kolegji i posacem i apelimit

Donika-Prela-933x445.jpg
ad min16:55 | 10/04/2019

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Donika Prela. Sipas Komisionerit Publik, Prela nuk ka krijuar besueshmërinë për konfirmimin në detyrë.

Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kaloi Vettingun më 5 Shkurt. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në 22 Janar, u konstatua si problematike për Prelën, punësimi i bashkëshortit të saj inxhinier “në të zezë” në një firmë ndërtimi. KPK pretendoi se për disa vite me radhë, ai ishte paguar me para në dorë, duke shmangur kështu pagesën e tatimeve dhe sigurimet shoqërore.

Por shpjegimet e dhëna më tej nga Prela duket se bindën Komisionin për të kundërtën. Ndërkohë Komisioni nuk gjeti probleme në pastërtinë e figurës apo profesionalizimin e saj. Gjithashtu Prela ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK./abcnews.al

kolegji-933x445.jpg
ad min10:32 | 16/05/2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shtyjë për në datën 31 Maj seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla. Seanca e sotme ishte thirrur pas ankimimit nga ana e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së të datës 16 Shkurt 2018 për ndërprerjen e procesit të Vettingut për Adriatik Lallën, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Ish-kryeprokurori nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por është përfaqësuar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Sokol Hazizaj. Avokati tha gjatë seancës se i përfaqësuari prej tij, Adriatik Lalla, nuk kishte asnjë dijeni për mbajtjen  e kësaj seance të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjithashtu ai kishte prokurë të përgjithshme për përfaqësimin e Adriatik Llallës, por jo prokurë specifike për përfaqësimin e tij në këtë seancë. Ndaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit i la 15 ditë kohë avokatit Sokol Hazizajt të plotësojë prokurën e tij duke shprehur në mënyrë të posaçme vullnetin e  subjektit për t’i dhënë avokatit tagrin për ta përfaqësuar në Apel kundër vendimit të KPK-së.

Po ashtu u vendos të përsëritet njoftimi publik për ankimimin e Komisionerit për vendimin e KPK-së për Adriatik Llallën, si dhe të njoftohet subjekti i rivlerësimit kalimtar Adriatik Lalla për mbajtjen e seancës në këtë Kolegj në 31 Maj ora 10.00.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë çështje përbëhet nga Sokol Çomo, kryetar; Luan Daci, relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari./abcnews.al

llalla.jpg
ent ela18:32 | 15/05/2018

Ish-Prokurori i Përgjithshëm do të dalë nesër në orën 10:00, para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në seancë do të gjykohet ankimimi i komisionerit publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 shkurt të këtij viti, ndërprerjen e procesit të vettingut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, e duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Trupa gjyqësore do të kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin, dhe tre do të jenë anëtarët e trupës, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin edhe për dy ankimime të tjera të komisionerit publik, për ndërprerjen e vettingut nga KPK, për ish anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e dorëhequr më 31 janar dhe prokurorin e Kavajës Sulejman Tola i dorëhequr më 27 janar. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono