kodër

ZJARR-NE-BERAT-MBULIM.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 29/09/2019

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Duhanas të Beratit. Vatra u shfaq dhe në anë të kodrës dhe flakët përfshinë pemët. Kjo kodër është e mbjellë me ullinj dhe fiq. Ndërkohë në terren kanë dalë forcat zjarrfikëse dhe banorët, por për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur të futen në lartësi të kodrës. Megjithatë po punohet për vendosjen në kontroll të flakëve. /abcnews.al

ZJARR-NE-ORIKUM-1280x691.jpg
ent ela11:00 | 11/02/2019

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një kodër në Orikum të Vlorës. Nga raportimet e deritanishme nuk ka dëme, por aty pranë vendit të ngjarjes ka banesa dhe lokale. Zjarrfikëset kanë shkuar dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Nga ana tjetër vetë banorët kanë shkuar ne ndihmë të policisë dhe të forcave zjarrfikëse. /abcnews.al

auto_tepelena1546351481.png
ent ela19:55 | 04/02/2019

Një sipërfaqe e konsiderueshme kullote është përfshirë në fshatin Lekël, në Bashkinë e Tepelenës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kodra është përfshirë nga flakët, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka filluar pasditen e kësaj të hëne dhe zjarrfikset nuk kanë mundur të shkojnë pasi në këtë zonë nuk ka rrugë makinë. Dëmet e deritnashme janë vetëm në kullota./abcnews.al

vlcsnap-error887-1280x720.jpg
ent ela13:14 | 18/01/2018

Në Gjirokastër shkarjet në shpatin e kodrës janë thelluar, por sipas raportit të dyte të gjeologëve pallati në lagjen “Punëtori” është i sigurtë. Ndërkohë sot një masiv dheu rrëshkiti poshtë kullës së sahatit në këtë qytet.

Pallati që futi në panik banorët në lagjen Punëtori në Gjirokastër është i sigurtë. Kështu thuhet në raportin e dytë të gjeologëve për situatën e krijuar një pallat pesëkatësh dhe dy ndërtesa dy dhe trekatëshe pas rrëshkitjes së shpatit të kodrës. Megjithëse shkarjet janë thelluar, drejtori i shërbimit gjeologjik të Gjirokastrës thotë se banorët mund të qëndrojnë në banesat e tyre.

Raporti përfundimtar parashikon marrjen e masave sipas një plani afatmesëm dhe afatgjatë. Të menjëhershme priten të jenë ndërhyrjet në drenazhimin e ujërave, ndërsa me përmirësimin e motit mendohet të fillojnë punimet për ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Më shqetësuese duket situata për banorët e lagjes “Cfakë” banesat e të cilëve sipas ekspertëve janë të rrezikuara në cdo moment. Shkalla më e lartë e rrezikut mbetet për 2 banesat e familjes Kasi, të cilat ndodhen shumë pranë përroit, ndërsa toka pranë shtëpive të tyre ka shkarë pothuajse tërësisht.

Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër po bëhen përherë  e më të pranishme. Një masiv dheu rrëshqiti mëngjesin e kesaj te enjte ne rrugën poshtë kullës së kalasë, cka sipas specialistëve cilësohet e rrezikshme për vetë kalanë e Gjirokastrës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono