konfirmim

MBULIM-ALMA-BRATI.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ad min12:57 | 14/08/2018

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

Faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ për Bratin, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e marrë nga KPK. Komisioneri i kërkon Kolegji të Posaçëm të Apelimit, që këto mangësi të hetimit të riparohen gjatë shqyrtimit prej tij të çështjes./abcnews.al

osmanii.jpg
ad min12:38 | 02/08/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Gentian Osmanin, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në seancën dëgjimore në KPK, edhe ILDKPKI-ja kishte raportuar se Osmani kishte kryer deklarim të rregullt periodik dhe se nuk kishte fshehje të pasurisë.

“Trupa gjykuese vendosi konfrimimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentian Osmani”.

Ky ishte vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror. Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa pas vendimit, prokurori deklaroi se do të vijojë të hetojë çështje sensitive.

“Do vazhdoj që të hetoj çështje sensitive deri në momentin që do shpallet gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe do jepen rezultatet. Mësimi që morëm nga ky proces është të jemi tmerrësisht të kujdesshëm dhe mo të tolerojmë asgjë në profesionin tonë”, tha Gentian Osmani.

E vetmja pikëpyetje që u ngrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lidhur me pasurinë e tij, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, për të cilën komisioni ngriti dyshime. Por magjistrati dha shpjegime të vlefshme, duke kaluar fazën e Vettingut.

Ndërkohë për dy shtyllat e tjera, si figura morale e aftësitë profesionale komisioni nuk gjeti shkelje. Osmani ka qenë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Imerajn, të cilët kërkuan arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në Tetor të 2017. /abcnews.al

kpk123.jpg
ad min09:27 | 01/08/2018

4 anëtarë të sistemit të drejtësisë, përkatësisht 3 gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me sukses sitën e Vettingut, duke marrë konfirmimin për qëndrimin në detyrë.

Tre gjyqtarë dhe një prokuror u konfirmuan në detyrë të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

E vetmja grua që kaloi para trupës gjykuese ishte gjyqtarja Brunilda Kadi, e cila mori konfirmimin për të vijuar detyrën. Gjatë seancës së vlerësimit në KPK kishte rezultuar se gjyqtarja kishte bërë deklarim të saktë e kishte burime financiare të ligjshme.

Gjyqtarja ka deklaruar një apartament 124 m2 të marrë me kredi, në Lanabregas me bashkëshortin; dhe dy automjete. Në relatimin gjatë seancës dëgjimore, u deklarua se gjyqtarja Kadi, njëkohësisht anëtare e KLD është e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Më herët, trupa e KPK konfirmoi në detyrë Dritan Hallunajn, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Gjyqtari Hallunaj rezultoi se kishte bërë deklarim të saktë e nuk kishte fshehje pasurie e se ka në pronësi një apartament 165 m2 të blerë me kredi për vlerën e 49 mije eurove në 2005.

Sipas DSIK, gjyqtari nuk ka pasur kontakte të papërshtatshme e KPK i vlerësoi të mjaftueshme aftësitë e tij profesionale. Vendimin e komentoi për median dhe vetë gjyqtari i Krimeve të Rënda…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dhe dy seanca të tjera, ku dha verdiktin për të rikonfirmuar në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, si edhe gjyqtari në Gjykatën Administrative të Tiranës, Gentian Medja./abcnews.al

enkelejd-alibeaj-1.jpg
ad min12:19 | 25/07/2018

Partia Demokratike ka vijuar denoncimin e rasteve të filtruar nga komisioni i Vettingut, që sipas tyre bëhen me dy standarde. Rasti i radhës ishte ai i gjyqtarit të Lartë, Ardian Dvorani, i cili për demokratët, sipas vetë vendimeve të mëparshme të KPK duhet të ishte shkarkuar.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e gjyqtarit të gjykatës së Lartë Ardian Dvorani nxorri në deklaratë zv/kryetarin e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj. Vendimin e paralajmëruar nga forca politike ku bën pjesë e konsideron produkt të standartit të dyfishtë të këtij procesi, që sipas tij ka lënë shumë pikpyetje.

“Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xhafajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës”, deklaroi Alibeaj.

Njëkohësisht Dvorani është i vetmi gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, theksoi ish-ministri i Drejtësisë Alibeaj, i cili nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2016-ës, që vendosi se mandati i tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar prej 2 vitesh dhe se qëndrimi i Dvoranit në detyrë, deri më sot, është antikushtetues./abcnews.al

kpk-3.jpg
ad min12:41 | 24/07/2018

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori kaloi Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot vendimin.

KPK konstatoi gjithashtu se Zaganjori nuk kishte pasur burime të mjaftueshme edhe për paratë e shpenzuara në Angli dhe Gjermani për shkollimin e dy djemve të tij.Sipas Komisionit për tre vite, gjyqtari kishte shpenzuar para më shumë se sa kishte pasur të ardhura.

Pretendimet u kundërshtuan nga kryegjyqtari, i cili këmbënguli se çdo pasuri e tij ishte e ligjshme. Ai përmendi angazhimin e tij 40-vjeçar në profesion, mësimdhënien në Fakultetin Juridik dhe Shkollën e Magjistraturës si edhe angazhimin në institute studimore gjermane dhe shqiptare, ku ka përfituar shuma të konsiderueshme financiare.
Ai nënvizoi se kishte shfrytëzuar një udhëtim në Gjermani për të shkuar personalisht në një prej këtyre instituteve për të marrë dokumentacion mbështetës mbi pagesat.

/abcnews.al

kpk123.jpg
ad min10:11 | 18/07/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari. Seanca dëgjimore me prokuroren Sevdari u zhvillua dje, pasi kjo prokurore u verifikua me përparësi për shkak të kandidimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sevdari ka rezultuar e pastër në verifikimin e tre komponentëve, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas raportit të ILDKPI, deklarimi i prokurores Antoneta Sevdari është i saktë. Ajo ka burime të ligjshme pasurie. Pjesë e pasurisë është një tokë are 350 m2 në bashkëpronësi të bashkeshortit dhe familjarëve të tij, ndërsa nga puna e bashkëshortit në emigracion ka një apartament prej 96 mijë euro, me të ardhura të justifikuara.
Në kontrollin e figurës, sipas Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, prokurorja Antoneta Sevdari rezultonte e përshtatshme për vijimin e detyrës. Edhe në lidhje me aftësitë profesionale u paraqit një raport pozitiv nga Prokuroria e Përgjithshme./abcnews.al

arta-marku1.jpg
ad min10:08 | 04/07/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Kryeprokurorja nuk ishte e pranishme në seancë, ndonëse një ditë më parë mungesa e saj u komentua si mungesë lidershimi nga ana e monitoruesit ndërkombëtar.

Me gjithë problematikat e vërejtura në seancën dëgjimore në lidhje me aftësitë e saj profesionale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha një vlerësim pozitiv për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Vendimi që e konfirmoi në detyrë iu përcoll Markut përmes medias, ose përfaqësuesve të saj në sallë, pasi ajo kishte zgjedhur të mos paraqitej edhe në këtë seancë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të martën, mosprania e Markut u komentua si mungesë prestigji nga ana e kryesueses së trupit gjykues dhe si zhgënjyese dhe mungesë lidershipi nga ana e vëzhguesit ndërkombëtar Teo Jacobs.

Nga hetimi i thelluar administrativ i KPK rezultonte se Marku kishte pasuri të justifikuar dhe figurë të pastër. Në seancën dëgjimore Komisioni cilësoi si problematike mungesën e transparencës së Markut në vendimarrjet e saj për ristrukturiumin e Prokurorisë, urdhrat për lëvizje të prokurorëe të komanduar, si edhe një rast, kur ajo kishte kërkuar dy herë masën e sigurisë “arrest në burg” për një qytetar të akuzuar për dhënie të automjetit në gjendje të dehur. Në lidhje me këtë rast, avokatja e Markut dha një shpjegim.

Ndërsa një ditë më parë, Teo Jacobs i dërgoi një mesazh Arta Markut për frymë tolerancë në kërkesat për izolim në qeli, pas vendimit avokatja i dërgoi atij një mesazh në distancë.

Në lidhje me komandime e Arta Markut, duke iu referuar edhe një vendimi të Kushtetueses avokatja Çukaj tha se janë bërë në kuadër të vazhdimësisë institucionale./abcnews.al

mira-rakacolli-1280x652.png
ad min15:35 | 20/02/2018

Epidemia e fruthit ka përfshirë Shqipërinë. Konfirmimi vjen nga zëvendësminsitrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sipas së cilës 169 persona rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje në të gjithë vendin. 132 prej tyre janë konstatuar vetëm në kryqyetet dhe 74% e rasteve janë të pavaksinuar për shkak te moshes apo se kanë refuzuar vaksinën.

Epidemia e fruthit në vendin tonë ka korresponduar me atë të gripit dhe sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, nëse zinxhiri i vaksinimit do të kishte çeduar në pjesën dërrmuese të tij, shifrat do të ishin më të larta se kaq, pasi virusi është tepër rezistent.

Për të pasur nën kontroll situatën, zëvendësministrja Rakacolli iu tha deputetëve në komisionin parlamentar të shëndetësisë se është hartuar një plan masash, ndërkohë që është urdhëruar vaksinimi i çdo personi që ka pasur kontakt me një të infektuar brenda 72 orësh.

Por sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, situata nuk mund të mbahet nën kontroll, kur asnjë prej isntitucioneve që sipas ligjit duhet të merret me menaxhimin nuk ekziston.

Instituti i Shëndetit Publik ka në dipozicion 10 mijë doza vaksine dhe po sheh mundësinë për të ulur moshën e vaksinimit tek femijët, por kjo sasi për ish-ministrin e Shëndetësisë është e pamjaftueshme.

Rastet e para me fruth në vendin tonë u shfaqën me 10 Janar të këtij viti. Shkak mendohet të jetë bërë një foshnje e pavaksinuar ardhur nga Kosova në shërbimin e pediatrisë në QSUT./abcnews.al

vlcsnap-error688-1280x719.jpg
ad min18:14 | 18/12/2017

Nga qetësia e selisë së tij, Edi Rama e cilësoi kushtetuese dhe legjitime zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, ndonëse pranoi se do kishte preferuar dakortësinë e opozitës.

Para se të falënderonte Adriatik Llallën për punën e tij, Kryeministri Rama rikujtoi edhe njëherë trajtimin që pushtetet I kanë rezervuar ndërvite drejtuesve të organit të Akuzës, ndërsa nënvizoi se ai nuk kishte akuzuar apo sulmuar asnjëherë Kryeprokurorin.

Duke komentuar situatën e krijuar nga opozitë në Parlament, Rama foli për një tjetër shfaqje të përpjekjes për të bllokuar reformën në drejtësi.
Të njëjtën gjë ia kishte thënë demokratëve kur protestuan për 3 muaj në boulevard, por për herë të parë, Rama pranoi se çadra para dritares së tij, kishte pasur për bashkëautor edhe aleatin e tij të LSI.

Sipas Ramës, opozita do ta ketë të pamundur të bllokojë reformën në drejtësi, ndonëse ai ritheksoi se dëshironte të dialogonte me të. Ftesat në adresë së demokratëve, këshilloi të mos ja merrnin për dobësi./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono