kompania

japan.jpg
ad min13:51 | 29/10/2019

Një kompani japoneze ka menduar të zëvendësojë librat me video lojërat për fëmijët dhe adoleshentët. Kjo për të zhvilluar një metodë studimi që do zhvillojë mendimin kritik dhe aftësitë reaguese të studentëve.

Pjesë e jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve zhvillohet mes mureve të shkollës, detyrave dhe ushtrimeve për të përmirësuar aftësitë e tyre në çdo lëndë. Por një shoqëri japoneze nuk e mendon kështu, ajo ka zhvilluar për studentët një program të ri studimi I cili bazohet tek video lojërat.

Shoqërisë japoneze nuk i intereson nëse studentët do të bëhen lojtarë profesionistë apo jo, meqenëse objektivi është mprehtësia e mendjes dhe e aftësive komunikuese të studentëve nëpërmjet aktiviteteve të lojërave kompjuterike.

Leksionet do të zgjasin një orë dhe do të mbahen në grupe prej tre studentësh dhe një tutori. Ata do të ndjekin një program studimesh që anon nga mendimi kritik, dhe tek përpunimi i informacioneve apo edhe në autonominë e proceseve vendimtare. Kompania japoneze Gemutor e konsideron lojën kompjuterike si shahun.

Themeluesi i saj Obata, mendon se ky sektor mund t’i ofrojë një mbështetje të vlefshme fëmijëve pa presionin emotive që zakonisht pësojnë në një klasë normale studimi. Për të qetësuar prindërit ai këmbënguli se leksionet do të mbahen në pjesën e parë të ditës, dhe vetëm gjatë fundjavës, në mënyrë që të mos ndërhyjnë me aktivitetet normale shkollore.

Kompania synon të zhvillojë aftësitë e fëmijëve për atë që do I ndihmojë në zhvillimin e një karriere të vërtetë në të ardhmen./ABC News Albania

petrit-vasili.jpg
ad min12:53 | 17/10/2019

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për fshehjen e skandalit të mospagimit të detyrimeve shoqërore të punonjësve të administratës publike. Vasili publikoi listën e 1107 institucioneve që kanë detyrime ndaj punonjësve, ku pjesë e të cilave është edhe Këshilli i Ministrave.

Institucionet shtetërore nuk po paguajnë siguracionet shoqërore për punonjësit e tyre, duke krijuar një borxh prej 137 miliardë lekë. Skandali është denoncuar nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili ka bërë publike edhe listën e institucioneve që nuk kanë shlyer sigurimet shoqërore të punonjësve të tyra mes të cilave edhe Këshilli i Ministrave.

Për numrin 2 të LSI, janë 1107 institucione që kanë detyrime të papaguara ndërkohë që akuzoi qeverinë se po përgatit kapitullimin e skemës së pensioneve.

Për opozitën, reforma territoriale ndryshe nga pretendimet fillestare të qeverisë jo vetëm që nuk uli numrin e punonjësve në administratë por e shtoi disa herë atë. Vasili kujton se të ardhurat për pagat e punonjësve të rinj në administratë merren nga fondi i sigurimeve shoqërore, duke e thelluar akoma më shumë borxhin në institutit e sigurimeve shoqërore./abcnews.al

kompaniaaa.jpg
ad min14:11 | 11/09/2019

Një kompani holandeze e specializuar në artikuj për fëmijë, ka vendosur të punësojë njerëz pa i kërkuar CV, pa një intervistë pune dhe pa qenë e domosdoshme një eksperiencë në punë. Mjafton të regjistrohet emri në listë dhe të pritet telefonata.

Për të punuar në kompaninë “MamaLoes”, një sipërmarrje e specializuar në artikuj për fëmijë, nuk duhet të dërgosh një CV apo një letër prezantimi. Mjafton të regjistrosh emrin në një listë dhe të presësh telefonatën.

Bëhet fjalë për realitetin e parë tregtar në vendet e ulëta, ku njerëzit punësohen përmes praktikës së punësimit të hapur. Motoja është: “Nëse dëshironi  të punoni, thjesht nisni të punoni”. Nuk ka asnjë pyetje për eksperiencën në punë, asnjë intervistë dhe asnjë ndërhyrje nga ana e qeverisë.

Koncepti është krijuar nga një pastiçeri njujorkeze e themeluar nga një mjeshtër “ZEN” dhe e frymëzuar nga principi budist “mos gjyko”. Motoja e tyre është: Ne nuk punësojmë për të bërë ëmbëlsira, bëjmë ëmbëlsira për të punësuar njerëz.

Pikërisht kjo pastiçeri në Bronks është partner i kompanisë holandeze e cila po zhvillon këtë program pilot për punësimin e hapur dhe në anën tjetër të oqeanit.

Së fundmi kompanisë holandeze i është bashkuar dhe një tjetër kompani logjistike me 75 të punësuar dhe pritet që iniciativës ti bashkohet dhe një laborator për lëkurë si dhe një zinxhir pastiçerish.

Nga 130 nëpunës të “MamaLoes”, tetë janë punësuar me këtë mënyrë. Ndërsa në total në 10 vjet punë të sipërmarrjes janë rreth 40 të punësuarit pa asnjë intervistë apo CV. Të gjithë fillojnë me një pagë minimale të caktuar nga sindikata dhe gradualisht marrin një rritje page në përputhje me punën që kryejnë./ABC News Albania 24/7

huawei.jpg
ad min19:54 | 19/08/2019

Për të shmangur thellimin e luftës tregtare me Kinën, Shtetet e Bashkuara i dhanë kompanisë kineze të teknologjisë “Huawei” edhe 3 muaj kohë për të përgatitur largimin nga tregu amerikan. Ndërkohë, Uashingtoni paralajmëroi futjen në listën e zezë të 45 kompanive që bashkëpunojnë me “Huawei”.

Administrata amerikane ka shtyrë me 90 ditë të tjera hyrjen në fuqi të masave që ndalojnë tregtimin e gjigandit kinez të teknologjisë Huawei. Shtetet e Bashkuara e futi kompaninë në listën e zezë në muajin maj për arsye që lidheshin me sigurinë kombëtare.

Më pas grupit aziatik iu dha një leje e përkohshme në mënyrë që të zbutej tranzicioni, leje që skadonte këtë të hënë. Por pavarësisht shtyrjes, sekretari amerikan i Tregtisë, Uillbur Ros deklaroi se 46 kompani kontraktore të Huawei do të futen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Zgjatja e afatit u projektua për t’u lejuar kompanive si Google të vijonin bashkëpunimin me Huawei, teksa palët bëhen gati për t’u përballur me kufizimet. Të dielën presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Huawei është një kompani me të cilën Shtetet e Bashkuara mund të mos bëjnë më kurrë biznes, deklaratë që disa e interpretuan si sinjalizim se afati nuk do të zgjatej.

Huawei ka qenë nën mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare në muajt e fundit për shkak të dyshimeve për lidhje të afërta me qeverinë kineze. Shtetet e Bashkuara, përveç se e futën atë në listën e zezë, u ndaluan kompanive amerikane të bashkëpunonin me të pa lejen e qeverisë. Nga ana e tij gjigandi aziatik i teknologjisë deklaron se është i pavarur nga qeveria kineze dhe ka mohuar akuzat për kërcënim për sigurinë./ABC News Albania 24/7

autobusi-flake-1280x556.jpg
nev ila09:44 | 13/08/2019

Temperaturat e larta janë shkaku pse autobusi i linjës Durrës-Mitrovicë mori flakë në rrugën e Kombit.

Vetë kompania përmes një njoftimi për shtyp tregon se të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi  nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

Me tej thuhet se  autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, por zjarri ka ardhur nga temperaturat e larta.

Autobusi i linjës Kosovë – Shqipëri mesditën e së hënës u përfshi nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.

Ai ka qenë i mbushur me pushues nga Kosova , të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës./ABC News Albania 24/7

nikk-1280x710.jpg
ad min16:22 | 27/06/2019

Prokurorisë së Tiranës i ka mbërritur me e-mail përgjigja nga lobisti Nick Muzin, ku është shprehur se ushtron të drejtën për të mos dhënë deklarime, në bazë të ligjit amerikan. Organi i akuzës ka kërkuar informacion edhe në Skoci në lidhje me çështjen e lobimit të PD-së në SHBA dy vite më parë. Për këtë hetim është marrë i pandehur kreu demokrat Lulzim Basha.

Burime kanë konfirmuar për ABC News se lobisti Nick Muzin, i ka kthyer përgjigje me e-mail Prokurorisë së Tiranës, ku është shprehur se ushtron të drejtën e tij për të mos dhënë deklarime për çështjen e kontratave të  realizuar me Partinë Demokratike për lobimin para zgjedhjeve të 2017. Lobisiti këtë të drejtë e ka ushtruar duke ju referuar ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, organi i akuzës i përfaqësuar nga 3 prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kolë Hysenaj kanë dërguar letërporosi autoriteteve skoceze për të marrë më tepër informacion në lidhje me kompaninë “Biniata Trade”, e cila është e regjistruar në Edinburg, por nga hetimet rezuton që të jetë me dy pronarë ruse.

Prokuroria e Tiranës ka marrë nga emisioni “Opinion” në Tv Klan deklaratat e liderit të opozitës Lulzim Basha ku ka folur për një shumë prej 500 mijë eurosh të dhuruar nga shqiptarë të Diasporës që jetojnë kryesisht në SHBA. Kjo shumë parash sipas organit të akuzës nuk është deklaruar pranë KQZ-së nga Partia Demokratike.

Prokurorisë së Tiranës nuk i është vënë në dispozicion as dispozitivi i Partisë Demokratike me listën e donatorëve dhe sipas organit të akuzës kjo është e detyrueshme me ligj.  Të pandehur janë marrë kreu demokrat Lulzim Basha, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, i Departamentit të Financës./ABC News Albania 24/7

notre-dame-10-1280x853.jpg
ad min23:16 | 17/04/2019

Kompania “Lë Bras FRER”, që ka montuar skelat përreth shtizës së katedrales Notre Dame të Parisit përjashtoi të mërkurën çdo përgjegjësi në lidhje me zjarrin që dëmtoi objektin e kultit. Një zëdhënës ka deklaruar se pas tronditjes, kompania po e shqyrton situatën me qetësi pasi të gjitha procedurat ishin respektuar. Gjithashtu, të 12 punonjësit e pranishëm në vendin e ngjarjes ditën e hënë janë marrë në pyetje dhe po bashkëpunojnë plotësisht me hetuesit. “Ata kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë rrezik tek skelat dhe se nuk kanë bërë punë saldimi”, ka vijuar zëdhënësi. Ai ka shtuar se, një mision ekspertësh ka nisur nga puna për të çmontuar skelat e dobësuara nga zjarri dhe për të hartuar planin për ngritjen e skelave të tjera./abcnews.al

paloka-1280x853.jpg
ad min18:40 | 12/04/2019

Në një deklaratë për media numri dy i demokratëve Edi Paloka ka denoncuar se qeveria po përpiqet të mbrojë kompaninë përgjegjëse për sigurinë në aeroportin e Rinasit, kjo pasi me ICTS Albania e lidh avokati i kësaj partie Eno Bushi, që sipas selisë blu gënjen kur mohon lidhjen me këtë kompani.

“E vërteta numër 1 është se kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm. 1. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE. 2. Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin. 3. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli.

4. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë 5. Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në 2011-ën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Edil-al, shkalla 1, ap 9.3. 6. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit. 7. Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2”, tha Paloka./abcnews.al

KOMPANIA-E-SIGURISE-RINAS_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela14:01 | 11/04/2019

Siguria e Aeroportit Ndërkombëtar në Tiranë pas grabitjes së dytë në pistën e avionëve është vënë në pikëpyetje të madhe. Ndërkohë që për të garantuar këtë ICTS Albania merrte 2.5 milionë euro në vit.

Grabitja e parave në pistën e avioneve të martën e 9 prillit tregoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dështuar sa i përket kushteve të sigurisë.

Po cila kompani e garantonte dhe sa janë të ardhurat që disponon për këtë çështje?

Aeroporti “Nënë Tereza” ka kontratuar për këtë çështje ICTS Albania një kompani e krijuar në vitin 2005, 100% në pronësi të ICTS Europe që ka angazhuar 152 punonjës dhe që qarkullon në vit rreth 309 milionë lekë.

Vetëm në vitin 2017 sipas bilanceve i janë arkëtuar 2.5 milionë euro me qëllim garantimin e sigurisë në aeroport.

Krhasuar me një vit më parë të ardhurat e saj janë rritur me rreth 20%, ndërsa në raport me vitin 2014 me 30%.  ICTS Albania para taksave kishte një normë fitimi prej 12% ose rreth 37.7 milionë lekë në vit.

Megjithëse nga viti në vit të ardhurat e kompanisë përgjegjëse për sigurinë kanë njohur rritje ajo për të dytën herë dështoi të ndalojë vjedhjen brenda aeroportit. Grabitja e 9 prillit në hangarin e avionit erdhi tre vite pas asaj të 30 qershorit të 2016-ës kur një makinë e blinduar ra pre e grabitësve ndërsa transportonte paratë drejt avionit.

Ndërkohë vetë shoqëria që menaxhon konçesionin e aeroportit të Rinasit tetorin e vitit 2016 ndryshoi pronësi. China Everbright Limited, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur në Hong Kong sipas njoftimit zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar e mori në 100% në zotërim. Por zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit aksionieri i vetëm i tij në vend që prej prej 11 nëntorit 2016 është Real Fortress Private Limited. Një kompani e krijuar në 22 qershor 2016 me adresë në Singapor dhe që rregullohet nga ligjet e këtij shteti. Një kompani offshore, e cila tashmë menaxhon koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend. /abcnews.al

 

11484574-6852553-image-a-1_1553618787534-933x445-1.jpg
ent ela09:13 | 27/03/2019

Ford Fiesta është një nga modelet më të shitura në Europë, dhe më e shitura në Britani të Madhe prej të paktën 1 dekade. Ford ka vendosur që ky model të funksionojë edhe me elektricitet. Një ditë më parë kompania njoftoi se do të nxjerrë modelet e reja të Ford Fiesta dhe Ford Focus me versionin “hybrid”.

Ato nuk do të jenë plotësisht elektrike, por do të ulin konsumin e karburantit dhe do të kenë më shumë fuqi, thonë prodhuesit. Këto modele të reja do të kenë një motor elektrik që do të ndihmojë për t’i dhënë fuqi automjetit, së bashku me një motor benzine.

Por ndryshe nga një makinë tërësisht hibride, sikurse është Toyota Prius, bateria në modelet Fiesta dhe Focus nuk do të jetë në gjendje që të mbajë e vetme në funksionim motorin, madje as për distanca të shkurtra. Për këtë arsye, këto makina do të quhen “hibrid i butë”.

Aktualisht, vetëm Ford Mondeo është i vetmi model i kësaj kompanie që ka motor hibrid. Fiesta e re dhe Focus EcoBoost Hybrid do të prezantohen vitin e ardhshëm. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono