kokaine

kokoane.jpg
ger ta07:20 | 06/12/2019

Rreth dy tonë kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestrua në Poloni.

Lajmin e konfirmoi kryeministri polak.  “Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Moraëiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.

Droga kishte destinacion vende të Bashkimit Evropian. Kokaina e përzier me shkumës dhe transportuar në një kontejner, u zbulua nga dogana polake në portin e Gdynias. Gjithashtu policia zbuloi një laborator shumë profesional në perëndim të vendit.

Ndërkaë, u arrestuan katër kolumbianë, një iranian me banim në Gjermani dhe dy polakë u arrestuan.

“Është hera e parë në historinë e policisë polake që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaë Szymczyk, kryekomandant i policisë polake./abcnews.al

Policia-LEzhe-1.jpg
ger ta09:02 | 22/11/2019

Tre persona kënë rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi janë kapur me kokainë. Policia bën të ditur se është finalizuar operacioni “Ishulli”, ndërsa është sekuestruar 160 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në pranga është vënë poseduesi i lëndës narkotike,  D. A., 39 vjeç, i cili është kapur në një lulishte dhe më pas siç njofton policia janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, -E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

Njoftimi i plotë:  

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe një automjet.

Vihen në pranga 3 shtetas si bashkëpunëtorë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që levizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;

-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;

-K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza./abcnews.al

kokaine-itali.jpg
ger ta13:36 | 19/11/2019

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur nga policia me kokainë. Në pranga kanë rënë M.L., dhe C.E.

Sipas mediave italiane ata kishin fshehur tetë kilogramë kokainë në një garazh picerie në San Leonardo, Parma.

“Tetë kilogramë kokainë të pastër u gjetën në një garazh në Via San Leonardo. Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte arrestuar edhe në vitin 2008 për trafik kokainë në provincën e Alessandria, u arrestuan nga oficerët e policisë në Parma, disa ditë më parë dhe tani ndodhen në burgun Parmesan në Via Burla.

Trafikantët do të kishin përfituar rreth 2 milion euro nëse dilte në treg kokaina e sekuestruar. Kokaina ishte e ndarë në blloqe dhe e fshehur brenda një kartoni”, thuhet në njofttimin e policisë.

“M. L., pronar i një piceri në rrethin San Leonardo, po ashtu ai kishte edhe garazhin në të cilin u gjet kokaina. M.L. ishte arrestuar edhe një herë më parë në vitin 2008, pasi ishte kapur me 2 kg kokainë, por ishte lënë i lirë.

Agjentët gjatë hetimeve konstatuan se M.L takohej shpesh me një bashkatdhetar, C.E, pikërisht në garazhin, që ndodhej në Via San Leonardo.

Të dy u ndaluan dhe u kontrolluan nga policia. Gjatë kontrollit në garazh agjentët gjetën 8 kg kokainë të ndarë në tetë blloqe, të fshehura brenda një kutie kartoni./abcnews.al

policia-tirane.jpg
ger ta12:33 | 06/11/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë në doza të vogla në kryeqytet.

Ndërkohë janë sekuestruar  kokainë, shuma parash të përfituara nga shitja e saj dhe 3 aparate celulare. Arrestohen në flagrancë 2 persona.

Blutë njoftojjnë se seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, organizoi dhe finalizoi dy operacione.

Në kuadër të operacionit “Farka”, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë. Për këta shtetas ishte marrë informacion në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë, kryesisht gjatë mbrëmjes, në zonën pranë liqenit të Farkës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Agush Gjergjevica”, këta shtetas janë kapur në flagrancë me 11 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 37 300 lekë dhe një sasi valute, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celulare.

Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni “Alliasi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, kryesisht heroine, në zonën e Alliasit, Tiranë.

Në rrugën “Njazi Meka” ky shtetas është kapur në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë 8.4 gr. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 2 thika, qese farmaceutike, një peshore elektronike, 3 800 lekë dhe 3 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Janë sekuestruar në total gjatë kontrolleve të ushtruara: 11 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 8.4 gramë lëndë e dyshuar heroinë, 6 aparate celulare, 2 thika, peshore elektronike, 41 100 lekë dhe një sasi valute, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

d430720f-82a4-4124-866b-56ae0f31c66f.jpg
ent ela12:52 | 28/10/2019

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të drogave të forta në lokale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor i koduar “Astiri”, ku në pranga përfundoi një 32 vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë 32-vjeçari me iniciale A. T. u shpërndante kokainë, në formë dozash klientëve në një lokal, në zonën e Astirit.

Policia sekuestroi 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi në kuadër të operacionit policor të koduar “Astiri”, shtetasin:

  1. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

dy shishe me përzierës lënde narkotike;

peshore elektronike;

dy aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /abcnews.al

e-sakte-deshmia.mp4_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ent ela16:49 | 12/10/2019

Zbardhen detaje të tjera nga dëshmia e dytë e Marsida Qatjas. Burime të Prokurorisë së Kavajës i thanë “ABC News” se 30-vjeçarja ka pranuar se natën e sherrit kishin konsumuar kokainë. Kjo deklaratë, por edhe sasia e kokainës së gjetur në banesë, ka shtyrë prokurorët e ngjarjes të nisin hetimet edhe për vepren penale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike për policin Bledar Toçi dhe vëllain e tij.

Në dëshminë e dytë Marsida Qatja ka pranuar se natën e sherrit kishin konsumuar kokainë dhe njeri prej djemve që ndodhej në shtëpinë e saj në lagjen nr .2 të Kavajës ishte larguar për të marrë sërish droge.  Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja me armë mes Haxhollit dhe Toçit. Ajo ka rikonfirmuar lidhjen me 41 vjeçarin  Dritan Haxholli.

Pas shqetësimeve të kohëve të fundit ajo pranoi para hetuesve se kishte thirrur shefin e sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçin për ndihmë.

30 vjeçarja ka thënë se shoku i saj erdhi për të ndërhyrë që Haxholli mos ta bezdiste më.

Marsida ka deklaruar se me Bledar Toçin ka patur thjesht miqësi.

Marsida u mor në pyetje për herë të dytë pasi hetuesit i konsideruan dëshmi kontradiktore deklarimet e saj menjëherë pas ngjarjes.

Pas pohimeve të Marsidës për konsum droge natën e ngjarjes, por edhe nga sasia e kokainës së gjetur në banesë pas ngjarjes, prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet edhe për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike për policin Bledar Toçi dhe vëllain e tij, pasi këtij të fundit gjatë kontrollit në banesë ju gjetën 7 doza kokaine.  /ABC News Albania 24/7

marsida-qatja-1-1280x677.jpg
nev ila12:13 | 12/10/2019

Zbardhen detaje të tjera nga dëshmia e dytë e Marsida Qatjas. Burime të prokurorisë së Kavajës i thanë “Abc News” se 30-vjeçarja ka pranuar se natën e sherrit  kishin konsumuar kokainë. Qatja tha se Toçin e kishte thjesht shok dhe e ka thirrur për të larguar Haxhollin i cili e shqetësonte prej kohësh.

Në dëshminë e dytë Marsida Qatja ka rikonfirmuar lidhjen me 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Pas shqetësimeve të kohëve të fundit ajo pranoi para hetuesve se kishte thirrur shefin e sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçin për ndihmë. 30 vjeçarja ka thënë se shoku i saj erdhi për të ndërhyrë që Haxholli mos ta bezdiste më.

“Me Bledar Toçin kam patur thjesht miqësi”, ka deklaruar Marsida. Në atë mbrëmje nëna e tre fëmijëve ishte edhe në shoqërinë e Xhulio Biturku dhe një fqinji tjetër të cilët kishin njohje prej kohësh.

Gruaja ka pohuar edhe njëherë tjetër se para se të ndodhte sherri konsumuan kokaine dhe njëri prej djemve ishte larguar për të marrë sërish drogë kur u përplasën me armë Haxholli me Toçin.

Polici u plagos i pari me një plumb në qafë dhe në kushtet e vetëmbrojtjes  qëlloi për vdekje 41 vjeçarin. Krimi ndodhi të mërkurën që shkoi në darkë vonë./abcnews.al

 

policia.jpg
nev ila09:39 | 12/10/2019

Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike kokainë e kanabis dhe armë simuluese pa leje.

Njoftimi i policisë Lezhë:

“Lezhë – Kurbin – Mirditë

Kontrolle në tërë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë

Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje

3 të arrestuar dhe 2 të proçeduar penalisht

Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,kanë ushtruar  ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

– S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkodër, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasit:

– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ” Mbajtje pa leje e armëve sportive” .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin”./abcnews.al

droga-brescia.jpg
nev ila09:08 | 11/10/2019

Një operacion antidrogë është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke arrestuar 32 persona në zonën e Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Video nga operacioni

Nga ky operacion u kapën rreth 157 kg drogë përfshirë kokainë, hashash dhe marijuanë, të cilat vinin nga Shqipëria, Spanja dhe Hollanda. Droga e kapur, nëse do të hidhej në treg kapte shifrën prej 6 milion euro./abcnews.al

ekathimerini.jpg
nev ila15:03 | 08/10/2019

Gjithçka nisi nga një telefonatë anonime që mbërriti te Autoritetet Portuale të Selanikut natën e 2 gushtit.

“Një person i panjohur telefonoi Byronë e Speciale të Antidrogës duke njoftuar se në pjesën frigoriferike të një kontenieri me banane që vinte nga Ekuadori kishte një sasi të madhe kokaine të fshehur. Menjëherë pas kësaj u bë një kontroll i kontejnerëve brenda portit të Selanikut (SEBO) dhe në motorin e frigoriferit u gjetën 47 pako me 51 kg kokainë“. Kështu e nis shkrimin media greke Kathimerini.

Sipas Kathimerini, autoritetet greke ishin ata që iniciuan hetimin ndërkombëtar të operacionit të shumëpërfolur “Quito”.

Ky ishte fillimi i një hetimi të vazhdueshëm që ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe në muret e 12 konteinerëve të bananeve nga Ekuadori të destinuara për Pireun, Selanikun dhe Durrësin.

Që nga sekuestrimi i parë, hetimet sekrete janë zhvilluar në Greqi ku qindra konteninerë të ardhura nga Ekuadori janë kontrolluar me pajisje me rreze x. Zhvillimet e fundit hetimore vazhduan më pas jo më në Greqi, por në Shqipëri.

Një prej kontenierëve që vinte nga Ekuadori, u lejua të vazhdonte rrugën e mbikëqyrjes nga Pireu me destinacionin e tij përfundimtar, portin e Durrësit.

Natën e 19 shtatorit kontenieri ndërsa qëndroi për tetë ditë në portin e Durrësit, një person ishte afruar dhe kishte marrë ngarkesën brenda kontenierit. Menjëherë pas kësaj me një autoveturë private personi sëbashku me një bashkëpunëtor tjetër u larguan nga porti.

Njëzet minuta më vonë, pasi kontrolluan ngarkesën zbuluan se kokaina ishte zëvendësuar me oriz duke kuptuar se po ndiqeshin dhe se kishin rënë në një kurth. Ndjekja pasoi dhe policia shqiptare përfundimisht arriti të arrestojë dy nga tre të dyshuarit, ndërsa porositësi arriti të shpëtojë në mënyrë misterioze.

Operacioni i policisë shqiptare u kodua me emrin “Quito”, i cili i referohet kryeqytetit të Ekuadorit nga ku filloi udhëtimi i drogës.

Edhe pse hetimet në Shqipëri dhe Greqi nuk janë mbyllur, hetuesit janë të sigurt se pas importeve të kokainës nga Amerika Latine në Europë është mafia shqiptare. Raportet e fundit në shtypin shqiptar, në të vërtetë, shkojnë një hap më tej, duke treguar dy organizata kryesore kriminale me qendër në qytetet Fier dhe Elbasan.

Për rreth dy javë, në njërën nga tre kontenierët të ngarkuar me banane në portet e Pireut dhe Selanikut, oficerët e antidrogës zbuluan kokainë të fshehur në pjesën frigoriferike të kontenierit. Shuma totale e sekuestruar vlerësohet të arrijë në 700 kg.

Gjithsesi është çështje ditësh për përfundimin zyrtar të hetimit. Burimet nga mediat greke njoftojnë se shefat e Shërbimit të  Njësive Speciale të Antidrogës, Rojet Bregdetare, SODO, policia si dhe zyrtarët e Doganave të Pireut do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp të mërkurën e ardhshme 9 tetor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono