kongresi

B3BC0324-370E-434A-A4FC-BDB4D2AB22C1_w1023_r1_s.jpg
ent ela10:00 | 30/10/2019

Kongresi amerikan ka njohur zyrtarisht genocidin ndaj armenëve, me një votim bipartizan, që u mbështet nga 405 nder 435 ligjvënës gjithsej. Rezoluta jo detyruese bën thirrje për të refuzuar tentativat që lidhin qeverinë amerikane me mohimin e këtij genocidi.

Nuk ka vonuar reagimi i Turqisë, që e quan këtë iniciative  si një vendim për përdorim të brendshëm, pa asnjë bazë juridike dhe historike.

Kjo nismë mund të vërë në siklet presidentin turk Erdogan, i cili në 13 nëntor ka parashikuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Genocidi ndaj armenëve është njohur nga rreth 30 vende. Sipas të dhënave, 1,2 – 1,5 milionë armenë u vranë gjatë luftës së parë botërore nga ushtria e perandorisë osmane, asokohe aleate e Gjermanisë dhe mbretërise austro-hungareze.

Por Ankaraja kundërshton termin genocid duke pretenduar se kishte masakra të ndërsjella në sfondin e një lufte civile dhe një zie të urisë që shkaktoi mijëra viktima nga të dy palët. /abcnews.al

 

KONGRESI-KOCO-KOKEDHIMA-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.43-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 11/05/2019

Partitë e vjetra e ruajnë pushtetin përmes korrupsionit. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima. Në kongresin e parë të kësaj force politike kryetari Kokëdhima ka prezantuar platformën e kësaj partie si e para anti-sitem në Shqipëri, siç e cilëson ai.

Nuk i ka ndalur akuzat Koço Kokëdhima për partitë e vjetra siç i quan ai forcat kryesore politike në vend.

“Partitë e vjetra ruajnë pushtetin përmes korrupsionit. Ne do të bëjmë zgjidhjen falë punës së palodhur”.

Zgjidhja është platforma e parë anti-sistem në Shqipëri- ka deklaruar kryetari kësaj partie në kongresin e parë që zhvilloi këtë të shtunë

“Zgjidhja denoncoi ujdinë PS-PD. Projekti i partisë Zgjidhja i vetmi që ka populli jonë për mirëqenie dhe progres”.

Anëtarët e Partisë janë zgjedhur nga ky kongres me një mandat katër vjeçar. /ABC News Albania 24/7

 

cortez.jpg
ad min17:30 | 01/05/2019

Nga një bariste në një restorant në Nju Jork, në deputeten më të re në moshë të kongresit amerikan. Gjiganti Netflix ka zgjedhur pikërisht 29-vjeçaren Alexandria Ocasio-Cortez si personazhin kryesor të dokumentarit më të fundit.

Duhej humbja e një deputeti demokrat me peshë si Joe Crowley, anëtar i dhomës së përfaqësuesve për shtetin e Nju Jork nga 1999 deri në 2019-n, që të realizohej ëndrra amerikane e Alexandria Ocasio-Cortez.

Kështu nga një bariste e drejt në politikë, ngritja në skenë e të resë së lindur në Bronx befasoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tërhoqi vëmendjen e Netflix. Një dokumentar i publikuar në 1 Maj me titull “Knock Down the House”– “Rrëzo Dhomën e Deputetëve”, përshkruan jetën e 29-vjeçares.

Dokumentari hedh dritë në prapaskenat e rritjes politike të gruas që është bërë parlamentarja më e re në moshë e zgjedhur në Kongresin amerikan. Një super yll i fortë dhe me personalitet të madh, e katapultuar papritur mes më të mëdhenjve të politikës.

Pasi mundi deputetin Crowley, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht. Vetëm dy vjet më parë, përditshmëria tipike e Ocasio-Cortez ishte mbledhja e firmave për kandidaturën e saj në kolegjin e Nju Jork, para se të shkonte në punën e saj, si bariste në një  restorant.

Vetë ajo shprehet se puna me njerëz në atë restorant e kishte përgatitur për garën në politikë. Kjo sepse është mësuar të qëndrojë në këmbë 18 orë në ditë, të bisedojë hapur dhe të mësohet me njerëzit që synojnë ta bëjnë të ndihet keq./abcnews.al

trump-padia.jpg
ent ela19:15 | 30/04/2019

Presidenti Donald Trump u ka shpallur luftë bankave që dorëzojnë informacione mbi financat e tij në Kongresin amerikan. Trump ka deklaruar se, përpjekjet e Kongresit për të mbledhur të dhëna mbi bizneset e tij janë të pabaza dhe kanë vetëm qëllime politike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paditur dy banka në përpjekje për të ndalur dorëzimin e dokumentave të financave të tij në Kongresin amerikan. Padia është bërë ndaj “Dojçe Bank” dhe “Kepitëll Uan”, pasi demokratët që udhëheqin komisionet parlamentare kanë kërkuar informacion mbi të ardhurat e Trump. Gjithashtu, tre fëmijët më të rritur të presidentit dhe Organizata Trump i janë bashkuar padisë, që argumenton se nuk ka baza legjitime për të hetuar bizneset e familjes Trump. Demokratët, që kanë shumicën në Kongresin amerikan, kanë deklaruar se nuk do të tremben nga kjo përpjekje e kreut të shtetit. Ndërsa një zëdhënëse e “Dojçe Bank” tha se institucioni mbetet i angazhuar për të ofruar informacionin e duhur për të gjitha hetimet e autorizuara. Ndërkohë, nga banka tjetër “Kepitëll Uan” nuk ka patur një koment. Padia është bërë në Nju Jork dhe synon të bllokojë qasjen e bankave ndaj thirrjeve të Kongresit, që po heton marrëveshjet financiare të familjes presidenciale. “Thirrjet janë lëshuar për të ngacmuar Donald Trump, për të futur hundët në çdo aspekt të financave të tij personale, bizneseve të tij dhe në informacionet private të presidentit dhe familjes”, thuhet në padinë e kreut të shtetit. Në të gjithashtu akuzohen demokratët se po përpiqen të kapen pas diçkaje për ta ekspozuar publikisht dhe për ta përdorur si vegël politike ndaj presidentit Trump.

cakaj-1.jpg
ad min15:40 | 04/04/2019

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Ëashington, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me kryetaren e Kongresit amerikan Nancy Pelosi.

Gjatë takimit, Pelosi u shpreh se SHBA kanë mbështetur pa rezerva Shqipërinë në rrugëtimin e saj deri në anëtarësimin e plotë në NATO 10 vjet më parë e do vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.​

Ministri Cakaj theksoi se Shqipëria ka çmuar përherë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ky partneritet përbën një nga elementet kryesorë në politikën e jashtme dhe angazhimin e Shqipërisë në rajonin tonë./abcnews.al

rama-13-933x445.jpg
ent ela12:57 | 23/03/2019

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kongresin e PS-së. Në aktivitetin e shpalljes së kandidaturës së Erion Veliajt, tha se Tirana sot nuk ka asnjë lidhje me kryeqytetin e para 4 viteve.

Edi Rama: Kjo Tiranë që kemi sot s’ka asnjë lidhje me atë që ju sapo patë me sytë e kujtesës. Ky qytet është një pasqyrë e dëshirës sonë për ndryshimin. Është një provë e dallimit të madh mes nesh e atyre që i kemi mbrapa. Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga nata e tyre ose e ka harruar natën e tyre se çfarë ishte kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë do të jetë patjetër shumë më e mirë, padiskutim. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që ne qeverisim, s’ka të krahasuar me çka ishte përpara se ne ta merrnim në dorë, s’ka të krahasuar me më përpara se sa ne t’i merrnim në dorë të dyja. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë.

Po njësoj do ta rilindim edhe Piramidën me një program fantastik, zhvillimor dhe argëtues. Sot Tirana europiane është një realitet në formim e sipër falë punës sonë. Ju kam thënë këtu e 4 vjet më parë, na jepni një mandat për Tiranën. Ja ku jemi sot këtu në Tiranë. Mund të tregojmë me gisht një nga një, që besoj janë të mjaftueshme për të kërkuar një mandat të ri për Erionin dhe Partinë Socialiste në Tiranë për 4 vjet të tjera për të bërë 4-fishin e punës.

1553336465_pjerinndreu.jpg
ent ela11:38 | 23/03/2019

Nga kongresi i PS-së Pjerin Ndreu, kandidati i kësaj partie për Lezhën, deklaroi ky qytet nën drejtimin e PD është kthyer në bashkinë që nuk duam duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët e saj.

Sipas tij, ka ardhur momenti që pas 3 mandatesh që nuk fiton këtë Bashki, Partia Socialiste të marrë drejtimin e Lezhës.

“Ne, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e drejton qytetin e Lezhës prej 3 mandatesh. Ne duhet ta marrim në dorë dhe ta ndërtojmë nga fillimi. Prandaj 30 Qershori duhet të jetë pikënisja e ndryshimit të Lezhës duke dërguar atje investime të rëndësishme. Ne jemi njerëz të punës, ne nuk flemë gjumë, ne punojmë”, tha Pjerin Ndreu./abcnews.al

balla-1-1280x703.jpg
ent ela10:15 | 23/03/2019

Partia Socialiste ka nisur sot punimet e Kongresit te saj elektoral. Në të do të prezantohet lista e kandidatëve socialistë për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit. Kongresi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Taulant Balla: “Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë poliitike që mund të ofrojë modle të susksesshme. Në zgjedhje e 30 Qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërç artificial me djegien e mandateve.

PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky Kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”. 

Etilda Gjonaj: “Në jemi partia që inicioni reformë më të rëndësishme reformën në drejtësi. Rezultatet e reformës në drejtësi deri më tani është vetëm fillimi. PS është e vendosur për të bërë shtet. Gjatë këtij mandatit kemi pasur qytetarin aleatin kryesorë që na mundësuar të kuptojmë pjesët dështuese të sistemit”.

Erion Braçe: “Kemi humbur shumë kohë por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Për shkak të sistemit ne nuk do të jemi të barabartë por përmes platformës, nuk ka rëndësi kush je do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë. Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqiptarët që kërkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend”.

Elisa Spiropali: “Kongresi ynë është ngjarja më energjike e mjedisit tonë jo vetëm politike, por dhe, akademike e qytetare. Sot e gjithë vëmendja se cfarë do të ndodhë me Shqipërinë është e gjitha me ne. Sepse ndryshe nga kundërshtari ynë, kurrë nuk e braktisim betejën dhe për asnjë çast nuk i lëmë në baltë ata që na kanë besuar. Jashtë mureve të kësaj salle ka plot shqiptarë që në 2017 na dhanë një mandat spektakolar, na dhanë besimin e tyre për të vazhduar rrugën e transformimit europian të Shqipërisë. Nga ky kongres do të dalim të përgjegjshëm, edhe më të motivuar për t’u rritur për të plotësuar nevojat e shoqërisë. Europa nuk është një rrugëtim diku jashtë, është një udhëtim për të rizbuluar veten, për të prekur rrënjët tona. Ne nuk e tradhëtuam kurrë interesin tonë kombëtar edhe kur na thoshin hiqni dorë nga lufta ndaj informalitetit se do humbisni vota, mos e nisni luftën me kultivmin e kanabisit. Për të mos folur për reformën në drejtësi që në fillim e përqeshëm, dhe më vonë e sulmuar egërsisht nga jashtë dhe brenda koalicionit tonë. Të gjitha i bëmë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Pushteti nuk merret me pazar, as me dhunë, por vetëm më votë. Shihemi në zgjedhjet lokale të Qershorit, ku do fitojmë edhe bashkitë që i mbani peng”.

Axhenda

Në Kongres është ftuar edhe ish-lideri i kësaj partie Fatos Nano, ashtu si edhe ish- Kryeministrat e tjerë socialiste. Puna përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit është tema që zë vendin më të rëndësishëm të Kongresit të Partisë Socialiste. Duke iu referuar axhendës së publikuar, në këtë kongres nuk pritet konfirmimi i listës me 61 kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste për bashkitë, por vetëm komunikimi i listës së këshilltarëve bashkiakë të Tiranës.

I konceptuar në tri pjesë, në fokus të këtij Kongresi do të jetë diskutimi mbi bashkëqeverisjen me qytetarët, çfarë kërkojnë ata që të përmirësohet në të ardhmen dhe se si do trajtohen nevojat e kërkesat e qytetarëve nga drejtuesit e rinj të pushtetit vendor apo ata që do të rikonfirmohen nga Partia Socialiste. Fjalimet do të mbahen nga shumica e ministrave të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama është parashikuar të mbajë fjalimin e tij në seancën e dytë të Kongresit, pasi kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj të bëjë dhe prezantimin e listës së kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

I konceptuar më shumë si Kongres Elektoral Partia Socialiste pritet të shpalosë vizionin e saj, strategjinë e vet dhe se si e sheh kjo forcë politike, qeverisjen lokale të Shqipërisë, jo vetëm deri tani, por dhe në katër vitet e ardhshme. Ftesë për të qenë bashkë me socialistët i është bërë edhe ish liderit historik të kësaj partie Fatos Nano./abcnews.al

191020-adam-schiff-se-305p_ac23638dbbccc0682834310034178d4b.fit-2000w-1280x861.jpg
ent ela23:59 | 04/03/2019

Ka nisur në Shtetet e Bashkuara hetimi i radhës i Kongresit amerikan mbi presidentin Trump dhe familjarët e tij, që dyshohen për pengim të drejtësisë dhe abuzim me pushtetin. Në lëvizjen e parë, tre komisione parlamentare kanë kërkuar komunikimet e Trump me presidentin rus Putin.

Demokratët në Kongresin amerikan i dhanë jetë të hënën një hetimi mbi presidentin Donald Trump, duke kërkuar të dhëna mbi komunikimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe dokumente nga 81 burime të ndryshme. Demokratët e tre komisioneve parlamentare i shkruan Shtëpisë së Bardhë dhe sekretarit të Shtetit, Majk Pompeo për të kërkuar dokumente mbi bisedimet e Trump me kreun e Kremlinit. Ligjvënësit shprehën shqetësimin për lajmet e raportuara në media se Trump kishte mbajtur shënime nga një takim me liderin rus dhe më pas ishte përpjekur t’i shkatërronte ato.

“Këto dyshime, nëse janë të vërteta, ngrenë shqetësime të thella për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, sidomos kur ambicjet e Moskës për të influencuar në zgjedhjet amerikane janë më të qarta se kurrë”, thuhet në letrën e kongresmenëve Adam Shif, Eliot Engel dhe Elijah Kumings.

Hetimi i nisur nga komisioni gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve përfshin të paktën 81 persona dhe shoqata, mes të cilëve fëmijët e presidentit Trump, dy djemtë dhe të bijën Ivanka, si dhe dhëndrin e tij Xhared Kushner. Ky është hetimi i radhës i Kongresit mbi shefin e Shtëpisë së Bardhë, që këtë herë dyshohet se ka penguar drejtësinë në hetimet mbi ndërhyrjen ruse, si dhe për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës./abcnews.al

longresi-1280x661.jpg
ent ela20:36 | 03/03/2019

Kongresi amerikan do të nisë një tjetër hetim ndaj presidentit Trump, për pengim drejtësie dhe korrupsion. Një komision i posaçëm do të hetojë edhe sulmet e Trump ndaj drejtësisë dhe shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së.

Një komision i Kongresit amerikan do të hetojë presidentin Donald Trump për pengim të drejtësisë, korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës. Kryetari i komisionit gjyqësor, Xherold Nedllër ka deklaruar se duke nisur nga e hëna 60 individë dhe shoqata do të marrin thirrje për të dëshmuar në Kongres dhe për të dhënë dokumenta. Nedller ka thënë se dyshohet se Trump ka penguar drejtësinë, por çdo lëvizje për inkriminimin e tij do të varet nga rezultatet e hetimit. Vazhdimisht presidenti Trump i ka cilësuar proceset hetimore të nisura ndaj tij një “gjueti shtrigash”.

Ditën e shtunë, ai sulmoi ashpër hetuesin e posaçëm të çështjes “RASHAGEJT”, Robert Myler, i cili së shpejti do të dorëzojë raportin hetimor mbi ndërhyrjen e përfolur ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Sulmet e vazhdueshme ndaj Myler dhe shkarkimi i ish-shefit të FBI-së Xhejms Komej janë çështje që komisioni gjyqësor i Kongresit i konsideron si pengim të drejtësisë nga presidenti Trump.

Por kongresmeni demokrat ka shtuar se për momentin nuk ka prova që të vazhdohet me një inkriminim të presidentit. “Deri tek inkriminimi është një rrugë e gjatë dhe për momentin nuk kemi fakte, por do të nisim hetime serioze”, ka shtuar Nedllër./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono