Klosi

KRONIKE-KLOSI-OBT_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela19:33 | 12/09/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndodhet në Shën Pertërsburg, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO). Minister Klosi gjatë fjalës së tij vendosi theksi tek problematikat që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe turizmin në Shqipëri.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTËO), që po mbahet në Shën Petersburg.  Ministi i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mban postin e zv.Presidentit të Asamblesë së përgjithshme për Evropën. Klosi shprehet se në asamble janë diskutuar problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe turizmin në Shqipëri.

“Po ashtu është shumë e rëndësishme për të theksuar që Shqipëria tashmë konsiderohet një destinacion i ri turistik, një destinacion me shumë të ardhme, por që ka nevojë të diskutojë për disa problematika. Dhe në këtë asamble u diskutuan problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe Shqipërinë po ashtu, problematika që kanë të bëjnë me etikën e turizmit, me politikat që ndiqen për turizmin, por në radhë të parë me politikat që kanë të bëjnë me rëndësinë që ka turizmi për punësimin e më shumë njerëzve”.

Ndër të tjera Klosi vuri theksin tek diskutimet për shkëmbim përvojash dhe projektesh të përbashkëta me vendet e rajonit.

“Është shumë e rëndësishme për të kuptuar që turizmi tashmë është bërë një biznes dhe si biznes ka edhe kërkesat e tij të konkurrimit të vazhdueshëm dhe prandaj ne duhet të përgatitemi për të qenë në të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara europiane të konkurrencës turistike e pse jo për t’u shndërruar në një destinacion konkurrues edhe me vendet e rajonit që padyshim edhe në konference evidentohen si sukseset më të mëdha të turizmit botëror”.

Në podiumin drejtues të Asamblesë së organizatës me 148 shtete anëtare, Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues të Organizatës. Si heqja e regjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional. /ABC News Albania 24/7

 

 

KLOSI-MBYLL-SMILE-ALBANIA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela21:45 | 09/09/2019

Projekti “Smile Albania” shënoi mbylljen, me shpalljen e fituesve nga Ministria e Turizmit. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se të rinjtë ia kanë dalë që me buzëqeshjet e tyre të promovojnë mikpritjen shqiptare në të gjitha destinacionet turistike të vendit.

I erdhi fundi buzëqeshjes prittëse të turisitëve në pikat hyrëse të kufirit shqiptar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka falenderuar të rinjtë që u bënë pjesë e programit Smile Albania.

Në aktivitetin që u shvillua në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ministri Klosi shpalli edhe fituesit e konkursit të videos, buzëqeshjes dhe mirëseardhjes më të mirë.

Programi Smile Albania shoqëroi të gjithë sezonin veror me të rinj e të reja që i uruan mirëseardhjen vizitorëve të huaj e vendas me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion turistik evropian./ABC News Albania 24/7

KLOSI-VIZITON-TURISTIN-POLAK-MBULIM-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela17:00 | 30/08/2019

Ministri i Turizmit dhe  Mjedisit Blendi Klosi vizitoi në spitalin e Shkodrës turistin polak, Wojtek Markieëicz, qe u aksidentua mbremjen e te enjtes në Theth.

Bashkë me urimin për shërim të shpejtë ministri Klosi i dhuroi turistit të huaj dhe një set hartash të Shqipërisë me qëllim njohjen më të mirë të vendit tonë.

Mbi 230 mijë turistë polakë sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit  vizituan Shqipërinë këtë vit.

Klosi theksoi nevojën për më shumë rregulla në menaxhimin e strukturave që organizojnë turistët ndërsa theksoi nevojën për pajisjen e infrastrukturës me harta teknike dhe guida të licensuara. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

KLOSI-BEN-RAFTING-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:15 | 24/08/2019

Një destinacion i ri për turizëm të aventurës. Tashmë ata që do të vizitojnë Sarandën do të kenë mundësinë e një guide me kajak përgjatë lumit Bistrica.

Pushuesit  që zgjedhin Sarandën do të kenë një mundësi më shumë për turizëm.

Në kanalin e Cukës Federata Shqiptare e Rafting ka krijuar infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar rafting.

Pas guidës së parë me kajak përgjatë lumit Bistrica ministri i i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi apeloi për më tepër oferta turstike ditore.

“Është shumë e rëndësishme që qendra të vërteta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri e të qytetit të Sarandës të ketë shumë më tepër oferta ditore si kjo e kanalit të Çukës apo e gjithë zonës për t’u bërë me djemtë e rafting dhe të kemi mundësinë që po ashtu të zhvillojmë edhe oferta të tjera në Sarandë që kanë të bëjnë me bukuritë natyrore, me vizitat e parqeve arkeologjike dhe bukuritë e tjera shqiptare”.

Çdo përpjekje për të krijuar mundësi të reja në turizëm theksoi ministri Klosi është një arsye më shumë për ta kthyer Shqipërinë një destinacion turistik përgjatë të gjithë vitit. /ABC News Albania 24/7

META-DHE-KLOSI-BASHKE-PER-TOMORRIN.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela15:00 | 22/08/2019

Mali i Tomorrit bën bashkë ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Presidentin e Republikës. Ilir Meta rreshtohet publikisht kundër shkatërrimit të malit nga bizneset e guroreve dhe firmos peticionin për zgjerimin e zonës së mbrojtur. Në ceremoninë e organizuar me rastin e festës së bektashinjve Kreu i Shtetit dha këtë mesazh.

Ndersa ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh i vendosur për ta  kthyer malin e Tomorrit në simbol të turizmit fetar.

“Një hapësirë që shumë lehtë mund të kthehet në një simbol të turizmit shqiptar, turizmit religjoz apo për natyrën e bukur të kësaj zone. I jam bashkuar nismës së shumë të rinjve për të mbrojtur malin e Tomorrit, për ta shndërruar në një mal të magjishëm, aq të bukur sa Perëndia e ka krijuar dhe aq të fortë sa besimi ynë e ka mbajtur. Kalofshi një ditë të bukur, të paqtë me familjet tuaja dhe Abaz Aliu të gjithëve na ndihmoftë.”

Të rinjtë e projektit “Smile Albania” po vijojnë të mbledhin firma për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Administrative,  e cila ditë me parë rrëzoi vendimin e qeverisë për zgjerimin e zonës së Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit. /ABC News Albania 24/7

TOMOR-1280x719.jpg
Sej rie22:00 | 12/08/2019

Nga data 20 Gusht nis pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve bektashinj në malin e Tomorit, të cilit i bashkohen edhe qindra qytetarë të tjerë si dhe turistë të huaj. Ministri Klosi, ka garantuar marrjen e një sërë masash për të ofruar shërbimet e duhura për qytetarët përgjatë ditëve festive.

Në prag të nisjes së pelegrinazhit të shenjtë në Malin ne Tomorit, e njohur ndryshe si Festa e “Abaz Aliut”, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim në Prefekturën e Beratit, për masat që do të merren për menaxhimin e ditëve të pelegrinazhit.

Një tjetër plan masash po hartohet në bashkëpunim me policinë për të bërë të bërë të mundur sigurimin e qetësisë publike përgjatë ditëve festive. Ministri KlosI tha se do të ofrohet edhe shërbim i shtuar shëndetësor.

Gjatë ditëve të pelegrinazhit në malin e Tomorit, turistëve do të ofrohen një sërë aktivitetesh social- kulturore në qytetin e Beratit dhe bashkitë e tjera të këtij qarku. Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomor, të cilit i bashkohen edhe mijëra qytetarë të tjerë si dhe turistë të huaj, zhvillohet nga data 20 deri më 25 Gusht. Kurbani në majën e Kulmakut është një nga ritualet më të rëndësishme të festës së “Abaz Aliut”.

klosi-1-1280x713.jpg
Sej rie13:30 | 04/08/2019

Numri i turistëve izraelitë që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është trefishuar.  Ndërkohe ministri Klosi bëri të ditur se shumë shpejt numri i charteve që do të udhëtojnë nga Telavivi në Tiranë dhe anasjelltas do të shkojë në katër.

Shumë shpejt nga Telavivi në Shqipëri  dhe anasjelltas do të udhëtojnë katër chartera në javë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi  e bëri të ditur nga stenda e “Buzëqesh Shqipëri” në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë ku foli dhe për rritjen e numrit të turisteve izraelitë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

“Falënderoj kompaninë për numrin e madh të turistëve izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë verës së këtij viti dhe numrat janë realisht impresionues nga viti i kaluar dhe nga një vit më parë, numri është trefishuar duke shkuar në 20 mijë turistë izraelitë që janë futur deri në fund të muajt Qershor”.

Ministri i Turizmit thotë se shkak për këtë janë shërbimet e përmirësuara dhe investimet në tregun e hotelerisë.

 “Kjo mundësi e shtuar krijon padyshim një destinacion të ri, që do të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera izraelite të cilat e shikojnë Shqipërinë si një diamant në sektorin e turizmit dhe si një perspektivë e re e turizmit izraelit. Pra në gjuhën e shifrave rritja e avionëve nga Izraeli është impresionuese, vjet për herë të parë u testuan dy avionë në javë dhe vetëm për dy muajt e verës, Sivjet jemi në 4 avionë në javë pothuajse për të gjithë periudhën nga prilli deri në shtator dhe ajo çfarë premtojnë drejtuesit më të lartë të Israair, me të cilët kemi një dakordësi tashmë është që vitin tjetër të ketë 7 fluturime në javë”.

Me hapjen e aeroportit të Kukësit ministri Klosit tha se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion interes jo vetëm për tu vizituar nga turistet por dhe për të shërbyer si  vend transit për të arritur vendet e rajonit./ABC News Albania 24/7

klosi-1280x724.jpg
Sej rie15:45 | 03/08/2019

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative Tiranë, sipas të cilit Mali i Tomorit nuk do të jetë më Park Kombëtar, ka ngritur në protesta banorët e Beratit. Ata kundërshtojnë rrëzimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, duke nënshkruar një peticion për mbrojtjen e kësaj zone. Protestuesit gjetën edhe mbështetjen e Ministrit të Turizmit, i cili tha se do ta apelojë vendimin e Administratives.

“Mos ma prek Tomorrin!” Me këtë thirrje e nisën ditën banorët e Beratit, pasi Gjykata Administrative vendosi të rrëzonte vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e Malit të Tomorit “Park Kombëtar”. I pranishëm në protestë ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili tha ky vendim do të apelohet. Nisma e tij gjeti mbështetjen e menjëhershme të banorëve të zonës.

“Vendimi i gjyqtarëve ishte i papranueshëm. Interesi i disa guroreve ka ndikuar në vendimin e dhënë prej tyre. Nga sot do të nisi mbledhja e firmave të qytetarëve që më pas do t’i çohen komisionit të Vettingut. Nuk do të lejojmë që të preket jeta e qytetarëve. Peticionit do i bashkohet, Skrapari, Poliçani, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore. Mijëra firmat e mbledhura do të mbështesin apelimin e këtij vendimi. Të 5 gjyqtarët që morën 4 me 1 vendimin për të rrëzuar vendimin për të qenë ajo zonë, një zonë e mbrojtur që t’i afrohet bukurisë së madhe të malit legjendar, të shenjtë e mbase më të bukurit në botë, malit të Tomorit, Amarildo Laci, Bahri Shyqi, Alkelina Gazidede, Fjoralba Prifti do të përballen me një peticion të popullit të qarkut të Beratit” .

“Do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë. Vendimi u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve. Prej vitesh guroret kanë shkatërruar malin dhe jetën tonë. Vendimi shkatërron ekonominë lokale. Dëmtohet rëndë turizmi”.
Ministri Klosi u shpreh gjatë fjalës së tij se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është vështirë, por e pakthyeshme.

Gjatë protestës, organizatorët mblodhën qindra firma në kuadër të peticionit për mbrojtjen e Malit të Tomorit, i cili u shpall Park Kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 1996./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-KLOSI-NE-LEZHE.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela18:20 | 31/07/2019

Pushteti vendor nuk ka marrë masat e duhura për sezonin veror tha ministri i Turizmit Blendi Klosi në takimin e Task Forcës për turizmin në Lezhë. Ndër problematikat kryesore në këtë zonë turistike sipas Klosit janë ndotja dhe mos lidhja e kontratave me stacionet e plazhit. 

Në takimin me Task Forcen e turizmit në Lezhë, Ministri Blendi Klosi deklaroi se zonat turistike në këtë qark përballen me problematika, të cilat ende nuk janë zgjidhur dhe përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin vendor.

Ndotja në zonat e mbrojtura, mungesa e hapësirave publike, moslidhja në kohë e kontratave me stacionet e plazhit e kanë dëmtuar sezonin këtë verë,- tha Klosi.

Me pas ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një takim me banorët e Ishull Lezhës, ku ndodhet edhe zona e mbrojtur e Vainit, të cilëve u kërkoi bashkëpunim për mbrojtjen e mjedisit. /ABC News Albania 24/7

KLOSI-NE-POGRADEC-1280x720.jpg
ent ela17:40 | 30/07/2019

Autoritetet shiqiptare kanë nisur punën për të përmbushur detyrat e lëna pas vënies nën mbrojtjen e Uneskos së liqenit të Ohrit. Për këtë shkak do të krijohen edhe komitete të përbashkëta me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Pas shpalljes së liqenit të Ohrit si pasuri të UNESCO-s, autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të  realizuar detyrat e vëna. Ministri i Turizmit Bleni Klosi thotë se ky moment i shton përgjegjësitë, por do të behet gjithçka për të qëndruar në mbrojtjen nga UNESKO.

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat për të menaxhuar një sit kaq të bukur natyror, për të dhënë gadishmërinë tonë, natyrisht bindjen e dy qeverive tona se do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur, të jetë një peisazh i bukur dhe magjepsës, i cili edhe duke u kultivuar për më shumë turizëm, të zhvillohet brenda normave dhe parimeve të trashëgimisë botërore”.

Në një aktivitet të zhvilluar në Pogradec, ministrja e Kulturës shprehu angazhim për plotësimin e rekomandimeve të Uneskos.

Elva Margariti, Ministre e Kulturës: “Po bëjmë një punë të rrallë nëpër ministritë tona për të shtuar edhe dosje të tjera. Në vendimin e shpalljes Komiteti i Trashëgimisë Kulturore ka dhënë disa rekomandime, ndaj jemi këtu për ti treguar të gjithëve se ne do të punojmë së bashku për ti përmbushur këto rekomandime. Tashmë jemi në fazën e dytë të projektit drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit, por jo vetëm kjo!”.

Ministria e Turizmit dhe ajo e Kulturës do të ngrenë komitete të përbashkëta me homologët e Maqedonisë së Veriut për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e liqenit të Ohrit. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono