konkursi

universiteti-i-mjekesise-1280x714.jpg
nev ila16:01 | 12/10/2019

Të diplomohesh me dhjeta nuk do të thotë se je absolut! Rreth 30 % e maturantëve që nisin studimet e larta për mjekësi bien rreth katër nota nga shkolla e mesme ndonëse këto degë përzgjidhen nga gjimnazistët më të mirë në vend. Të dhënat kanë dalë në pah nga një studim që Universiteti i Mjekësisë ka bërë dy vitet e fundit.

Për të shmangur fiktivitetin e notave të marra në gjimnaz, rektori Gjata kërkon rikthimin e konkurseve në Universitetin e Mjekësisë.

Ndërsa për t’i mbyllur shtegun korrupsionit Gjata sugjeron që konkurset të bëhen të informatizuara.

Aktualisht një  praktikë e tillë zbatohet me specializantët. Ndërkohë  këtë vit në Universitetin e Mjekësisë do të nisin studimet e larta  rreth 500 studentë, 300 në degën e mjekësisë, 100 në stomatologji dhe po kaq për farmaci./abcnews.al

LOGOJA-FITUESE-E-75-VJETORIT-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 30/09/2019

Ministria e Kulturës shpalli fitues të konkursit të logos së 75 vjetorit të çlirimit  studentin e arkitekturës Darling Dardhën. Logoja është përzgjedhur për thjeshtësi zëvendës kryeministri Erjon Braçe tha se në këtë përvjetor do të ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh në gjithë Shqipërinë.

Një krah shqiponje, mbi të cilën është shkruar me të kuqe dhe zi përvjetori i 75-të si simboli i flamurit kombëtar, kjo është  logoja fituese e përvjetorit të çlirimit.

Krijimi është realizuar nga studenti i arkitekturës Darling Dardha. Komisioni i konkursit të organizuar nga Ministria e Kulturës e përzgjodhi mes 25 konkuruesve.

Zëvendës kryeministri Braçe teksa bëri të ditur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh përgjatë 2 muajve  tetor – nëntor e vuri theksin tek projekti antifashist i Europës.

Në përvjetorin e 75 vjetorit do të ketë mbi 20 aktivitetet në qytetet të ndryshme si Fier, Berat, Lushnjë,Lezhë dhe Shkodër për të kulmuar me 29 nëntor në Tiranë. /ABC News Albania 24/7

 

konkursi-1280x698.jpg
ad min23:15 | 24/05/2019

Në Tiranë u çel edicioni i 5 – të i fotografisë digjitale “Colours of Albania”.  Ky konkurs këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore, shoqëria dhe historia”. Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 Korrik.

Nëse në vitet paraardhëse janë zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë, kësaj radhe konkursit të fotografisë digjitale “Colours of Albania”, i janë shtuar motivi shoqëror, kulturor, dhe historik,  theksoi ministri i Jashtëm Gent Cakaj në çelje të konkursit. Cakaj  tha se diplomacia kulturore është një ambasador i rëndësishëm në botë.

Qëllimi i këtij konkursi sipas ministres se Kulturës Elva Margariti është shpërndarja e bukurisë shqiptare përtej kufijve.

Konkursi “Colours of Albania” i cili afron më shumë te rinjtë rreth vetes është i hapur për të gjithë të pasionuarit e fotografisë dhe bukurive shqiptare deri në 30 Korrik./ABC News Albania 24/7

KALLZOHET-NE-PROKURORI-KONKURSI-I-GRADES-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.12-1280x693.jpg
ad min16:56 | 15/11/2018

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës procesin e konkurimit të organizuar në Akademinë e Sigurisë për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”. Me urdhër të drejtorit të policisë Ardi Veliu ky testim është anuluar për shkak të parregullsive të vërejtura dhe do të organizohet në një datë tjetër.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ne Ministrine e brendshme kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës, procedurat e ndjekura në konkursin për gradat e policisë, “Komisar” dhe “Kryekomisar”, që u zhvillua më datë 7 nëntor. Kallëzimi nga SHÇBA është bërë për “Shpërdorim Detyre” dhe bazohet në nenin 248 të Kodit Penal.

Sipas denoncimeve nga pjesëmarrës në këtë garë, gjatë testimit ka pasur shumë parregullsi, mundësi për të kopjuar dhe dyshime për dalje të tezës së provimit. Sipas disa garuesve, ditën e testimit edhe pajisja “skaltron” që korrigjon provimet elektronikisht, ka paraqitur probleme.

Në datën 13 nëntor, drejtori i përgjitshëm i policisë Ardi Veliu kishte anuluar këtë konkurs përmes një urdhëri, duke e shpallur të pavlefshëm. Testimi, sipas tij, do të përsëritej në datë 15 nëntor, por më pas sërish u shty për një datë ende të pacaktuar. Rreth 400 oficerë policie konkurruan për 130 vende për gradën Komisar dhe 230 oficerë për 100 vende me gradën Kryekomisar. Komisioni i provimit kryesohej nga zv/drejtorja e policisë së shtetit Aida Hajnaj dhe kishte në përberje edhe 4 anëtarë të tjerë./abcnews.al

N34A9174-1280x853.jpg
ent ela13:55 | 07/10/2018

Ka përfunduar konkursi i përvitshëm “Colours of Albania 2018”.  Ndër 35 mijë fotot e publikuara, çmimi i parë i është dhënë fotos me fusha me livandë në Koplik.

Kalaja e Rozafës në Shkodër është veshur me ngjyrat e Shqipërisë këtë fundjavë. Në festën përmbyllëse të konkursin të përvitshëm “Colours of Albania 2018”, mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese.

Vendin e parë e mori fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba.

Mbrëmja është çelur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian.

Përmes këtij konkursi ku çdo shqiptar e i huaj kanë pasur mundësi të postojnë fotot e tyre me imazhet e Shqipërisë, ne kemi treguar atë çka është më e mira nga ne.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e quajti një gjetje të zgjuar zhvillimin e aktivitetit në kalanë e Shkodrës duke promovuar kulturën, trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar vlera si kjo kala 2500 vjeçare.

“Ne jemi këtu për t’i bërë thirrje shumë e shumë turistëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin sa e bukur është ajo. Nëpërmjet fotove ajo duket e mrekullueshme”.

Gjithashtu aktiviteti mori dhe vlerësimin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se delegacioni i BE-së ka qënë një mbështetës i fuqishëm i këtij eventi që i ka treguar të gjithëve më të mirën dhe më të bukurën e asaj që Shqipëria ofron duke e quajtur eventin një edicion përmbyllës  të suksesshëm.

Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018. Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit.

Në një atmosferë festive, ekpozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës së Shpat Dedës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe, larg rutinës.

Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm. /abcnews.al

KLOSI-SMILE-ALBANIA.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
ad min12:44 | 03/08/2018

Tashmë që statistikat e turizmit i kemi, sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, kërkohet cilësia. Ministri Klosi ishte në Velipojë ku hapi konkursin “Smile Albania”.

Fotoja me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria, do të vlerësohet me çmim monetar. Nga kampi i të rinjve të projektit “Smile Albania” në Velipojë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi çeli konkursin për promovimin e turizmit shqiptar edhe në rrjetet sociale.

“Ne kemi një qëllim në projektin Smile që shumë e shumë turistë të postojnë në rrjetet sociale fotografitë e tyre pranë të rinjve të projektit Smile dhe pikave tona të buzëqeshjes. Prandaj ai i ri apo e re brenda projektit Smile që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun Smile Albania do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit Smile Albania dhe po ashtu të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari- the best smile- buzëqeshja më e mirë, e cila do t’i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë. Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, “The most liked photo” – fotoja më e pëlqyer, pra foto që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjestarët e projektit Smile.”

Ministri Klosi në bashkëbisedimin me të rinjtë e quajti të fituar betëjen me statistikat e turizmit, ndërsa theksoi se ajo që kërkohet është cilësia. Ndërsa djemtë dhe vajzat e projektit “Smile Albania” treguan se më të shumtë në numër në qarkun e Shkodrës janë turistët nga Kosova, Gjermania, Franca por edhe nga vendet aziatike./abcnews.al

mira-rakacolli-1280x649.jpg
ad min15:21 | 19/03/2018

Mbi 1900 aplikantë do t’i nënshtrohen testimit për të nisur punë si infermire, mami, fizioterapiste, teknikë imazherie dhe laboratori në një ndër 416 vendet e lira në spitalet e vendit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shpalli vlerësimet pas përfundimit të fazës së parë të konkurimit përmes dosjeve.

Aplikantët që kontestojnë procesin, sipas Rakacollit, mund të ankimojnë rezultatin e fazës së pare brenda pesë ditesh. Renditja përfundimtare e kandidatëve do të publikohet më 29 Mars.

Ndërsa testimi do të zhvillohet në katër qarqe të vendit Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, përkatësisht me 31 Mars, 2 dhe 3 Prill./abcnews.al

23023473_10212578500916450_708893882_n.jpg
ad min09:57 | 30/10/2017

Dy ditë pasi ministria e drejtësisë ka shpallur konkursin për drejtor në 24 burgje ne vend, kryeministri Rama nxit aplikantët të marrin pjesë në këtë gare për vendet vakante në këto institucione. Në një shkrim në FB mëngjesin e sotëm kryeministri kujton se data e fundit për të aplikuar për këto pozicione është 12 nëntori. Rama nënvizon se procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe i bazuar në parimin e meritokracisë. Kriteret që duhet të përmbushin aplikantët gjenden në faqen online të Ministrisë së Drejtësisë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono