 | 23/05/2019

Ndërsa në parlament pritet të miratohet projektligji për minatorët dhe metalurgët, minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit dolën në proteste para Prefekturës.   Syrja Ruci, kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës tha se “po na gënjejnë për statusin, ne kërkojmë të drejtat tona”.

Ruci tha se vetëm vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale dhe ilaçet nuk rimbursohen. Ata pretendojnë që projektligji në parlament nuk plotëson kërkesat e tyre, ndaj do të përshkallëzojnë protestat deri në grevë urie./ABC News Albania 24/7

policia-naten-800x450-1-696x392.jpg
G. P.21:21 | 15/05/2019

Një oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Korçës është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas një njoftimi zyrtare, E,S., 39 vjeç, akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë. KLapja e tij u krye pas një denoncimi mediatik./abcnews.al

basha-2.jpg
Sej rie16:53 | 08/05/2019

Opozita është e bindur se zgjedhje në 30 Qershor nuk do të ketë. Nga Korça e Devolli, ku u takua me qytetarët, Lulzim Basha përsëriti se vendit i duhet qeveri tranzitore.

Fushata e partisë Demokratike është përqendruar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi të tjera zgjedhje nuk do ketë garanton kryedemokrati Lulzim Basha.

Nga Korça në Devoll, kryetari i Partisë Demokratike përsërit se beteja nuk mbaron me largimin e Edi Ramës.

“Është vetëm fillimi. Me largimin e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, krijohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Për Lulzim Bashën mazhoranca e vërtetë politike morale dhe numerike e Shqipërisë është Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Ditën e mbylli me një surprizë siç e quan ai pritjen që i bën elbasanasit në kthim./ABC News Albania 24/7

ardian-takaj-1280x715.jpg
G. P.22:19 | 07/03/2019

Vendimi i arbitrave për të bojkotuar kampionatin është mbështetur nga presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj. Ai tha për TV Klan se ishte vetë situata e krijuar me dhunën e ushtruar ndaj Eldorian Hamitit në sfidën Kamza – Laçi që shkaktoi këtë situatë.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: Është e drejtë e arbitrave që ta kërkojnë me këtë situatë dhe këtë që ndodhi. Mua më vjen mirë ta kërkojnë dhe ta kërkojnë deri në fund, sepse është shumë e rëndësishme edhe për futbollin shqiptar.

Për presidentin e Skënderbeut mungesa e policisë në ambientet e brendshme të stadiumit la pasoja që në fillim të kampionatit pikërisht në një ndeshje të zhvilluar në Korçë.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: Shenjat kampionati i dha që në javën e parë, në Korçë dhe e dinim dhe e kemi paralajmëruar dhe e kemi kërkuar që të kthehet policia. Ne duam që të zgjidhet situata një orë e më parë. Të bëhet një ligj i ri për njerëzit që hyjnë në fushat e futbollit.

TV Klan kontaktoi edhe me përfaqësues të klubeve të tjerë të  Superligës, si Partizani, Kukësi, Tirana, etj të cilët nuk pranuan të prononcoheshin për situatën e krijuar në futbollin shqiptar.

Tv Klan

dita-e-veres.jpg
G. P.15:51 | 01/03/2019

Në Korçë ikja e dimrit është festuar sipas riteve tradicionale. Banorët natën kanë ndezur zjarret si simbole të ndërrimit të stinëve.

Në Korçë, stina e ftohtë ka mbaruar. Dimri për korçarët, në mënyrë simbolike, largohet ditën e fundit të Shkurtit. Dita e parë e stinës së re, është festuar në çdo shesh dhe rrugicë të qytetit, ku të gjithë bashkë, fëmijë dhe të rritur kanë ndezur zjarret tradicionale të kësaj feste pagane, që nga shekujt vjen si Dita e Verës.

“Të tërë kontribuojmë si lagje dhe bëjmë një zjarr, domethënë për të larguar dimrin e fortë, dimrin e acartë”.

Kapërcimi i zjarreve, që mbart simbolikën e purifikimit dhe largimit të së keqes është pjesë e ritualit të festës, tradita e së cilës përcillet e pandryshuar ndër breza.

“Çdo vitet e tjera, edhe këtë vit, shyqyr Zotit që na mbajti koha e mirë, ta festojmë.”

Edhe pse festë pagane, 1 Marsi në Korçë njihet si festa e besimtarëve ortodoksë. Në juglindje Dita e Verës festohet në dy data, 1 dhe 14 mars, që është edhe dita zyrtare e kësaj feste./abcnews.al

skender-gega-1.jpg
G. P.14:40 | 26/01/2019

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, është i kënaqur me fitoren në Korçë, ndërsa diskuton shanset e ekipit të tij për titull. Esat Mala mbetet lojtar vendimtar për kryeqytetasit

Nuk mund të dyshohet se këtë fitore e priste si ujët e paktë. Edhe pse objektivi i vetëm është titulli, sërish trajneri Skënder Gega e donte një fitore ndaj Skënderbeut, dhe padyshim që u lumturua shumë, aq më tepër që u arrit në Korçë. Kryeqytetasit kishin dy vjet pa suksese me kampionët, ndërsa goli i Malës i dha qetësinë në krye, si dhe duket se e largoi shumë Skënderbeun nga pretendimet për të mbrojtur titullin. Sidoqoftë, Gega nuk është një trajner që entuziazmohet para kohe. Jo vetëm kaq, por trajneri nuk ndan mendimin se Skënderbeu tashmë është pa shpresë.

Partizani nuk doli pa pasoja nga Korça. Ardit Hila u dëmtua duke nxjerrë shpatullën dhe do të mungojë ndoshta 4 javë, po ashtu tifozët janë ende të shqetësuar që ekipi vazhdon të fitojë minimalisht, duke shënuar vetëm nga një gol. Po ashtu, lojtari i rëndësishëm Lorenc Trashi nuk do të luajë në ndeshjen tjetër të Superligës ndaj Kamzës, pasi doli me të kuq. Gjithsesi, Gega nuk duket i shqetësuar. Autori i golit, Esat Mala, është padyshim një ndër protagonistët e sezonit. Ai ka shënuar katër herë, dhe të gjitha kanë qenë rrjeta me peshë, si ndaj Kukësit, Tiranës, Luftëtarit në Gjirokastër dhe tani Skënderbeut. Tri fitore e një barazim ka marrë Partizani nga golat e lojtarit ofensiv që, ndoshta, në verë mund të largohet nga Superliga./abcnews.al

49204753_1958593980928392_2210350746463895552_n.jpg
ent ela09:11 | 25/12/2018

Një defekt në  transformatorin e nënstacionit të Korçës ka lënë pa energji  disa lagje të qytetit dhe disa fshatra.

Pa energji elektrike ka mbetur edhe Voskopoja, Vithkuqi, Voskopi dhe fshatrat e fushës së Korçës.

Prej mbrëmjes së djeshme mungon energjia edhe në Devoll. Mësohet se defekti në transformator ka ardhur si pasojë e motit të keq. /abcnews.al

skenderbeu-1.jpg
G. P.21:15 | 16/12/2018

Skënderbeu i ka bërë rrugë humbjet në Superligë, madje edhe kur luan në fushën e vet. Kështu i ndodhi edhe në ndeshjen e fundit me Luftëtarin, duke pësuar disfatë me shifrat 3-2. Kampionët kaluan të parët në epërsi me anë të Bregut që në minutën e 10-të, por gjirokastritët përmbysën gjithçka në fare pak minuta.

Në minutën e 25-të, Bregu barazoi sërish rezultatin dhe u desh të pritej fundi i ndeshjes që të shënohej goli vendimtar. Luftëtarit i erdhi në ndihmë arbitri që akordoi një penallti tepër të dyshimtë për miqtë. Nga pika e bardhë nuk gaboi sulmuesi Shkurtaj që vulosi rezultatin 3-2.

Kjo ishte humbja e pestë e Skënderbeut këtë sezon, diçka tepër e habitshme për një ekip që ka arritur të mundë dy herë Partizanin kryesues. Korçarët kanë zbritur në vendin e katërt, me me shumë gjasë mund të kalohen edhe nga Laçi e Flamurtari. Luftëtari, ndërkaq, u ngjit mbi Tiranën me 16 pikë, dhe ka më shumë shpresa për mbijetesë në Superligë./abcnews.al

KORCA-ME-AEROPORT-1280x720.jpg
ent ela15:46 | 05/12/2018

Autoritetet vendore në Korçë janë prezantuar detaje të një investimi prej 25 milionë eurosh. Bëhet fjalë për ndërtimin e një aeroporti civil në këtë gjurmët e atij që ka ekzistuar 93 vite më parë.

Një aeroport civil pas 93 vjetesh në Korçe. Faza studimore e projektit për ndërtimin e aeroportit, parashikuar të ndërtohet në gjurmen ekzistuese të aeroportit të Lumalasit, ka përfunduar.

Detajet e investimit, që shkon në 25 milionë euro, janë prezantuar në një takim me aktorë të pushtetit vendor dhe qendror.

Vitin e ardhshëm, pritet të ngrihen nga pista e Lumalasit avionët e vegjël, sportivë dhe turistikë, ndërsa perspektiva synohet të përfshijë edhe fluturimet ndërkombëtare.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari: Bëhet fjalë ëpr një projekt madhor me rëndësi strategjike që jep ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Shqipërisë.

Funksionimi i aeroportit në Juglindje, do të ketë impakt për zhvillimin e turizmit, duke e bërë rajonin të konkurueshëm me vendet fqinje.

Sotiraq Filo, kreu i bashkisë Korçë: Ajo që kemi për detyrë është t’u lehtësojmë aksesin vizitorëve potencialë që duan të vizitojnë dhe vijnë në rajonin tonë dhe ndërtimi i aeroportit i shërben këtij qëllimi.

Aeroporti i Lumalasit, vetëm gjashtë km larg qytetit do të ketë pronësi shtetërore, ndërsa shfrytëzimi, mirëmbajta dhe menaxhimi, diskutohet të bëhen nga sektori privat. Projekti parashikon realizimin e 200 fluturimeve dhe transportin e 20 mijë pasagjerëve. Në fillim të viteve ‘20 të shekullit të kaluar në Korçë funksiononin tre aeroporte. Fluturimet e para civile nga aeroporti i Lumalasit, që ishte më i madhi, nisën në vitin 1925 dhe vijuan deri në 1944. Më pas pista u përdor vetëm për qëllime ushtarake. /abcnews.al

MBULIM-KONSULLATA-GREKE-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.39-1280x699.jpg
G. P.20:30 | 31/10/2018

Prej tre muajsh, Konsullata e Përgjithshme Greke në Korçë, ka mbetur pa konsull. Georgios Alamanos, i cili mbajti detyrën e konsullit për një periudhë tre vjeçare, u largua nga detyra pas mbarimit të mandatit në korrik dhe ende Ministria e Jashtme Greke, nuk po emëron konsullin e ri. Mungesa e konsullit, ka pezulluar disa shërbime për qytetarët, si dhe procedurat për marrjen e shtetësisë greke, të cilat janë kompetencë e kreut të përfaqësisë diplomatike. Ndërkohë, konsullata, e cila ofron shërbime për banorët e të gjithë Qarkut të Juglindjes, vijon normalisht dhënien e vizave të punës dhe bashkimet familjare. Burime nga Kosullata greke bënë të ditur se dorëheqja e ministrit të Jashtëm Kocias, e ka shtyre në kohë plotësimin e vakancës së konsullit të përgjithshëm të Korçës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono