komuniteti mysliman shqiptar

ent ela17:13 | 28/03/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti 95-vjetorin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në këtë përvjetor Kreu i shtetit vlerësoi edhe revistën “Zani i Naltë” me Titullin “Naim Frashëri.

Harmonia dhe mirëkuptimi midis komuniteteve fetare në Shqipëri nuk mund të lihet pa përmendur edhe në një ceremoni të tillë ku përkujtohet 95 Vjetori i Komunitetit Mysliman .

Modeli shqiptar i harmonisë dhe i mirëkuptimi midis komuniteteve fetare është një  pasuri e çmuar për ne shqiptarët dhe një shembull për mbarë botën. Ky model shqiptarësh unik dhe një realitet pozitiv në një rajon të mbushur me histori te dhimbshme histori përplasjesh etnike e fetare”.

Presidenti i Republikës tha se është një fakt kumtim plotë se themeluesit e Komunitetit Mysliman ishin firmëtarët e aktit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Sipas të cilit për gjatë këtij rrugëtimi besimtarët mysliman kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet formuese që ka kaluar vendi ynë.

“Në rrënjosjen e tij për fenë dhe atdheun, Komuniteti Mysliman është mbështetur dhe ndihmuar te revista Zëni i Nalt, për të cilën shpreh vlerësimin për botuesin, duke i akorduar revistës titullin e lartë “Naim Frashëri”./abcnews.al

 

vlcsnap-error818-1280x720.jpg
G. P.15:21 | 13/02/2018

Në ambientet e Komunitetit Mysliman u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Skënder Bruçajt për koordinimin e punës, për ndërhyrjen në 5 xhami monumente kulture, Xhamisë Mbret Berat; Xhamisë se Beqareve Berat, Teqeja e Helvetive Berat, Xhamisë Ethem Beut Tiranë, Xhamia e Pazarit Gjirokastrës. Gjatë këtij takimi u prezantua edhe projektet e restaurimit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë që financimi i tyre kryhet nga TIKA./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono