komedia
Sissoko feston golin e tij (74')

SONILA-KAPEDANI-PER-METROFEST-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 01/10/2019

Teatri Metropol sjell për të tretin vit festivalin e veprës shqiptare të arkivit “Metrofest”. Ky edicion i është dedikuar komedisë shqiptare të viteve 1920-1930.  Regjisorja  Sonila Kapidani në një intervistë per abc neës rrefen detaje të komedisë satirike “Kolltuku”.

Komedia satirike “Kolltuku” botuar ne 1921 në shtypshkronjën Vlora, që nuk i dihet autori veç inicialeve P.K do të çeleë edicionin e tretë të “Metrofest”. Vepra ka vetëm inicialet e autorit, por ai ende mbetet anonim  edhe pas kërkimeve të shumta të regjisores Sonila Kapidani.

Regjisorja thotë se vepra përcjell mesazhe aktuale të etjes për pushtet. Pjesët e arkivit kanë vështërsi për përshtatje skenike thekson regjisorja.

Përveç komedisë  “Kolltuku” do të ngjiten në skenë edhe 3 komedi të tjera të arkivit vepra të panjohura që i përkasin kryesisht viteve ‘20-‘30.

Krahas veprave teatrale nuk do të mungojnë edhe koncertet apo mbrëmja poetikëe dedikuar Lasgush  Poradecit nga data 3 deri më 27 tetor. /ABC news Albania 24/7

shfaqja-ne-shkoder-1280x705.jpg
ad min18:35 | 22/04/2019

Për herë të parë është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër komedia ‘Zona e Pritjes”. Vepra për përcjell problemet sociale, përfshirë edhe shëndetësinë. Komedia e autores kroate Marina Vujçiç u prit mjaft mirë nga publiku shkodran.

Ne jemi njerëz që presim, ndërsa ajo që kemi të përbashkët është pritja. Zona e pritjes është premiera më e re e Teatrit Migjeni të Shkodrës, e cila u shfaq edhe si një dhuratë për artdashësin.

Ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Kur vjen moment pjesa më e madhe janë të frikësuar.

Kjo komedi e zezë e autores kroate Marina Vujçiç dhe e sjellë nën regjinë e Fatos Berishës, ndërthurur me lojën brilante të aktorëve na bën të reflektojmë, por edhe kuptojmë disa të vërteta të jetës tonë të përditshme, që nuk duam t’i vlerësojmë sa duhet. ..

Premiera u mirëprit nga publiku shkodran jo vetëm për mesazhin që jep kjo vepër por edhe lojën e aktorëve të teatrit “Migjeni”./abcnews.al

FILMI-2-GISHT-MJALTE.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela17:35 | 28/03/2019

Shfaqet në kinema premiera e filmit “ Dy gisht mjaltë“. Komedia ka protagonistë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana  Gjatën, që  sjellin me nota humori, romancën  dhe peripecitë e një çifti të sapo martuar.

Shfaqet në kinema komedia e filmit “Dy gisht mjaltë“. Dy protagonistët kryesorë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, sëbashku me aktorët më të njohur të humorit shqiptar sjellin romancën  dhe peripecitë e një çifti të sapomartuar.

Filmi “Dy gisht mjaltë“ bashkon artistë, politikanë dhe njerëz të njohur në premierën e tij. Komedia e shumëpritur më në fund shfaqet në kinema. Producenti dhe aktori kryesor Ermal Mamaqi nuk kursen batutat as në tapetin e kuq.

Elvana Gjata shprehet e  lumtur që bën realitet ëndrrën e saj për realizimin e një filmi. Në qendër të filmit është një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë.

Siklet për Elvana Gjatën kanë qenë skenat romantike me vëllain e saj siç e quan ajo Ermal Mamaqin, ndërsa Mamaqi rendit dasmën.

Elvana Gjata tashmë po punon për një projekt të ri muzikor.

Në këtë komedi janë bërë bashkë emrat më të njohur të aktorëve shqiptarë, që prej vitesh kanë argëtuar publikun me humorin e tyre. Edhe Erjon Veliaj vjen si aktor ne filmin “Dy gisht mjaltë”.

Një film që përcjell një realitet shumë të njohur, për shumicën e shqiptarëve. Prindër që ndikojnë në jetën e dy të rinjve, duke u shkaktuar jo pak probleme.

“Dy gisht mjaltë” i referohet martesës në fillimet e saj, por më pas jo gjithçka shkon ashtu siç mendohet. /abcnews.al

 

 

TEATRI-EKSPERIMENTAL-SEZONI-ARTISTIK-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 06/01/2019

Teatri Eksperimental çel i pari sezonin artistik këtë fundjavë me shfaqjen”Babagjyshi ekziston”. Ndërkohë që në nga 9 janari deri më 13 janar do të shfaqet komedia “Boeing Boeing” me regji të Kiço Londos.  Ndërkohë që drejtuesi i këtij institucioni është ende i paqartë. Pas mbarimit të mandatit të Kiço Londos në garë me të ishte Jonida Beqo, e cila ka marrë OK e ministres Kumbaro e tashmë pret dekretimin nga kryeministri Rama.

Megjithëse ende nuk ka një drejtues zyrtar për Teatrin Kombëtar Eksperimental, pas mbarimit të mandatit 4 vjeçar të Kiço Londos e ku në fund të dhjetorit në garën e hapur nga Ministria e Kulturës ishin Kiço Londo dhe ish-drejtoresha e Qendrës  Kulturore të Tiranës dhe Teatrit të Metropolit Jonida  Beqo. Para largimit nga posti i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro meësohet se ka dhënë OK për Jonida  Beqon në krye të Teatrit Eksperimental, por tashme pritet që Beqo të marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Nga ana tjetër Teatri Eksperimental drejtuar nga Kiço Londo është i pari që çel sezonin artistik këtë fundjavë  me shfaqjen për fëmijë “Babagjyshi ekziston”.

Ndërkohë që më 9 janari rinis sezoni edhe për të rriturit në Teatrin Eksperimental, me komedinë  “Boeing Boeing” në regji të Kiço Londos.

Kjo komedi edhe pse është ngjitur në skenë një vit me parë duket se zgjon interes tek publiku kryeqytetas.

9, 10, 11, 12 dhe 13 Janar “Boeing Boeing” me Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alessia Xhemalaj, Linda Jarani, Adriana Tolka.

Komedia më e pëlqyer nga publiku plot me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, aventura dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe.

A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa?

kenaqesi.jpg
ent ela11:23 | 01/05/2018

Komedia e autorit rus Valentin Krasnogorov “Kënaqësitë e tradhëtisë“ vjen në skenë me regji të Lorion Terezit. Kjo vepër me theks provokues është përzgjedhur për shkak të aktualitetit që përçon pjesa. Regjisori dhe aktorët thonë se në këtë vepër dalin në pah dobësitë njerëzore dhe mungesa e imunitetit karshi dashurisë edhe kur je me kurorë./abcnews.al

SHFAQJA-PRESIDENTET-1280x720.jpg
ad min18:06 | 26/04/2018

Regjisorja austriake Sabin  Mitreker vë në skenën e Teatrit Eksperimental komedinë “Presidentët”. Në qendër të kësaj pjese janë femrat. Në këtë pjesë shpaloset vuajtja e dy pensionisteve me të ardhura minimale dhe e një pastrueseje tualetesh. Lufta për jetën, por edhe dëshira për të nxjerrë në pah të veçantën edhe në kushte të tilla janë mesazhe të forta që sjell kjo shfaqje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono