komisionere

komision.jpg
G. P.12:57 | 05/07/2019

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi në një konferencë për shtyp nga selia blu bëri publike një video që sipas tij tregon manipulimin që është bërë me zgjedhjet.

“Sot iu paraqesim provën filmike të kësaj skeme kriminale të manipulimit të rezultatit zgjedhor. Mekanizmi është shumë i pastër, është mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerët. Është një qendër votimi në Kavajë. Kjo është qendra e votimi ku nuk ka asnjë garanci se është e hapur. Mund ta shihni ka dhe bedge-n e anëtarit të komisionit. Plotësojnë fletët e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë. Të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për veprën penale të falsifikimit të zgjedhjeve nëpërmjet mbushjes së kutive. Identifikojnë zgjedhësin pasi marrin të dhënat telefonikisht. Marrin të dhënat e kartës së identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë përfshi dhe emigrantë dhe këtë e bëjnë në mënyrë individuale që të kontrollojnë fluksin, por ndërkohë asnjë zgjedhës nuk paraqitet. Komisioneri plotëson fletën e votimit, e mbush aty ku duhet”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit dhe më pas është zbatuar nga KQZ. Ai deklaroi se të gjithë personat që kanë kryer krime zgjedhore do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Kjo maskaradë e urdhëruar nga Edi Rama e ekzekutuar në mënyrë piramidale nga KQZ, nga katër militantët e PS në KQZ të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këto krime zgjedhore që ata kanë kryer dhe ekzekutuar duke filluar nga KQZ dhe urdhrin që i ka dhënë KZAZ-ve dhe KQV-ve. Është një mekanizëm i tërë piramidal vetëm e vetëm për të ekzekutuar porosinë e Edi Ramës që pjesëmarrja në votim të ishte sa më e lartë e mundshme.

Numri i votave në kuti nuk do t’i korrespondonte pjesëmarrjes në votim dhe kjo është shumë e qartë. Vetëm 15% ka votuar dhe kjo është monitoruar një më një në 12 orë rresht nga monitoruesit e PD-së edhe pse opozitës iu mohua aksesi në qendrat e votimit.

Kjo skemë kriminale është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Provat janë mbledhur, po dokumentohen ditë për ditë e më tepër dhe kallëzimet penale do të bëhen për të gjithë këta persona që janë përgjegjës”, tha Bylykbashi./acbnews.al

basha-1.jpg
G. P.15:05 | 04/06/2019

Gjatë vizitës së tij dy ditore në kryeqytetin gjerman, kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me komisionerin e Bashkimit Europian për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Gunther Otinger.

Biseda me fokus Shqipërinë, kishte temë zhvillimin ekonomik dhe projektet e rëndësishme, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, kjo bazuar në postimin e kreut të demokratëve Basha në rrjete sociale.

Kryedemokrati Basha është takuar edhe me zëvendës kryekëshilltarin e kancelares Angela Merkel, Joakim Bertele, i cili ka nënvizuar se “pavarësisht krizës që po kalon Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikën me krimin shitblerjes së votave, korrupsionit, Gjermania do të bëjë gjithçka që t’i hapin rrugë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”./ABC News Albania 24/7

kqz.jpg
G. P.12:46 | 23/05/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të pasur komisioner në zgjedhjet e 30 Qershorit. Mazhoranca në KQZ kundërshtoi me argumentin se partitë nuk janë subjekte zgjedhore, ndërsa opozita e mbështet kërkesën në ligj.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të kenë komisionerë në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në vendoret e 30 Qershorit.

Me katër  vota kundër  dhe një pro Komisioni Qendror i Zgjedhjes ka rrëzuar kërkesën e opozitës jo parlamentare. Anëtarët socialiste në KQZ kanë argumentuar votën kundër me arsyetimin se PD dhe LSI i kanë bojkotuar këto zgjedhje.

“Nëse nuk je i regjistruar në zgjedhje nuk mund të kesh pjesë në administrimin dhe në menaxhimin e zgjedhjeve. Nuk mund të çosh komisionerë në strukturat e nivelit të dytë dhe të tretë. Është shumë e qartë. Nuk e di pse u bë ky provokim”, tha nënkrytari Bibaj.

Ndërsa kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, thotë se kërkesa e PD-së dhe LSI-se vjen brenda kornizës ligjore.

“Neni 29, pika 5, paragrafi 2 thotë “anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike”. Sipas këtij neni zëvendësismet duhet të kryhen jo më shumë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Pse qenka provokim ma thoni? Këta zotërinjt që kanë sjellë listën a janë parti politike”, tha Zguri.

Para se KQZ të vendoste, përfaqesuesi ligjor i Partisë Demokratike paralajmëroi anëtarët se nëse nuk udhëhiqen nga ligji do të përballen me forcën e tij.

“Procesi zgjedhor i ofrohet këtij vendi është një proces i mbushur me paligjshmëri, të cilat shkojnë që nga shkelja e afatit deri në tentativat e emërimit të një opozite fasadë me qëllimin që të zëvendësohet opozita e vëretetë. Gjej rastin të paralajmëroj anëtarët e KQZ se në qoftë se vendimmarrja e tyre nuk udhëhiqet nga ligji do ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale”, tha Kaso.

Me mbyllje të mbledhjes, Kaso u shpreh se KQZ vendosi me urdhër politik.

“KQZ në mënyrë të paprecedentë në mnëyrë antiligjore dhe me urdhër të drejtpërdrejtë të eksponentëve të PS-së, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla iu nënshtruan presionit joligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e saj për të paraqitur komisionerë në KZAZ. Është një e drejtë që opozitës i buron nga fryma e Kushtetutës, nga Kodi Zgjedhor”, tha Kaso.

Partia Demokratike sipas Kasos do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për ta kundërshtuar vendimin e KQZ-së./ABC News Albania 24/7

EDI-PALOKA-ULSI-MANJA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_02.08-1-1280x720.jpg
ent ela23:08 | 16/05/2019

Vendimi i PD e LSI për të paraqitur kandidatë për KZAZ-të edhe pse nuk janë regjistruar si parti në zgjedhjet e 30 qershorit ka sjellë reagime. Opozita thotë se ka informacione për manipulime të procesit nga mazhoranca e prandaj e ndërmerr ketë akt. Por mazhoranca thotë se procesi zgjedhor në KQZ është mbyllur me regjistrimin e partive e kandidatëve. Kundër këtij vendimi të opozitës është shprehur edhe Astrit Patozi i Bindjes Demokratike.

Nënkryetari i PD Edi Paloka thotë se edhe pse pse opozita nuk është regjistruar në zgjedhje, ajo ka të drejtën ligjore që të ketë anëtarët e saj në KZAZ. Vendimin e mbështet tek pretendimet se opozita ka informacione për manipulim të zgjedhjeve vendore nga mazhoranca.

“E patë si u regjistrua? Edhe kur është vetëm në zgjedhje, arrin deri aty sa tenton ti manipulojë. Po mendojmë të dërgojmë komisionerët tanë në KZAZ se kemi informacione se KZAZ-të e sajuara kanë filluar që tani manipulimet. Është i vetëm, ka të gjithë komisionin dhe prapë kërkon ti manipulojë. Sa i përket partisë që përmendët, e dini kë kandidon në Kukës? Abedin Uruçi, kryetar i PS Kukës që do të garojë përballë kandidatit të PS”, u shpreh Paloka.

Por ndryshe mendon mazhoranca. Po në studion e ABC neës kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, i konsideroi fjalë kafenesh të opozitës në rrugë pretendimet për manipulim të procesit. Juristi Manja thotë se formalisht procesi është i mbyllur në KQZ me regjistrimin e partive dhe kandidatëve që do marrin pjesë në zgjedhje

“Unë nuk dua të hyj në teknikalitete juridike. Procesi në këtë moment është ligjërisht i mbyllur. Kodi Zgjedhor ka afate për regjistrimin e kandidatëve, listave të këshilltarëve respektivë në 61 bashki”.

Kundër këtij vendimi të opozitës është edhe kreu i partisë më të re, Bindja Demokratike Ii cili përmes një statusi thotë se përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër Bindjes Demokratike, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë process dhe së dyti, kundër procesit zgjedhor në tërësi. Bindja Demokratike i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

Po cfarë parashikon Kodi zgjedhor? Për shkak se PD e LSI nuk kanë paraqitur deri tani kandidatët për 90 Komisionet Zonale të Administrimit zgjedhor, KQZ ka kryer zëvendësimin e tyre sipas ligjit. Por Kodi zgjedhor parashikon se partitë parlamentare që kanë të drejtë të paraqesin kandiddatura për KZAZ, mund të bëjnë një veprim të tillë, deri 30 ditë para zgjedhjeve dhe KQZ kryen zëvendësimin e tyre. /ABC news Albania 24/7

edi-paloka-kzaz.jpg
G. P.20:04 | 16/05/2019

I ashpër ishte këtë të enjte nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ndaj partisë më të re në vend “Bindja  Demokratike”. Gjatë një interviste në rubrikën “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ai deklaroi se “Bindja” ka falsifikuar firmat kur është është regjistruar. Ndërkohë tregoi edhe një rast, ku sipas tij, tregohet manipulimi që do i bëhet zgjedhjeve.

Sipas Palokës, kandidati i “Bindjes Demokratike” në Kavajë është regjistruar pa qenë në Shqipëri, madje pa dëshirën e tij. Kjo është arsyeja pse PD do të dërgojë komisionerë në KZAZ, sipas Palokës.

Edi Paloka: Nuk ka zgjedhje në disa plane. E para sepse nuk ka opozitë.

Mirela Milori: E kanë opozitën ata. Është “Bindja Demokratike”.

Edi Paloka: Për këtë arsye sepse ky arrin deri aty saqë edhe kur është vetëm në zgjedhje kërkon t’i manipulojë. Deri këtu arrin ky kryeministër. Ju s’e keni marrë vesh, por ka dalë një lajm që po mendojmë të dërgojmë dhe komisionerët tanë në KZAZ sepse kemi marrë informacione se KZAZ-të e sajuara aktualisht me anëtarët e rilindas, plus ca rilindas pa tesër që kanë gjetur dhe kanë futur si të pavarur kanë filluar që tani manipulimet. Është i vetëm në zgjedhje, ka komisionin dhe e përdor për të manipuluar. Dhe meqë përmend atë partinë, gjoja opozitare normalisht duhet t’ju vijë për të qeshur, por e ruani për etikë buzëqeshjen se tashi një parti që kandidon në Kukës Abedin Ruçin që përveç kusureve që ka me dekriminalizimin është kryetar i qarkut të PS kandidon përballë kandidati të PS nga kjo partia opozitare. Listat i patë me çfarë ishin mbushur, përveç falsifikimeve që kanë dalë? Nusja e Agron Xhafës. Është nga ato që nuk e kanë mohuar. Kanë falsifikuar firmat e socialistëve të bindur se nuk do kundërshtojnë. U regjistrua në KQZ në kundërshtim me ligjin. Çfarë tregojnë këto? Që është vetëm një sajesë e Ramës për të krijuar këtë fasadën e shpifur për zgjedhje normale. Dhe e fundit fare pse do i dërgojmë anëtarët e PD në KZAZ sepse kemi marrë vesh që po bëhen manipulime. Kemi marrë vesh që do bëhen manipulime. Meqë nuk do marrim pjesë do e lejmë që të marrë. E gënjente mendja nëse mendonte do ta linim të bënte çfarë të ndodhte. Do jemi aty për të kontrolluar çdo gjë edhe me manipulime që na i konfirmojnë se kanë ndodhur. Marr një rast për shembull në Kavajë me këtë partinë që the ti. Kandidati i kësaj partie nuk është fare në Shqipëri. Afati i regjistrimit ka kaluar pa qenë fare në Shqipëri se duhet të regjistrojë dokumente personale ky kandidati. Ai nuk është fare në Shqipëri. Rezulton se është regjistruar. Ku është regjistruar?  Si është regjistruar ky kandidati? Madje sipas informacionit që kemi ne ai nuk do të kandidojë. Kjo është më e bukura”.

Ndërkohë, më herët gjatë kësaj të enjteje, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se PD dhe LSI kanë informacion zyrtar se në KZAZ po kryhen manipulime të procesit zgjedhor, prandaj kanë porositur degët që të propozojnë anëtarë në këto komisione. Në një reagim pas interesimit të medias lidhur me porosinë drejtuar degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ, Bardhi tha se partitë opozitare kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie./abcnews.al

pd.jpg
G. P.17:15 | 18/03/2019

Pas thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar partive politike për mos shkelje të afateve ligjore për propozimin e komisionerëve për KZAZ lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë me dije për ABC News se kjo focë politike nuk do të depozitojë listat me kandidatët që ligji i lejon të propozojë.

Ky duket edhe si hapi i parë drejt bojkotit të zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike edhe pse kreu i kësaj force politike apo strukturat e partisë nuk kanë asnjë vendimmarrje lidhur me këtë proces./abcnews.al

senida-mesii.jpg
G. P.18:15 | 13/11/2018

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi priti sot në një takim Komisioneren Europiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqërinë Znj. Mariya Gabriel. Fokus i takimit ishte “Axhenda Digjitale” e Shqipërisë dhe progresi i bërë deri tani, siguria kibernertike, marrëveshja e re për uljen e tarifave “roaming” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.

Gjatë këtij takimi, Mesi u shpreh se Shqipëria po ecën përpara drejt shoqërisë dhe ekonomisë digjitale duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset për të përfituar nga teknologjitë e reja dhe inovacioni.

“Një ndër elementët kryesorë për të cilët po punojmë dhe jemi në një linjë edhe me përqasjen rajonale dhe europiane është edhe aftësimi digjital i të rinjve”, shtoi ajo, duke nënvizuar përparësinë që i jep qeveria shqiptare promovimit të nismave digjitale si një instrument thelbësor për modernizimin e qeverisjes dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik për qytetarët e saj.

Pas pritjes, Mesi dhe Gabriel kanë vizituar sportelet e zyrave të shërbimeve të integruara ADISA pranë ZRPP, Tiranë. Komisionerja Gabriel në fjalën e saj e ka cilësuar si një shembull të shkëlqyer, shërbimin që qytetarët shqiptarë marrin pranë këtyre zyrave.

“Është shumë e qartë që edhe këtu ku jemi, kemi një shembull të shkëlqyer se si u ofrohen shërbimet publike qytetarëve. Është e rëndësishme që qytetarëve t’u ofrojmë shërbimet në mënyrë digjitale dhe efikase. U kursejmë kohën për të shkuar nga njëra zyrë tek tjetra”, u shpreh Gabriel duke vlerësuar punën e bërë nga qeveria shqiptare lidhur me axhendën digjitale.

Në lidhje me ‘Axhendën Digjitale’, Zëvendëskryeministrja Mesi u shpreh se Shqipëria është pjesë e strategjisë së BE për të përhapur axhendën digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është pjesë e kësaj strategjie dhe së bashku me Komisioneren Gabriel po përcaktojmë hapat e domosdoshëm me qëllim që axhenda digjitale të jetë sa më prezente në Shqipëri dhe të ndikojë jo vetëm në ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara, por edhe të përmirësojmë më tepër shërbimet online që ofron portali E- Albania”, tha Mesi.

Numri i dy i qeverisë, u shpreh se vendi ynë po merr mbështetjen e Bashkimit Europian edhe për të përfituar nga fondet që BE ka vendosur në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të axhendës digjitale.

“Në kuadër të kësaj iniciative të Bashkimit Europian janë vënë në dispozicion 80 milionë euro që do të jenë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj është shumë e rëndësishme që ekspertiza e BE-së të na ndihmojë jo vetëm për rishikimin e strategjisë, por edhe në përcaktimin e hapave të nevojshëm dhe të domosdoshëm që Shqipëria të jetë si vendet e rajonit për të thithur sa më shumë këto fonde me qëllim që axhenda digjitale t’i shërbejë zhvillimit ekonomik”, u shpreh Znj. Mesi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono