komisioni hetimor

ulsi-manja-per-presidentin.jpg
nev ila21:12 | 13/12/2019

Kuvendi do t’i miratojë në janar ndryshimet ligjore që lejojnë betimin me shkrim të gjyqtarëve, nëse Presidenti nuk i thërret për betim. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, thotë se kjo nuk është një masë për Ilir Metën, por për të gjitha rastet në të ardhmen.

PS e konsideron Arta Vorpsin Gjyqtare Kushtetuese, por Manja saktëson se këtë debat do ta zgjidhe vetëm kjo gjykatë kur të plotësohet.

Mazhoranca do të votojë një mekanizëm zhbllokues për betimet e gjyqtarëve, pas përplasjeve me Presidentin Ilir Meta. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja thotë se Presidentit i lihen 10 ditë kohë.

Por drafti pritet te pesoje ndryshime, duke saktësuar betimin me shkrim, eksperiment të cilin e bëri e para Arta Vorpsi.

Socialistët e njohin Arta Vorpsin si gjyqtare Kushtetuese, dhe pse nuk po i kryen këto funksione.

Një tjetër ndryshim që socialistet synojnë të miratojnë është, lejimi i KLGJ-së dhe KLP-së të procedojë gjyqtarët e prokurorët, derisa të ngrihet Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Javën e ardhshme parlamenti nis pushimet e dimrit dhe këto ndryshime ligjore pritet të kalojnë në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

KRONIKE-KOMISIONI-I-METES.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
nev ila18:45 | 25/11/2019

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit përmes së cilës kanë kërkuar të shtohen fakte në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur ndaj Presidenti të Republikës, Ilir Meta mbi veprimet e tij mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

ABC News ka mësuar se nesër në orën 09: 00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ndërsa pritet që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve me shtesat dhe argumentimet e tjera që janë shtuar për shkarkimin e Metës.

Maxhoranca dhe institucioni i Presidencës janë përplasur sërish mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të dyja palët, kanë kundërshtuar ashpër njëra tjetrën mbi qëndrimet që kanë mbajtur  mbi këtë proces./abcnews.al

Shkresa Zyrtare e kerkeses se Grupit Parlamentar te PS

alban-zeneli-intervista.jpg
nev ila14:05 | 23/11/2019

Një dokument i klasifikuar si “Top Sekret” iu paraqit deputetëve të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga institucioni i Presidentit.

Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i këtij komisioni Alban Zeneli sqaron se bëhet fjalë për një dokument të Shërbimit Informativ Shtetëror , të cilin tashmë deputetët e kanë lexuar dhe mbi bazën e të cilit duhet të marrin një vendim nëse do të shkarkojnë apo jo Ilir Metën, për vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Ilir Meta e mori pas informacioneve të marra nga Shërbimi Informativ Shtetëror se në protestën e opozitës në 8 qershorin e këtij viti do të kishte dhunë të shtuar, madje një grup i protestuesve do ndërmerrnin edhe aktin e djegies së Parlamentit.

Paraditen e të premtes në duart e ligjvënësve të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës të pajisur me certifikatën e nivelit më të lartë të sigurisë u vu në dispozicion dokumenti “Top Secret” i mbërritur nga institucioni i Presidencës.

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli sqaron për ABC News se tani që deputetët janë njohur me arsyet e kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit do të jenë të lirë të gjykojnë mbi seriozitetin e situatës mbi të cilën mund të shkonte vendi.

“Presidentit të republikës i është dërguar nga institucionet  sigurisë kombëtare sic është SHISH. Di të them se është në atributin e gjithsecilit për të thënë që e ka shtuar apo e ka zvogëluar mendimin se a duhet të shkarkohet apo jo Presidenti i Republikës”, deklaroi Zeneli.

Zeneli flet për një nismë që maxhoranca e ka tashmë gati dhe pritet ta depozitojë në Kuvend për hetim të thelluar të Presidentit Meta edhe në lidhje me emërimin e anëtarëve të rinj të gjykatës kushtetuese.

“PS po përpiqet, dhe ka bërë një kërkesë, që do e sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, duke shtuar afatin e hetimit nga ky komision, dhe kërkon të shtojë objektin e hetimit në këtë komision”, thekson Zeneli.

Deputeti i opozitës ka bindjen se Komisioni Hetimor që po heton shkeljet kushtetuese të Presidentit Meta nuk do të ketë një produkt final, pasi sipas tij gjithmonë në situata të tilla aktorët kryesore politikë kanë gjetur rrugën për të mbyllur pazarin e radhës.

“Unë e shoh si një lojë politike dhe retorikë të këtyre politikanëve 30 vjecar që shpesh herë kanë luajtur me emocionet e shqiptarëve, ju kanë servirur atyre vetëm ushqimin politik të ditës, për të mbaruar pazaret dhe detyrat e radhës”, tha Zeneli.

Kuvendi i ka caktuar 8 dhjetorin si datën finale Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta për të dalë me një raport final, ndërkohë që shumica ka garantuar se nga ky komision çdo President do të kuptojë se është guxim i madh të shkelësh kushtetutën e vendit./abcnews.al

KRONIKE-KOMISIONI-I-METES.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
nev ila16:37 | 22/11/2019

Maxhoranca nuk ka hequr dorë nga nisma e saj për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Komisioni Hetimor në Kuvend mori në shqyrtim informacionin “Top Secret” të paraqitur nga institucioni i Presidencës lidhur me arsyet që u anuluan me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.

Në shqyrtim u mor edhe raporti paraprak i Venecias, ndërkohë që shumica ka paralajmëruar që do të kërkojnë shtyrje të afateve të Komisionit dhe zgjerim të objektit të hetimit për Ilir Metën.

Pavarësisht se Komisioni i Venecias ka dalë me raport final për shkeljet e Presidentit të Republikës, komisioni hetimos vendosi në unanimitet të marrë në konsideratë edhe raportit paraprak të Venecias që trazoi politikën për shkak të qëndrimeve që shpreheshin.

Anëtarëve të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës iu vu përballë edhe një informacion “TOP SECRET” i ardhur nga institucioni i Presidencës.

Gjatë seancës dëgjimore që vetë Ilir Meta zhvilloi pak javë më parë në Kuvend foli për informacione të djegies së Kuvendit në një nga protestat e opozitës. Dhe kur bëhet fjalë për informacion të klasifikuar, paralajmërimi i Ulsi Manjës ishte i prerë për ligjvënësit.

Në 8 dhjetor, afati i komisionit hetimor për shkeljen e kushtetutës të Presidentit Meta përfundon. Por shumica ka deklaruar se shkeljet e reja të kushtetutës që Meta po konsumon me Gjykatë Kushtetuese do të bëjnë që afatet e komisionit të zgjaten dhe objekti i komisionit të zgjerohet./abcnews.al

 

komisioni-hetimor.jpg
nev ila11:00 | 22/11/2019

Sot në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas raportimit të gazetarit Juxhin Mustafaraj për abcnews.al, Komisioni do të mblidhet për të shqyrtuar opinionin e Komisionit të Venecias, që theksonte se Meta tejkaloi kompetencat, por shkelja nuk është aq e rëndë sa Presidenti të shkarkohet.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe raporti sekret nga SHISH, ku kreu i shtetit deklaroi se u bazua për të anuluar me dekret zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë që pjesë e objektit të komisionit pritet që të bëhet edhe kërkesa e PS-së, që akuzon Metën për shkelje të tjera këtë herë për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese.

Pritet që mazhoranca sot të kërkojë zgjatjen e hetimeve për shkarkimin e presidentit e republikës Ilir Meta. Një element shtesë që do të paraqisë në kërkesën e saj PS, do tëjetë edhe ngërci i krijuar nga Presidenti i Republikës me Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al

balla-3.jpg
nev ila13:34 | 20/11/2019

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në një dalje por mediat tha se janë shtuar akuzat për abuzim me detyrën nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Për këtë arsye mazhoranca ka vendosur të shtyjë hetimin nga Komisioni Hetimor përtej datës 8 dhjetor, datë kjo ku përfundonte edhe afati për hetimin e Metës.

Balla tha se Presidenti vazhdon të shkelë ligjin e Kushtetutën dhe për këtë arsye mazhoranca ka renditur argumente shtesë për dokumentimin e shkeljeve të tij.

Kreu i shtetit në bindjen tonë ka shkelur Kushtetutën. Është marrë vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e veprimeve të presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës në një kurs përplasjeje të fortë me Kuvendin dhe me institucione të tjera ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda me veprime konkrete dhe vendime të qëllimshme të cilat po i rendisim: Në kuadër të hetimit për të shkarkuar Presidentin e republikës, Kushtetuta jonë rregullorja e kuvendit apo ligji praktikisht nuk ndalojnë shtimin e objektit hetimor. Duke vërejtur se shkelja e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës tashmë është bërë kronike përmes kësaj kërkese argumentet shtesë për hetimin ndaj presidentit nga komisioni hetimor janë:

Cilat janë argumentet shtesë?

-Së pari presidenti i republikës ka nxjerrë një dekret nr 11350, për emërimin e Marsdia  Xhaferllarit  si anëtare e Gjykatë s Kushtetuese. Ky dekret është nxjerrë në kundërshtim flagrant me nenin 125 të Kushtetutës.

-Së dyti, njësoj sic veproi në tejkalim të kompetencës kur anulloi dekretin e tij për caktimin e datës 30 qershor të vitit zi datë për zgjedhjet vendore, me dekretin që ka firmosur për emërimin e Marsida Xhaferllarit presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese duke demonstruar në mënyrë të përsëritur papërgjegjshmërinë institucionale si dhe duke përdorur në mënyrë abuzive pushtetin e dhënë nga kushtetuta.

-Së treti, Ky veprim i Presidentit ka sjellë pasoja të rënda për legjitimimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese pasi aktualisht në këtë gjykatë rezulton se mund të ketë filluar detyrën Marsida Xhaferllari e cila ka marrë një mandat të paligjshëm si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

-Së kartërti, Arta Vorpsi ka fituar në bazë të Kushtetutës dhe ligjit mandatin e Gjyqtarit Kushtetues nuk është ftuar nga ana e presidentit sipas ligjit i cili ka deklaruar publikisht se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese në këtë funksion . Në këtë rast presidenti refuzon të zbatojë Kushtetutën që përbën një abuzim me pushtetin që i ka ngarkuar Kushtetuta”, tha Balla./abcnews.al

ulsi-manja-per-meten.jpg
ad min14:26 | 19/10/2019

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit do të mbyllë punën përpara 8 dhjetorit. Kryesuesi i hetimit, Ulsi Manja thotë për ABC Neës se mazhoranca do të japë një votë politike për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa vlerësimin kushtetues do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese kur të jetë funksionale.

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias nuk i ka bindur socialistët të pushojnë hetimin parlamentar për shkarkimin e presidentit. Përkundrazi.

“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni”.

Ulsi Manja që drejton komisionin hetimor, shpjegon për ABC News se çfarë ka ngelur ende për t’u bërë nga hetimi.

“Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””.

Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 Dhjetor.

“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet  një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë. Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës”.

Dhe pse janë të bindur që Meta e ka shkelur Kushtetutën duke çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, Ulsi Manja nuk është gati të pohojë votën e tij pro shkarkimit.

“Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës”.

Socialistët do të votojnë shkarkimin, por topi do të ngelet në derën e Gjykatës Kushtetuese.

“Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”.

Teksa kjo gjykatë nuk është ende funksionale e plotësimi duket i largët, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit./ABC News Albania

MBULIM-KOMISIONI-META.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela10:45 | 18/09/2019

Është shtyrë me dy muaj afati i punës së Komisionit të posaçëm hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit të Republikës për  zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Deputetët e këtij Komisioni do të presin edhe opinionin  e Komisionit të Venecias në datën 12 shtator.

Të dëgjojnë një herë komisionin e Venecias e më pas të shprehen deputetët që po hetojnë Presidentin e Republikës. Kështu vendosen 7 votat pro nga 9 që ka gjithsej komisioni i posaçëm hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Dy zërat kundër erdhën nga opozita parlamentare.

Jo vetëm që nuk mendon kështu deputeti i mazhorancës Alket Hyseni por ka edhe një propozim se kur ta çlirojë institucionin e presidencës nga Ilir Meta, pavarësisht asaj që do të vijë nga raporti i komisionit të Venecias.

Ndonëse është një mbledhje rutinë për të miratuar shtyrjen e një afati, kjo mbledhje që zgjati rreth një orë nuk kaloi pa debate.

Kryetari i komisionit Ulsi Manja informoi gjithashtu se kanë në duar informacionin sekret që dispononte presidenti Meta për tentativën e djegies së Kuvendit më 8 qershor.

Opinioni i Venecias në lidhje me qëndrimet dhe veprimet e Presidentit Meta do të jepet në datat 11 dhe 12 tetor. Afati i ri me dy muaj shtesë do të jetë në funksion të përmbylljes së punës së komisionit hetimor për kryetarin e shtetit. /ABC News Albania 24/7

komisioniii.jpg
ad min18:08 | 17/09/2019

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, do të kërkojë nga  Kuvendi të zgjasë afatin e punës së tij. Mandati i komisionit mbaronte në 8 Tetor, por puna nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin e Komisionit të Venecias.

Ky opinion miratohet në 12 Tetor, çka e bën të domosdoshme zgjatjen e afateve. Komisioni hetimor do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar, se sa kohë ju duhet për të mbyllur hetimin, dhe të enjten, parlamenti do të vendosë se sa do ta zgjasë afatin e punës së këtij komisioni./ABC News Albania 24/7

zgjedhjet-ilir-meta.jpg
ad min12:13 | 09/09/2019

Seanca dëgjimore e Presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor parlamentar, që po heton legjitimitetin e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit zgjati për më shumë se dy orë.

Kreu i shtetit i shoqëruar nga disa këshilltarë, arriti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në orën 9:50, ndërsa ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 10:00 nisi seanca dëgjimore.

Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se aktet e tij janë bërë publike në lidhje me shfuqizimin e datës 30 Qershor dhe dekretimin e datës 13 Tetor. Siç ka deklaruar edhe më parë në konferencat për mediat, Meta tha se “nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, por ka patur për qëllim të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës sa më shumë të ishte i mundur, por në çdo rast për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime”.

Sipas tij, mazhoranca nxitoi për të zëvendësuar dorëheqjet në bllok të opozitës pa bërë asnjë përpjekje për të vendosur një dialog me qëllim normalizimin e situatës në Kuvend. Për sa i përket datës së re për zgjedhjet vendore, Meta u shpreh se mund të vendosej edhe një ditë brenda muajit Korrik nëse do të kishte dialog mes palëve.

“Kush tha që zgjedhjet e reja vendore nuk mund të caktoheshin brenda muajit Korrik? Synimi im ka qenë që të vendosja datën më të afërt dhe për të garantuar gjithëpërfshirje. Shumica e bashkive të vendit kishin vetëm një kandidat”, tha kreu i shtetit.

Për sa i përket dialogut mes palëve për zgjidhjen e krizës Meta u shpreh se ka hasur dy pengesa kryesore.

“E para kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar shtyrjen e datës dhe së dyti ishte kokëfortësia e kryetarit të PD-së për të mos u ulur në një tryezë me Ramën si Kryeministër. Për mua ishin të papranueshme që kryeministri thoshte që pasi opozita ishte larguar nga parlamenti, për çfarë do të bisedonte. Ashtu sikurse për mua ishte e papranueshme që Basha nuk pranonte të ulej në tryezë me Kryeministrin”, tha Meta.

Më tej, ai theksoi se kjo nuk është hera e parë në vendin tonë që një president të shtyjë apo të vendosë një datë të re për zgjedhjet. Kjo ka ndodhur pesë herë dhe jo në situata normale sipas kreut të shtetit.

“Çfarë mund të bënte presidenti kur dy palët donin konfrontim. Mos të harrojmë që një punonjëse policie humbi jetën. Presidenti nuk mund të priste që një qytetar që të humbte jetën për të nxjerrë një dekret. Të dyja palët nuk do mbanin përgjegjësi, të dyja palët do të akuzonin njëra tjetrën”, tha Presidenti.

Meta u shpreh se e gjykoi të arsyeshme dhe të domosdoshme që të ishte para komisionit për shkak se kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve.

“Presidenti i Republikës duke nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës 30 Qershor ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes për qytetarët shqiptarë dhe ka shmangur një proces jodemokratik për zgjedhjet me një kandidat”, tha ai.

Ndër të tjera, kreu i shtetit u shpreh se ka pasur informacione që në një nga protestat e opozitës në Qershor, persona të caktuar do ta shfrytëzonin për të djegur Kuvendin dhe për të kryer akte të tjera.

“Presidenti i Republikës, për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme, për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë, në datën 7 Qershor, një ditë para se Presidenti të bënte publik shfuqizimin e datës 30 Qershor, ka marrë një informacion, sekret dhe të klasifikuar, në rast se komisioni dëshiron të njihet me të mund të ndodhë pasi të marrim edhe konfirmimin nga institucioni. 

Ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e paralajmëruar nga opozita përveç akteve të tjera edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion i ri në këtë drejtim, ishte tërësisht i besueshëm, po të kemi parasysh protestat e mëparshme, po të kemi parasysh pasojat nga këto protesta dhe konfrontime si rezultat i keni në konsideratë edhe deklaratat e Ministrisë së Brendshme për shumë policë të plagosur, qytetarë të dëmtuar e kështu në vijim. Me këto informacione Presidenti nuk mund të lejonte, apo nuk mund të mos shmangte një Rajshtag të dytë në Shqipëri, një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve. Nga këto informacione gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të kishte pasoja të mëdha për qytetarët”, tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërriti në orën 9:50 në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i shtetit ishte i shoqëruar nga dy këshilltarë, ndërsa rrugën nga Kuvendi deri tek Kryesia e Kuvendit e kreu në këmbë.

Komisionit hetimor parlamentar është ngritur për të hetuar legjitimitetin e dekretit të nxjerrë prej tij për anulimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale. Komisioni thirri në seancë dëgjimore subjektin e hetimit dhe në këtë rast, kreu i shtetit iu përgjigj pozitivisht kërkesës së komisionit për t’u paraqitur para tij.

Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar zhvillohet pikërisht në ditën kur në Tiranë mbërrin një delegacion i Komisionit të Venecias, të cilit komisioni hetimor parlamentar i ka kërkuar një opinion lidhur me çështjen që po trajton për presidentin Meta.

Gjatë dy ditëve në 10 dhe 11 Shtator, të dërguarit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë në Tiranë takime të rëndësishme me deputetë të mazhorancës dhe opozitës parlamentare, me kreun e Kuvendit, Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe me anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono