Komisioneri Publik

SINKRON-KONFIRMOHET-OLSIAN-CELA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min10:38 | 24/09/2019

Komisioneri Publik ka vendosur që të mos e ankimojë vendimin e Vettingut për prokurorin Olsian Çela, i cili tashmë do të vijojë garën për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme. Nesër, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të bëjë miratimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm që plotësojnë kriteret ligjore.

Prokurori Olsian Çela do vijojë garën për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme. Komisioneri Publik ka vendosur të mos ankimojë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Olsian Çela.

Vendimi bëhet i ditur përmes një njoftimi për mediat nga zyrat e Komisionerit Publik. Të hënën, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shtyu mbledhjen për të miratuar listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, pasi priste përgjigjen nga Komisionieri Publik për ankimimin ose jo të vendimit për prokurorin Çela.

Katër kandidatë kanë shprehur interes për postin e kreut të akuzës, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela dhe Lulzim Alushaj. Prokurori Olsian Çela, i cili i konsiderohet dhe si rivali kryesor i kryeprokurores aktuale Arta Marku në garën e hapur për mandatin 7-vjeçar të Prokurorit të Përgjithshëm.

Tashmë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parashikuar për në datën 25 shtator, të miratojë kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën për kryeprokuror pas vlerësimit paraprak.

Më pas do bëhet vlerësimi i tyre sipas sistemit të pikëzimit dhe do të jetë KLP ajo që do të vendosë nëse lista do të jetë me 3 apo me 4 kandidatë që do t’i dërgohen më pas Kuvendit për votim.

Në rast se Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm me shumicë të cilësuar prej 84 votash, atëherë Kryeprokuror i vendit do të zgjidhet kandidati i renditur i pari parë në renditjen e bërë nga  Këshilli i Lartë të Prokurorisë./ABC News Albania 24/7

BESNIK-MUCI-NE-KPA-ABCM1T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela15:39 | 20/09/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi sot si provë 25 dokumenta shtesë nga prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi për të justifikuar blerjen e apartamentit të tij. Prokurori Muçi po përballet me shkallën e dytë të vetingut, pasi Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi kaloi me sukeses Vettingun në shkallën e parë. Por për Komisionerin Publik vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ishte i thelluar dhe i argumentuar.

Për këto arsye komisioneri Publik Darjel Sina e ankimoi vendimin, dhe paraqiti dokumenta të tjera para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke pretenduar se subjekti i rivlerësimit Besnik Muçi ka probleme me pasurinë dhe pronat. Sipas Sipas Sines, Prokurori i Krimeve të Rënda, nuk ka paraqitur dokumenta plotësues për pasurinë e viteve 2003, 2004, 2005 dhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2006.

Subjekti, sipas komisionerit nuk justifikonte një pjesë të vlerës së blerjes së një apartamenti 57 m 2 në Tiranë. Po kështu  -theksoi Sina, nga administrimi i dokumentave u shfaqën probleme në disa llogari bankare të familjarëve të tij. Në fund komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Besnik Muçi.

Prokurori i Krimeve të Rënda depozitoi 25 dokumenta të tjera shtesë që sipas Besnik Muçit janë shterues dhe njëkohësisht i japin përgjigje pretendimeve të Komisionerit Publik.

Në  vendimin e datës 1 gusht 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kërkuar dokumenta shtesë për të vërtetuar të ardhurat e familjarëve – tha prokurori Besnik Muçi. Pavarësisht  kësaj ai i paraqiti trupes se Komisionit te posacem te Apelimit  llogaritë bankare dhe Sigurimet Shqërore të prindërve, kunatit, motrës, për të larguar çdo dyshim mbi ligjshmërinë e parave për blerjen e apartamentit të tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi dokumentat e subjektit të rivlerësimit nga prokurori Besnik Muçi, ndërsa vendimi për të do të jepet më 1 tetor.

Prokurori Besnik Muçi ka pasur disa dosje të forta në prokurorinë e Krimeve të Rënda si edhe ka qenë kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë Prokurorisë. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg
ad min15:06 | 02/09/2019

Një muaj pas shpalljes së vakancës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të gjithë prokurorët e Shkallëve të Para që duan të jenë pjesë e Qeverisë së Prokurorëve.

Vakanca në KLP erdhi pas shkarkimit të Gentian Osmanit më 31 Korrik nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Edhe pse një muaj me vonesë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka caktuar 2 javë kohë për të gjithë ata prokurorë që duan të jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas mbylljes së garës do të thirret Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve, të cilët do të votojnë se kush do të jetë anëtari më i ri i këtij këshilli. Ndërkohë një tjetër anëtar i KLP-së është i ankimuar nga Komisioneri Publik.

Bëhet fjalë për Besnik Canin, për të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka caktuar një datën se kur do të zhvillohet seanca./ABC News Albania 24/7

kpk.jpg
ent ela15:14 | 02/08/2019

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ka konfirmuar bnë detyrë Manjola Kajanën , prokurore në Prokurorinë për Krime të Rënda, dhe njkohëshisht kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Kajanën nuk është i plotë. Komisioner ngre dyshime se prokurorja Kajana nuk ka pasur mundësi për të mbuluar me burime të ligjshme, shpenzimet dhe kursimet në sistemin bankar”për blerjen e apartamentit. Gjithashtu komisioneri ngre dyshime se Manjola Kajana nuk ka plotësuar saktë deklaratën për Kontrollin e Figurës. Prokurorja është zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidatë për SPAK, duke e rënditur të 8 në listë. /ABC news Albania 24/7

klp-2.jpg
ad min12:19 | 01/08/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit ditën e djeshme të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Shkarkimi vjen në një kohë kur KLP duhet të bëjë renditjen përfundimtare të 4 kandidatëve për kryeprokurorë të vendit. Por, për të zëvendësuar anëtarin e shkarkuar dje, KLP-ja duhet të ndjekë një sërë procedurash.

Pas kalimit në procesin e Vettingut të prokurorit Olsian Çela, u duk se ngërçi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri u zgjidh. Por shkarkimi këtë të mërkurë i njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, duket se po prodhon një ngërç të ri.

Largimi nga drejtësia i ish-prokurorit të çështjes “Tahiri” solli vakancë në KLP, organ i cili tashmë ka mbetur me 10 anëtarë. Kjo vakancë ka çekuilibruar balancat brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ka në dorë vendimmarrjen më të rëndësishme të renditjes përfundimtare të 4 kandidatëve për Kryeprokuror të vendit.

Sipas ligjit, për të zëvendësuar Gentian Osmanin Këshilli i lartë i Prokurorisë duhet të zhvillojë një mbledhje ku të shpallë vakancën. Më pas, KLP duhet t’i dërgojë letër Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që të rihapë garën dhe më pas të thërrasë Asamblenë e Prokurorëve.

Të drejtë për të kandiduar për anëtarë në KLP e kanë vetëm prokurorët e Shkallëve të Para, pasi Osmani ishte prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Do të jetë asambleja, ajo që do të caktojë se kush do të jetë anëtari më i ri i qeverisë së Prokurorëve.

Më herët, KPA shkarkoi një tjetër anëtare të KLP-së Antoneta Sevdarin dhe asambleja e Prokurorëve vendosi që kandidati i vetëm në garë, Vatë Staka të bëhej pjesë e këtij këshilli.

Një tjetër anëtar i KLP-së, i ankimuar nga Komisioneri Publik, është Besnik Cani, për të cilin ende nuk është caktuar një datë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, se kur do ta zhvillojë për të seancën publike./ABC News Albania 24/7

xhezair-zaganjori-1280x707.jpg
nev ila15:28 | 17/07/2019

Ka përfunduar seanca në KPA. Pas përfundimit të seancës ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që Vendimi për Xhezair Zaganjorin të jepet në datë 26 korrik. Kolegji i Posacëm i Apelimit administroi 10 provat e reja të cilat kreu i gjykatës i dorëzoi për të prapësuar gjetjet e komisionerit publik. Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në fjalën e tij pas seancës së KPA deklaroi se vettingu me të vazhdon për më shumë se një vit. Ai tha se nuk mund të gjykojë dot procesin e vettingut dhe se do i përmbahet ligjit.

Zaganjori u shpreh se ishte i qetë dhe se nuk ndihej nën presion, ai gjithashtu  nuk pranoi të komentojë mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë.

“Jam shumë i qetë, duhet të presim,Ne duhet të respektojmë Vettingun, s’jam nën presion. Më kërkuan të paraqes dokumentat të cilat i paraqita. Nuk më takon të komentoj pse Gjykata e Lartë nuk funksionon. Theksova faktin se gjatë hetimit administrativ apo edhe gjykimin e datës 25 dhe datës 10, komentet të cilat janë kërkuar direkt ose indirekt nga komisionari publik, gjatë procesit të hetimit dhe nga OMN apo dhe KPK, une i jam përgjigjur dhe i kam reflektuar. Dokumentat që mu kërkuan ti paraqes, unë i paraqita dhe disa prej tyre nuk u morën parasysh sepse u cilësuan si të përsëritura apo që nuk kanë vlerë në një kohë që unë mendoj se është e kundërta. Megjithatë ai që vendos është Kolegji i Apelimit tashmë. Detyra e komisionerit publik është të mbrojë interesin e publikut  dhe si i tillë duhet të ngrejë problemet, por gjithsesi edhe ngritja e problemeve e ka një kufi”, u shpreh Zaganjori.

Komisineri publik ka kërkuar shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori./abcnews.al

MBULIM-KPA-OSMANI.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela10:58 | 11/07/2019

Rihapet hetimi gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Gentjan Osmanin anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rihapur edhe një herë tjetër hetimin gjyqësor për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentjan Osmani, duke pranuar provat e sjella nga ish-Prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë Osmanin me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.

Sipas Komisionerit nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit nuk justifikon pasurinë e tij me të ardhura të ligjshme. Gentian Osmani nuk ka justifikuar burimin financiar të blerjes së një apartamenti ne 2016, të porositur që në vitin 2009.

Sipas Komisionerit Publik anëtari i KLP-së nuk provon huamarrjen prej 20 mije eurosh nga një i afërm i tij dhe shumën prej 15 milion lekësh nga të dhuruar nga prindërit e bashkëshortes. Komisioneri Publik relatoi se për huamarrjen ka mungesë dokumentacioni .

Gentian Osmani ka pasur ne hetim heshtje të njohura për publikun si dosja për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Besnik Cani, një tjetër anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i ankimuar nga Komisioneri Publik ne KPA pas konfirmimit te tij ne detyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-TRUPA-E-KPA-PER-PRELEN.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela17:40 | 02/05/2019

Pasditen e së enjtes u vendos trupa gjykuese për rivlerësimin e Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Mësohet se Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo anëtarë.
Donika Prela u ankimua në prill të këtij viti nga Komisioneri Publik, pasi kaloi sitën e vettiungut në shkurt të 2019. Për Komisionerin Publik Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kërkuar shkarkimin nga detyra tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi pretendon se Prela nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë. /ABC News Albania 24/7

faqolli.jpg
ad min09:32 | 18/04/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shfuqizoi këtë të enjte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli. Vendimin e KPK-së e apeloi Komisioneri Publik dhe sot u vendos nga KPA-ja shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës.

Astrit Faqolli u konfirmua pavarësisht konsiderimit si i papërshtatshëm për vijimin e detyrës në seancën dëgjimore nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Në vendimin e sotëm, trupa gjykuese ka theksuar se shkak për shkarkimin e gjyqtarit Faqollit, është bërë pasuria e pambështetur, shkak për të cilën e kishte ankimuar edhe Komisioni Publik. Astrit Faqolli e ushtronte detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës që prej vitit 2013. /abcnews.al

Donika-Prela-933x445.jpg
ad min16:55 | 10/04/2019

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Donika Prela. Sipas Komisionerit Publik, Prela nuk ka krijuar besueshmërinë për konfirmimin në detyrë.

Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kaloi Vettingun më 5 Shkurt. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në 22 Janar, u konstatua si problematike për Prelën, punësimi i bashkëshortit të saj inxhinier “në të zezë” në një firmë ndërtimi. KPK pretendoi se për disa vite me radhë, ai ishte paguar me para në dorë, duke shmangur kështu pagesën e tatimeve dhe sigurimet shoqërore.

Por shpjegimet e dhëna më tej nga Prela duket se bindën Komisionin për të kundërtën. Ndërkohë Komisioni nuk gjeti probleme në pastërtinë e figurës apo profesionalizimin e saj. Gjithashtu Prela ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono