kopertina

SALVINI-TIME-1280x720.jpg
ent ela11:47 | 14/09/2018

Ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini është zgjedhur nga e përjavshmja amerikane “Time”, për kopertinën e numrit më të fundit. Sipas gazetares që e intervistoi, Salvini është zgjedhur si fytyra e re e Europës.

E përjavshmja amerikane Time i ka dedikuar kopertinën e saj Mateo Salvinit, i zgjedhur për të përfaqësuar fytyrën e re të Europës. Në intervistën e gjatë për gazetaren Vivien Uolt, ministri i brendshëm Italian Salvini u shpreh se po punon për të rivendosur shpirtin europian që ëshët tradhtuar nga ata që qeverisin Bashkimin Europian. Artikulli prek tema si emigracioni, punësimi, marrëdhëniet mes Romës he Moskës si dhe lëvizjen e re populiste të themeluar nga ish-strategu i Presidentit Amerikan Tramp, Stiv Benon. Në temën e Russiagate, Salvini u rreshtua në mbrojtje të kreut të Shtëpisë së Bardhë duke deklaruar se lajmet e rreme shpërndahen 24 orë në 24.  /abcnews.al

tess.jpg
G. P.20:08 | 30/08/2018

Tess Holliday ka heshtur kritikët me debutimin e saj në koperinën e revistës prestigjoze Cosmopolitan. Ajo bëri bujë me këtë dalje për shkak se zakonisht nëpër kopertina vendosen vetëm modele të ngjashme me engjëjt e Viktoria Secret.

Modelja e përmasave të mëdha shpeshherë ka rënë prë e komenteve negative në profilet në rrjetet sociale për shkak të peshës së saj. Për këtë arsye ajo ndërmori një fushatë të quajtur #effyourbeautystandards, për të shpërndarë mesazhe pozitive dhe nxjerrjen në pah të standarteve të dyfishta për bukurinë femërore.

Për daljen e saj në revistë ajo u shpreh shumë e emocionuar duke thënë: “Nuk më besohet që jam pjesë e kopertinës. Nëse do të kisha parë një vajzë të përmasave të mia në këto lloje revistash kur isha e vogël, jeta ime do të kishte ndryshuar”.

Fansat e kanë mirëpritur këtë numër të revistës si hapin e duhur ndaj drejtimit të manifestimit të bukurisë femërore në të gjitha drejtimet. Shumë njerëz kanë shprehur se modele të tilla duhen parë më shpesh nëpër revista për të nxjerrë në pah diversitetin e asaj se ç’ka do të thotë të jesh e bukur./abcnews.al

vlcsnap-error653-1280x719.jpg
us er19:49 | 09/01/2018

Suksesi i tenorit shqiptar Saimir Pirgu vazhdon. Janari i 2018-s e gjeti ne kopertinën e revistës së njohur zviceriane “Musik&Theater”. Ndërkohë që kritika vlerëson maksimalisht tenorin Saimir Pirgu për rolin e Pinkertonit tek “Madame Butterfly”, shfaqja e fundit do të jetë mbrëmjen e së mërkurës./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono