kontrolli

MBULIM-NSA-PROGRAMI.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
ent ela16:05 | 05/03/2019

NSA, një nga gjencitë federale të fuqishme të shërbimit amerikan të inteligjencës, i ka dhënë fund programit të kritikuar, i cili pas atentateve të 11 shtatorit 2001, kontrollon dhe analizon telefonatat dhe mesazhet e miliona amerikanëve. Lajmi është konfirmuar nga Nju Jork Tajms, duke theksuar se si praktika ka shkaktuar reagime të ashpra vitet e fundit për sa i përket shkeljes së privatësisë. /abcnews.al

988470643_B9718388381Z.1_20190128152500_000_GKFCS82F3.1-0.png
ent ela08:41 | 29/01/2019

Policia në Moutiers të Francës ka vënë në pranga një të ri shqiptar, të akuzuar për trafikim droge. Në një komunikatë për media policia bën të ditur se: Nga kontrolli i kryer në Moutiers në fund të Shtatorit 2018 nga xhandarmëria dhe qentë e skuadrës PSIG, u vu re se një fuçi kishte lënëdë narkotike.

Më pas në saj të hetimeve policia mundi të arrijë të zbulojë ekzistencën e një grupi të organizuar i cili vepronte në disa zona të Parisit si dhe në Moutiers eTarentaise. Por pas këtyre hetimeve me 22 Janar policia ne saj të një operacioni bastisi në vendbanimin e trafikantëve.

Pjesë e grupit ishte edhe një shqiptar, të cilit gjatë momentit të arrestimit kishte me vete 80 gram heroinës dhe gati 900 euro. Nga kërkimet e mëtejshme u zbuluan edhe 230 gram kokainës, 600 gram kanabis dhe 1000 euro, raportojnë mediat franceze.

Në një seancë gjyqësore të mbajtur pasditen e 24 Janarit shqiptari u dënua me dy vjet burg. Pas përfundimit të dënimit ai do dëbohet drejt Shqipërisë. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë nga Parisi janë lënë në paraburgim. Identitetet e asnjërit pere personave në fjalë nuk janë bërë të ditur./abcnews.al

elona-1280x647.jpg
ent ela21:01 | 19/01/2019

Moderatorja Elona Doro ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.

E pyetur nga moderatoret Aulona dhe Fatma se pse nuk bëri një dasmë të madhe, ajo u shpreh:

“Po sepse mua nuk më pëlqejnte të bëja një tapet të kuq. Dhe ashtu sikundër e bëra pata pak qefmbetje. Pati sepse më ngelën shumë persona pa ftuar. Unë e kuptova vetë sepse unë e nisa celebrim për 15 veta se aq lejoheshin. Pastaj me mik më lanë që të thirrja 50 veta e pastaj u bënë 100. Këtu tha kryetari i bashkisë mos e ekzagjero se je nga të parat që po e bën me kaq shumë veta, sepse zakonisht marrin dy persona. Por nuk e kisha planifikaur që të kërceja, por aty plasi shamia e beqarit. Pra çdo gjë doli jashtë kontrollit për mirë. Pasi thashë “Po” shkoj marr mikrofonin dhe them vetëm një kërcim me babin që të mos me ngelte pishman. Një valle këmi ne të dy që e kërcejmë kur na ftojnë nëpër dasma dhe të mos e kërceja këtë tek celebrimi im do të ishte peng shumë i madh. Por si u çuan të gjithë?! Dhe ashtu ikën më shumë se 5 orë”./abcnews.al

KRONIKE-POLICIA-RRUGORE-DRON.mpg_snapshot_00.22-1280x711.jpg
ent ela21:53 | 23/08/2018

Policia Rrugore vijon monitorimet me dron të qarkullimit në akset problematike të vendit. Vetëm në qarkun e Beratit droni pikasi 74 drejtues mjetesh në parakalime të gabuara, mosrespektim të distancës së sigurisë dhe mosrespektim të përparësisë në rrethrrotullime.

Segmentet rrugore ku në vijimësi ndodhin aksidente të rënda, të konsiderura si “njolla të zeza” nga ana e Policisë Rrugore, po monitorohen së fundmi edhe përmes dronit. Kjo mënyrë ka zënë në befasi dejtuesit e mjeteve që bëjnë parakalime të gabuara.

Gjatë ditës së enjte, kamera e dronit të Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore vëzhgoi akset problematike në qarkun e Beratit. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë monitorimit u vunë re të paktën 74 drejtues mjetesh në shkelje të Kodit Rrugor.

40 prej tyre janë ndëshkuar me masë administrative, ndërsa 34 janë dërguar në komision. Policia e Shtetit bëri me dije se monitorimi me dron do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit./abcnews.al

SISTEMI-I-RI-FATURIMI.mpg_snapshot_00.58-1280x683.jpg
G. P.12:09 | 17/08/2018

Ministria e Financave ka njoftuar se Administrata Tatimore do të aplikojë së shpejti një sistem të ri teknologjik të faturimit. Rreth 15 milionë euro do të financohet gjatë viteve 2018-2022 nga fondet e Buxhetit të Shtetit për ngritjen e këtij sitemi që parashikon ti japë fund evazionit fiskal dhe mashtrimi tatimor.

Një sistem i ri i faturimit do të aplikohet së shpejti nga administrata tatimore.Ky projekt synon krijimin e një sistemi on line të mbikqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale si për pagesat në cash për transaksionet biznes-konsumatorë, ashtu edhe për transaksionet biznes-biznes.
Sistemi i ri, ndryshe nga ai aktual i ndërtuar në vitin 2010, do të lidhet edhe me modulin aktual të manaxhimit të riskut në tatime e më pas edhe në dogana, për të mundësur një analizim më të thellë të përgjegjësive fiskale të subjekteve dhe transaksioneve individuale të bizneseve.

Sistemi aktual nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë. Në të njëjtën kohë, me sistemin aktual mungon një analize e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit; nuk identifikohen faturat e lëshuara në mënyrë elektronike biznes-biznes dhe faturat me blloqe për shkak të mos-deklarimit të shitësit dhe blerësit, elemente këto të domosdoshme për efektivitetin e punës së administratës tatimore.

Sistemi i ri i jep fund të gjitha këtyre mangësive duke mundësuar gjithashtu edhe mundësimin e plotësimit automatiktë formularëve që tatimpaguesit duhet të dorëzojnë pranë autoriteteve tatimore (librat e shitjes dhe blerjes, apo të para-plotësojë fusha të caktuara të deklaratës së TVSH). Në transaksionet B2B, do të jetë e mundur që blerësi të përcaktojë menjëherë nëse furnizuesi është me të vërtetë një pagues tatimor i TVSH-së./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-15-15h38m05s901-1280x699.png
G. P.15:39 | 15/08/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontrollin e deklarimit të pagave. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp kjo drejtori inkurajon tatimpaguesit për të deklaruar pagat reale të punonjësve të tyre.

Drejtoria e Riskut, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka filluar të marrë në analizë nivelin e deklarimit të pagave të punonjësve për profesione të ndryshme, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës. Nga këto analiza, është konstatuar se disa punëdhënës deklarojnë paga, për profesione të caktuara, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Për këtë arsye, DPT, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si dhe të reflektojnë në deklarimin real të pagave të punonjësve të tyre.
Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë këtë fenomen dhe për çdo parregullsi apo mosveprim korrigjues, do të vijojë me marrjen e masave që parashikon legjislacioni në fuqi./abcnews.al

oregon-armet-1280x717.jpg
ent ela13:47 | 06/03/2018

Në Oregon të SHBA do të ndalohet blerja apo mbajtja e armëve nga persona me të shkuar kriminale apo që kanë precedent për dhunë në familje. Ndërsa senati i Floridas ka miratuar një ligj që rrit moshën minimale për posedimin e armëve të zjarrit.

Oregon është shteti i parë amerikan që adopton një ligj lidhur me kontrollin e armëve pas masakrës së 14 shkurtit në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas ku u vranë 17 persona nga adoleshenti Nikolas Cruz. Ky shtet ka ndaluar blerjen dhe posedimin e armëve të zjarrit si dhe municioneve për personat që kanë precedentë për dhunë në familje dhe për ata qëi janë nënshtruar masave ndaluese. Projekti, i aprovuar nga parlamenti shtetëror, është shndërruar në ligj pas firmosjes nga guvernatorja demokrate Kate Brown.

Dispozita aktualisht shtrihet vetëm në studimet e rasteve të personave të cilët nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë të drejtën për posedimin e armëve të garantuar në nivel federal me amendamentin e dytë të Kushtetutës së SHBA. Ndërkohë, procedura parlamentare e këtij ligji kishte nisur para masakrës në shkollën e Floridës, nga e cila lindi një lëvizje, kryesisht aktive në mesin e studentëve, për kontrollin e armëve.

Gjithashtu edhe Senati i Shtetit të Floridas ka aprovuar një ligj të hënën për rritjen e moshës minimale për blerjen e një arme zjarri nga 18 në 21 vjeç. Me anë të këtij ligji, kërkohet një periudhë tre-ditore pritje për blerjen e armëve dhe ndalimi i shitjes ose posedimit të automatizuesve, gjë që mund të shndërrojë një armë gjysmë automatike në mitroloz.

Ndërkaq, sa i përket propozimit të presidentit amerikan për armatosjen e mësuesve nëpër shkolla, kjo mbetet akoma një temë diskutimi në Shtetet e Bashkuara dhe ende nuk është konkretizuar. /abcnews.al

vlcsnap-error742-1-1280x720.jpg
us er11:42 | 20/12/2017

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë Lezhë dhe policia bashkiake janë vendosur në terren për të mbajtur nën kontroll tregjet këtë fund viti. Shmangia e abuzimeve me çmimet si dhe eleminimi i tregjeve informale ka fokus kryesor gjatë kësaj periudhe. Përgjegjësja e kësaj zyre, Shpresa Alishani, thotë se konsumatorët duhet të kërkojnë ndërhyrjen e inspektorëve sa herë që konstatojnë abuzime me çmimet ndaj edhe kanë vendosur numra kontakti për qytetarët që duan të denoncojnë.  Kontrollet për shmangien e abuzimeve me çmimet do të vijojë deri në fund të vitit, por zyra për mbrojtjen e konsumatorit në Bashkinë Lezhe kërkon që qytetarët të shmangin blerjen e produketeve edhe aty ku mungon afishimi i çmimeve, pasi janë pikërisht këto pika që kanë edhe tendencën me të madhe për të abuzuar./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono