komisioneret publike

ONM-ARTUR-MALAJ-1280x720.jpg
ent ela11:14 | 10/08/2018

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Artur Malajt, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Ai u konfirmua në detyrë nga KPK në 3 gusht.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurisë dhe Kofliktit të Interesit kishte relatuar ne Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se pasuria e Artur Malajt është deklaruar e saktë. Gjyqtari kishte dy troje të përfituar me ligjin 7501 në Llakatund të Vlorës, një apartament në kryeqytet, garazh dhe një automjet. Ndonëse konstatoi disa parregullsi në shuma të papërfillshme, KPK vlerësoi si të deklaruar saktë ndër vite dhe të justifikuara edhe tre llogari të bashkëshortes së tij, gati 200 mijë euro në total, të pëfituara nga puna e saj si notere.

Gjithashtu, Komisioni rrëzoi raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit te Klasifikuar për papërshtatshmëri të gjyqtarit, duke vlerësuar se raporti i përcjellë ishte i pasaktë dhe i pabazuar në prova. Pasi  t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, komisionerët Publikë, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. /abcnews.al

ANKIMIMI-ONM-PER-DY-GENTIANET-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 09/08/2018

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandon Komisionerëve Publikë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykates Administrative, Gentian Medja si dhe të prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani.

Sipas raportit të ILDKP-së, gjyqtari Medja ka depozituar raportime të sakta pasurie, pa fshehje dhe deklarime të rreme. Edhe pas hetimit të pavarur të KPK-së, rezulton se nuk ka pasuri të paluajtshme të padeklaruara dhe pasaktësi në llogaritë bankare.

Por sa i përket aftësisë profesionale, gjyqtari nuk ka respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungojnë procesverbalet dhe ka parregullsi në njoftimin e palëve. Gjyqtari Medja i ka justifikuar këto parregullsi me faktin që Gjykata Administrative, që në momentin kur u krijua u përball me fluks të lartë.

Ndërsa për zv.drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentian Osmani, KPK konstatoi disa probleme me justifikimin e shpenzimeve të tij, por gjithsesi  e konfirmoi në detyrë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono