komision

rekomandimi-1280x720.jpg
gra moz15:49 | 17/04/2018

Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Duke prezantuar këtë vendim të Komisionit, përfaqësuesja për politike të jashtme Mogerini dhe eurokomisoneri Hahn, vlerësuan reformat e bëra së fundi në vendin tonë. Kryesisht komisioneri Hahn veçoi reformën në drejtësi dhe vetingun. Ai theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë kohë për vetëkënaqesi, pasi duhet të çojnë reformat përpara.

Mogherini: “Bashkimi Europian ka vendosur që të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës”, tha Mogherini.

Hahn: “Jam i kënaqur që Komisioni e pranoi rëndësinë e reformave që janë bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria duke dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave, dhe në të njëjtën kohë dhe çfarë duhet bërë për ta mbështetur këtë progres. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë në fushat kryesore si 5 përparësitë,  administrata publike, lufta kundër krimit e korrupsionit, reforma në gjyqësor e drejtësi dhe mbrojtjen e pakicave. Në drejtësi kemi parë rezultate të prekshme për gjyqtarë e prokurorë nga vettingu. Është fillimi, por është premtues dhe rekomandimi gjen zbatim. Është me rëndësi që të përmirësohet klima e biznesit e investimeve, dhe norma e lartë e papunësisë ësthë burim shqetësimi, sidomos i të rinjve. Siguria është një tjetër element”. abcnews.al

juncker.jpg
gra moz12:09 | 17/04/2018

Presidenti i Komisionit Europian, Juncker, tha para Parlamentit Europian se integrimi i Ballkanit në BE është i nevojshëm për të shmangur luftërat në rajon. Por Presidenti francez Macron tha se zgjerimi i BE duhet të ndodhë pas reformimit të tij.

Në një debat të gjerë për çështjet europiane në Parlamentin e Unionit, drejtuesit e Bashkimit Europian dhe ata të shteteve anëtare u përqëndruan edhe tek Ballkani Perëndimor. Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, duke folur para aeurodeputetëve tha se argumenti bazë i ekzekutivit europian për nxitjen e perpektivës së zgjerimit është evitimi i rikthimit të luftrave në rajonin e Ballkanit.

Jean Claude-Juncker:Ne kemi vendosur në Selanik në 2003 për t’i dhënë një perspektivë të besueshme europiane vendeve të Ballkanit I di të gjitha vështirësitë që ekzistojnë rreth kësaj çështjeje. Komisioni do të ketë një debat lidhur me këtë me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe të tjerë. Nuk jam naiv. I njoh vështirësitë dhe përpjekjet që vendet e Ballkanit duhet të bëjnë. E di që ka një nevojë për përmirêsimin e disa pikave të performancês së disa shteteve të Ballkanit Por nëse ne jua heqim perspektivën europiane këtyre vendeve në këtë rajon ultra të komplikuar dhe ndoshta duhet të them tragjik, ne rrezikojmë të rijetojmë evenimentet e ’90-s. Nuk dua kthimin e luftës në Ballkan, ndaj ne duhet të përkrahim këtë perspektivë”.

Kësaj deklarate, vendosi T’i përgjigjej vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili sëfundmi prezantoi strategjinë e tij të shumëpritur për reformimin e BE-së. Kreu i pallatit Elize, nënvizoi se duhet bërë diçka që rajoni i Ballkanit Perëndimor të mos kthehet drejt Turqisë dhe Rusisë.

Emmanuel Macron: “Dua t’i përgjigjem Presidentit të Komisionit Europian, për Ballkanin. Dua të ndjekim dy linja, që për mua përkthejnë interestin tonë dhe pragmatizmin: Them po, për të mbështetur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Rreziku ynë strategjik është të shohim rajonin e Ballkanit të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, apo të fundoset në ndasitë e tij. Pra, është themelore t’ju ofrojmë një perspektivë europiane dhe t’i angazhojmë për të arritur ambicien europiane. Por, unë do të mbështes zgjerimin e Bashkimit Europian vetëm pasi të bëhet thellimi dhe reformimi i Bashkimit Europian. Pra, do doja që ambicien tonë t’a mbajmë në këto dy shina. Pra, nuk dua që Ballkani t’i kthejë sytë nga Turqia apo Rusia, por nuk dua një Europë që duke funksionuar vështirësisht me 27 apo 28 vende, të vendosë nesër që mund të ecim përpara me 32 apo 33 shtete me të njëjtat rregulla. Kjo s’është e vërtetë”.

Ndërkohë, gjatë debatit në Parlament edhe eurodeputetë të tjerë kanë mbështetur qëndrimin e Presidentit të Francës dhe shefit të Komisionit Europian./abcnews.al

reforma-zgjedhore-1280x662.jpg
gra moz15:21 | 09/03/2018

Ndryshimi i ligjit për partitë politike u diskutua në komisionin e reformës zgjedhore në seancën dëgjimore me grupet e interesit. Çështja mori në parim mbështetjen e opozitës, e cila përmes kreut të LZHK, Dashamir Shehi, ritheksoi nevojën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Komisioni i reformës elektorale u mblodh për vijimin e seancave dëgjimore me grupet e interesit lidhur me propozimet e tyre për ndryshimin e kuadrit ligjor. 20 minuta i la ligjvënësi për propozime Institutit të Studimeve Politike dhe Koalicionit për zgjedhje të lira dhe demokraci të qëndrueshme dhe Institutit të Studimeve Politike. Hapësirën e shfrytëzoi intensivisht vetëm kjo e fundit përmes përfaqësuesit Afrim Krasniqi.

Deputetët rezervuan pyetjet mbi materialin shumëfaqësh, por ishte bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, ai i cili minimalisht në parim për një gjë i dha të drejtë.

Çështjen e ndryshimit të sistemit, të kërkuar nga partitë e vogla, por ende të padiskutuar në komision nga ato kryesore, e risolli Dashamir Shehi.

Komisioni pritet të adresojë disa çështje të përcaktuara si më parësore, bazuar tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, por edhe duke vendosur afrimin e votimit elektronik offline si prioritet kyç të punës së saj./abcnews.al

vlcsnap-error638-1280x720.jpg
ent ela17:28 | 16/02/2018

Ngritja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ende një kohë të përcaktuar. E pyetur në komisionin e integrimit nga deputetët e opozitës, ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se priten rezultatet e komisionit të Vettingut për kandidatët anëtarë të KLGJ e KLP.

Është thirrur në dëgjesë nga komisioni për integrimin europian.

Raportimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për përmbushjen e tri prioriteteve në kuadër të procesit të integrimit, për reformën në drejtësi, luftën kundër

korrupsionit dhe për të drejtat e njeriut nuk ka bindur deputetët përfaqësues të opozitës në këtë komision.

Klajda Gjosha: “Ju në fakt filluat t’i shmangeshit pyetjeve duke thënë se nuk donit të ngatërronit rolin e ekzekutivit me legjislativin”.

Nuk dha afat konkret se kur mund të ngrihet SPAK, pasi sipas ministres Gjonaj është në varësi të ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Etilda Gjonaj: “KLGJ-ja dhe KLP-ja ngrihen në momentin që mbaron procesi i Vettingut për anëtarët gjyqtarë dhe anëtarët prokurorë që do të jenë pjesë e KLGJ dhe KLP. Presim rezultatet e para, me qëllim që këta anëtarë të konsiderohen të vlefshëm dhe të kalojnë procesin e Vettingut”.

Shqetësimi që ngriti disa ditë më parë eurodeputeti gjerman, Thorsten Frei, për mungesën e fondeve për ngritjen e instiituicione të Vettingut ministrja tha se është zgjidhur ndonëse as kjo përgjigje nuk i bindi deputetët e opozitës në komisionin e integrimit.

Etilda Gjonaj: “Buxheti që është kërkuar nga organet e Vettingut iu është dhënë vënë në dispozicion aq sa është kërkuar nga ata”.

Jorida Tabaku: “Nuk është e vërtetë që organet kanë marrë të gjithë buxhetin që ata kanë kërkuar. Organet e Vettingut kanë patur një buxhet të reduktuar me një të tretën. Ne e kemi diskutuar këtë bashkë në komisonin e ekonomisë dhe kjo është e vërteta. Organet e Vettingut kanë pasur kërkesa më të larta”.

vlcsnap-error193-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 14/02/2018

Me 11 anëtarë nga ku kryetari dhe 3 anëtarë do jenë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i LSI dhe 6 anëtarë të mazhorancës parlamentare do të ngrihet komisioni hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Me një afat pune minimalisht tre muaj kërkesa është depozituar ditën e martë nga grupi parlamentar demokrat në kryesinë e Kuvendit. Ende e pa protokolluar, kjo kërkesë brenda pesë ditëve shkon në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike. Burime pranë kryesisië së Kuvendit thanë për ABC News se konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas seancën plenare të 22 shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi./abcnews.al

vlcsnap-error815.jpg
gra moz18:42 | 30/01/2018

Teksa Reforma në Drejtësi vijon të përballë palët politike në Kuvend është një tjetër reformë, ajo që po përgatitet për këtë institucion.

Oerd Bylykbashi: “Kjo legjislaturë nuk është në kushtet ideale për një procedure reforme, nga ana tjetër reforma zgjedhore është më e rëndësishmja, edhe ndaj asaj në drejtësi”.

Është ky mendimi i bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore, të konstituuar në Nëntor të 2017-s. Për atë socialist, Bledi Çuçi, koha e mbetur në legjislaturë, premton.

Bledi Çuçi: “Nuk besoj se jemi vonë, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm, jemi në kohë dhe e kemi krijuar që në nisje të legjislaturës”.

Pa mbledhje apo takime publike, por me punë konkrete për reformimin e sistemit elektoral, Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi thonë se nuk e kanë ndalur hapin.

Oerd Bylykbashi: “Ne vijojmë të diskutojmë për detajimin e planit të punës për komisionin, që mos jenë seancë boshe. Besoj që shpejt do arrijmë të sjellim si bashkëkryetar këtë platform pune, dhe koordinimi me donatorët që na mbështesin në këtë proces”.

Dy janë pikët kryesore për Bledi Çuçin, ekspertiza dhe qëndrueshmëria e vendimit përfundimtar.

Bledi Çuçi: “Duhet ta shfrytëzojmë për dy gjëra kryesore. E para për të sigurar ekspertizën më të mirë në Europë dhe botë për çështjet që ne adresojmë nga opinionet e OSBE-ODIHR. Të garantojmë vendimmarrje me konsensus, që çdo zgjidhje të jetë sa më e qëndrueshme”.

Në debatin për ndryshimin e sistemit, bashkëkryetarët evokojnë nevojën e një diskutimi më të gjerë, e që i kalon kufijtë rozë dhe blu të partive të mëdha.

Bledi Çuçi: “Çështja e sistemit është tërësisht politik dhe nuk është ekskluzivitet i komisionit, nëse nuk ka vullnet të qartë nga forcat politike nuk e diskutojmë ne, ajo që bëjmë ne është që i japim modele të ndryshme si mund të jetë një system që i përshtatet realitetit shqiptar”.

I këtij mendimi është edhe Oerd Bylykbashi, i cili këtë diskurs e kushtëzon me cilësinë e standartit zgjedhor.

Oerd Bylykbashi: “Çështja e sistemit është e përfshirë në platformën e PD-s, minimalisht ka nevojë për tu shtrënguar, elementë si kontrolli mafioz i votës. Nëse ne nuk rregullojmë standartet zgjedhore çdo sistem do dështonte”.

Mbledhjet e komisionit të Reformës Zgjedhore pritet të nisin brenda dy javëve të ardhshme, ku çështjet që do të adresohen përfshijnë ato të votimit dhe numërimit elektronik si dhe votës së emigrantëve./abcnews.al

27537501_1799238236776166_911072601_o.png
ent ela11:03 | 30/01/2018

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj raportojnë në Komisionin e Ekonomisë për ndërtimin e aeroportit në Vlorë. Sipas tyre ndërtimi i këtij aeroporti do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik dhe rritjes së turizmit në vend.

“Aeroporti që do të ndërtohet në Vlorë do të jetë më i madh se aeroporti i Rinasit.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik dhe rritjes së turizmit. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të jetë plotësisht investim privat, qeveria merr risk minimal”- tha Gjiknuri.

Nga ana e tij ministri i Financave dhe Ekonomisë  Arben Ahmetaj tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të rritë konkurrencën dhe do të heqë monopolin. Sipas tij pritet të rritet me 7 % në vit numri i pasagjerëve që përdorin avionin.

“Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të rritë konkurrencën dhe do të heqë monopolin. Pritet të rritet me 7 % në vit numri i pasagjerëve që përdorin avionin. : Do të diskutojmë për minimumin e riskut që do të ndërmarrë qeveria për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Për ndërtimin e aeroportit të Vlorës mendohet të investohet 100 mln euro”- deklaroi Ahmetaj.

vijon…

vlcsnap-error535-1280x720.jpg
gra moz18:26 | 17/01/2018

Opozita kundërshton strukturën e propozuar nga qeveria për funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato, raportoi ne Komisionin e Ekonomisë për mënyrën e riorganizimit të këtij Këshilli.

Komisioni i ekonomisë diskutoi sot projektligjin për sipërmarrjen. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjese, Sonila Qato, paraqiti tezat e diskutimit që do të ofrohen në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Sonila Qato: “Objekti i ligjit i përcaktuar tashmë me ligj është i mirëpërcaktuar se çfarë objektivi dhe çfarë tezash diskutimi do të ofrohen në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar, të cilat janë strategjitë dhe programet qeveritare të zhvillimit të ekonomisë. Përgatitjen e buxhetit të shtetit dhe paketat fiskale. Politikat, privatizimet dhe prokurorimet publike, politikat e nxitjes së investimeve, politikat e zhvillimit të tregtisë dhe të biznesit, politikat e konkurrencës, mbikëqyrjes së tregut mbrojtjes së konsumatorëve. Ka qenë një kërkesë e grupeve të interesit, që ky Këshill Kombëtar jovetëm të funksionojë dhe të jetë në një funksionim normal të tij dhe të rritet transparenca dhe roli që duhet të ketë, por edhe të kalojë në funksion apo si ministër përgjegjës, të zyra e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes”.

Ndërkohë, opozita votoi kundër duke kundërshtuar nismën e qeverisë për krijimin e Këshillit Sipërmarrës për Bizneset. Përveçse kundërshtoi projektligjin , kreu i deputetëve demokratë, Edmond Spaho, akuzoi qeverinë për largimin e investitorëve të huaj dhe për rënien e investimeve në vend.

Edmond Spaho: “Unë kam qenë skeptik edhe për krijimin e funksionit të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Kur është paraqitur programi qeveritar, e kam kundërshtuar. Është një strukturë, sipas mendimit tim, tërësisht e panevojshme sa kohë ka ministri Financash dhe Ekonomie”.

Deputeti i PS, Ervin Bushati, mbështeti projektligjin duke ftuar komisionin të votojë pro.

Ervin Bushati: “Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe funksionimi i sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e Këshillit Ekonomik Kombëtar si dhe mbrojtjen e sipërmarrjes në funksion të misionit dhe fushave të përgjegjësisë shtetërore të minitrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Në projektligjin e paraqitur synohet që sekretariati teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar të vihet në varësi edhe në funksion të fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes konkretisht, nenet 1 dhe 3 synojnë që: pavarësisht organizmit të ministrive të mos përcaktohet në ligj ministria përgjegjëse, pork y përcaktim të bëhet në vendim të Këshillit të Ministrave në mënyrë që të mos jetë i nevojshëm ndryshimi ligjor i mëvonshëm për të ndryshuar ministrinë përgjegjëse. Për arsyet e mësipërme ftoj komisionin të votojnë pro këtë projektligj”.

Në projektligjin e paraqitur nga qeveria synohet që sekretariati teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar të vihet në varësi dhe në funksion të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes./abcnews.al

vlcsnap-error881-1-1280x720.jpg
ent ela13:36 | 17/01/2018

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të komisionit që po heton lidhjet e supozuara të presidentit me Rusinë. Në fund të seancës, demokratët kanë akuzuar kreun e shtetit se i ka imponuar ish-vartësit të tij “kodin e heshtjes”.

Ish-kryestrategu i presidentit amerikan, Steve Bannon ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të bëra në adresë të tij në komisionin e posaçëm që po heton lidhjet e dyshuara të Trump me Rusinë. Banon ishte thirrur për të dëshmuar në Komisionin për çështjet e brendshme për kohën gjatë të cilës ka punuar për zotin Trump. Ai është pyetur në një seancë me dyer të mbyllura që ka zgjatur 10 orë. Në përfundim, një eksponent demokrat i komisionit ka deklaruar se, me shumë mundësi Banon kishte marrë urdhër për të kyçur gojën. Përfaqësuesi Adam Schiff ka thënë se gjatë seancës, avokati i zotit Bannon ka cituar të ashtuquajturin “privilegj ekzekutiv”, që i lejon presidentit të Shteteve të Bashkuara të mbajë të fshehta informacionet. “Bannon dhe avokati i tij i mëshuan me forcë privilegjit ekzekutiv, gama e të cilit është shumë e gjerë”, ka deklaruar ndërkohë Jim Himes, një tjetër anëtar i komisionit. Komisioni i bëri thirrje ish-këshilltarit të presidentit që të paraqitet për një seancë të dytë, duke qenë se në të parën ai u shfaq vullnetarisht. Në përfundim të saj, përfaqësuesit ligjorë të zotit Bannon nuk kanë bërë asnjë koment. Ndërkohë, e pyetur nëse Shtëpia e Bardhë i kishte rekomanduar atij të mos u përgjigjej pyetjeve, zëdhënësja Sarah Sanders ka thënë: “Askush nuk e ka inkurajuar atë të bëjë tjetër gjë veç transparencës”. Ajo ka shtuar se Kongresit i është dashur të konsultohet me selinë presidenciale përpara se të pajisjej me të dhënat konfidenciale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono