klubeve

TAGANI.png
Sej rie17:40 | 08/07/2019

Federata Shqiptare e Futbollit do të tolerojë përsëri e do të lejojë që klubet me borxhe të marrin pjesë në Superligë. Ish-administratori i Tiranës, Salih Tagani, flet pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv.

Vendimi ishte vërtet i rëndë.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv, u vuri klubeve kufirin tek thana për borxhet, duke u lënë afat deri në 31 Korrik, ndryshe i pret përjashtimi.

Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari janë të rrezikuarit, dhe ish-administratori I Tiranës, Salih Tagani, tregon se çfarë duhet të bëjnë klubet.

Tagani: “Këto janë masa shtërnguese pak a shumë për klubet, por nëse këto do të fillojnë të zbatohen me kalimin e viteve do të jenë lehtësuese për klubet sepse do t’i vënë klubet në shina. Afati është shumë i ngushtë dhe nuk mundet që borxhe të krijuara prej vitesh të likujdohen për periudhë muajsh. Për ekipet që janë SHA e vetmja pjesë është shitja e një pjese të aksioneve. Nëpërmjet kësaj mund të likujdojnë detyrimet që mund të kenë ndaj palëve të treta. Për ekipet që janë me Bashkitë duhet parë mënyra e privatizimit dhe duhet parë përpara se të kthehen në SHA këto ekipe, likujdimi i këtyre borxheve të merret përsipër nga bashkitë”.

Sa seriozisht e ka këtë herë Federata, që ka toleruar më parë?

Tagani: “FSHF ka pasur përherë një farë tolerimi karshi gjithë klubeve dhe është munduar t’i ndihmojë. Federata pavarësisht se kontrollohet nga UEFA dhe normalisht që ata duhet të jenë korrekt me pjesën e UEFA-s, gjithsesi do të bëjë një farë tolerimi për t’i mundësuar që të marrin pjesë në disa aktivitete kombëtare. Për sa i takon tatimeve nëse shteti merr ndonjë vendim për faljen e detyrimeve dhe kjo do të ishte më e mira pasi sporti këtu tek ne dihet se nuk ka ndonjë fitim”.

Përse janë krijuar kaq shumë borxhe nga disa klube?

Tagani: “Çështja e borxheve është thjesht keqadministrim. Sepse një klub kur bën parashikimin për vitin që do të vijë, fondet që ka në dispozicion, lojtarët që duhet të blejë, kontratat , vlera e kontratave nuk mund të shkojë përtej limiteve të veta. Nëse një klub do t’i respektonte kontratat atëherë nuk kishte pse të rriteshin borxhet”.

Gjithsesi, ekziston rreziku për kalimin në administrim, pra për falimentim.

Tagani: “Çështje të klubeve që vijnë direkt nga UEFA dhe UEFA investigon për mënyrën se si kanë shkuar këto proçese, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të zbresin në kategori. Po zbrite në katagori hum interesi dhe humbet vlera si ekip. Praktikisht fillon dhe shkon drejt dështimit, shpresoj që të mos ndodhi”.

Problem i madh ligji i sponsorizimeve, ku Shqipëria fal 4 për qind, e Kosova 30 për qind.

Tagani: “Nuk kam çfarë flas, flasin shqifrat. Një shtet që nuk i kushton rëndësi sportit ka humbur një vlerë të madhe”./ABC News Albania 

fshf-1280x728.jpg
Sej rie14:00 | 29/05/2019

Do të mësohet në 31 maj se cilët klube të Superligës shqiptare e kanë marrë ose jo licencimin për sezonin e ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit informon se të premten do të mbahet një konferencë për shtyp, në selinë e saj, nga Komisioni i Licencimit, që do të japë rezultatet zyrtare të këtij procesi. Në këtë konferencë pritet të dalë shefi i sektorit të licencimit, Eduard Gjini, dhe të sqarojë se cilët klube do të mund të marrin pjesë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Nga burime jozyrtare në Federatë mësohet se katër klube nuk e kanë marrë licencimin, pikërisht Tirana, Flamurtari, Luftëtari dhe Kastrioti. Konferenca për shtyp në Federatë do të jetë pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 36-të të Superligës, pra kur të jetë përcaktuar renditja. Nga informacioni që do të japë Federata, pritet të ketë ndryshime në mundësinë për kualifikim në Europë, pavarësisht sesi do të jetë klasifikimi./ABC News Albania 24/7

asambleja-1280x689.jpg
Sej rie20:53 | 15/04/2019

Disa ndryshime me rëndësi u bënë në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ato kishin të bënin me të drejtën televizive, si dhe me Kodin e Etikës dhe atë të Disiplinës. 

Ishte një mbledhje e zakonshme vjetore, por pati disa vendime që tërhoqën vëmendjen. Edhe pse klubet sërish votuan edhe më unanimisht se në epokën para vitit 1990, sërish në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit u morën disa vendime që i prekin direkt.

Një nga ndryshimet ishte ai që ka të bëjë me të drejtën televizive, ku terminologjia ndryshon, pasi deri tani pronarë të saj ishin Federata dhe klubet, ndërsa tani mbetet vetëm Federata.

Një ndryshim termi juridik, por që sanksionon më fort realitetin, pasi ka qenë gjithnjë Federata që ka vendosur për të drejtën televizive.

Po ashtu, u vendos që Federata të mund të vendosë reklama të sajat në ndeshje të caktuara, nëse Komiteti i saj Ekzekutiv e quan të nevojshme. Miratimi ishte unanim, por përfaqësues të disa klubeve shprehën ankesa, duke folur për Abc News-in.

Përfaqësuesi i njërit nga klubet e Superligës theksoi se ai nuk ka marrë nga Federata as kontratën për të drejtën TV, diçka që e ka kërkuar zyrtarisht dhe që i takon me ligj.

Nga e drejta televizive jepen rreth 110 000 euro në sezon për ekipin kampion, rreth 95 000 euro për vendin e dytë, 80 000 euro për vendin e tretë, dhe rreth 50 000 euro për klubet e tjerë në Superligë.

Në Asamble u vendosën ndryshime në Kodin e Etikës dhe në Kodin e Disiplinës. Për të parat, sqarimet u dhanë nga Aldi Topçiu, shef i sektorit ligjor dhe të licencimit.

Ndryshimet në Disiplinë, u trajtuan nga Envi Hicka, kryetar i Komisionit të Apelit në Federatë. Në Asamble u miratuan raportet financiare të vitit 2018 dhe buxheti i vitit 2019./abcnews.al

00-1280x710.jpg
ent ela17:50 | 01/03/2019

Policia e Shtetit është selektive për sigurinë e ndeshjeve. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, tregon për Abc News-in problemet me tifozët dhe rëndimin financiar të klubeve nga mungesa e policisë.

Janë apo nuk janë forcat e rendit në stadiume?

Skandalet nisën që javën e parë të Superligës, me vendimin e Policisë së Shtetit për të mos hyrë në impiantet e futbollit, por nga Federata informacioni vjen ndryshe, siç e pohon Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ilir Shulku.

Në intervistën për Abc News, Shulku ka një kritikë shtesë.

Shulku thekson se mungesa e policisë në stadiume ka sjellë dy probleme kryesore për klubet. Gjithsesi, vetë Federata, sa ka ndihmuar me sigurinë, duke kërkuar nga klubet që të vendosin kamera në stadiume./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono