kontrolle

POLICIA-PER-FESTAT-E-FUNDVITTI.mpg_snapshot_02.05-1280x720.jpg
G. P.15:04 | 22/12/2018

Shefi i Rendit Publik në policinë e shtetit Albert Dervishaj detajoi planin e masave që do të merren për festat e fundvitit. Policia do të kalojë në shërbim të përforcuar në të gjithë vendin, ku vëmendja kryesore do të jetë sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe pikat e kalimit kufitar.

Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa policia thekson se ka kaluar në shërbim të përforcuar. Gjatë një deklarate për mediat Albert Dervishaj Shefi i Rendit në policinë e Shtetit pohoi se fokusi është sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe ato të qendrave tregtare.

Albert Dervishaj, shefi i rendit publik në Policinë e Shtetit: “Pikësynimi i këtyre masave është edhe analizimi i informacioneve që kanë të bëjnë me ngjarjet kriminale, me personat me precedentë kriminal. Me problematika të tjera të cilat janë të evidentuara gjatë kohës, me qëllim kapjen dhe identifikimin e personave autorë të veprave penale, të personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.”

Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kontrollet do të ushtrohen jo vetëm në akset kombëtare, por edhe në ato në bredësi të qyteteve.

“Sigurimi i akseve rrugore nga lëvizja e automjeteve, të cilat janë shtuar në këtë prag fundviti. Do të mbështeten shërbimet e kontrollit të territorit edhe me grupet e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë të Tiranës, të Shkodrës, të Fierit të cilat janë vënë në dispozicion të të gjitha strukturave vendore të policisë.”

Shefi i rendit nuk la pa përmendur edhe ndalimin e fishekzjarreve apo lëndëve piroteknike në pikat e pautorizuara.

“Parandalimi i përdorimit të fishekzjarreve në kushtet të pa lejuara nga ligji dhe nga aktet normative. Në zbatim të urdhërit të përbashkët të 3 ministrave: Ministrit të Brendshëm, Mbrojtjes, Financave dhe Ekonomisë, efektivat e policisë së shtetit në bashkëpunim me instuticione të tjera në kuadrin e task forcës së krijuar për këtë qëllimdo të ushtrojnë kontrolle në të gjitha objektet e licensuara që pordhojnë, tregotojnë apo mënyrën e përdorimit gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri.”

Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet rrezikut nga terrorizmi si edhe forcimit policor të pikave të kalimit kufitar./abcnews.al

dhimitraq-ziu.jpg
G. P.15:15 | 30/11/2018

Policia e Tiranës ka paralajmëruar tifozët që të mos shkaktojnë incidente në derbin e sotëm. Priten kontrolle të forta, sidomos për të mos lejuar që në stadium të hyjnë lëndë plasëse.

Është një nga ndeshjet me interesimin më të lartë. Edhe policia e di mirë sesa i rrezikshëm mund të bëhet hera-herës derbi i kryeqytetit, ndaj edhe synon të marrë të gjitha masat për të mos lejuar incidente. Një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me përdorimin e mundshëm të lëndëve plasëse, si kapsollat, në stadiumin “Selman Stërmasi” për ndeshjen e Superligës të orës 18:00, ndaj edhe bëhet një paralajmërim. Ai që flet është zv. drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

“I bëj thirrje të gjithë spordashësve të gjitha shërbimeve dhe qytetarëve që të qëndrojnë larg mjeteve piroteksnike. Mos të marrin guximin të afrohen në stadium me lëndë piroteknike, fishekzjarre. Po ashtu kemi porositur të gjitha shërbimet, në të gjitha rrugicat, në të gjitha rrugët ku do të kalojnë tifozët do të ushtrohet kontroll dhe do të mbahet kontroll për mbajtjen e fishekzjarreve”, tha ai.

Në “Selman Stërmasi” priten disa mijë tifozë, por për fat shumica dërrmuese do të jenë të Partizanit, ndërsa ultrasit e palës tjetër kanë deklaruar se nuk do të shkojnë. Tifogrupi “Tirona Fanatiks” bëri me dijë se do ta bojkotojë derbin për shkak se nuk dëshiron të jetë në inferioritet numerik në stadiumin që e quan shtëpia e tij. Policia pritet të marrë edhe masa të tjera të forta, në mënyrë që të mos ketë skena siç ndodhi në Korçë, në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, në javën e parë të Superligës./abcnews.al

MBULIM-MASAT-KUNDER-KAPSOLLAVE.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.15:28 | 28/11/2018

Një ditë pasi Ministria e Brendshme deklaroi se do të ndalohet importi dhe tregtimi i lëndëve plasëse, vjen reagimi i policisë së Tiranës e cila ka kryer kontrolle në dyqane dhe tregje, ku shiten lëndë plasëse dhe piroteknike. Policia thotë se janë sekuestuar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike. Sipas policisë, tek tregu çam tregtoheshin produkte piroteknike jashtë standardit të kërkuar. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë për të parandaluar ngjarje të rënda gjatë festave të fundvitit./abcnews.al

sander-llesh-1280x556.png
ent ela19:31 | 12/11/2018

Zv.ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, zhilloi një takim blic në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ky ishte takimi i parë i Lleshajt me strukturat e policisë vendore, ku përveç drejtori të qarkut Kastriot Skënderaj të pranishëm ishin 6 shefat e komisariateve të Tiranës, si edhe ato të Kavajës dhe Rinasit. Qëllimi i takimit ka qenë forcimi i goditjes së krimit në kryeqytet, pasi kohët e fundit ka ndodhur ngjarje të rënda, si vrasje apo plagosje. Burime nga brenda takimit pohojnë se zv.ministri i Brendshëm Lleshaj i ka kërkuar Drejtorit të kryeqytetit që të shtohen kontrollet në lokalet e natës, e po kështu duhet të identifikohen dhe të mbahen në monitorim personat që lëvizin të armatosur./abcnes.al

BARNAT-PA-RECETE-1-1280x720.jpg
ent ela10:37 | 26/10/2018

Që nga krijimi i Task-Forcës per kontrollin e barnave 204 subjekte kanë kaluar në sitën e inspektorëve të shëndetësisë.

90 prej tyre kanë rezultuar me shkelje administrative pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.

Për 79 farmaci Task-Forca i ka kërkuar Urdhrit të Farmacistit rishikim të licensës.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se; “Nuk do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve. Masat do të përshkallëzohen, jo vetëm gjoba por edhe heqje license për subjektet që shkelin rregullat”. /abcnews.al

1-3.jpg
ent ela09:35 | 26/10/2018

Në vetëm 25 ditët e fundit në pikat doganore të vendit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer në vendet e origjinës 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta.

Përmes një njoftimi për shtyp AKU sqaron se në doganën e Durrësit ka bllokuar 45 ton oriz pa çertifikatë fitosanitare që vinte nga Spanja.

18 ton domate me vend origjinë Lituanin janë bllokuar në doganën e Qafë Thanës pasi u konstatua prezencë myku dhe produkte të kalbura.

Pas njoftimit të AKU-së kompania sqaron se e ka kthyer vetë këtë sasi domatesh pas mosmarrëveshjeve me blerësin.

Ndërsa në pikën doganore të Hanit të Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë qe vinin nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjine, Hungarinë.

Të dy ngarkesat ishin afër afatit të skadencës. /abcnews.al

 

pistoleta-1280x703.jpg
ent ela11:00 | 24/10/2018

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person që dyshohet se ka qëlluar në ajër në lagjen “Perash” Shkodër. Arrestimi i 39 vjeçarit Fatjon Bajami, u bë pas kontrollit në një lokal, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

Njoftimi i Policisë

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe atyre në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Gjatë kontrolleve, Policia arreston në flagrancë një 39 – vjeçar, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Shkodër, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

Fatjon Bajami, 39 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /abcnews.al

2d8e0410-da56-440e-881f-57d42242ab2a.jpg
ent ela09:39 | 24/10/2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.

Kështu gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon:

– operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU.

– të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

VLORE-AKSION-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela11:53 | 21/10/2018

Policia e Vlorës po vazhdon kontrollet e shpeshta gjatë natës nëpër lokalet e qytetit dhe nëpër rrugët e saj. Kapja e personave në kërkim dhe personave të armatosur është qëllimi parësor në aksione të tilla. Sipas të dhënave të gazetarit të ABC News janë kontrolluar të gjitha lokalet që ishin hapur gjatë orëve të natës si dhe mjetet në lëvizje. Nga informacione të deritanishme mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici si dhe janë gjetur pistoleta brenda ambjenteve të kafeneve./abcnews.al

RISHIKIM-LICENSESH-SE-FARMACISTEVE-MBULIM.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.14:17 | 19/10/2018

79 farmacive në vend do tu rishikohet licensa. Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë Urdhërit të Farmacistit, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në terren ka konstatuar se tregtonin barna pa recetën e mjekut, pa pullën e kontrollit apo nuk respektonin kushtet e ruajtjes dhe tregtimit të tyre. Ministria e Shëndetësisë thotë se akualisht janë kontrollur 158 farmaci në të gjithë vendin. Ndërkohë, task-forca do të vijojë të monitorojë të gjithë rrjetin e hapur farmaceutik për të garantuar siguri në tregtimin e ilaçeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono