koke

ngjarja-ne-memaliaj.jpg
G. P.12:28 | 30/04/2019

Një krim në familje ndodhi në Memaliaj, ku burri ka vrarë gruan e tij, nënë e katër fëmijëve. Policia arrestoi autorin, i cili pranoi krimin pas disa orësh.

Fqinjët dhe kryeplaku i fshatit e gjetën pranë trupit të gruas së tij të vdekur. Fillimisht u tha të mos e preknin se e kishin vrarë. Disa orë më pas Skënder Hoxha pranoi në polici se ishte ai autori i krimit ndaj Antoneta Hoxhës, nënës se katër fëmijëve.

“Kur erdha unë në orën 4 dhe vajta brenda ishte gjaku i ngrirë. Ishte çarë këtu te balli me sende të forta, se me çfarë nuk di“, tha kryeplaku.

Ngjarja ndodhi orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në Vagalat të Memaliajt. Besohet se midis burrit dhe gruas pati një sherr. Kur situata është përkeqësuar dhe gruaja ishte me shpinë, 63-vjeçari e goditi me levë në kokë. Nuk dihet sa herë, por trupi i saj ishte gjakosur i tëri.

“Na tha Neta është rëndë. E pyetem çfarë ka që është rëndë? Por na tha eja lart sa më shpejt”, tha një e afërt e familjes.

Askush nuk di të tregojë çfarë ka ndodhur dhe pse çifti Hoxha ishte në konflikt. Burrë e grua më parë jetonin në kryeqytet dhe vetëm para pak kohe ishin rikthyer në fshat.

“Ata me njëri-tjetrin ishin shumë mirë”, u shpreh një tjetër e afërme.

Policia arrestoi 63-vjeçarin Skënder Hoxha dhe çështja i kaloi për hetim Krimeve të Rënda. Për zbardhjen e saj të plotë janë pyetur familjarë, komshinj dhe fëmijët./abcnews.al

punetori-shqiptar.jpg
ent ela21:10 | 07/04/2019

Ai po pastronte oborrin dhe nuk ishte në dijeni se dikush do e qëllonte pas koke. Behët fjalë për një punëtor 43-vjeçar shqiptar, i cili ishte në punë kur ndodhi ngjarja.

Me të parë aktin shumë punëtorë të tjerë që iu afruan shqiptarit dhe i dhanë ndihmën e parë. Gjendja e shqiptarit paraqitej serioze dhe ata menjëherë kishin thirrur ambulancën.

Ngjarja ndodhi në Pizzocchera 37 në Salgareda në qendrën e ripërpunimit në Treviso, një kompani që merret me materialet e riciklueshme.

Më pas në vendin e ngjarjes kishte shkuar ambulanca e cila e kishte transportuar shqiptarin në spital.

Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa karabinierët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

15708219_354.jpg
ent ela09:30 | 20/03/2019

Gjykata Kushtetuese e Bavarisë ka konfirmuar ligjshmërinë e ndalimit nga Bavaria që gjykatëset e prokuroret të mbajnë shami koke. Ajo bëri të ditur më tej se prania e kryqeve në sallat e gjyqit është një çështje tjetër.

Gjykata Kushtetuese e Bavarisë e hodhi poshtë të hënën apelin e komunitetit fetar islamik, për ta tërhequr ndalimin e mbajtjes së shamisë së kokës nga gjykatëset dhe prokuroret. Kjo u bë me argumentin se ata janë të detyruar që të jenë neutralë në çështjet e fesë dhe të ideologjisë. Gjykata shprehu opinionin që ndalimi, i cili gjithashtu i ndalon zyrtarët të mbajnë simbole fetare si kryqet ose kipën, gjatë seancave gjyqësore, nuk drejtohet kundër ligjeve të lirisë dhe barazisë fetare.

Debati për kryqin

Grupi islamik pati argumentuar se ndalimi i shkel të dyja ligjet, meqenëse simboli i krishterë i kryqit qëndron i varur në sallat bavareze të gjykatave. Këtë argument gjykata nuk e pranoi. Ajo iu përmbajt qëndrimit se prania e kryqeve është një çështje tjetër, meqenëse për të vendos administrata e gjykatave dhe ajo nuk hedh dyshim për neutralitetin e gjykatësve dhe prokurorëve si individë. Gjykata shpalli më tej se ndalimi nuk i diskriminon gratë, sepse janë të ndaluara edhe objekte të tjera me përmbajtje fetare, të cilat i mbajnë burrat.

Debat i gjatë

Çështja e mbajtjes së shamive të kokës nga gratë myslimane, veçanërisht nga nëpunësit civilë, ka qenë objekt debati prej shumë vitesh në Gjermani. Në një kontribut tjetër në këtë debat, zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman, Carsten Linnemann përsëriti një thirrje të dëgjuar dendur kohët e fundit, për të ndaluar në të gjithë Gjermaninë shaminë e kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç.

Vajzat duhet të kenë mundësinë që të rriten me të njëjtat liri si djemtë, i tha Lindeman së përditshmes Rheinische Post në një intervistë të publikuar të hënën. Lindemann ka qenë së fundi në grupin e redaktorëve të një antologjie me titull “Islami politik nuk bën pjesë në Gjermani” dhe është pjesë e një grupi që nxit politika më të ashpra integruese.

Plan i diskutueshëm 

Vitin e kaluar, qeveria e landit më të madh nga numri i popullsisë në Gjermani, Rini-Verior – Vestfali, i hapi rrugën një plani për të miratuar një ligj, i cili ndalon që vajzat nën moshën 14 vjeç të mbajnë shami koke në shkollë në fund të vitit 2019. Kritikë të shamisë së kokës e shohin atë si simbol të shtypjes së grave myslimane. Ajo mund të sinjalizojë më tej një afëri për besime më fundamentaliste. Të tjerë e shohin ndalimin e shamisë së kokës si ndërhyrje në të drejtat personale./DW

vicky-1280x719.jpg
G. P.18:51 | 09/03/2019

Dj i njohur shqiptar, Dj Vicky, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Mes batutash dhe humorit, nga bari i emisionit dhe nën shoqërinë e një gote alkooli, ai tregoi dy nga momentet kur ka qenë shumë i pirë.

“Njëherë që jam pirë shumë shumë, kam qenë në një lokal nate këtu në Tiranë që nuk është më. Kisha pirë aq shumë saqë mora mikrofonin dhe filloja të shaja. Po shihja pronarin në kokërr të synit. E bëra njëherë dy herë, herën e katërt më erdhi Red Bulli në kokë. S’e harroj kurrë më erdhi me slomotion. Pastaj s’e bëra më.

Dhe një gjë tjetër që nuk e harroj kurrë sa të kem jetë. Kam qenë duke luajtur në Kosovë dhe jo u piva dhe mbaj mend që rrija në vend dhe më ikte pamja. Pasi luajta e gjej veten të shtrirë në park me çorapet në xhep”, tha ai./abcnews.al

LINDITA-NIKOLLA.jpg
ent ela19:35 | 06/03/2019

Deputetja e PS-së Lindita Nikolla është shprehur se opozita i ka rënë murit me kokë dhe nuk di se ku do të dalë. Sipas saj djegia e mandateve ishte një akt i paprecedentë.

“Është e vërtetë që PS dhe Kryeministri janë me dorën e shtrirë për të vazhduar dialogun brenda parive kushtetuese për të pasur rregulla loje të barabarta në politikë. Sa më shumë bie popullaritet i LSI dhe PD aq më shumë rritet fjalori kundër sistemit dhe fjalori për dhunë. Ndërsa ne do vazhdojmë brenda sistemit.  Kjo maxhorancë është mandatuar nga popullit për të qeverisur për të bërë të mundur që demokracia të funksionojë.  Qeveria po punon dhe po ecën në rrugën e reformave.  Populli nuk është ai që proteston, është opozita që proteston dhe i ka rënë murit me kokë duke djegur mandatet dhe nuk e di se ku do të dalë”.

Ish-ministrja Nikolla ka folur edhe për deputet e rinj të opozitës që kanë hyrë në Kuvend.

“Ne kur kemi konkurruar me listë dhe ata njerëz janë pjesë e asaj liste. Skuadra ime në Lezhe dhe kishte diferenca i pari apo i fundit. Ata nuk kanë qenë të sinqertë me listën që i janë prezantuar popullit dhe ose nuk kanë qenë të sinqertë me partinë, se kështu po thonë vetë”.

Ndërsa ajo ka përjashtuar mundësinë që Presidenti të ulë palët në tavolinë. Sipas saj Meta e ka humbur besimin.

“Presidenti Meta e ka treguar së fundmi se ka qenë e treta parti e opozitës dhe ai e humbi besimin dhe sigurinë për të qenë ai që të ulë palët në dialog. Por jam e sigurt se Rama dhe mazhoranca janë të hapur për dialog për rregulla të barabarta loje, por pushtet në tavolinë nuk ka”.

Deputetja e PS gjithashtu është shprehur se ndërkombëtarët u kanë bërë thirrje kandidatëve në listat vijuese të opozitës që të pranojnë mandatet.

“SHBA dhe BE e kanë bërë shumë të qarët qëndrimin e tyre dhe madje u kanë bërë thirrje deputetëve të listës që të marrin punën. Por opozita shkon kundër dhe tregon me forcë se është anti evropiane”./abcnews.al

645x344-erdogan-tsipras-leaders-meet-comprehensively-review-turkey-greece-relations-1549387446591.jpg
ent ela23:00 | 05/02/2019

Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe presidenti turk Erdogan kanë lënë pas tensionet që kishin përfshirë dy vendet dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe. Në takimin e zhvilluar në Ankara, dy liderët e kanë vënë theksin në çështje si terrorizmi dhe emigracioni.

Greqia dhe Turqia duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi dhe të avancojnë marrëdhëniet dypalëshe në çdo fushë. Të këtij mendimi u shprehën të martën në Ankara presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras. Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas një takimi kokë më kokë që zgjati rreth 2 orë, dy liderët folën për një sërë çështjesh, që nga emigracioni deri tek terrorizmi.

“Si aleatë, ne duhet të bashkojmë forcat kundër terrorizmit, sidomos ndaj njësive paraushtarake kurde dhe lëvizjes Gylen”, deklaroi Erdogan, i cili preku edhe çështjen e 8 ushtarakëve turq që kanë kërkuar azil në Greqi.

“I tërheq vëmendjen vendit fqinj se ata janë të arratisur dhe përgjegjës për shumë vdekje”, vijoi Erdogan duke iu referuar viktimave të grushtit të shtetit të vitit 2016.

Nga ana e tij, kryeministri Tsipras falenderoi presidentin turk për mikpritjen dhe i mëshoi nevojës për një dialog të sinqertë mes dy vendeve.

“Dialogu ynë është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e popujve tanë, por për popujt e mbarë rajonit”, tha Tsipras. Sa i takon rastit të 8 ushtarakëve, kreu i qeverisë helene theksoi se ai ishte një “gjemb” në marrëdhëniet dypalëshe, njësoj sikurse ishte burgimi i dy ushtarëve grekë në Turqi.

“Greqia, si vend ku sundojnë rendi dhe ligji, duhet të respektojë vendimet e drejtësisë”, tha Tsipras. Pavarësisht dallimeve, shtoi ai, dy vendet duhet të përforcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Kryeministri grek citoi bashkëpunimin dypalësh në vitet 2015-2016, kur kriza migratore arriti kulmin dhe kur për herë të parë dy vendet zgjidhën jo vetëm probleme të dorës së dytë, por edhe ato me rëndësi ndërkombëtare, siç ishte ajo e refugjatëve. Erdogan dhe Tsipras ranë dakord që në kuadër të klimës së re pozitive, të rikthejnë në tryezën e bisedimeve ministrat e Mbrojtjes dhe ata të Jashtëm, për të reduktuar tensionet dhe për të rikthyer besimin reciprok./abcnews.la

vicii-1.jpg
G. P.17:48 | 09/07/2018

Kësaj here, çudia ka ndodhur në Brazil.

Një viç i lindur me dy koka ka befasuar vendasit atje. Në një video shfaqet kafsha, me katër sy dhe dy gojë, e shtrirë në tokë, ndërsa një punëtor në fermë e ushqen me qumësht me anë të një shisheje.

Punëtori i fermës ka treguar se dy gojët e viçit funksionojnë normalisht. Lindja e rrallë ndodhi në një fermë në Caiaponia, në shtetin brazilian të Goias. Media lokale raportuan se viçi u ushqye për pesë ditë nga punëtorët e fermës, por më pas ngordhi për shkak se nuk gëzonte shëndet të plotë.

Veterineri Daniel Ribeiro Camargos tha se kjo lindje është një ngjarje e rrallë për zonën./abcnews.al

indi.jpg
G. P.21:09 | 22/02/2018

Doktorët në Indi kanë bërë të mundur heqjen e një tumori 1.8 kilogramësh nga koka e një 31-vjeçari.

Sipas mjekëve, ky mund të jetë tumori më i madh në botë.

Operacioni zgjati shtatë orë dhe u krye më 14 Shkurt në një spital në perëndim të qytetit Mumbai.

Por procedura nuk ishte bërë publike për shkak se doktorët nuk ishin të sigurtë nëse operacioni ishte kryer me sukses.

“Tani është çështje përmirësimi sepse ai është jashtë rreziku për jetën”, tha neurokirurgu Trimurti Nadkarni për BBC.

Santlal Pal, tregtar nga shteti verior i Uttar Pradesh ka jetuar me tumorin për rreth tre vite, përpara se të ndërmerrej operacioni.

Doktorët thanë se Pal ka humbur shikimin për shkak të tumorit, por ata shpresojnë që ta rifitojë shikimin sapo të përmirohet nga operacioni./abcnews.al

vlcsnap-error651-1-1280x720.jpg
G. P.15:18 | 12/02/2018

Tavanit të një klase në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë i ka rënë suvaja gjatë orës së mësimit. Mësuesja e matematikës është plagosur në kokë, ndërsa nxënësit nuk kanë pësuar dëmtime. Vitin e shkuar shkolla i është nënshtruar rikonstruksionit të pjesshëm nga ndërmarrja numër 3 e Bashkisë.

Mësuesja Elbarina Toshkollari po u shpjegonte nxënësve lëndën e matematikës, kur një pjesë suvaje është shkëputur nga tavani dhe e ka plagosur në kokë.

Ngjarja ka ndodhur orën e dytë të mesimit në klasën e 9B, në katin e tretë të shkollës nëntë vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë.

Prindërit kanë nxituar drejt shkollës për të mësuar rreth fëmijëve të tyre sapo kanë dëgjuar lajmin në media.

Asnjë nga nxënësit nuk është dëmtuar. Menjëherë pas ngjarjes ishin zhvendosur në një tjetër klasë, ku po vijonin mësimin.

Disa prej tyre ende në ankth tregojnë për ABC Neës.

“U trembëm sepse nuk e prisnim të ndodhte. Zysha thjesht po shpjegonte papritur bie suvaja”.

Mësuesja ka marrë ndihmën e mjekëve në Qendrën Kombëtare të Traumës, ndërsa kolegët tregojnë se gjendja shëndetësore e saj është normalizuar

Shkolla nëntë vjeçare “Osman Myderizi” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në vitin 2004, ndërsa Gushtin e vitit të shkuar, ndërmarrja numër tre e Bashkisë së Tiranës ka kryer ndërhyrje të pjesshme.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në këtë shkollë nëntë-vjeçare në Tiranë. Menjëherë pas saj, Policia Bashkiake, ajo e Shtetit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore kqyrën vendin e ngjarjes për të nxjerrë shkakun dhe përgjegjësitë për të./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono