kolegët

orgesa-1280x714.jpg
ad min17:45 | 29/06/2019

Përtej jetës së përditshme dhe profesionit si këngëtare, Orgesa Zaimi e ftuar në emisionin “Thumb” është shprehur se ndihmon shumë në kauza bamirësie edhe pse kolegët e bullizojnë.

Fatma: Je shprehur se ti je ndjerë e bullizuar nga kolegët. Na sqaro një herë e mirë se çfarë ke dashur të thuash me këtë gjë? Vjen kjo nga injoranca, nga të mos kuptuarit e asaj që ti bën, nga fakti që ri nuk pranon që të jesh komerciale. Si në çfarë kuptimi?  

Orgesa: Të gjitha këto që the ti. Unë në fakt nuk dua të mburrem asnjëherë për kauza të cilat i kam mbështetur deri më tani. Me dorë në zemër dua të them se nuk ka pse të mburret dikush për një gjë që bën. Në radhë të parë e bën për veten e vet, ndihet mirë dhe fiton diçka më shumë  sesa një vlerë monetare kur këndon për një kauzë të caktuar dhe kur ndihmon me këtë gjë.

Aulona: Mirë është të bëhet publike që të sensibilizohen edhe njerëzit e tjerë. 

Orgesa: Unë në fakt kam vite që i jam bashkuar fondacionit Dows Syndrome Albania dhe nisma e parë ishte miqësia që kisha me drejtoreshën e fondacionit dhe pastaj me vijimësinë e viteve dhe të përkrahjes u bëra më e madhe dhe bëra shumë shokë fëmijë, bëra një projekt për ata . Por kur ftoja kolegët e mi që mendoja se do të mendonin si unë njëri më tha ti je bërë si “Nënë Tereza e Skraparit”, ose je bëri si “bamirëse e madhe”. Aty patjetër që do ndjesh bullizëm. Ose në momentin që ti ruhesh kur i thua dikujt një projekt dhe ne fund i thua se është një projekt humanitar thotë “po jo se kam një punë unë” dhe më përpara nuk kishte kur  thashë që kam një projekt për ty. Kjo është  që ta sqarojmë dhe nuk ka ndonjë gjë më të thellë se kjo./abcnews.al

mjekt-ne-elbasan-1280x731.jpg
ad min15:45 | 23/04/2019

Arrestimi i dy mjekëve pas vdekjes se 25 vjeçares ka nxitur reagimin e bluzave të bardha në spitalin e Elbasanit. Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe thonë se arrestimi i kolegeve të tyre është i papranueshëm. “Ende nuk është vërtetuar fajësia e kolegëve tanë”, janë shprehur bluzat e bardha.  Ata kërkojmë që Parlamenti të ndërhyjë me ligj për mbrojtjen e tyre, pasi sipas tyre po dhunohen jo vetëm nga qytetarët por edhe nga policia. Mjekët ne Elbasan kanë thënë se nëse nuk merren masa që të punojnë të qetë do të përshkallëzojnë protestën./abcnews.al

EMISIONI-THUMB-2-MARS.mpg_snapshot_42.55-1280x720.jpg
ent ela19:23 | 02/03/2019

Isida Mollaymeri  është një nga balerinat më të njohura të “Teatrit të Operas dhe baletit”. Ajo ka fituar zemrën e publikut edhe për shkak të natyrës së saj pa komplekse dhe të çlirët. E ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Aulonës dhe Fatmës ajo tha se në ambjentet e teatrit ka shumë xhelozi.

“Lloj-lloj gjërash bëhen edhe ato që s’mund të imagjinohen, i marrin partnerin, ta bëjnë punën më të lodhshme, bëjnë kompromis me atë që mos të mbajë mirëe që ti të biesh”.

Isida rrëfeu gjithashtu se ka një problem që ka të bëjë me ngacmimet nga gjinia femërore dhe në lidhje me këtë ka rrëfyer disa histori.

“Lezbiket më ngacmojnë, dhe për herë të parë më ka ndodhur kur kam qenë në gjimnaz në Poloni. Erdhën dy goca dhe mu ngjeshën, me duar nga mbrapa dhe unë uaaa duke ulëritur. Ishte hera e parë dhe nuk e prisja pastaj u mësova. Njëherë më ka ndodhur në Shqipëri me një vajzë e cila erdhi duke më puthur ishte e huaj.”

E ngacmuar nga Aulona se pse e lejoi një gjë të tillë dhe a i merr me sportivitet të tilla situata Isida tha:

“Po normal që me sportivitet çfarë të bëj, më tha ti më pëlqen dhe më puthi. Pastaj më ka ndodhur edhe në plazh  dhe e ndjej këtë energjinë që femrat po më shohin”– ka përfunduar Isida. /abcnews.al

elektrici.jpg
ad min10:29 | 02/12/2017

Dy elektricistë kanë rënë në pranga e policisë së qytetit të Fieri, pasi akuzohen për  shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në pranga kanë rënë  Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe -Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec, të dy me profesion elektricist.

Sipas njoftimit të policisë ndalimi i këtyre dy personave u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono