kohe

nap-600x360.jpg
So Nila08:32 | 19/12/2019

Ndiheni gjithë kohën të lodhur? Mungesa e gjumit nuk është arsyeja e vetme pse mund ta keni këtë ndjesi. Disa gjëra që bëni (ose nuk bëni) mund t’ju bëjnë të ndiheni të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Këto janë disa prej arsyeve pse ndiheni në këtë mënyrë.

1.Nuk ushtroheni

Nëse keni menduar se në mënyrë që të mos lodheni shumë gjatë ditës duhet të shmangni palestrën, e keni gabim. Ushtrimi në mënyrë të rregullt rrit metabolizmin dhe ushqen sistemin tuaj me oksigjen dhe nutrientë. Kjo ju bën të ndiheni më energjikë.

2.Pini pak ujë

Duke mos pirë mjaftueshëm ujë, reduktohet volumi i gjakut dhe gjaku bëhet më i trashë. Kjo bën që zemra ta qarkullojë gjakun në mënyrë më pak efiçente dhe e ndalon oksigjenin dhe nutrientët e gjakut të arrijnë në muskuj dhe organe, siç duhet. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur.

3.Keni mungesë hekuri

Mungesa e hekurit ju bën të ndiheni e dobët, e lodhur, e papërqëndruar dhe e acaruar. Kjo sepse në muskuj dhe qeliza transportohet më pak oksigjen. Mund të rrisni sasinë e hekurit në organizëm duke ngrënë më shumë bishtaja, vezë, arra, gjalpë kikiriku etj.

4.Jeni perfeksionist

Të qenit perfeksionist bën që të vendosni qëllime dhe objektiva që janë të vështira ose të pamundura për t’u arritur. Sipas psikologëve, nëse bëni pjesë te njerëzit perfeksionist është mirë që të vendosni një afat kohor për gjithçka dhe respektojeni këtë afat. Pas pak kohësh do të kuptoni që koha ekstra që shpenzonit më parë nuk ju ndihmonte aspak në përmirësimin e punës suaj.

5.Vuani nga frikërat irracionale

Frikërat irracionale (psh: keni frikë mos bëni një aksident, ose mos shefi ju pushon nga momenti në momet nga puna) janë një problem i shumë njerëzve. Frika mund t’ju lodhë dhe paralizojë mendërisht. Nëse vuani nga ky problem, pyesni veten sa shanse ka që ajo që mendoni të ndodhë vërtet? Po ashtu, bisedat me një mik ose person të afërt do t’ju ndihmonin.

6.Nuk hani mëngjes

Gjatë gjumit, trupi djeg ushqimin që keni konsumuar para se të flinit. Në mënyrë që trupi të fuksionojë normalisht është e rëndësishme të merrni energji që në mëngjes. Konsumimi i mëngjesit aktivizon metabolizmin.

7.Hani shpesh në Fast Food

Ushqimet e fast food-it mund të rrisin nivelet e sheqerit. Duhet ta mbani sheqerin në nivele të qëndrueshme duke konsumuar ushqimet e duhura, si psh: oriz kaf, salmon, patate të ëmbël apo pulë.

8.Përdorni telefonin para se të flini gjumë

Drita e telefonit ul prodhimin e melantoninës, që është një hormon që rregullon gjumin. Nuk duhet ta përdorni teknologjinë një deri në dy orë para gjumit./abcnews.al

conte.jpg
nev ila22:07 | 23/07/2019

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Inter-Juve doli edhe trajneri i zi-kalterve Antonio Konte. Tekniku  Italian theksoi se duhet kohë për ta parë Interin në nivele të larta dhe zbuloi se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e klubit të Juventusit dhe interesim kishte shfaqur vetëm Interi.

Duhet një kohë e gjatë për të parë skuadrën e Interit të jetë dominues. Ndryshimet që po bën bordi drejtues jep shpresë për të ardhmen. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje miqësore tepër e rëndësishme. Është një moment ku të dyja skuadrat janë në fazë përgatitjesh. Duam të luajmë sa më mirë dhe të përmirësohemi nga ndeshja e fundit. Është një ndeshje e veçantë për mua pasi do të jetë hera e parë që do të përballem me bardhe-zinjtë kur u largova. Fillimisht do të jem i emocionuar por më pas do të fokusohem tek ndeshja. Nuk kam marr asnjë telefonatë nga Juventus dhe vetëm Interi shprehu interesimin për mua. Në merkato mendoj se do të merren vendime të rëndësishme në favor të skuadrës. Duhet të krijojmë një bazë të fortë”, u shpreh Konte./ABC News Albania 24/7

 

D82lsIpX4AAkkbU.jpg
ad min14:10 | 12/06/2019

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka deklaruar se çështja që shtrohet aktualisht nuk është nëse duhen hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por kur duhet bërë kjo. Këto komente Tusk i ka bërë pas takimit në Bruksel me Presidentin Stevo Pendarovski.

“Unë besoj se mund të ketë vetëm një vendim: të fillojë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur?”- shkruan Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në Twitter sipas të cilit arritja e konsensusit midis shteteve anëtare merr më shumë kohë seç ai do të kishte dëshiruar./ABC News Albania 24/7

fotografi-1280x663.jpg
ent ela17:35 | 25/01/2019

Fotografi dhe antropologu austriak Robert Pichler, na sjell të dokumentuar Shqipërinë e viteve 90- të me ekspozitën “ Kthim në Kohë”. Autori e cilëson një moment të veçantë në jetën e tij rrugëtimin dhe njohjen e Shqipërisë nga Veriu në Jug. Këto fotografi sjellin aspektin social- kulturore të fillimit të demokracisë në vendin tonë.

Një foto flet më shumë se 1000 fjalë, nga ana tjetër ajo ka fuqinë për të kthyer kohën pas. Portrete njerëzore, situata urbane dhe çaste jete janë disa prej fotografive që sjell fotografi.

Fotografi dhe antropologu Robert Pichler na sjell kohën pas, fillim vitet e demokracisë, kjo është Shqipëria e atyre viteve fiksuar prej objektivit të tij. Rrugëtimin e ka nisur nga Veriu në Jug, për ta ndarë me publikun në Muzeun Historik Kombëtarë.

Udhëtimet e para në vitet ‘92 e nisi në Veri. Fotografi austriak, thotë se eksperienca në Shqipëri i ka shërbyer shumë në krijmtarinë e tij. Madje ai thekson se njohja me shqiptarët e ka frymëzuar së tepërmi.

Krahas fotografive prezantohet edhe një video ku është ceremonia e nderimit të të vdekurit në Malësin e Dukagjinit përmes ritit të xhames , i cili u rikthy menjëherë pas rënies së perdes së hekurt.

Fotografi  na përshkruan të gjitha aspektet e jetës sonë që nga transporti publik, dinamizmin e jeteës, e deri tek ambientet ku jetonin , stilin e jetës  së shqiptarëve të atyre viteve.

Ekspozita “Kthim në Kohë”, Shqipëria e viteve ’90-të e fotografit dhe antropologut austriak Robert Pichler, e kuruar nga Edit Pula,  përmbyllet në Tiranë pas rrugëtimit 18 mujorë nëpër Shqipëri. Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar./abcnews.al

facebook.jpg
ad min18:24 | 01/02/2018

Përdoruesit e Facebook-ut kanë shpenzuar më pak kohë online në rrjetin social edhe pse ishte deklaruar nga kompania se do të bëheshin disa ndryshime të rëndësishme në “News Feed”.

Raportet treguan se ka pasur më pak video virale, duke ulur në këtë mënyrë kohën që shpenzohet në rrjetin social, rreth 5 për qind, që do të thotë rreth 50 milionë orë më pak në ditë, tre muajt e fundit të 2017-s.

Megjithatë, Facebook raportoi se rënia pritej dhe këto rezultate janë të kënaqshme.
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se prioriteti është të inkurajojë më shumë ndërveprime ndërmjet përdoruesve.

“Të ndihmojmë njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin është më shumë rëndësishme se të maksimizojmë kohë që ata kalojnë në Facebook. Ne mund të sigurojmë se shërbimi është i mirë për mirëqënien e njerëzve dhe të shoqërisë në përgjithësi”, tha Zuckerberg./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono