koncensionari

tirane-durres.jpg
ent ela21:47 | 16/05/2019

Autostrada Tiranë – Durrës do të jetë me pagesë, por tarifa që do të paguajnë qytetarët në këtë aks nuk është vendosur ende. Ministria e Infrastruktures thotë se gara për të zgjedhur konçesionarin do të hapet në shtator dhe trau i pagesës do të vendoset vetëm pas zgjerimit dhe rehabilitimit të autostradës.

Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë.  Kjo do të ndodhe vetëm pasi ajo të jetë zgjeruar dhe segmenti rrugor nga Tirana në Plepa të ketë përfunduar së rikonstruktuari.

Vlera e tarifës nuk është vendosur, ndërkohë që në vjeshtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapë garën për të përzgjedhur kompaninë e cila do ta marrë me konçesion.

Fituese sipas Ministrisë do të zgjidhet kompania që ka bërë ofertën më të mirë, si për cilësinë e rrugës, ashtu edhe për nivelin e taksës për automjetet që do të kalojnë aty.

Ndryshe nga koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, pagesa për autostradën Tiranë – Durrës do të bëhet në bazë të kilometrave që do të përshkojë automjeti.

Mendohet që rruga të ketë 3 dalje të tjera veç hyrje –daljeve krysore në Tiranë e Durrës: një në aksin që të lidh me aeroportin, një në Vorë dhe një tjetër në afrësi të Sukthit.

Në 2018-ën një kompani indiane e përfaqësuar në Shqipëri nga firma “Albstar” dhe “Trema inxhiering” dorëzoi një ofertë të pakërkuar për të zgjeruar autostradën e më pas për të rehabilituar rrugën e vjetër të Ndroqit, e cila nuk do të jetë me pagesë dhe do të jetë si një segment alternativ.

Qeveria ende nuk ka dhënë një bonus për këtë ofertë.

Kostoja e zgjerimit të autostradës që u propozua nga kjo kompani ishte 380 milion euro, para të cilat do të jepen nga kompania dhe do të mblidhen më pas sipas një formule, ku një pjesë do t’i japë buxheti i shtetit e një pjesë do te sigurohet nga tarifa që do të vilet.

Në bazë të një studimi fizibiliteti të kryer nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rekomandohet që tarifa për një kalim në këtë aks prej 34 kilometrash të jetë 1.2 euro. /ABC news Albania 24/7

 

 

ballluku-1280x635.jpg
ent ela11:11 | 11/04/2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas. Sipas saj, faji është i koncesionarit kinez, i cili nuk ka marrë asnjë masë pavarësisht thirrjeve për të rritur sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Ministrja deklaroi se do të marrë fund tolerimi ndaj kompanisë kineze, pasi s’mund të luhet me sigurinë dhe imazhin e vendit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar në një deklaratë për mediat pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit. Sipas Ballukut faji është i koncesionarit kinez i cili nuk ka marrë asnjë masë për të rritur sigurinë e aeroportit duke bërë që masat të jenë sa për të kaluar radhën.

“Fatkeqësisht gjetjet dhe detyrat që i janë lënë kompanisë koncesionare dhe këtu po i referohem vetëm periudhës nga korriku 2016 pas grabitjes së parë në pistën e këtij aeroporti kanë rënë në vesh të shurdhër. Masat e marra kanë qenë sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme. Masat e marra nga koncesionari i TIA kanë qenë sa për të  kaluar radhën dhe për të vazhduar qetësisht vjeljen e kësaj kontrate të gabuar që në gjenezën e saj. Kontratë kjo që nuk i ka lënë hapësirë shtetit shqiptar për të penalizuar kompaninë kineze dhe për ta bërë atë të ndërgjegjshme për dëmin që i ka krijuar Shqipërisë”.

Balluku më tej shtoi se edhe pse kompania koncesionare vjel taksën prej 3 eurosh për çdo pasagjer, ajo nuk i investon për sigurinë, por për zgjerimin e hapësirave të parkingut.

“Të ardhurat dhe taksa për pasagjerë prej 3 eurosh që kompania vjel nuk u përdoren për investime serioze për pasagjerët. Këto të ardhura nuk janë përdorur as për të rritur sigurinë e aeroportit ashtu siç është kërkuar nga organet mbikëqyrëse. I vetmi investim që kompania kineze ka për zemër janë parkingjet. Ti shtojë ata dhe të vjelë fitime të lehta duke harruar kush është objekti kryesor i sipërmarrjes së tyre në Shqipëri”.

E pyetur se cilat do të jenë masat që do ndërmerren ndaj koncesionarit kinez, ministrja Balluku u shpreh se edhe pse koncesionari nuk i ka problem gjobat, koha për ta toleruar ka marrë fund.

“Koncesionarit i është vënë një gjobë prej 500 mijë lekësh, por ai se ka problem. Ka mbaruar koha për të toleruar koncesionarin kinez, s’do ndërtohen me parkingje. Cilësia e shërbimit në aeroport ka për të ndryshuar, koncesionari po luan me kontratën e aeroportit. Dera e aeroportit është përdhosur dhe dhunuar nga koncesionari. Kjo është një çështje që duhet hetuar nga Prokuroria, siç tha dhe Presidenti”. /abcnews.al

TUNELI-NE-KALIMASH_ABC-1280x720.jpg
ent ela16:42 | 04/11/2018

Për të patur më tepër siguri shoqëria konçensionare e Rrugës së Kombit prej ditësh po bën punime rehabilituese dhe mirëmbajtëse në tunelin Kalimash- Thirrë. Të gjitha sistemet në dy tunelet do të përmirësohen me teknologji bashkëkohore dhe çdo gjë do të jetë automatike.

Shoqëria konçensionare e Rrugës së Kombit prej ditësh po bën punime rehabilituese dhe mirëmbajtëse në tunelin Kalimash- Thirrë. Për shkak të ndërhyrjeve deri në përfundimin e punimeve të gjitha kalimet do të kryhen vetëm me dy drejtime lëvizjeje në tunelin e jugut.

Sipas përgegjësit të tunelit Klajdi Gorreja, do të punohet edhe për përmisimin e sistemeve elektrike,elektorinike dhe mbrojtjes ndaj zjarrit të cilat do të jenë automatike.

Kjadi Gorreja ,Përgjegjës i Tunelit: “Shoqëria konçensionare ka nisur proçesin e pastrimit të mureve,tavanit,trotuarëve dhe rrugës të njërit tub të tunelit.Momentalisht po punohet në tubin e veriut në sensin Kukës-Tiranë dhe trafiku normalisht është devijuar komplet në tunelin e jugut. Për trafikun janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një siguri maksimale për të gjithë përdoruesit e rrugës. Është përshtatur sinjalistika elektronike e tunelit si dhe është vendosur sinjalistikë plotësuese për një mbarëvajtje të sigurtë të trafikut.

E gjitha bëhet për një siguri më të madhe dhe investimi do të marrë vetëm pak kohë. Për kryrjen e punimeve rehabilituese shoqëria konçensionare ka të angazhuar rreth 50 punëtorë të gjitha nga Kukësi ndërkohë që pranë traut të pagesës po përgatitet edhe sheshi i parkimit të flotës për mirëmbajtjen dimërore të rrugës së kombit.

“Punimet në tunel do të zgjasin disa ditë. Jemi duke punuar me ritme të larta dhe punimet do të kenë efekt që nga ndriçimi.siguria,ventilimi. Pas proçesit të larjes së dy tubave të tunelit do të fillojnë investimet në të gjithë sistemet elektrike dhe elektronike që nga sistemi i kamerave,monitorimit,detektimit dhe mbrojtjes nga zjarri. Të gjitha sistemet në dy tunelet do të përmisohen me teknologji bashkëhore dhe çdo gjë do të jetë automatike dhe kjo do të sjellë më shumë siguri në tunel”.

Shoqëria i ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore duke shmangur parakalimet apo shpejtësinë e lartë në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe të gjithë përdoruesëve të rrugës së kombit. /abcnews.al

nisin-punimet-1280x720.jpg
ent ela12:49 | 02/04/2018

Konçensionari nuk ka vonuar dhe ka rinisur punimet për ndërtimin e një terminali të ri, por edhe për ringritjen e atij që u shkatërruar gjatë protestës së shtunë.

Nuk vonuan dhe nxorrën punëtorët e makineritë në terren. Dy ditë pas protestës, koncesionarët e Rrugës së kombit, po rindërtojnë terminalin ku do të paguhet tarifa.

Çdo gjë e djegur dhe e dëmtuar do të rikthehet ashtu siç ishte para shkatërrimit. Mjete, makineri të rënda e shumë punëtorë po punojnë në dy krahët.

Jo vetëm po ringrihet  terminali i mëparshëm, por edhe terminali i ri . Gjashtë sportelet do të shërbejnë vetëm për sensin e lëvizjes drejt Tiranës.

Kurse i riu për të cilin tashmë ka nisur puna do të shërbejë për mjetet që levizinin në sensin e kundërt, pra drejt Kukësit e Kosovës.

Zyrtarisht firma ende nuk ka folur për ate që ka ndodhur. Por  inxhinierët jashtë kamerave thonë se kanë marrë urdhër për ritme të shpejta që terminalet të vihen sa më parë në funksion. Prej aty do të mblidhet tarifa e udhëtarëve që do të përshkojnë Rrugën e Kombit.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono