komisioni i venecias

taulant-balla-deklarata-1280x567.jpg
nev ila11:50 | 21/11/2019

Kreu i grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se, mazhoranca ka marrë inisiativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të Presidentit, dhe se do ti drejtohen Komisionit të Venecias lidhur me ngërcin e krijuar për Gjykatën Kushtetuese.

Balla gjithashtu nuk komentoi vendimin e KPA ditën e sotme, për shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe tha se institucionet e drejtësisë duhet të kenë persona që nuk kanë asnjë lloj mangësie për pastërtinë e figurës.

“Kemi marrë iniciativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të presidentit Meta. Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për ngërçin që është krijuar për Gjykatën Kushtetuese. Kemi besim se Komisioni i Venecias do të japë opinione objektive lidhur me këtë çështje. Nuk komentojmë vendimet e KPK dhe KPA, pasi ato janë vendime të autoriteteve kushtetuse. Politikanët duhet të heshtin sa herë që vettingu pastron drejtësinë nga elementët që kanë lidhje me krimin. Më mirë një Gj.Kushtetuese me 4 anëtarë, se sa me shejtanin brenda. Do ishte qesharake që Muçi të qëndronte ende në Gjykatën Kushtetuese. Institucionet e reja të drejtësisë duhet të kenë persona që nuk kanë asnjë lloj mangësie në pastërtinë e figurës. Ashtu siç kemi thënë Emërimi i Xhaferllarit është një dekret i paligjshëm për Kuvendin e Shqipërisë“, tha Balla./abcnews.al

balla.jpg
ad min13:02 | 16/10/2019

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, zhvilloi një konferencë për mediat këtë të mërkurë ku komentoi raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Ai shprehu vlerësimet për organizatën.

Balla u shpreh se akuzat për njëanshmëri nga ana e opozitës ndaj Komisionit nuk e prekin reputacionin e lartë të tij. Deputeti socialist rikujtoi dhe njëherë pyetjet drejtuar Komisionit dhe më pas tha se Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve se një kompetencë nuk ia njeh as kushtetuta dhe as ligji.

“Ky ka qenë dhe thelbi i referimit në seancën plenare nga përfaqësuesi i Komisionit të Venecias. Presidenti anuloi zgjedhjet në mungesë të bazës ligjore dhe kushtetuese”, tha Balla.

Balla ndalet edhe te kufizimi që ka bërë Presidenti për sa i përket të drejtës për të zgjedhur. Ndërsa për bojkotin e opozitës, balla tha se Venecia e bën të qartë që fajin nuk e pati qeveria.

“Opinioni i Komisionit të Venecias shërben si udhërrëfyes i rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor”, tha Balla./abcnews.al

selia-PD-1280x713.jpg
ad min16:00 | 14/10/2019

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përshëndetur opinionin final të Komisionit të Venecias në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Meta në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një deklaratë të përbashkët, opozita e bashkuar thekson se Presidenti nuk ka shkelur kushtetutën ndërkohë që qëllimi i vetëm i mazhorancës dhe kryeministrit Rama në iniciativën për shkarkimin e tij ishte vënia nën kontroll e institucionit të Presidencës. 

Mbështetjen e tyre për vendimin e Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit opozita e dha e para nga sheshi i protestës në 8 Qershor. Kur Komisioni i Venecias publikoi edhe dokumentin final të saj,opozita e bashkuar doli me një qëndrim zyrtar në mbështetje të kreut të shtetit, duke kujtuar se ajo vendimmarrje shmangu përplasje dhe gjakderdhje.

 “Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën. Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend”.

Sipas opozitarëve edhe në këtë rast qëllimi i Edi Ramës ishte i njëjtë, vënia nën kontroll e institucionit të Presidencës.

 “Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar”.

Për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit ka tashmë një mision të dështuar dhe antikushtetues./ABC News Albania

ilir-meta-2.jpg
nev ila13:27 | 14/10/2019

Ilir Meta e kishte gati reagimin për opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Menjëherë pas publikimit të dokumentit zyrtar në faqen e Komisionit, kreu i Shtetit rikonfirmoi se pretendimet e tij se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit u konfirmuan.

“Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak. Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stabilitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.  Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”.

Por ndryshe nga kreu i shtetit mendon kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bindjen se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Por pavarësisht kësaj vendimmarrjen ja lë në dorë Komisionit Hetimor.

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor do të diskutohet edhe opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias, për të vendosur nëse do të vijohet procedura për shkarkimin e kreut të shtetit apo jo./ABC News Albania

komisioni-i-venecias-1280x650.jpg
ad min13:02 | 14/10/2019

E mbajti apo jo premtimin se do të zbatonte vetëm Kushtetutën gjatë detyrës së tij. Nuk merr përsipër ti japë përgjigje të drejtpërdrejtë Komisioni Venecias por fillimisht sqaron palët në vend se është Gjykata Kushtetuese që do të vendosë nëse anulimi, dhe më pas shtyrja e datës së zgjedhjeve vendore përbën ose jo një shkelje të kushtetutës, dhe nëse kjo shkelje është e natyrës serioze, gjë që do të çonte deri në shkarkimin e presidentit.

Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e komisionit të Venecias pasi kanë shqyrtuar gjerë e gjatë pretendimet e dy institucioneve më të rëndësishme në vend Kuvendit dhe Presidencës. Megjithatë ata radhisin mendimet e tyre sugjeruese për palët.

“Njësoj si e kemi shprehur dhe në opinionin tonë, një numër faktorësh tregojnë se ndoshta nuk ka material të mjaftueshëm që do të përbënte një shkelje serioze. Kjo duke u bazuar, në mënyrë të dukshme, apelit të presidentit për dialog; synimi që shtyrja e zgjedhjeve do të kishte kontribuar që palët të gjenin një kompromis; mungesa e mundësisë që dekreti i Presidentit të prezantohet para një gjykate, si dhe statusi kushtetues i zgjedhjeve vendore krahasuar me zgjedhjet parlamentare”.

Komisioni i Venecias e këshillon Parlamentin që të shohë përtej konstatimeve të deritanishme të cilat mund të mos jenë të nivelit për të shkarkuar një President.

“Të marra së bashku, këto mund t’i japin elemente Kuvendit që të shohë përtej këndvështrimit që – përtej asaj që Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë datën e zgjedhjeve vendore përtej mandatit elektoral të autoriteteve vendore pa një bazë të caktuar ligjore – këto veprime mund të mos përmbushin kriteret e kërkuara për një seriozitet të mjaftueshëm që kërkon rrethana për shkarkimin e Presidentit”.

Komisioni i Venecias ka arritur në përfundimin se edhe nëse serioziteti i shkeljeve do të ishte vërtetuar, kjo jo domosdoshmërisht do të çonte në shkarkimin e Presidentit, duke marrë parasysh pushtetin  që Kuvendi ka për të llogaritur objektivat kushtetuese, si kontrollet dhe ekuilibrat.

/ABC News Albania 

edi-paloka.jpg
Autor E16:15 | 11/10/2019

Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, i cili sipas tij nuk nxorri atë që priste Rilindja.

Përmës një postimi në Facebook, Paloka shprehet se Rama dhe të tijtë prisnin që ta përdornin këtë raport sipas qëllimeve të tyre.

“Raportin e Venecias kerkonin ta perdornin jo vetem per te justifikuar nismen per shkarkimin antikushtetues te Presidentit por dhe per ti dhene legjitimitet 30 qershorit, nje procesi qe tanime eshte rrezuar teresisht nga OSBE-ODIHR, te vetmet organizata qe kane kompetencen per te vleresuar proceset zgjedhore”, shkruan Paloka duke shtuar se, “siç ndodh rendom kur ne loje futet dyshja ne krahet e Rames; Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati…”.

Reagimi i plotë i Palokës

Sa shpejt ju bie boja nga surrati kllouneve te Rames…

Kerkuan te perdornin Komisionin e Venecias si “mashe” qe Rama te mos i fuste duart ne zjarrin qe ka ndezur vete.

Raportin e Venecias kerkonin ta perdornin jo vetem per te justifikuar nismen per shkarkimin antikushtetues te Presidentit por dhe per ti dhene legjitimitet 30 qershorit, nje procesi qe tanime eshte rrezuar teresisht nga OSBE-ODIHR, te vetmet organizata qe kane kompetencen per te vleresuar proceset zgjedhore.

E sic ndodh rendom kur ne “loje” futet dyshja ne krahet e Rames; Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati…

Te dy keta duhet te ishin sot ne banken e te akuzuarve per nje sere skandalesh , aferash korruptive e lidhjesh kriminale te faktuara me se nje here. Por nderkohe keta jo vetem perfaqsojne qeverine perpara institucioneve nderkombetare, po vazhdojne te flasin per parime, per drejtesi e ju shesin moral shqiptareve nga ekranet e televizioneve. Sigurisht qe Rama di ke te zgjedh per raste te tilla.

Dy me te diskretituarit e nje maxhorance te diskretituar teresisht.

E cfare bejne sot? Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se “pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias” komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar “lideri” i ketyre te treve.

Po shpejt drejtesia do te rikthehet ne kete vend dhe te gjithe do japin llogari per mekatet e tyre.

komisioni-i-venecias-1280x650.jpg
nev ila14:15 | 11/10/2019

Komisioni i Venecias ka paraqitur sot dy opinionet e saj si përgjigje ndaj kërkesës së bërë më herët nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci.

Shkresa e Ruçit drejtuar Komisionit të Venecias, kërkonte opinionin e kësaj të fundit, në lidhje me shkarkimin nga detyra të presidentit të republikës Ilir Meta gjithashtu dhe një opinion mbi projektligjin e të drejtës pronave në shqipëri.

Projektligji për të drejtat e pronësisë i mungon qartësia.

“Në një mendim të dytë për Shqipërinë, të kërkuar gjithashtu nga Kryetari i parlamentit shqiptar dhe miratuar sot, Komisioni i Venecias bën thirrje për rishqyrtimin e një projektligji për të drejtat e pasurive të paluajtshme, një temë e rregulluar përmes ligjeve të ndryshme të diskutueshme që prej dekadash.

Ndërsa pranojnë qëllimin e ligjvënësit për të zgjidhur këtë çështje afatgjatë, ekspertët zbulojnë se projektligji i propozuar (për përfundimin e proceseve të pronësisë kalimtare) “i mungon qartësia dhe saktësia”, siç është mungesa e hapave themelorë procedural dhe afatet e përcaktuara qartë për mbajtës të titullit.

Ekspertët janë të shqetësuar për fuqinë e tepruar rregullatore që i atribuohet Këshillit të Ministrave sipas projektligjit.

Të kombinuara, këta elementë mund ta bëjnë projektligjin të papajtueshëm me Protokollin e Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën shqiptare.

Autoritetet janë të ftuar të rishqyrtojnë projektligjin duke shqyrtuar rekomandimet e bëra në opinion dhe, nëse është nevoja, legjislacionin ekzistues ose të planifikuar në lidhje me të.

Komisioni i Venecias sugjeron gjithashtu që Shqipëria mund të kërkojë mbështetje përmes bashkëpunimit ekzistues me Këshillin e Evropës në ri-hartimin e projekt-ligjit dhe zbatimin e tij të mëvonshëm”.

Të dy opinionet e Komisionit Europian e dhëna nga mediat shqiptare pasqyrojnë vetëm mendimet dhe jo tekstet e plota. Tekstet e plota do të botohen nga Komisioni i Venecias ditën e hënë të cilat do të pasqyrojnë edhe pozicionin zyrtar të Komisionit të Venecias./abcnews.al

komisioni-i-venecias-1280x650.jpg
nev ila14:15 | 11/10/2019

Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin përfundimtar mbi shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë. Ekspertët thanë në fund se Meta i tejkaloi kompetencat kur anuloi 30 Qershorin, por nënvizojnë se kjo nuk është një shkelje aq e rëndë sa për ta shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Venecias nuk mendon që Ilir Meta duhet larguar nga zyra e Presidentit. Komisioni miratoi këtë të premte opinionin përfundimtar, ku pranon se duke anuluar 30 Qershorin, Presidenti tejkaloi kushtetutën, por kjo nuk është mjaft për ta shkarkuar.

“Ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias arrijnë në përfundimin se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë shkarkimin”.

Komisioni thotë se asnjë president nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik, duke dhënë një udhëzim të qartë edhe për të ardhmen.

“Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion të posaçëm për të shtyrë zgjedhjet”.

Në paragrafin e fundit të njoftimit për shtyp për këtë çështje, ekspertët e Venecias i japin një rekomandim të qartë Kuvendit:

“Edhe nëse Parlamenti do të vërente se Presidenti tejkaloi kufijtë e tij, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse ky ishte e një karakteri kaq të nevojshëm për të vërtetuar një “shkelje serioze”. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në fajësim”.

Raporti përfundimtar do të publikohet të hënën./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-DELEGACIONET-NE-VEMNECIA.mpg_snapshot_00.49-1280x720.jpg
ent ela16:03 | 10/10/2019

Nesër Komisioni i Venecias do të miratojë rekomandimin përfundimtar për shkarkimin e Ilir Metës. Por edhe pse ishte zotuar se do të shkonte vetë përpara komisionit, Presidenti i Republikës ka hequr dorë, dhe ka dërguar vetëm 3 këshilltarët e tij, të cilët do të përballen me 3 deputetë të Partisë Socialiste në anën tjetër.

Këshilltarët e Presidentit do të paraqesin 10 pyetje shtesë për komisionin, duke kundërshtuar opinionin paraprak të Venecias që e vlerësonte se Meta kishte tejkaluar kompetencat duke anuluar datën e zgjedhjeve.

Presidenca synon që Venecia të mos e miratojë rekomandimin këtë të premte, por ta shtyjë në sesionin tjetër.

Socialistët do të paraqesin disa komente mbi opinionin paraprak, duke kërkuar që Venecia ta shpallë vendimim këtë mbledhje. Komente të kundërta me socialistët, komisionit i janë dërguar edhe nga Partia Demokratike. /ABC News Albania 24/7

NISHANI-INTERVISTE_ABC-1280x720.jpg
ent ela15:57 | 10/10/2019

Ish-Presidenti Bujar Nishani beson se përfshirja e Komisioni të Venecias në konfliktin mes maxhorancës dhe Presidencës ishte e gabuar. Në një intervistë për ABC News, Nishani thekson se synimi kryesor i maxhorancës është nënshtrimi i Institucionit të Presidencës. Ish-presidenti ka folur edhe për krizën politike duke sqaruar se të vetmit që mund të ulin përballë njëri-tjetrit Edi Ramën dhe Lulzim Bashën janë ndërkombëtarët.

Në pozitat e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani e ka provuar disa herë përballjen dhe përplasjen politike me maxhorancën. Të nxitur politikisht e konsideron edhe inisiativën që socialistët kanë marrë për shkarkimin e Ilir Metës. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen për përfshirjen e Komisionit të Venecias në këtë përplasje që sipas ish-Presidentit synon vetëm nënshtrimin e institucionit të Presidendcës.

Në një intervistë për ABC Neës, ish-presidenti sqaron se kërkesën për të zgjidhur kushtetuetshmërinë e dekreteve të Ilir Metës në Venecia mund ta dërgonte vetëm Gjykata Kushtetuese.

Është i fundit President që mundi të ul në të njëjtën tryezë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Por tani ka bindjen se asnjë faktor vendas nuk mund t’i vendosë aktorët politikë përballë,veç faktorit ndërkombëtar.

Në pozitat e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD ka bindjen se demokratët nuk duhet të humbin asnjë kontribut, por sipas tij hapja e partisë duhet orientuar më shumë drejt intelektualëve të rinj.

Sipas ish-presidentit opozita përgjatë këtyre 6 viteve ka konsumuar shumë energji politike duke u marrë me skandalet e qeverisë, por pavarëisht kësaj janë gati për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të re. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono