kokaina

harta-e-trafikut-1-933x445.jpg
ent ela21:48 | 25/06/2018

Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 38 vjeç janë dy kushërinjtë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë porositur automjetet “Toyota” nga Belgjika, brenda së cilave ishin fshehur 3.4 milionë Euro.

Alfred Vladi dhe Elvis Vladi janë djem xhaxhallarësh me njëri-tjetrin, me origjinë nga Peshkopia dhe banues në Tiranë.

Elvis Vladi rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2015 në Londër të Britanisë së Madhe, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë. Në atë periudhë, grupi i tyre u kap në flagrancë me 16 kg kokainë. Nga gjykimi i çështjes, Elvis Vladi u shpall i pafajshëm nga ana e gjykatës angleze dhe u la i lirë.

SHTETET KU VEPRONTE ORGANIZATA KRIMINALE

Dyshohet se grupi kriminal, me të cilin në atë kohë u arrestua edhe Elvis Vladi, paratë që përfitonte nga shitja e kokainës i pastronte në Shqipëri. Pikërisht në këtë pistë janë fokusuar edhe hetimet e policisë shqiptare. Mësohet se grupi kriminal i shqiptarëve në Londër ushtronte veprimtarinë përveç Britanisë, edhe në Belgjikë e Holandë. Policia e Shtetit thotë se kontenieri me automjetet Toyota ishte nisur nga Belgjika. Më pas kishte mbërritur në portin e Durrësit tranzit nga porti i Barit në Itali.

SI FUNKSIONONTE PASTRIMI I PARAVE TË KOKAINËS DHE LIDHJA ME TOYOTA

Nga të dhëna të besueshme të tvklan.al rezulton se 33-vjeçari Alfred Vladi është administrator i “Tirana Rental Car”, firmë që jep automjete me qira. Kjo kompani është regjistruar për herë të parë më 16 Gusht 2017 me emër subjekti Alfred Vladi. Disa muaj më pas, më 7 Maj 2018 është ndryshuar emri i subjektit tregtar dhe është bërë “Tirana Rental Car”. Administrator sërish vijon të mbetet Alfred Vladi, ndërsa ortak është Flamur Vladi. Tvklan.al ka mësuar se Flamur Vladi është vëllai i Elvis Vladit, 38-vjeçarit të arrestuar para 3 vitesh në Londër dhe që më pas u shpall i pafajshëm. Për shkak të historisë që ka pasur në Londër, mendohet se për këtë arsye është regjistruar ortak i kompanisë Flamur Vladi, vëllai i Elvis Vladit.

Faksimile/ Ekstrakti i QKR i kompanisë Tirana Rental Car

Kompania “Tirana Rental Car”, në funksionin e saj thotë se jep makina me qira, të cilat janë kryesisht Toyota. Kjo firmë thotë gjithashtu se objekt i saj janë edhe shitblerje makinash, huadhënie, agjenci udhëtime, veprimtari për transfertë parash në emër dhe në llogari të një subjekti financiar jo bankë. Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave bëhen në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë.

Ne foto Alfred Vladi

 

PISTA E HETIMIT

Burime konfidenciale nga policia thonë se ka dyshime të arsyeshme që paratë e pista mund të jenë sjellë në Shqipëri edhe përmes transferimit të tyre nga ana e “Tirana Rental Car”. Nuk dihet ende nëse shuma të tilla janë sjellë edhe herë të tjera në vendin tonë apo kjo ka qenë rruga e parë e këtij grupi kriminal. Eurot e përfituara nga shitja e kokainës në Angli transferoheshin më pas në Belgjikë apo dhe shtete të tjera ku kishte lidhje grupi i shqiptarëve të Londrës që drejtohej nga Gentian Cuka. Pas arrestimit të këtij të fundit në vitin 2015, drejtimin e grupit e morën njerëz të afërt me Cukën, thonë mediat angleze.

Pas mbërritjes së Eurove në Belgjikë, ato më pas silleshin në Shqipëri përmes transfertave nga ana e një subjekti financiar jo bankë apo përmes dërgesave me automjetet Toyota që porositeshin nga “Tirana Rental Car”. Kjo është pista ku janë fokusuar hetimet e agjentëve të Policisë së Shtetit.

Ne foto Edi Cani

Më pas shumat e parave pastroheshin duke u investuar në fusha të ndryshme. Ditën e djeshme, në Portin e Durrësit u gjetën 3.4 milionë Euro të fshehura në dy automjete Toyota. Zyrtarisht policia tha se ka arrestua katër persona; Agim Çeka 61 vjeç, Edi Lika (Cani) 41 vjeç, Klevi Lika 21 vjeç dhe Alban Mollaymeri 40 vjeç. Ky i fundit ishte personi që do të priste automjetet Toyota për llogari të kushërinjve Vladi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar. /tvklan.al

 

SHQIPTARI-ITALI-1280x720.jpg
ent ela14:32 | 02/06/2018

Është arrestuar në Itali shtetasi shqiptar me inicialet A.V. 33 vjeçarit iu sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro. Ai jetonte prej vitesh në Macerata ku ka në pronësi dhe një restorant policia italiane arrestoi një 33 vjeçar shqiptar në Macerata, pasi në banesë iu gjetën rreth 2 kilogramë kokainë. Policia i sekuestroi gjithashtu dhe 60 mijë euro cash, shumë që mendohet të jetë fituar nga shitja e drogës. 33 vjecari ishte sinjalizuar tek forcat e rendit nga disa banorë të zonës. Shqiptari, të cilit mediat italiane i kanë publikuar vetëm inicialet A.V. jetonte prej vitesh prej vitesh në Macerata ku kishte në pronësi dhe një restorant – piceri. Në kohën e arrestimit ai gjendej në një lokal. Burime nga policia bënë të ditur se paratë ai i mbante fshehur brenda dyshekut. /abcnews.al

armando-pezaku-1280x656.jpg
G. P.15:28 | 29/05/2018

Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas kërkon lirimin nga qelia. Pezaku, i dyshuar për “trafik të narkotikëve” ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”.

Kjo kërkesë penale është regjistruar në gjykatë në 28 Maj dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Armando Pezaku qëndron në qeli nga java e parë e muajit Mars, kur u arrestua bashkë me menaxherin e “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj.

Ai ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Arbër Çekaj, administratori i shoqërisë që importoi kontenierin me banane dhe kokainë të fshehur në të nga Kolumbia është arrestuar në Gjermani dhe pret ekstradimin në Shqipëri./abcnews.al

arber-cekaj.jpg
G. P.22:04 | 21/05/2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se ka dyshime që  disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë lidhje me sasinë rekord të kokainës që u kap në Durrës.

Deklaratën, kryeministri Rama e bëri gjatë emisionit Mbrëmje në Abc News nga Mirela Milori, ku më tej u shpreh se kjo është arsyeja e acarimit të PD-së në lidhje me këtë çështje.

Mirela Milori: Do doja të dija do të ekstradohet Arbër Çekaj nga Gjermania tek ne apo do të shkojnë prokurorët atje që ta marrin në pyetje?

Edi Rama: Nuk e di! Këto janë procedura ligjore që nuk më takojnë mua, por di që procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Nga ana tjetër nga të dhënat që unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. /abcnews.al

KOKAINA-GJERMANI-1280x720.jpg
ent ela09:18 | 20/05/2018

Hetimi 1 vjeçar i autoriteteve gjermane identifikoi dhe çoi në pranga 13 shqiptarë si trafikantë të kokainës nga Ekuadori përmes konteniereve me banane. Nga ana tjetër, Krimet e Rënda në Shqipëri nisin verifikimin e pasurive të tyre në Shqipëri, bazuar në ligjin “Antimafia”.

Sasia prej 1.8 tonë kokainë e bllokuar në Gjermani në disa operacione policore në gjashtë muajt e fundit është trafikuar nga Ekuadori përmes ngarkesave me banane. Thuajse e njëjta skemë e përdorur edhe nga shoqëria “Arbi Garden” për sasine prej 613 kg kokainë të futur në portin e Durrësit në maj, dyshohet nga autoritetet gjermane të ketë funksionuar për futjen në këtë vend të drogës me vlerë tregu mbi 400 milionë euro.

Të paktën 13 nga të arrestuarit si të përfshirë në këtë grup kriminal janë shtetas shqiptarë. Autoritetet gjermane janë duke vazhduar hetimet për të dokumentuar dhe provuar rolin e secilit në grupin kriminal të përfshirë në trafikimin e drogës së fortë nga Amerika Latine.

Një pjesë e tyre janë me banim në Gjermani. Policia gjermane e konsideroi sukses operacionin e arrestimit të tyre, duke sqaruar se u godit një rrjet i madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarët.

Ndërkohë hetimi për këtë rast nuk ka lënë pa prekur edhe territorin shqiptar. Pas shkëmbimit të informacionit në kuadër të marrëdhëniee të ndihmës juridike me palën gjermane, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë nisur veprimet për verifikimin e pasurisë së shqiptarëve të arrestuar në gjermani. Bëhet fjalë për identifikimin e pasurive të tyre në Shqipëri dhe më tej kalimin në filtrat e ligjit anti-mafia, nëse ato janë siguruar në burime të ligjshme. /abcnews.al

 

media.media_.b1d049e0-75d6-46ba-9638-a881eeb13804.original1024-933x445.jpg
ent ela23:57 | 16/05/2018

Pas tonelatave me kokainë në Gjermani, qëndron mafia shqiptare. Kështu shkruajnë mediat gjermane, të cilat i referohen burimeve të tyre nga autoritetet në Mynih. Sasia prej 950 kg kokainë e kapur tre ditë më parë në Gjermani, u trafikua nga Ekuadori.

Sasia e saj kap vlerën e rreth 200 milionë Euro, e cila ishte fshehur në një dërgesë me banane. Hetuesit thonë se 1 kg kokainë në Ekuador kushton 1365 Euro, kurse në tregun e zi në Gjermani kushton 75.800 Euro. Sipas autoriteteve gjermane, kontrabandistët e refugjatëve i janë rikthyer trafikut të drogës për shkak të mbylljes së rrugëve të emigrantëve në Ballkan.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë në Gjermani, Joachim Herrmann. Dymbëdhjetë persona u arrestuan në total gjatë operacionit anti-drogë të policisë, shumica prej të cilëve janë shqiptarë. Një pjesë e tyre, janë me banim në Gjermani. Policia gjermane e konsideroi sukses këtë aksion, duke sqaruar se goditën një rrjet të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarët.

Kjo organizatë, sipas autoriteteve gjermane, ka trafiluar në total 1.8 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë Euro. Kokaina e fshehur mes bananeve ishte trafikuar nga Ekuadori në Hamburg. Të arrestuarit e kësaj organizate rrezikojnë dënimin deri në 15 vite burg. /tvklan.al

 

SHQIPTARI-KOKAINA-1280x720.jpg
ent ela15:38 | 11/05/2018

Policia italiane gjatë operacionit “Megaxhiro” ka arrestuar shtetasin shqiptar H.F, 39 vjeç dhe italianin P.C, 50 vjeç. Ata akuzohen për posedim dhe trafik droge. Gjatë kontrollit të kryer në një supermarket në Osimo që ishte në pronësi të shtetasit Italian, është sekuestruar 1 kilogramë kokainë e pastër. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane dyshja përfitonte deri në 150 mijë euro çdo muaj në aktivitetin e tyre të paligjshëm. Hetuesit ranë në gjurmët e tyre për shkak të shpenzimeve të mëdha. Përveç drogës, policia sekuestroi edhe një listë me emra klientësh, adresa, numra telefoni, shitje dhe pagesa të kryera nga dyshja kriminale. Ndërkohë, të arrestuarit janë transferuar për në paraburgimin e Montakautos. /abcnews.al

BANDA-ne-ITALI-1280x720.jpg
ent ela12:02 | 11/05/2018

Policia italiane ka goditur një rrjet të fuqishëm të trafikut kokaine nga Holanda. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që shkruajnë se gjatë një operacioni janë arrestuar 3 persona.

Në pranga ranë dy shtetas spanjollë rreth 60 vjeç që kishin pasaportë zvicerane dhe shqiptari Ferro Hoxha, 32 vjeç.

Gjithashtu një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Krerët e bandës ishin shqiptarët, të cilët kishin punësuar dy të moshuarit për të mos tërhequr vëmendjen e policisë. Të paktën një herë në muaj udhëtonin për në Holandë ku siguronin 2 kilogramë kokainë për të furnizuar tregun e Milanos dhe Lekos. Gjatë kthimit për në Itali, ata e fshihnin drogën në disa pjesë të modifikuar të makinës së tyre. /abcnews.al

arbii.png
G. P.15:40 | 06/05/2018

Duket se pakujdesia dhe neglizhenca me thirrjet telefonike ka çuar në pranga, pronarin e 613 kilogramëve kokainë, Arbër Çekaj, që u ndalua të premten në shtetin gjerman. 38-vjeçari, kishte telefonuar të afërmit e tij nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë të mundur lokalizimin dhe më pas identifikimin e tij në qytetin e Dusseldorf-it.

Një telefonatë e kryer në drejtim të familjes së tij ka identifikuar vendndodhjen në Gjermani të Arbër Çekajt, i cili u prangos mëngjesin e së premtes në periferi të Dusseldorf-it. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për ABC News se thirrja telofonike ishte bërë nëpërmjet rrjeteve sociale afërsisht 20 ditë më parë.

Pavarësisht se pronari i “Arbri Garden” në kontenierin e të cilit në vend të bananeve u gjetën 613 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia, i ndërronte numrat “SIM” herë pas here, ai nuk kishte ndërruar aparatin celular me të cilin kishte kontaktuar më herët me personat e tij të afërm.

Por ka qenë pikërisht kodi i “IMET-it” i aparatit telefonik, ai që zbuloi dhe lokalizoi më pas vendodhjen e Çekajt. Ndërkohë nga qelizat telefonike, Arbër Çekaj, dyshohet se kishte udhëtuar edhe në shtetin e Holandës me identitetin e ndryshuar, duke marrë mbiemrin e bashkëjetueses së tij, Jansen. Për këtë arsye në hetim janë përfshirë edhe policia e holandeze në bashkëpunim me atë gjermane dhe shqiptare.

ABC News mësoi nga burime të Policisë së Shtetit se për prangosjen e 38-vjeçarit kishin shkuar edhe oficerë të Krimeve të Rënda nga vendi ynë në drejtim Berlinit. Gabimi dhe pakujdesia rezultoi fatale për Arbër Çekaj, ku pritet që në ditët në vijin ai t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim penal ndaj të prangosurit në Gjermani dhe pritet që 38-vjeçari t’i bashkohet të prangosurve në fund të Shkurtit, menaxherit të “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe drejtuesi i kamionit, Armando Pezaku.

Kontenieri, që në ngarkesën e tij duhej të kishte vetëm banane ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte kaluar tranzit në disa porte detare, si Itali, Maltë dhe Durrës, për t’u sekuestuar më pas në magazinën e Arbër Çekaj në Mamanis. Sipas hetimeve, trafikantët kishin krijuar një hapësirë të dyfishtë në kontenier, ku edhe kishin fshehur sasinë e kokainës të cilësisë së lartë, vlera e të cilës shkonte rreth 180 milionë euro. /abcnews.al

arbii.png
ent ela17:01 | 05/05/2018

Biznesmeni Arbër Çekaj, i arrestuar në Gjermani pas dyshimit të përfshirjes së tij në trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane, pritet të vijë brenda muajit në Shqipëri. Por nuk përjashtohet mundësia e zgjatjes së këtij afati, në rast se pala gjermane kërkon materiale shtesë.

Arbër Çekaj, administratori i “Arbri Garden”, i arrestuar të premten në Gjermani në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Krimet e Rënda pritet të mbërrijë brenda muajit maj në Shqipëri. Biznesmeni i dyshuar si porositës i 613 kilogramëve kokainë të mbërritur në portin e Durrësit në dyshemenë e një kontenieri bananesh të ardhur nga Kolumbia qëndronte në arrati prej dy muajsh.

Këto ditë ai pritet dalë para një gjykate gjermane për caktimin e një mase sigurie shtërnguese me qëllim ekstradimin e tij në vendin tonë.

Më tej, pas administrimit të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, i cili përmban vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda për masën e sigurisë dhe dokumentacion shoqërues do të jetë po një gjykatë e gjermane ajo që do të vendosë mbi lejimin e përcjelljes së tij në Shqipëri. Një burim pranë Krimeve të Rënda sqaroi për “ABC Neës” se këto procedura, mund të kërkojnë një afat kohor prej gati një muaji. Por, sipas burimit, nuk përjashtohet mundësia që ky afat të zgjatët, nëse kërkohen materiale shtesë nga autoritetet gjermane,

Administrator i kompanisë “Arbri Garden”, u arrestua në një provincë të Dyseldorfit. Ai mbante identitetin e ndryshuar Arbër Jansen duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Për llogari të kokainës së bllokuar në magazinat e “Arbi Garden” në Maminas në 28 shkurt çështje Prokuroria për Krimet e Rënda po heton në masën e sigurisë “arrest në burg”  menaxherin Donaldo Lushaj dhe shoferi e firmës që transportoi ngarkesën, Armando Pezaku.

Sipas prokurorisë, sasia e kokainës së bllokuar kishte një vlerë prej gati 180 milionë euro. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono