komision hetimor

kuvendi.jpg
G. P.17:48 | 11/01/2019

Opozita  dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar. Opozita  kërkon që të hetohet nga parlamenti kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, konferenca e kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt./abcnews.al

KOSOVE-PARLAMENTI-1280x720.jpg
ent ela23:27 | 04/04/2018

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mbrëmjen e së mërkurës rezolutën që mundëson krijimin e një komisioni hetimor për rastin e 6 shtetasve turq të arrestuar dhe deportuar nga Kosova. Sipas raportimeve të mediave kosovare, pas një debati të gjatë rezoluta ka kaluar me 60 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër. Rezoluta përmban tre pika, të cilat parashikojnë: ngritjen e komisionit hetimor, caktimin nga grupet parlamentare të deputetëve përfaqësues, detyrimin që Kuvendi u imponon institucioneve të përfshira që t’i përgjigjen thirrjes dhe verifikimin e kushtetueshmërisë së veprimeve të kryera në operacionin e 29 marsit. Ndërkohë, në një intervistë për televizionin “Dukagjini”, kryeministri Haradinaj i është përgjigjur sërish paralajmërimeve të Erdogan, duke thënë se punët e brendshme në Kosovë do t’i bëjë pa pyetur Turqinë. “Në shtëpinë time ka ndodhur diçka e pahijshme, ndaj kam vepruar ashtu siç parashikohet në Kushtetutë”, ka thënë Haradinaj. /abcnews.al

 

komisioni-tahiri-1280x649.jpg
G. P.11:56 | 19/03/2018

Sot u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit Hetimor “Tahiri”, i kërkuar nga opozita dhe i miratuar nga Parlamenti 2 javë më parë. Komisioni përbëhet nga 12 anëtarë, 6 deputetë të opozitës dhe 6 deputetë të PS. Ndërkaq, sekretare e komisionit hetimor u caktua deputetja Klotilda Ferhati.

Kreu i komisionit, Edi Paloka, kërkoi diskutimin e një rregulloreje të re për funskionimin e tij, pasi rregullorja e përgjithshme për komisionet hetimore, sipas Palokës, është shabllone.

Paloka kërkoi gjithashtu që anëtarët e komisionit të pajisen me certifikatën e sigurisë, pasi gjatë hetimeve nga ana e komisionit do të ketë dhe dosje sekrete.

Deputetet e opozitës dhe të mazhorancës debatuan edhe mbi ditën e mbajtjes së mbledhjes së radhës së komisionit, ku do të vendoset rregullorja e tij. Në fund me dakordësinë e gjithë anetareve, u vendos që komisioni hetimor të mblidhet sërish pas një jave, të hënën në 26 Mars.

Ky Komision Hetimor do kontrollojë ligjshmërinë e veprimeve administrative të Kuvendit e qeverisë, në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen, për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me fokus ndërhyrjen e këtyre pushteteve në hetime dhe efektet që kanë ardhur prej saj./abcnews.al

parlamenti-1280x644.jpg
G. P.13:51 | 04/03/2018

Nesër parlamenti do të vendosë nëse do të ngrejë apo jo një komision hetimor për çështjen Tahiri. Partia Demokratike e ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono