Komisioni

KOMISIONI-META-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 11/07/2019

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të  Republikës zhvilloi sot mbledhjen e parë. Hetimi do të përfshijë mbledhjen e dokumenteve në Presidencë dhe në KQZ, ndërsa vetë Ilir Meta do të ftohet të japë shpjegimet e tij përpara komisionit.

Ky është komisioni i parë hetimor që ngrihet më qëllim shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ulsi Manja dhe Alban Zeneli do të drejtojnë punën hetimore, me sekretare komisioni Klotilda Ferhatin.

Në mbledhjen tjetër, komisioni do të miratojë rregulloren e punës dhe planin hetimor.

Komisioni do të mblidhet disa herë gjatë muajit korrik. Sic ka mësuar ABC Neës plani hetimor do të përfshijë: administrimin e dokumenteve presidenciale, marrjen e procesverbaleve të KQZ-së në mbledhjen ku e konsideruan nul dekretin për anulimin e 30 qershorit, do të ftohet në dëgjesë Presidenti i Republikës, si dhe do të ftohen në seancë dëgjimore ekspertë kushtetues, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Pas pushimeve të gushtit, komisioni do të rifillojë punën me qëllim përmbylljen e raportit në shtator.

/ABC news Albania 24/7

parlamenti.jpg
Sej rie18:40 | 08/07/2019

Kuvendi ngriti komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke i lënë afat deri në 8 Tetor të vlerësojë nëse Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe në të nuk pranoi të marrë pjesë asnjë deputet i ardhur nga listat e LSI. Ky vendim u mor me 102 vota në parlament.

102 kartonët jeshilë për hetimin e Ilir Metës i forcojnë bindjen mazhorancës se do t’i sigurojnë 94 vota për shkarkimin e Presidentit. Kundër këtij vendimi ishin deputetët e opozitës parlamentare, si Elda Hoti, Lefter Maliqi, Artur Roshi, Suzana Topi, Edlira Hyseni, etj.

Në seancën parlamentare munguan tre ligjvënësit më aktivë të opozitës, Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Myzlim Murrizi që kishin kërkuar shtyrjen e këtij vendimi deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Socialistët janë të bindur se kur anuloi 30 qershorin, Ilir Meta ka shkelur të paktën 9 herë Kushtetutën.  Opozita parlamentare është e përçarë për shkarkimin e presidentit, por në një zë kur kritikojnë mazhorancën.

Komisioni hetimor do të ketë anëtarë nga PS, Ulsi Manja, Vasilika  Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni, ndërsa nga grupi parlamentar demokrat Alban Zeneli do të jetë zv.kryetar dhe Halit Valteri anëtar. Nga deputetët e ardhur nga listat e LSI nuk ka asnjë anëtar, ndërsa dy vende në komision janë zënë nga Adriatik Alimadhi dhe Krenar Rryçi./abcnews.al

damian-gjiknuri.jpg
G. P.11:01 | 04/07/2019

Deputeti i mazhorancës Damian Gjiknuri deklaroi këtë të enjte se në pushtet të sjell vetëm vota e qytetarëve.

Gjatë replikës së tij ndaj deputetit të opozitës Ralf Gjoni, i cili kërkoi shkarkimin e Gjiknurit si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore për shkak të përgjimeve, ish-ministri tha se çdo opozitë do armik ose qëllim për t’u bërë e rëndësishme.

Gjiknuri tha se është i gatshëm të propozohet si Presidenti për vetëzgjidhje, kur PD të shkojë në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Meqë mu përmend emri dua të përmend dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë për t’u bërë e rëndësishme do ndonjë armik ose ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin “Rama ik”, këta këtu na paskan dalë me “Damiani ik”. Harrojnë që në pushtet nuk të sjell as sistemi, as ligjërimi që thua këtu në mikrofon e të duket sikur thua gjëra të mençura, por të sjell vota. Megjithatë nëse vjen PD në Komision të Reformës Zgjedhore ne kemi thënë që dialogu nuk bëhet fjalë vetëm për ju, dialogu është edhe për opozitën jashtë parlamentare. Edhe ajo “të rrini si çeçot” do jetë ajo. Kur të vijnë ata patjetër nga “Rama ik”, “Damiani ik”, unë propozohem si Presidenti për vetëzgjidhje, nuk ka problem fare, kështu që mos kini merak”, tha Gjiknuri./abcnews.al

meta-ilir-1280x726.jpg
nev ila12:59 | 03/07/2019

Të hënën, parlamenti do të mblidhet me kërkesë të socialistëve në një seancë të posaçme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Por opozita parlamentare del kundër, duke kërkuar që kjo procedurë të bëhet vetëm pasi të jetë ngritur me parë Gjykata Kushtetuese.

Veç seancës normale të së enjtes, socialistët kanë thirrur mbledhje të Parlamentit edhe të hënën pasdite. Kjo do të jetë një seancë e posaçme, dedikuar duelit mes kryeministrit dhe presidentit.

Për herë të dytë, në rend dite do të jetë vetëm shkarkimi i Ilir Metës, e kësaj radhe në përfundim do të miratohet ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar shkeljet e Presidentit.

Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja, dhe socialistët do të kenë shumicën.

“Patjetër që të treja grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”, deklaroi Balla.

Por, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për këtë çështje, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka dalë kundër.

Unë propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor sepse duke qenë se ne nuk kemi akoma një gjykatë kushtetuese, nuk mendoj se është koha e duhur. për shkak se kjo do sillte një pështjellim të situatës. kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi sepse nuk mendojmë që është në shërbim të qytetarëve që ne të vazhdojmë të diskutojmë një seancë e cila është bërë tashmë për ta tensionuar akoma këtë konflikt midis Ramës dhe Metës”, tha Hajdari.

Hajdari nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të ketë përfaqësues në Komisionin Hetimor nga grupi i saj apo nëse do të votojë në fund shkarkimin e Presidentit./ABC News Albania 24/7

milot-balldren.jpg
nev ila15:43 | 18/06/2019

Në Komisionin e Ekonomisë janë  miratuar kontratat  koncesionarë të partneritetit Publik-Privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot- Balldren dhe Orikum-Dukat. Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe energjisë Artan Shkreli ka sqaruar kostot e projekteve.

Janë pro ndërtimit të rrugës Milot Balldren por kërkojnë të njihen me çdo detaj të projektit.

Kjo pikë ngjalli debat në komisionin e ekonomisë pasi sipas zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe ekonomisë Artan Shkreli kostot e një rrugë nuk janë të ngjashme me atë një xhakete.

Më fund mazhoraca në komisionin e ekonomisë u dakordësua për të miratuar projekt ligjin për kontratën e koncensionit PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren.

Rruga Milot Balldren është parashikuar të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A. Koncesioni për ndërtimin e këtij aksi kap një vlerë totale prej 213 milionë euro, që parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.

Kohëzgjatja e koncesionit parashikohet të zgjasë për një periudhë 13 vjeçare.

Votat pro i mori edhe ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat që ndonëse i përket kategorisë A është shumë e rëndësishme sipas zëvendës ministrit Shkreli dhe ka vështirësinë e saj në zbatimin e projektit./ABC News Albania 24/7

policia-3.jpg
Sej rie09:15 | 30/05/2019

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut në radhët e policisë. Dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr dhe ka nisur puna në fazën e parë. Sipas parashikimeve ligjore do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

Dosjet e vetëdeklarimit të drejtuesve të policise janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna për shqyrtimin e deklaratave, dhe verifikimet përkatëse.

Si Vettingu në sistemin të Drejtësisë edhe ai i Policisë mbështet në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Në fillim do të bëhet vlerësimi për 31 drejtues të lartë në Policinë e Shtetit. Nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të parët do të kalojnë në sitë 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës 2 drejtues.

Në tatal do të kalojnë në filtrate e Vetting-ut 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit. Godina është përcaktuar në ambientet e Gardës së Republikës dhe sipas ligjit, për çdo subjekt do të mbahet seancë e hapur dëgjimore. Për vlerësimin e 250 gradave të larta, u caktua një komision me anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. 5 vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë u përzgjodhën me konkurim. Ndërkohë dy fazat e tjera të shqyrtimi të Vettingut, do të bëhen nga drejtuesit e SHCBA-së dhe ato të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukeses fazën e parë të Vettingut.  Përfshirja e ShÇBA u bë pas ndryshimeve që kërkoi  ministri i Brëndëshem Sandër  Lleshaj, pasi sipas tij kjo i kursente Buxhetit të Shtetit mbi 2.6  milione Euro.

Në mbështetje të ministrisë së Brendshme, janë edhe partnerët ndërkombëtarë me misionet e tyre si Pameca e Europol të cilët kanë asistuar më herët në hartimin e kuadrit ligjor. Procesi i Vettingut në Polici u shty afërisht me 1 vit nga afati përbyllës që ishte caktuar data 8 maj i 2018.

Gazetar: Andi Qosja

/ABC News Albania 24/7

DY-GJUHET-MAQEDONI-V.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 22/05/2019

Anëtarë të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut kanë shfaqur shqetësime për mosrespektimin e dygjuhësisë në vend. Komisioni ka vendosur të hetohen shpenzimet e funskionarëve shtetërorë, përfshi edhe privilegjet e ish-Presidentit Ivanov.

Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion Nuri Bajrami me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinionit theksoi se ligji për implementimin e dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut nuk respektohet.

Nuri Bajrami, Zv/Kryetar i Antikorrupsionit: “Në seancën e sotme është marrë vendimi që të hapet procedurë në të cilën antikorrupsioni do të hetojë se si funksionarët shtetërore kanë shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit”.

Biljana Ivanovska, Kryetare e Antikorruspionit: “Shfrytëzimi i mjeteve nga buxheti do të shqyrtohet se cilët persona shfrytëzojnë vetura zyrtare, sa është shuma e komepnsimeve, harxhimeve shtesë”.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave (KSHPK) në seancën e sotme gjithashtu hapi procedurë me të cilën do të hetohet një konflikt i mundshëm i interesave gjatë përzgjedhjes së  mjediseve të zyrave të ish presidenti të shtetit Gjorge Ivanov. /ABC News Albania 24/7

 

komisioni-1280x818.jpeg
G. P.18:04 | 07/05/2019

Në mbledhjen e parë të komisionit të reformës zgjedhore, të rindërtuar me anëtarët e opozitës së re parlamentare, anëtarët votuan miratimin e kalendarit të punës dhe ekspertët që do t’i ndihmojnë. Deputetët e rinj kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Rekomandimet e OSBE-së dhe propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të adresohen njëkohësisht nga komisioni i reformës elektorale. Arritja në një draft të gjithë pranuar duket se do të kalojë përmes atij të punuar nga mandate paraardhës i këtij komisioni i drejtuar nga z. Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi por u depozitua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Për t’u njohur me këtë draft, anëtarët që nuk ishin pjesë e komisionit në mandatin e mëparshëm, do të kenë një muaj kohë që të njihen me këtë draft”.

Vullnetin politik të qeverisë, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri e njoftoi përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave që do të miratojë.

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari theksin e vuri tek kushti që kjo opozitë i vuri mazhorancës për pjesmarrjen e saj, diskutimin për sistemin zgjedhor.

Për këtë të fundit, kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë Berndt Borchardt deklaroi se misioni që drejton nuk mund të sjellë propozime, por një këshillë e ka.

Në përfundim komisioni miratoi kalendarin, pa afate kohore për përfundimin e çështjeve që janë për t’u adresuar, afate të cilat do të përcaktohen në mbledhjen e radhës, si dhe ekspertët përkatës. Dritan Cakaj për socialistët dhe një ekspert britanik për demokratët./ABC News Albania 24/7

thaci.jpg
ent ela14:18 | 26/04/2019

Presidenti i Kosovës është përballur me Komisionin Hetimor Parlamentar për t’u pyetur rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Seanca, e cila u ndërpre për shkak të disa impenjimeve të tjera të kreut të shtetit u shoqërua me debate.

Debate, batuata dhe pyetje pa përgjigje në seancën e  parë të përballjes mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

I pari që ka bërë pyetje ka qenë pikërisht Thaçi.

“A është marrë ndonjë vendim nga ndonjë institucion zyrtar apo ligjor i Kosovës që deklarata që po jap unë sot këtu para jush do t’i dorëzohet ekspertëve ndërkombëtarë për analizë”.

Debatet kanë shpërthyer në momentin që Kreu i Shtetit kundërshtonte pjesëmarrjen në hetime për një çështje të sigurisë kombëtare të një eksperti të huaj. Thaçi theksoi se një gjë e tillë cënon sigurinë kombëtare.

“Cënohet siguria kombëtare e Kosovës”.

Nga ana tjetër deputetët anëtarë të komisionit hetimor parlamentar e kanë kundërshtuar duke e akuzuar se ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej

“E kuptojmë se nuk jeni i gatshëm të përgjigjeni. Mund të këshilloheni, informoheni me ekspertët tuaj. A jeni në gjendje të bashkëbisedoni me ne?

Por Thaçi këmbënguli se eksperti në fjalë ka lidhje me partitë politike në vend dhe hyn në simpatitë e politikanëve të opozitës, më saktë të Sami Kurteshit.

“A ka lidhje ky eksert me ndonjë parti politike, pasi kam dëgjuar se është këshilltar i një partie dhe një mik i afërt i Sami Kurteshit”.

Thaçi i lë kohë komisionit që t’i përgjigjet pyetjeve të tij

Pavarësisht se deputetët anëtarë të komisionit I shpjeguan se drejtori I Agjencisë kombëtare të inteligjencës në vend ishte në varësinë e drejtpërdrejtë të tij, Thaci nici të citojë nene që mbronin pretendimin e tij

“Thaçi kundërshton me nene, pjesëmarrjen e një eksperti ndërkombëtar

Unë të dua ti e din”.

Në fund duke u arsyetuar se kishte një telefonatë të rëndësishme për të bërë dhe një impenjim tjetër, Thaçi është larguar duke kërkuar shtyrjen e seancës.

“Kemi frikë se nuk të shohim më këtu

Jo ju jap fjalën time”.

/abcnews.al

reforma-zgjedhore-1280x714.jpg
Sej rie16:59 | 24/04/2019

Kuvendi ndryshon formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita e re kanë vendosur që ky komision të bëhet me 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca 4 nga grupimet opozitare në parlament dhe një nga Partia Demokratike e cila e ka refuzuar.

Ishin 18 por do të jenë vetëm 10 anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore. Ndryshimet u dakordësuan midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Partia Socialiste do të përfaqësohet me Damian Gjiknurin, i cili do të jetë edhe bashkëkryetar, Blerina Gjylametin, Bashkim Finon, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.

Anëtarët  nga grupimi demokrat parlamentar do të jenë Rudina Hajari dhe Andi Përmeti. Ky i fundit është edhe një prej themelueseve të Partisë Bindja Demokratike që do të betohet si deputet në seancën plenare të së enjtes.

Ralf Gjoni dhe Nimet Musai janë anëtarë që përfaqësojnë grupimin e pavarur të deputetëve. Një vend bosh i është lënë vëzhguesit të Partisë Demokratike ndonëse nga selia blu e kanë refuzuar.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare janë fokusuar në ndërhyrjet e menjëhershme në Kodin Zgjedhor për të cilat presin të gjejnë gjuhën e përbashkët siç kanë bërë deri më sot.

Këtë të enjte ndryshimet e formulës së re të Komisionit të Reformës Zgjedhore do të kalojnë për miratim së bashku me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist që afati i komisionit të jetë deri në datë 28 Nëntor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono