konference

ilir-meta-konference-1280x696.jpg
nev ila20:49 | 13/11/2019

Presidenti Ilir Meta gjatë mbrëmjes së sotme, në konferencën e tij për shtyp, iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetareve.

I pyetur se, nëse ishte e rëndësishme data apo afati i përcaktuar në kushtetutë, prej 30 ditësh, pas vendimit të vetë Metës që të “ngrijë” procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për në gjykatën kushtetuese,  Meta theksoi se në Kushtetutë nuk ka një afat të caktuar për Presidentin e Republikës, aq më tepër tha ai kur bëhet fjalë për krijimin e gjykatës kushtetuese.

“Duhet të kemi të qartë të gjithë që nuk ka një afat të caktuar për Presidentin e Republikës. Nuk kemi një afat të përcaktuar në Kushtetutë për Presidentin. Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Për herë të parë krijohet gjykata kushtetuese sipas kushteve të reformës në drejtësi. Çdo akt në këtë proces i Presidentit, Parlamentit,  dhe i gjithë institucioneve, është historik sepse do të ngelet një referencë në të ardhmen. Çdo veprim i Presidentit aktual do të mbetet si referencë për presidentët e ardhshëm. Duhet të kemi të qartë që Komisioni i Emërimeve në Drejtësi është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ, për të garantuar zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit për krijimin e gjykatës kushtetuese, asgjë tjetër. Kushtetuta tregon qartë se si krijohet gjykata kushtetuese. Kushtetuta e thotë qartë që presidenti ka të drejtën të zgjedhë i pari vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje. Është detyra e KED që të rregullojë listat e kritereve dhe të afateve në respekt të ligjit. KED është institucion kolegjial dhe merr vendime kolegjiale, dhe jo që Kryetari i KED të bëj lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat në mënyrë të atillë, tepër të dyshimtë, për të mos thënë mafioze, që të vendosë Presidentin në pozitën që, o të shkeli detyrimisht kushtetutën e Shqipërisë, o të bëhen interpretime qesharake, si ai që Presidentit i ka mbaruar afati. Kjo është e turpshme, skandaloze dhe mafioze“, tha Meta./abcnews.al

meta-1.jpg
ger ta20:30 | 13/11/2019

Presidenti Ilir Meta ka nisur konferencën me gazetarët ashtu sikurse kishte njoftuar.

Meta tha para gazetarëve se do të publikohet në faqen e Presidencës arsyetimi për dekretimin e Marsida Xhaferllarrit si anëtare e Kushtetuese.

Mendoja në fakt t’ua lexoja vetë të gjithë arsyetimin lidhur me këtë dekret, por nuk do doja të më mallkonit ju në mënyrë të veçantë pasi është shumë i gjatë dhe i detajuar. Është gati 60 faqe arsyetim dhe do publikohet në faqen e presidentit. Ju e keni pikën e dobët tek pyetjet”, tha Meta para gazetarëve.

Kujtojmë se ditën e sotme Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

 

ndoj.png
Vladimir Prenga13:04 | 11/11/2019

Emanuele Ndoj është rikuperuar dhe është rikthyer për Brescian dhe kombëtaren. Trajneri Edoardo Reja e ka përfshirë mirditorin në listën për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Mesfushori, në konferencën e sotme për shtyp, foli fillimisht për gjendjen e tij.

“Pas dëmtimit kam qenë 3 muaj jashtë. Tani kam filluar të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Jam më mirë, ndihem më mirë fizikisht. Kam luajtur 2 ndeshje në Serinë A, 20 minuta në njërën e 45 në tjetrën. Mund të kem 70 minuta në këmbë me ekipin. Ta shohim në stërvitje, nëse jam mirë trajneri mund të fusë në lojë”, tregon Ndoji.

Më tej ai e pranon se i ka munguar kombëtarja, ndërkohë që ka folur edhe në lidhje me konkurrencën në skuadër. Së fundmi janë afruar lojtarë si Bare dhe Gjasula, çka bën që zgjedhjet për stafin teknik të jenë të shumta.

“Më ka munguar shumë, është një gëzim i madh të jem në Kombëtare. Do jap 100 % çdo herë që do të futem në fushë.  Konkurrenca? Lojtarët që kanë ardhur janë shumë të fortë. Konkurrenca është e mirë, pasi duhet të japësh 100% në stërvitje për t’i treguar trajnerit se je gati”, shtoi mesfushori.

Në fund ai flet për ndeshjet dhe ka një thirrje për tifozët: “Jemi lojtarë kombëtareje dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Do të përqendrohemi 100 % tek Andorra dhe më pas do të mendojmë për Francën. Prania e tifozëve? Është një ndihmë shumë e madhe të jenë njerëzit afër, pasi të japin një karikim të fortë. Dua t’u bëj thirrje tifozëve, që të jenë në Elbasan me Andorrë. Më shumë kemi nevojë në atë ndeshje. Më pas mendojmë për Francën”. /abcnews.al

lul-basha.jpg
Autor E10:31 | 21/10/2019

Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp gjatë ditës së sotme. Zyra e shtypit e PD bën me dije se konferenca do të mbahet në orën 11:00 duke theksuar se është ” e rëndësishme”, ndërkohë që nuk jepen detaje mbi atë se për ccfarë do të flasë Basha.

Megjithatë, mendohet se fjala e kryedemokratit do të lidhet me aktualitetin politik në vend dhe sidomos humbjen e shansit të Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Dy ditë më parë, kreu i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se do të shkonte në zgjedhje për shkak se dështoi në hapjen e negociatatave. /abcnews.al

zaev-rama-vucic-1280x710.jpg
nev ila11:40 | 10/10/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ftuar në Novi Sad kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një takim ku në fokus ishin diskutimet për tregun e përbashkët në Ballkan.

Një marrëveshje për katër liritë kryesore, në interes të qytetarëve dhe ekonomive“, njoftuan gjatë konferencës së përbashkët, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryministri shqiptar Edi rama, dhe ai i Maqedonise së Veriut Zoran Zaev, ku u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve.

Qëllimi i të treve është që të kalojnë kufijtë e vendeve tona vetëm me një letërnjoftim deri në fund të vitit 2021“, u shprehën kryeministrat.

Kryeministri Rama në Novi Sad:

Nuk do të rrimë në vendnumëro në kuadër të procesit të Berlinit. Gjithçka që bëjmë është në funksion të së ardhmes evropiane dhe të fëmijëve tanë. Kemi rënë dakord të takohemi në Ohër përsëri, do të ftojmë dhe të tjerët. Të garantojmë atë që kemi marrë përsipër, brenda 2021 të kemi një “Shengen” në rajon. Historia na ka lënë mbrapa, por nuk mund të vazhdojë të na taksojë të ardhmen. Kemi angazhuar një grup pune të vendeve tona dhe në takimin e Ohërit do të japim të mirat e këtij procesi. Vullnet për t’i dhënë një shtysë përpara të gjitha atyre që kemi rënë dakord, por kanë mbetur në letër. Nuk kemi mundësi më të presim si rajon për të krijuar një hapësirë të përbashkët rajonale.Vendet jo të pranishme në këtë takim, janë të mirëpritura të na bashkohen në trakimin e radhës“, tha Rama.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se, u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve, dhe se qëllimi i të treve është që të kalojnë kufijtë e vendeve tona deri në fund të vitit 2021 me ID tuaj.

Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi këto janw liritë kryesore, d.m.th. vlera që pranohen dhe promovohen ndërkombëtarisht nga BE“, tha Vuçiç.

Edhe Zaev, njoftoi sot se po fillon një iniciativë për integrimin më të fortë rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë dhe dërgon një mesazh që marrëdhëniet politike në rajon po bëhen më të thjeshta, se Ballkani nuk është më një barut, por një rajon i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, 21. shekull, kushtuar një jete më të mirë.

“Me këtë iniciativë, rajoni do të respektohet dhe do të bëhet më konkurrues në botë, më tërheqës për qytetarët e Ballkanit për të qëndruar dhe jetuar në rajon, dhe për investitorët e huaj për të bërë plane bazuar në një gamë të gjerë të burimeve tona”, tha Zaev.

Në përfundim të konferencës së përbashkët 3 kryeministrat Rama, Vuçiç, dhe Zaev patën dhe një shtrëngim duarsh 3-she. /abcnews.al

olta-xhacka-1-1280x718.jpg
nev ila11:30 | 28/09/2019

Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë me qëllim kalimin e pasojave të tërmetit që goditi vendin pasditen e 21 shtatorit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i ekipit Peter Glerum dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp për të shpjeguar detajet.

Dëmet që shkaktoi tërmeti ishin të konsiderueshme. Çdo vend qofshin ato shumë më të zhvilluara e të pasura por qofshin ato me një ekonomi më modeste se Shqipëria kanë vështirësi në përballimin e dëmeve që shkaktojnë ngjarje të kësaj natyre. Jam shumë mirënjohëse mekanizmit evropian të mbrojtjes civile për gjithë ndihmën dhe mbështetjen. E vlerësoj më shumë këtë mbështetje pasi Shqipëria nuk është e anëtarësuar në mekanizmin e mbrojtjes civile evropiane e megjithatë jemi dëshmitarë të një shfaqje kaq të bukur dhe domethënëse solidariteti“, tha Xhaçka.

Ndërkohë shefi i ekipit Peter Glerum tha se asistenca nga Kroacia ka mbërritur dhe se në ditët në vazhdim do të mbërrijnë edhe paketa të tjera për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmetet.

“Shqipëria që në fazat e para ka bërë një vlerësim shumë të hollësishëm e të mirë të nevojave dhe të dëmeve, në mënyrë që të jepet përgjigja dhe reagimi i duhur jo vetëm në mënyrë të shpejtë por pikërisht në ato gjëra që duhen. asistenca që po vjen dhe ka arritur tashmë në Shqipëri, si p.sh sot janë duke ardhur paketa nga Kroacia ndërkohë që javën e ardhshme ne do të shohim edhe paketa të tjera që do u shpërndahen qytetarëve të cilët kanë nevojë për to dhe që janë prekur nga tërmetet”, tha Glerum./abcnews.al

ilir-meta-berlin.jpg
ad min14:45 | 09/06/2019

Një ditë pasi njoftoi se kishte vendosur të ç’dekretonte datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, burime pranë Presidentit të Republikës bëjnë të ditur se kreu i shtetit do japë argumentimin e aktit të tij përmes një konferencë të posaçme për mediat të hënën në orën 08.00.

Në njoftimin e të shtunës pasdite kreu i shtetit shprehej se vendimin e mori në kushtet e thellimit të krizës politike në vend e duke mos parë reflektim nga asnjëra pale politike, e duke marrë parasysh nevojën e ç’tensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend./ABC News Albania 24/7

 

 

konferenca.jpg
ad min16:21 | 03/05/2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, në Tiranë u mbajt një konferencë për tregun e medias audiovizive. Veç të tjerash në të u paraqitën edhe rezultatet e një sondazhi të departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Interneti dhe rrjetet sociale po rivalizojnë ndjeshëm  televizionin në vitet e fundit. Ky ishte një nga gjetjet e sondazhit të realizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori Filologji në Universitetin e Tiranës.

Rezultatet u publikuan në një tryeze të mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi theksoi se mediat duhet të mbrojnë të drejtat e çdo individi dhe të garantojnë privatësinë e tyre.

Vasilika Hysi: Për të ofruar programe që janë në interesin më të lartë të tyre. Që garantojnë dhe respektojnë të drejtën e jetës private. Të mos lejohen transmetimet që nxisin intolerancë, gjuhën e urrejtjes mes shoqërisë.

Kreu i AMA-s, Gentian Sala deklaroi se ky institucioni  po bën një punë ndryshe në vitet e fundit.

Gentian Sala, kreu i AMA-s: Në punën tonë 5-vjeçare si Autoritet për dy gjëra jam krenar. E para që Autoritetin e kemi futur në një hulli normale pune. E dyta që jam krenar është bashkëpunimi me aktorë jo të rrethit të ngushtë dhe grupeve të interesit, por aktorë në fushën e kërkimit shkencor ku vendin e parë me krenari e them zë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit.

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit përkon këtë vit me 20-vjetorin e themelimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

sander-lleshaj-me-MIn-Cek.jpg
ent ela13:20 | 08/04/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Çek, Jan Hamáček.

Në fjalën e tij Lleshaj tha se:

Konfirmojmë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe plotësimin e të gjithë kërkesave e reformave që çojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Integrimi në Bashkimin Evropian është jetike për shqiptarët por edhe për vetë BE-në. Falënderoj Ministrin çek për mbështetjen e tij dhe theksoj se do të intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes shkëmbimit të informacionit, e në shumë fusha të tjera”

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Çek, Jan Hamáček, ka theksuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ju falënderoj për mikpritjen, kam dëshirë të them se marrëdhëniet tona janë të mira. Jam i gatshëm të vendos firmën time kudo, dhe t’ju siguroj për mbështetjen time në rrugëtimin tuaj drejt BE. Bashkëpunimi ynë është një lajm i mirë për të gjithë”- theksoi Hamáček./abcnews.al

ilir-meta-1.jpg
ad min11:33 | 19/02/2019

Presidenti Meta kërkon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu kreu i shtetit shqiptar, fton biznesin gjerman të investojë në Shqipëri, sidomos në turizëm dhe energjitikë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i kërkon Berlinit zyrtar mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke folur në konferencën vjetore të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjermane, kreu i shtetit shqiptar garantoi për qasjen europiane të vendit tonë.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësimin në BE. Falë vizionit të kancelares Merkel, të mishëruar edhe në “Procesin e Berlinit”, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një aspiratë dhe një destinacion të qartë drejt integrimit europian. Ne shpresojmë se edhe me mbështetjen e paçmuar të Gjermanisë dhe me vullnetin e të gjithë vendeve anëtare, të jemi të gatshëm të çelim negociatat me BE-në Qershorin e 2019-s”.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen financiare dhe teknike të Gjermanisë

“Sot pas 30 vitesh, i jemi mirënjohës pafundësisht Gjermanisë, jo vetëm për mbështetjen e saj politike në të gjitha proceset demokratizuese dhe europianizuese të Shqipërisë, por edhe për faktin se ajo renditet si donatori i parë në vend, me një asistencë financiare prej më shumë se 1 miliard $, të alokuara për investime madhore në fusha si: energjetika, infrastruktura, turizmi, bujqësia, arsimi profesional, zhvillimi i SME-ve etj”.

Duke e quajtur vendin tonë “thesar të paeksploruar të Mesdheut”, presidenti Meta, ftoi biznesin gjerman të investojë në sektorin e turizmit dhe atë të energjetikës në Shqipëri.

“Është  një oportunitet i artë që investitorët gjermanë të eksplorojnë dhe të investojnë në tregun energjetik shqiptar dhe atë rajonal sepse qeveritë e Ballkanit, me ndihmën edhe të donatorëve të huaj siç është dhe “KfË”, po financojnë projekte të përbashkëta në linjat e transmetimit dhe në sistemin e shpërndarjes, sikurse po synohet krijimi i një “burse energjetike rajonale” në mënyrë që edhe kapacitet e reja prodhuese të penetrojnë në tregun europian”.

Konferenca vjetore e SME-ve është një nga aktivitetet më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Berlin, ku marrin pjesë mbi 3500 personalitete të shquara gjermane dhe ndërkombëtare të politikës, botës së biznesit dhe shoqërisë civile./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono