kontroll

brace-1280x703.jpg
ad min15:30 | 03/08/2019

Bizneset që sfidojnë ligjin, i pret burgu. Është ky paralajmërimi i zv. kryeministrit Eriona Braçe, pas një kontrolli në pompat e naftës në Porto-Romano. Braçe, i shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Brahimaj, tha se aksioni anti-informalitet nuk njeh miq.

Për të treguar se qeveria e ka seriozisht luftën e saj kundër informalitetit, zv/kryeministri Erion Braçe ka vendosur që në vend të pushimeve t’i trokasë në derë çdo abuzuesi. Nisi me bllokimin e kompleksit “Taivan” dhe po vijon me bllokimin e çdo biznesi që nuk lëshon kupon tatimor. Qendra e sulmit të qeverisë kanë qenë tregtarët e karburanteve, biznesi që sipas qeverisë , ka edhe detyrimet më të mëdha në buxhetin e shtetit.

Nga depozitat e naftës në Porto Romano, Braçe kishte vetëm një kërkesë kur bëhej fjalë për operatorët në treg, Respektimin e ligjit.

Janë mbi 2000 mijë pompa që sipas qeverisë duhet të kalojnë në regjim automatik dhe që do të pumbosen për t’i dhënë fund abuzimit.  Për të gjithë ata që do të vazhdojnë të sfidojnë ligjin dhe shtetin, numri dy i qeverisë paralajmëroi se i prêt burgu.

Asnjë qytetar nuk duhet të paguajë karburant nëse nuk pajiset me kupon tatimor. Kjo ishte kërkesa që Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dha për të gjithë qytetarët duke paralajmëruar  kontrolle të rrepta tek operatorët në tregun e hidrokarbureve.

Aksioni i qeverisë anti-informalitet pas urdhrit të Kryeministrit është shtrirë në të gjithë vendin, ku janë bllokuar biznese në fushën e hoteleri-turizmit dhe pika të tregtimit të hidrokarbureve./ABC News Albania 24/7

karburante.jpg
ad min15:08 | 01/08/2019

Karburantet do të jenë në kontroll të rreptë nga administrata tatimore. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Brahimaj, tha se aksioni kundër informalitetit do të ndalet në sektorin e hidrokarbureve dhe se pa kupon tatimor nuk do të ketë furnizim me karburant.

Pa kupon tatimor nuk ka karburant!  Në lupën e tatimeve përgjatë të gjithë muajit Gusht do të jetë sektori i hidrokarbureve. Aksioni, bën të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Brahimaj, merr shkas nga abuzimet e konstatuara kohët e fundit.

Përgjate Korrikut, tatimet janë ndalur në 1933 biznese të mëdha, në fushën e hidrokarbureve, ndërtimit dhe hotelerisë. 803 prej tyre kanë rezultuar me shkelje. Drejtoresha e Përgjithshme tregon se mbi 30 raste janë referuar në prokurori.

Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të luftës kundër informalitetit vijoi inspektimet në terren. Denaj i shprehu mbështetjen bizneseve të rregullta dhe luftë të përditshme paligjshmërisë./ABC News Albania 24/7

d.jpg
ad min09:08 | 02/07/2019

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e autoriteteve italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Siç shkruajnë mediat, arrestimi 30-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u bë pas hetimeve të policisë në lidhje me trafikun e drogës në Tricesimo.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën 800 gramë kokainë. Gjithashtu aty fshiheshin peshore dhe mjete të tjera që shërbejnë për ndarjen e drogës në doza. Siç mësohet, i riu jetonte prej kohësh në Itali.

Autoritetet e sekuestruan lëndën narkotike, e cila për shkak të cilësisë mjaft të mirë, pasi të ndahej në doza, pritej të sillte fitime deri në 600.000 euro për shqiptarin./abcnews.al

voltana-ademi.jpg
ad min11:27 | 18/06/2019

Uniformat blu kanë veshur petkun e një bande në Shkodër. Akuza i bëhet nga qytetarja e parë e Shkodrës Voltana Ademi referuar përplasjeve të dy ditëve të fundit për lirimin e ambienteve të KZAZ.

“Deri më tani  nuk ka asnjë urdhër, ata veprojnë në bazë të urdhrave kriminale politike të kryeministrit të shqipërisë”, tha Ademi.

Nëse nuk i përgjigjen kërkesës zyrtare që i kanë dërguar Policisë së Shtetit dhe konkretisht Drejtorisë Vendore të Policisë që të mbështesë në lirimin e hapësirave të cilat shërbejnë si KZAZ, bashkia Shkodër paralajmëron se nuk do të vonojë kundërpërgjigja.

“Policia duhet të veprojë sipas ligjit, përndryshe pastaj, gjithsecili prej nesh do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, administrative për tu përballur me atë që është e jashtëligjshme, qofshin ata edhe punonjës të policisë së shtetit. si qytetare dhe kryebashkiake e bashkisë së Shkodrës jam e gatshme të udhëheq të gjithë qytetarët për të mbrojtur qytetin e vet”, deklaroi ajo.

Kryebashkiakja e Shkodrës sqaron se ka informuar të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje. Si drejtuesja e qeverisë vendore në kryeqendrën e veriut thotë se do të zbatojë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./ABC News Albania 24/7

putin-ne-rusi.jpg
ad min09:15 | 02/05/2019

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kthyer në ligj një masë të re që synon të zgjerojë kontrollin qeveritar në internet. Kritikët kanë paralajmëruar se ligji i ri, i nënshkruar nga Putini më 1 Maj dhe i publikuar në faqen e Kremlinit, do të mundësojë censurën në disa pjesë të internetit.

Përveç gjërave të tjera, masa e re u kërkon ofruesve të shërbimeve të internetit që të instalojnë pajisje për të drejtuar trafikun rus përmes serverëve të këtij shteti.

Mbrojtësit e internetit kanë thënë se një gjë e tillë do t’iu mundësojë agjencive ruse të inteligjencës që të vëzhgojnë më shumë  dhe autoritetet shtetërore do të kenë më shumë hapësirë për të kontrolluar informacionin.

Megjithatë, Kremlini dhe aleatët e tij në parlament kanë mbrojtur këtë legjislacion si masë nëse SHBA dëshirojnë t’i pamundësojnë Rusisë qasjen në internet./ABC News Albania 24/7

policia-6.jpg
ad min09:03 | 17/04/2019

Pesë persona janë vënë në masën e arrestit nga Gjykata e Laçit pas operacionit  “Kolaudimi” . Sipas policisë, dy persona janë shpallur në kërkim dhe janë në masën e sigurisë arrest me burg. Kurse dy persona janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe personi i pestë është në qeli.

Njëri nga personat e shpallur në kërkim është me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik në Laç. Sipas policisë, i gjithë grupi vepronte  tek pika e kolaudimit në Laç. Aty  kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit./abcnews.al

policiaa.jpg
ent ela11:34 | 05/04/2019

Mëngjesin e sotëm, policia ka ushtruar kontroll të befasishëm duke arrestuar në flagrancë 4 persona dhe proceduar kryeplakun e fshatit Nikel të Krujës. 

“Krujë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati.

Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar kontrollin e territorit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas:

-A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;

-A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.

Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:

-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;

-A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka  raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal”./abcnews.al

 

 

 

aksidenti-3-1280x711.jpg
ad min13:56 | 22/02/2019

Një 35-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Larushk të Fushë-Krujës, kurse në Burrel një nxënëse është në gjendje të rëndë dhe u dërgua me helikopter në psital në Tiranë.

Nxënësja u përplas nga një makinë pranë shkollës së saj në qytet. Kurse 35-vjeçarja E. Alushaj sipas policisë ka vdekur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas në një shtyllë në anë të rrugës. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që policia njoftoi se po heton për zbardhjen e saj./abcnews.al

qendra-shendetesore.jpg
ad min15:59 | 07/02/2019

Duket se situata me gripin dhe fruthin, sipas mjekëve nuk është më shqetësuese si para pak ditësh. Mjekët bëjnë me dije se situata është nën kontroll pasi qytetarët janë sensibilizuar duke bërë edhe vaksinat përkatëse.

Situata me gripin dhe fruthin sipas mjekëve specialistë është nën kontroll, pasi gjatë këtyre ditëve nuk ka patur raste të shtuara pacientësh nëpër qendrat shëndetësore. Sa i përket fruthit mjekët thonë se pas sensibilizimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët, rastet janë më të pakta.

“Realisht nuk kam pasur asnjë rast të dyshuar me fruth, veç rasteve që unë kam informacion që janë të konfirmuara në QSUT, ndërsa në këtë klinikë asnjë rast nuk ka pasur. Kemi bërë një ndërgjegjësim dhe sensibilizim të personave që nuk kishin vaksinuar fëmijën. Ka patur një dyndje të kësaj kategorie të pacientëve”, tha Bektash Mandri, mjek pediatër.

Mjekët gjithashtu konfirmojnë se edhe rastet e paraqitura me grip, janë normale për stinën ku ndodhemi, ku shpesh shoqërohen me temperaturë dhe probleme në rrugët respiratore.

“Përsa i përket gjendjeve virale realisht janë shumë të rralla. Ato që janë më të shpeshta në këtë periudhë janë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore. Shoqërohen me temperaturë shumë të lartë 39-40 dhe shkon në 5 ditë. Grupmoshat e prekura kanë qenë 0-5 vjeçare”, tha Mandri.

Sipas mjekëve në rastet kur simptomat e gripit janë shoqëruar me komplikacione, pacientët janë shtruar në spital që të marrin trajtim më të specializuar. Gjithashtu ata rekomandojnë se qytetarët sapo të shfaqin simptoma gripi, t’i drejtohen mjekut specialist për të marrë trajtimin e duhur, nëse simptomat e gripit zgjasin apo rëndohen./abcnews.al

ad min22:53 | 24/01/2019

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të zhvillojnë bisedime mbi kontrollin e armëve me Rusinë, gjatë një takimi të Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Pekin javën e ardhshme; ku aludohet pothuajse me siguri një grindje, e cila lidhet me një traktat të epokës së Luftës së Ftohtë.

Lajmin e bëri të ditur të enjten një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të enjten. Zëvendës sekretari i shtetit Andrea Thompson tha se administrata Trump do të “pezullojë detyrimet tona”, sipas marrëveshjes së diskutuar, nëse Rusia nuk do i kthehet bashkëpunimit, për ta diskutuar me 2 Shkurt.

Mosmarrëveshja mbi traktatin e Forcave Bërthamore e vitit 1987 ka shtuar tensionet mes SHBA dhe Rusisë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1991. Disa ekspertë kanë frikë se shkelja e traktatit mund të dëmtojë marrëveshjet e kontrollit të armëve, dhe të shpejtojë një erozion në sistemin global./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono