konferenca

KRONIKE-META-PAS-VENECIAS-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ent ela20:51 | 11/09/2019

Pas takimeve të Komisionit të Venecias, Presidenti i Republikës doli përpara mediave duke thënë se do të qëndrojë në zyrë deri në ditën e fundit të mandatit. Ilir Meta komentoi me skepticizën deklaratat e PS-PD për shanse për të hapur negociatat në 18 tetor, dhe shtoi se nëse kjo do të ndodhë, ai do të dekorojë Edi Ramën.

Pas takimit me delegacionin e Venecias që erdhi në Tiranë për të mbledhur të dhëna mbi shkarkimin e tij, Ilir Meta është i bindur se do të qëndrojë në zyrë deri në ditën e fundit të mandatit. SINK

Debatin politik në vend, dëshiron ta spostojë diku tjetër.

Vetë distancohet nga sjelljet qeveritare.

Jo pak i habitur është Ilir Meta nga deklarimet optimiste jo vetëm të Ramës, por edhe të Bashës për hapjen e negociatave.

Kreu i shtetit nuk i kursen ironitë, kur thotë se në 30 qershor fituan të gjithë.

Dhe në këtë proces, është gati t’i japë Edi Ramës  gjithçka ka në dorë.

Sfida presidenciale ngel e hapur, deri në 18 tetor kur Kësghilli Evropian do të japë verdiktin e tij për çeljen e negociatave me Shqipërinë. /ABC news Albania 24/7

meta-1280x632.jpg
ent ela18:03 | 11/09/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë që ka zgjatur për më shumë se 90 minuta, ka folur lidhur me takimin që ka pasur në Tiranë me delegacionin e Venecias. Ai tha se për vendimin e anulimit të 30 qershorit është bazuar vetëm në Kushtetutë, teksa theksoi edhe njëherë se informacionin për djegien e parlamentit e ka pasur të saktë. Gjatë konferencës Meta tha se më e rëndësishme se 11 tetori, është data 18 tetor kur do të vendoset për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, Meta tha se se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent, ndërsa i ftoi të gjithë që të merren më shumë me 18 tetorin sesa me 11 tetorin.

“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias dhe t’ju bëj të ditur edhe juve dhe gjithë opinionit publik se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, ju kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësitë e Presidentit të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument. 11 Tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse qytetarët e dinë se Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Kuptohet që çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, për fat të keq është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi përpara, që është 18 Tetori. I ftoj të merren me 11 Tetorin, por të merren aq sa duhet. Të merren të gjithë më 18 Tetorin, se çdo bëhet me 18 Tetorin edhe me shqiptarët”. /abcnews.al

rama-edi-1-1280x707.jpg
nev ila21:14 | 30/06/2019

Me ovacione të shumta nga përkrahësit e PS-së, kryeministri Edi Rama në një dalje para mediave e ka quajtur 30 qershorin moment historik për Shqipërinë.

Rama nga selia rozë  tha se sot fitoi shpresa dhe qytetaria dhe humbi Shqipëria e djeshme “pa din e as imam”.

Të nderuar qytetarë, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përcarje të rëndë politike. Të frymëzuar nxitur dhe organizuar për të ndaluar rrugën e integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të europës. sot ishte dita e zgjedhjeve që u kulmua e një përplasje historike mes antishtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë, mes dhunës së të djeshmes, Shqipërisë së vjetër dhe shqipërisë së drejtë që duam. Sot fitoi e ardhmja fitoi qytetaria fitoi shpresa. Fitoi me të drejtë e me dinjitet Shqipëria e nesërme evropiane, humbi shqipëria e së djeshmes. Ishte fitore e vështirë mbase më e vështira sepse nuk luftuan mes vedit por luftoi vetë sistemi i brishtë demokratikë.  Sot 30 qershori që dukej sikur s’do vinte kurrë po ikën paqësisht. Faleminderit miqve e partnerëve të palëkundur të shqipërisë demokratike. Faleminderit SHBA-ve dhe përfaqësisë së saj në Tiranë, BE-së, faleminderit OSBE-së dhe çdo kujt tjetër dhe përfaqësuesit të nderuar që dhanë një dorë në këtë betejë absurde. Jo vetëm faleminderit por edhe ndjesë kujtdo nga miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve të halldupëve që na turpëruan të gjithëve. Pas pak hyn një ditë e re që e gjen shqipërinë e çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e re që hija e marrëzisë përçarëse ka lënë pas. Shqipëria nuk e meritoi çka pa e ç’dëgjoi këto kohë. Zgjedhësit e këtij vendi nuk e meritonin gjithë atë presion kriminal dhe mizerabël,  nuk e meritonte gjithë atë llum të zi të hedhura në mediat e botës të një qameti që nuk ndodhi. Sot populli foli qartë dhe bukur. Qoftë duke shkuar të votojnë apo jo folën me gjuhën e paqes. Ata kthyen ditën e paralajmëruar të qametit në ditë paqeje. U kry për bukuri me një llaf!

Ne do bëjmë tonën, duke u përulur përpara popullit. duke reflektuar shumë më tepër në nivelin qendror dhe vendor. Ne nuk fituam ndonjë betejë, por luftën e të gjitha zgjedhjeve të të gjithë radhëve. nga sot shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh dhe fronte armiqësore politike. Kemi bërë punë gabim ndonjërën e kemi bërë edhe keq. njerëzit nga nesër do të jenë me plot të drejtë shumë më pak të duruar”./abcnews.al

konferenca-han.jpg
ent ela13:20 | 29/05/2019

“Shqipëria në veçanti ka vazhduar transformim madhor të sistemit të drejtësisë”. Kështu ka deklaruar në konferëncën për shtyp për prezantimin e progres raportit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për herë të parë nuk kemi pasur rrjedhje të raporteve. Për herë të parë lajme të mira. Janë bërë disa arritje të rëndësishme.

Shqipëria në veçanti ka vazhduar transformim madhor të sistemit të drejtësisië, i rëndësishëm për shfarosjen e korrupsionit dhe risjelljen e besimit në këtë fushë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka sjellë arritje,  edhe më shumë duhet bërë. Nuk kemi  arritur te fundi i përpjekjeve të përbashkëta”.

Për Maqedoninë ka vlerësuar marrëveshjen historike me Greqinë

“Ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë. I vetmi vend që nuk ka konflikt me vendet e tjera”.

Sa i përket Kosovës Hanh tha se duhe ttë fokusohet te zbatimi i MSA dhe të shfuqizojë tarifat 100%, ndërsa shtoi se do bëjë sërish përpjekje në qershor zhbllokuar këtë situatë.

“Kosova duhet të fokusohet te zbatimi i MSA, të shfuqizojë tarifat 100% që të fillojë dialogu me Serbinë. Unë në qershor do bëj përpjekje tjetër për të zhbllokuar këtë situatë. Nuk e di nëse do kemi sukses, por do përdorim çdo mundësi që kemi që dëmton zhvillimin e këtyre dy vendeve dhe rajonit”.

Ai theksoi se gjithçka në bazohet në fakte të forta objektive. /abcnews.al

liri-berisha.jpg
G. P.23:00 | 06/04/2019

Bashkë ndaj autizmit është konferenca që u mbajt në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizimit. Në Shqipëri nevojat për këtë komunitet janë ende të mëdha u shpreh drejtuesja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, dr. Liri Berisha.

Një në 59 fëmijë diagnostikohet me çrregullim të spektrit autik. Autizmi është bërë pjesë e shoqërisë globale si asnjëherë më parë dhe po kështu edhe pjesë e shoqërisë shqiptare.

Konferenca “Bashkë ndaj autizmit” u mbajt në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj autizmit me qëllim qasjen e informacionit më të fundit për situatën e këtij çrregullimi në Shqipëri në funksion të rregullimit të politikave në këtë drejtim.

Në mesazhin e saj dr. Liri Berisha pasi bëri një përshkrim të përmbledhur të nismave dhe përpjekjeve të fondacionit në rrugëtimin gati 12-vjeçar në fushën e autizmit u shpreh se nevojat për këtë komunitet janë ende të mëdha.

“Pavarësisht ndryshimeve që janë krijuar për këta fëmijë duhet të krijohen alternativa të integrimit përmes arsimimit dhe trajtimit të nevojave të veçanta. Është shumë e rëndësishme pajisja e mësuesve me njohuritë e domosdoshme për të pasur të lehtë ndërtimin e marrëdhënieve në klasë me këta fëmijë, por unë mendoj se duhet dhe një stimul më shumë për mësuesit”, tha ajo.

Fondacioni solli në këtë konferencë edhe lajmin për publikimin e dy librave të rinj për prindërit, ku njëri prej tyre është manual praktik për terapinë në kushte shtëpiake i shoqëruar edhe me DVD. Ndërsa tjetri rrëfime dhe mesazhe nga prindërit për prindërit./abcnews.al

MATOSHI-KLOSI-SINKRON.mpg_snapshot_01.11-1280x720.jpg
ent ela13:30 | 05/04/2019

Konferenca mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë ka nisur me një incident diplomatik. Delegacioni i Serbisë i kryesuar nga ministri serb i Mjedisit nuk ka pranuar që Kosova të ulet në tryezë me të drejta të plota përmes ministrit të Mjedisit Fatmir Matoshi, por ka kërkuar të përfaqësohet nën siglën e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

Tensionet Kosovë –Serbi mbërrijnë dhe në Tiranë. Një incident mes palëve ka shtyrë për rreth dy orë konferencën për klimën në Ballkanin Perëndimor. Detajet para gazetarëve i shpjegoi ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi.

Aktiviteti organizohej nga Kombet e Bashkuara, ndërsa Kosova ishte ftuar për të marrë pjesë nga mikpritësja e takimit, Shqipëria.

Kosova vinte me statusin e të ftuarit special për të cilën ministri shqiptar i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tregoi se kishte dakordësinë e Kombeve të Bashkuara dhe Serbisë.

Pas rreth dy orë negociatash mes palësh me ndërmjetësim të ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi konferenca nisi në nivel teknik dhe në tryezë ishin të pranishëm si përfaqësues të delegacionit serb ashtu dhe atij kosovar.

Pavaresisht kësaj ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi atë çfarë kishte pasur për të thënë tregoi se ja kishte bërë të ditur në darkën e zhvilluar mbrëmjen e të enjtes.

Incidenti në Tiranë vjen një ditë pasi Kryeministrja e Serbisë konfirmoi para gazetarëve në Samitin e Dytë Digjital në Beograd se Kosova dhe Serbia do të përballen në Arbitrazh për taksën mbi mallrat serbe./abcnews.al

kuvendi-770x434.jpg
ent ela11:40 | 18/03/2019

Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet te enjten në orën 10.00.

Kjo  është vendosur nga Konferenca e Kryetareve e mbledhur paraditen e sotme. Ky vendim pritet të pasqyrohet edhe përmes njoftimit te seancës plenare në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohe nuk ka ende një reagim nga opozita, lidhur me qëndrimin e saj në këtë ditë, nëse do të thërrasë apo jo proteste para Parlamentit si edhe në javët e kaluara. Pas protestës se 16 Marsit, opozita nuk ka deklaruar asnjë datë për manifestimin e radhës./abcnews.al

 

 

 

OK-KOMUNITETI-MYSLIMAN-ROLI-I-GRUAS.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela08:11 | 11/01/2019

“Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit islam” ka qenë tema në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane dhe Departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, organizuan Konferencën Ndërkombëtare me temë ‘Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam’.

Në fjalën e tij Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj tha se konferenca flet për vlerën e gruas në fenë islame dhe në shoqëri.

Në konferencën mbi rolin e gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit islam ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botërorë i komuniteteve Myslimane.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj dha edhe një mesazh për aktorët kryesorë në vend për mbrojtjen e gruas. /abcnews.al

 

senida-mesi.jpg
ent ela19:14 | 23/11/2018

Sot u organizua Konferenca Kombëtare “SHQIPËRIA, Decentralizim në Progres…!”, ku u bë një vlerësim i ecurisë së decentralizimit, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme të tij në vend, prezantuar përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në fuqizimin e qeverisjes vendore, si dhe sfidat që dalin përpara në të ardhmen.
Konferenca u hap nga Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi dhe Ambasadori i Konfederatës së Zvicrës në Tiranë Z. Adrian Maître; u bënë prezantime teknike nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe u zhvilluan diskutime nga panel ekspertësh, përfaqësues politikë dhe të Bashkive, si dhe të institucioneve të ndryshme.

Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja Mesi duke shprehur falenderimin për angazhimin shumë-vjeçar të qeverisë zvicerane ndaj zhvillimit dhe demokratizimit të qeverisjes vendore, u ndal tek reforma e organizimit administrative-territoriale duke e nënvizuar atë si një prej reformave që i ka hapur rrugë tashmë një procesi efektiv decentralizimi dhe ndërtimi të një autonomie reale vendore: përfaqësim më të mirë, demokraci vendore të prekshme dhe shërbime më cilësore e më lehtë të aksesueshme në secilën njësi të vendit. Ajo përmendi gjithashtu disa prej arritjeve të deritanishme të aktorëve vendorë që pas ndërmarrjes së kësaj reforme.

“Kemi rritje të ardhurash nga taksat dhe tarifat vendore të mbledhura nga bashkitë me 28%, si dhe rritje shpenzimesh për investimet vendore me 88 % në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016. Në të njëjtën kohë, kemi përmirësim të treguesve makro-ekonomik lidhur me planifikimin e të ardhurave për pushtetin vendor, si dhe një orientim të zhvillimit të qëndrueshëm territorial nëpërmjet miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, deri tani për 26 Bashki të vendit”, u shpreh Znj.

Mesi, teksa nënvizoi faktin që ka përmirësim të shtrirjes dhe menaxhimit të shërbimeve vendore, si në rastin e: menaxhimit të sistemit të ujitjes dhe kullimit, rritjes së mbulimit territorial të shërbimit zjarrfikës, shtimit të fondit të pyjeve dhe kullotave, shërbimit të transportit ndërlidhës në zonat rurale etj. Zëvendëskryeministrja Mesi u ndal gjithashtu tek rëndësia e krijimit të një administrate publike qendrore dhe vendore të gatshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, në kuadër të së cilës ri-konfirmoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me pushtetin vendor për realizimin e këtij qëllimi.

“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në reformën territoriale dhe forcimin e bashkive. Decentralizimi është një mjet drejt qeverisjes së mirë vendore. Decentralizimi i pushtetit i sjell vendimet aty ku njerëzit janë, duke konsideruar aspiratat dhe nevojat e çdo komuniteti, sado i vogël apo i largët, si dhe nevojat e sektorit privat në këto komunitete”, tha Ambasadori Zviceran Adrian Maître. Ai përmendi se progresi është i dukshëm për sa i përket delegimit të më shumë funksioneve tek bashkitë, dhe shtoi se “ajo që duhet tani është zbatimi i ligjeve dhe konsolidimi i reformave”.

Një nga gjetjet kryesore të vlerësimit ishte se bashkitë e reja kanë rritur shkallën në kohezionin territorial dhe social dhe kanë një vizion të integruar për zhvillimin, pas tre vitesh të Reformës Administrative-Territoriale. Konferenca u mbështet nga Programi Zviceran për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor (dldp) dhe shërbeu si një platformë dialogu për avancimin e procesit të decentralizimit. Mbështetja nga programi zviceran është dhënë që nga fillimi i Reformës Administrative-Territoriale në vitin 2015-të./abcnews.al

META-NE-MARSEJE-1280x720.jpg
ent ela15:47 | 13/11/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë “Mesdheu i së Ardhmes”.

Përveç rëndësisë së bashkëpunimit dhe krijimit të lidhjeve të forta mes dy vendeve, kreu i shtetit shqiptar foli edhe për sfidat serioze me të cilat përballet Shqipëria.

Lëvizshmëria e të rinjve mund të jetë diçka e mirë e mund të konsiderohet si bekim por, në njëfarë mënyre, ajo mund të shndërrohet edhe në një mallkim, nëse njerëzit nuk kthehen sërish në vendin e tyre- u shpreh presidenti Ilir Meta.Kërcënimi i largimit të të rinjve është një dukuri e shtrirë në rajonin e Ballkanit i cili nëse nuk trajtohet në shkaqet dhe rrënjët e tij, ai mund të prodhojë një cikël të rrezikshëm vicioz që vështirë se mund të shpërthehet e të këputet tha presidenti Meta në fjalën e tij drejtuar Konferencës ndërkombëtare në Marsejë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono