koalicionet

ORA-16-KOALICIONET-AFATI-KOSOVE-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela17:15 | 30/08/2019

Në Kosovë ende asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhor nuk është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për zgjedhjet e 6 tetorit. Afati skadon mesnatën e sotme. Ndërkohë lideri i vetëvendosjes Albin Kurti i ka propozuar LDK-se së Mustafës që të garojnë së bashku dhe kandidati që merr më shumë vota të bëhet kryeministër.

Ende asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhur nuk është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u çertifikuar për zgjedhjet e 6 tetorit.

Mesnata është afati i fundit kur partitë politike e koalicionet parazgjedhore mund të certifikohen në KQZ për zgjedhjet e  parakohshme të 6 tetorit.

Sipas zëdhënësit të këtij komisioni Valmir Elezi deri më tash asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhor  nuk është paraqitur në KQZ për certifikim.

Pazaret për koalicione parazgjedhore si duket kanë mbetur për minutat e fundit, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka shtuar se pozita e kryeministrit është ajo që po e pamundëson marrëveshjen.

Ai ka thënë se akoma nuk ka ndonjë përgjigje, por se ata janë të përcaktuar që koalicioni të jetë i mundshëm.

Ndërkohë kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nëpërmjet një letre drejtuar Mustafës ka  kërkuar që të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore dhe kandidati i cili fiton më shumë vota të zgjidhet kryeministër.

Partia Demokratike ka paralajmëruar befasi. Zakonisht deri më tash kjo parti ka mbledhur rreth vetes shumë parti të vogla, por kësaj radhe është në pikëpyetje nëse do tëbashkohen edhe me koalicionin e Nismës dhe AKR-së.

Ndërsa AAK-ja që tashmë është në koalicion me PSD-në mbetet e hapur për Nismën e AKR-në por ka përjashtuar mundësinë për koalicione parazgjedhore me parti tjera të mëdha.

Mbetet të shihet deri në mesnatë nëse do të ketë ndonjë befasi pasi që partë e mëdha politike gjithmonë presin të shohin veprimet e njëra tjetrës para se të vendosin nëse do të shkojnë në koalicone parazgjedhore.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

/ABC News Albania 24/7

parlamenti-i-kosoves-1280x721.jpg
nev ila15:40 | 14/08/2019

Kur duhet rreth një javë nga seanca që do të shpërndajë parlamentin, partitë politike kosovare duken të prirura të shkojnë në zgjedhje të vetme. Megjithatë, në vartësi të zhvillimeve, ato nuk i përjashtojnë koalicionet zgjedhore.

Tashmë kur kanë mbetur edhe më pak se një javë për tu mbajtur seanca e thirrur për shpërndarjen e parlamentit kanë nisur edhe negociatat si dhe deklaratat e ndryshme për koalicione të mundshme parazgjedhore ndërmjet partive politike.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit të saj Envej Hoxhaj, programin e saj nuk do ta përziej me askënd. Ai thotë se është e pamundur të ketë koalicion parazgjedhor me patitë e mëdha.

“Ne do të shkojmë në zgjedhje të vetëm. Nuk e përjashtojmë mundësinë për koalicion me ndonjë parti të vogël, por jo me ato të mëdha parlamentare”, tha Enver Hoxhaj nënkryetar i PDK-së.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi tha se do të ishte mirë që secila parti të garojë e vetme në zgjedhje që të shihet forca politike e secilit subject. Sipas tij, nëse partitë e tjera vendosin të shkojnë në garë me koalicione, atëherë kjo parti nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me VV-në.

“Nëse do të kemi koalicione prej partive parlamentare, si AAK-ja, apo PDK-ja që vendosin të bëhen bashkë, normalisht ne kemi mendimin tonë strategjik dhe preferojmë koalicion opozitar”, tha Arben Gashi, LDK.

Derisa AAK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd, por më e përafërt është me Nismën Social Demokrate dhe PSD-në.

“Do bashkëpunojmë me ata që janë për shtetin, që bëjnë 100 për qind shtet”, tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.

Shikuar nga praktika e zgjedhjeve të kaluara partitë e mëdha politike presin gjithmonë momentin e fundit për tu certifikuar në KQZ  si koalicione parazgjedhore apo të garojnë të vetme./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono