Komisioni i Ligjeve

kushtetyese-1280x713.jpg
nev ila10:30 | 05/11/2019

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për 3 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Kështu Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji i kalohen seancës plenare për votim në datën 14 nentor, per te zgjedhur dy prej tyre per dy emerimet qe ben Kuvendi.

Ndërkohë, presidentit Meta i perfundon afati per te zgjedhur emrin e dyte në datë 8 (të premten).

Sakaq, të tre kandidaturat janë të propozuara edhe nga presidenti Meta për në Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al

kronike-21-janari.jpg
ad min14:09 | 31/10/2019

Komisioni i Ligjeve nuk mori dot një vendim nëse 21 Janari do të kthehet në festë kombëtare. Data përputhet edhe me 4 viktimat e vitit 2011, por opozita kërkon të nderojë në këtë ditë Kongresin e Lushnjes. Bashkim Fino doli kundër socialistëve, duke kërkuar që të shtyhej votimi, derisa qeveria të sjellë faturën financiare të një feste të tillë.

21 janari, shumicës së shqiptarëve ju kujton 4 viktimat në bulevardin e kryeministrisë, teksa Edi Rama udhëhiqte një protestë kundër Ilir Metës në vitin 2011. Por, 22 deputetëve të opozitës, kjo datë ju kujton nisjen e punimeve të Kongresit të Lushnjës, në vitin 1920 dhe duan që 21 Janarin ta kthejnë në festë zyrtare.

Myslim Murrizi kërkon mbështetjen e Kuvendit për ta zyrtarizuar këtë festë në ligj. Socialistët, nuk përmendën si argument përplasjen e datave me protestën e tyre të dikurshme, por ngritën një barrierë tjetër.

Bashkim Fino, që është edhe deputet i Lushnjës, doli kundër kolegëve të tij socialistë. Komisioni i Ligjeve e shtyu vendimin, duke i kërkuar qeverisë një faturë financiare nëse shtohet kjo festë zyrtare, si dhe i kërkuan akademisë së shkencave informacion historik mbi rëndësinë e kësaj date./ABC News Albania

Artan-Fuga-mbremje-Ide-1280x720.jpg
nev ila11:16 | 16/07/2019

Një nga emrat më të shquar të shkencave të filozofisë, sociologjisë dhe komunikimit në vend pedagogu Artan Fuga komenton ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave. Akademiku i njohur, shkruan se Shqipëria është drejt çmendurisë, dhe se politika po masakron shkencën.

Ja çfarë shkruan Fuga:

Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Makswellit !
——
Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën !

Politika po e masakron shkencën!

Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!

Dita e fundit ka ardhur !”/abcnews.al

KRONIKE-KOMISION-HETIMOR-PER-METEN.mpg_snapshot_00.52-1280x720.jpg
ent ela13:09 | 26/06/2019

Të enjten e 4 korrikut, për herë të parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, do të ngrihet një komision hetimor me qëllim shkarkimin e Presidentit të Republikës. Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin me këtë kërkesë, duke marë vetëm një votë kundër, atë të Adriatik Alimadhit.

Ilir Meta u zotua se do të qëndrojë në karrigen presidenciale deri në 24 korrik 2022, por socialistët po punojnë fort për të kundërtën.

Komisioni i Ligjeve, mbylli procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke i kërkuar Kuvendit të ngrejë një komision hetimor parlamentar.

I vetmi që votoi kundër këtij raporti, ishte deputeti Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar. 13 deputetë të tjerë votuan pro ngritjes së komisionit hetimor.

Në të njëjtën mbledhje, Komisioni i Ligjeve rrëzoi një dekret të presidentit Meta, që kthente për rishqyrtim ligjin për përmbarimin privat. /ABC News Albania 24/7

META-SHPERFILL-KOLEGJIN-ZGJEDHOR.mpg_snapshot_01.06-1280x720.jpg
ad min12:20 | 26/06/2019

Po ne mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta qe kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.

Kreu i  komisionit, Ulsi Manja, deklaroi gjatë shqyrtimit të këtij ligji se ishte njoftuar edhe Presidenca të merrte pjesë, por është konfirmuar mospjesëmarrja.

Në një përmbledhje të arsyeve të kthimit të Ligjit, Presidenca konstaton se disa nene të tij,  nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike./ABC News Albania 24/7

MBULIM-KOMISIONI-I-LIGJEVE-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela11:45 | 26/06/2019

Më 13 vota pro dhe një kundër, Komisioni i Ligjeve miratoi rezolutën për mosnjohjen e vlefshmërisë së aktit të presidentit Meta, për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Deputetët e pranishëm evidentuan edhe njëherë shkeljet sipas tyre, që i ka bërë Kushtetutës Presidenti Ilir Meta. Deputeti i PS Adnor Shameti tha se Presidenti ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, parimin e së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur si dhe ka marrë tagrin e Parlamentit.

Për këto arsye, Shameti tha se ka vend për ngritjen e një Komisioni Hetimor, pjesë e të cilit duhet të jetë edhe shkresa që Sekretarja e përgjithshme e Presidentit, i dërgoi Kuvendit. Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, tha se pjesë e hetimit në këtë komision, mund të jetë edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor. /ABC news Albania 24/7

KOMISIONI-I-LIGJEVE-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 24/06/2019

Në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar sot kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin e republikes nga posti i tij.

Mazhoranca  e quan dekretin e  Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve një shkelje te rëndë Kushtetuese.

Ndërkohë në këtë komision deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni tha se kërkesa për shkarkimin e Metës është e nxituar dhe po përdoret për të zhurmë mediatike.

Por deputeti i PS, Bashkim Fino theksoi se vendimi i Metës përbën shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës. Sipas Finos, mazhoranca është e detyruar të marrë këtë masë për Presidentin, si reagim për shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij.

Gjatë mbledhjes  së Komisionit të Ligjeve deputeti socialist, Spartak Braho theksoi se ky Komision nuk merr vendim për shkarkimin e Metës, por për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të përcaktojë nëse Presidenti është ose jo në shkelje të rëndë Kushtetuese.

Vete Meta disa ditë më parë iu përgjigj me një letër ftesës së Komisionit për të marrë pjesë në mbledhje, duke u shprehur se e konsideron këtë procedurë të rreme dhe verbërisht politike. /ABC news Albania 24/7

 

ilir-metaa.jpg
nev ila16:27 | 22/06/2019

Presidenti i Republikës nuk do të shkojë përpara Komisionit të Ligjeve për t’u mbrojtur në procedurën e nisur për shkarkimin e tij. Në një letër drejtuar Ulsi Manjës, Presidenca e konsideron këtë proces të rremë, verbërisht politik dhe një përpjekje e shfrenuar për thellimin e krizës.

Ilir Meta nuk priti të hënën, për të marrë mungesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që ishte caktuar si dita kur Presidenti mund të mbrohej përpara socialistë që e kanë ndarë mendjen ta shkarkojnë.

Me një letër drejtuar Ulsi Manjës, Presidenca e konsideron këtë procedurë të rreme dhe verbërisht politike.

“Presidenti i Republikës vlerëson se gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argument kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”.

Kreu i shtetit e sheh shkarkimin e tij si rrëzimin e një ure që mund të mundësonte dialogun ndërpartiak.

“Ky proces i rremë dhe verbërisht politik, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë mes palëve, dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit, që Presidenti i Republikës prej kohësh po ju kërkon palëve”.

Duke përsëritur se dekreti i tij që anuloi 30 Qershorin shmangu konfliktin civil, Ilir Meta thekson se në tavolinën e tij ka ende gurë shahu pa lëvizur.

“Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha veprimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i lartë i vendit”.

Pa e shmangur ironinë, në fund të letrës, duke ju uruar gjykim më të shëndoshë deputetëve socialistë, Presidenca i dërgon një kopje të dekreti Komisionit, duke pandehur se ligjvënësit nuk e kanë lexuar atë./ABC News Albania 24/7

komisioni-i-ligjeve.jpg
ad min15:36 | 19/06/2019

Komisioni i ligjeve vijoi procedurat e shkarkimit të presidentit, duke caktuar të hënën si dita kur Ilir Meta mund të japë shpjegimet e tij. Taulant Balla argumentoi se pse Meta kishte shkelur rëndë Kushtetutën, kurse opozita e re parlamentare kërkoi që  shkarkimi të shtyhej për pas zgjedhjeve.

Të hënën, Ilir Meta është i ftuar në Komisionin e Ligjeve të japë shpjegimet e tij kundërshtuese ndaj pretendimeve të socialistëve se ka shkelur rëndë Kushtetutën kur anuloi 30 Qershorin.

“Në rast se Presidenti kërkon që të dëgjohet në Komisionin e Ligjeve, komisioni i krijon mundësinë presidentit të vijë të shprehet pranë këtij komisioni, por gjithsesi kjo është çështje që i përket mbledhjes së radhës”, tha Manja.

Komisioni i Ligjeve miratoi kalendarin për këtë çështje, duke parashikuar që të enjten tjetër të ngrihet nga Kuvendi Komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.

“Do të hartojë një raport për seancën plenare në përfundim të të cilit do t’i kërkojë seancës plenare, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të vërtetuar nëse në veprimtarinë e Presidentit të Republikës është shkelur neni 92 i Kushtetutës”, tha Manja.

Në emër të mazhorancës, kreu i grupit socialist Taualnt Balla prezantoi në komision shkeljet e Metës.  Në emër të opozitës së re, ish-këshilltari i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e këtyre procedurave.

“Në kontekstin aktual që po kalon shqipëria më duket e nxituar propozimi i një kalendari kaq të shpejtë. Sugjeroj që afatet kohore për shqyrtimin e kërkesës në seancë plenare, për shkak edhe të krizës aktuale që po kalon Shqipëria në interes edhe të axhendës evropiane të Shqipërisë të shtyhet pas zgjedhjeve të 30 Qershorit”, tha Ralf Gjoni.

Kjo kërkesë u refuzua me argumentin se rregullorja e jep vetëm 15 ditë afat Komisionit të Ligjeve për të kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor./ABC News Albania 24/7

LIGJET-ETILDA-REGJIMI-I-TE-BURGOSURVE-1280x720.jpg
ent ela16:44 | 27/11/2018

Komisioni i ligjeve miratoi me votat e mazhorancës ndryshimet ligjore, të cilat vendosin një trajtim të vecantë të të burgosurve për pjesemarrje në organizata kriminale.

Komisioni i ligjeve ka miratuar nen për nen dhe në tërësi ndryshimet e propozuara nga Këshilli i Ministrave “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”.  Në komisionin e zbrazur nga opozita parlamentare, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi ndryshimet që parashikojnë trajtimin e diferencuar të atyre që vuajnë dënim në burgjet e sigurisë së lartë, për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste apo për vepra me qëllime terroriste.

Etilda Gjonaj: “Nëse një person do të arrestohet apo  gjykohet për këto vepra penale, ai do vendoset në regjim të posaçëm me kufizim të të drejtave për të parandaluar kontaktet me grupet kriminale, konfliktet e mundshme me elementë të organizatave kundërshtare si dhe ndërveprimi me të burgosurit që i përkasin një organizatate apo organziatave me të cilat ata bashkëpunojnë”.

Regjimi i posaçëm i të burgosurve parashikon lejimin e një takimi familjar në muaj, apo kryerjen e nëj bisede telefonike në muaj, ndalimin e përdorimit të vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që vijnë nga jashtë, kontrollin e korrepsondencës etj. Është Ministri i Drejtësisë ai që pas një periudhe njëvjeçare mund të rivlerësojë ekzistencën apo jo të kushteve për vazhdimin e regjimit të posaçëm për të dënuarit ose të paraburgosurit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono