klopp

Klopp-1-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj21:10 | 10/11/2019

Liverpool mposhti sot me rezultatin 3-1 skuadrën e Manchester Cityt, një sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion këtë sezon në Premier League. Pas ndeshjes, trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk e fshehu aspak gëzimin e tij.

“Ndeshje e madhe, apo jo? Uau, futbolli që u pa sot ishte fantastik. Normalisht, nuk mund të fitosh kundër Manchester Cityt duke luajtur ashtu siç luajnë ata, pasi janë më të mirët në botë për atë që bëjnë. Ne bëmë lojën tonë, me krosime nga krahët dhe topa pas shpine. 20 minuta e para e bëmë këtë gjë në mënyrë të shkëlqyer, shënuam dy herë.

Më pas, kishim presionin e Cityt, por djemtë reaguan shumë mirë. U tërhoqëm disi në pjesën e dytë, ndërruam edhe skemën. Goli i dytë i yni ishte fantastik. Arnold jep 60 metra pasim te Robertson, të njëjtën gjë bën dhe Robo, më pas Salah shënon. Një nga golat më të bukur që kam parë.

Rekordi perfekt në Premier? Nuk e mendojmë aspak, deri më tani jemi në rrugën e duhur. Por nëse dikush mendon se do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet (38), është i çmendur.

Jemi në krye, nuk ndjejmë aspak presion. Pse duhet? Nga kush? Skuadra është e qetë, vazhdojmë me këtë mënyrë të luajturi dhe për rezultatin e sotëm, jemi shumë të lumtur”, përfundoi Klopp./abcnews.al

Klopp-Guardiola.png
Veronik Istrefaj16:29 | 10/11/2019

Në orën 17:30, do të luhet kryendeshja e javës në Premier League, mes Liverpool dhe Manchester City. Klopp dhe Guardiola kanë zgjedhur formacionet e tyre zyrtare dhe surprizat nuk mungojnë. Lovren do të startojë titullarë së bashku me Van Dijk në qendër të mbrojtjes, ndërsa treshja e sulmit nuk ndryshon, me Salah-Mane-Firmino.

Manchester City do të ketë në portë gardianin Bravo, pasi Ederson është i dëmtuar. Fernandinho do të luajë si qendërmbrojtës, ndërsa Angelino i ka zënë vendin Mendy në krahun e majtë të mbrojtjes. Bernardo, Sterling dhe Aguero premtojnë gola për “Cityzens”./abcnews.al

FORMACIONET

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Henderson, Mane, Salah, Firmino.

Man. City: Bravo, Walker, Stones, Fernandinho, Angelino, Rodri, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Aguero.

Klopp.jpeg
Veronik Istrefaj18:21 | 08/11/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para sfidës ndaj Manchester City, që do të luhet të dielën. Strategu gjerman e di shumë mirë rëndësinë e kësaj sfide, madje e ka konsideruar si klasiken e futbollit anglez. Në fjalën e tij para medieve, Klopp tha:

RIVALITETI – “Unë kam ardhur para katër vitesh në Angli dhe e di se më parë ka pasur skuadra të tjera që rivalizonin për titull. Por vitet e fundit, vetëm ne dhe Manchester City kemi ruajtur vendet e para. Po, mund ta them me plot bindje se rivaliteti mes dy skuadrave po rritet dhe mund ta quajmë si klasiken e futbollit anglez”.

VAN DIJK – “Nuk ka asnjë problem fizik. Dje nuk ka qenë në stërvitje për disa arsye personale, por është në gjendje perfekte për të luajtur. Kemi disa mungesa të tjera, Shaqiri dhe Clyne nuk do të jenë të gatshëm”.

STRATEGJIA – “Nuk mund të luash gjatë gjithë kohës në sulm kundër Manchester City. Megjithatë, po nuk luajte me kurajo përballë ekipeve të Guardiolës, turpërohesh. Ne jemi përballur disa herë dhe do të jetë e vështirë të befasojmë njëri-tjetrin”./abcnews.al

Klopp.png
Veronik Istrefaj16:41 | 04/11/2019

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli para ndeshjes së nesërme kundër Genk, e vlefshme për Champions League (raundi 4). Në fjalën e tij, strategu gjerman preku shumë tema, nga dëmtimet, e deri te sfida me Manchester City në fundjavë, e vlefshme për kampionat.

DËMTIMET – “Askush nga lojtarët nuk është ankuar. Dje në stërvitje, të gjithë e dinin se çfarë detyrash kanë dhe se sa do të luajnë. Kjo është një periudhë ku ka shumë ndeshje dhe askush nuk do të luajë nëse nuk është në 100%. Dëmtime? Asgjë të re, të gjithë besoj se do të jenë të gatshëm”.

ROTACION – “Bëmë një ndeshje të lodhshme kundër Aston Villa, do të ketë rotacion. Po mendojmë dhe për sfidën e së dielës ndaj Manchester City. Edhe ju po e mendoni, apo jo? (qesh). Kemi një grup lojtarësh shumë të madh dhe të gjithë do të përdoren në këtë fazë kampionati”.

GENK – “Në një sfidë si kjo kundër Genk, duhet të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Kanë fituar ndaj Madridit në transfertë, prandaj nuk do të jetë aspak e lehtë. I mundëm në fushën e tyre, por të jemi të sinqertë: Nuk bëmë një ndeshje të mirë”.

ANKESAT – “Çfarë ankesash? Asnjë lojtar nuk ka problem. Bëmë ndryshime ndaj Arsenalit, pastaj ndaj Aston Villa, do të kemi ndryshime nesër. Asnjë lojtar nuk është ankuar. Do të luajmë nesër, më pas do të mendojmë për Cityn”, përfundoi Klopp./abcnews.al

Klopp-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj21:34 | 02/11/2019

Jurgen Klopp e ka konsideruar VAR-in si një problem shumë të madh në Premier League. Trajneri i Liverpoolit ishte shumë i acaruar me mënyrën si VAR u përdor sot në takimin kundër Aston Villa. Pas ndeshjes, Klopp tha: “Shiko, nuk dua të flas për VAR-in, por po bëhet një problem shumë i madh.

Duhet të flasim për futbollin e vërtetë, por ndërkohë jemi këtu dhe po diskutojmë për një pajisje teknologjike. Ndoshta jam brez i vjetër dhe nuk jam mësuar me një futboll të tillë, por është e pamundur të mbash frymën pas çdo verifikimi me VAR. Nuk është për të qeshur (drejtohet gazetarit), nuk po bëj shaka.

Është seriozisht një problem madhor. Trajnerët humbasin punët e tyre për një humbje, që mund ose nuk mund të vijë nga VAR. Kështu është. Gjithsesi, nuk dua t’i bëj gjërat më të mëdha”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al

Rasti i Firmino ndaj Aston Villa
Son-Firmino.jpg
Veronik Istrefaj21:04 | 27/10/2019

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli menjëherë pas fitore 2-1 kundër Tottenham. Kjo sfidë, ishte padiskutim një ndër më të bukurat e këtij sezoni, pasi të dyja skuadrat krijuan raste të shumta. Në fjalën e tij, Klop tha: “Prej ditësh e kisha menduar ndeshjen kundër Tottenham.

E dinim që do të ishin një skuadër kompakte, agresive, që do të bënte presion lart. Të gjitha këto, ndodhën gjatë lojës. E dashuroj futbollin kur dy skuadra luajnë lart, me presing, pa asnjë frikë. Sot, ishte një ndeshje e tillë, një super ndeshje duhet të them.

Arritëm të fitonim falë performancës së shkëlqyer të disa individëve. Të dy skuadrat kanë lojtarë specialë në përbërje. Një ndeshje e shkëlqyer, padiskutim. Dëmtimi i Salah? Asgjë serioze, thjesht ishte një masë paraprake”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al

Klopp-1280x895.jpg
Veronik Istrefaj23:47 | 23/10/2019

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli pas ndeshjes kundër Genk, të cilën skuadra e tij e fitoi 1-4. Pavarësisht ndeshjes së shkëlqyer, Klopp tha se nuk është koha për festë, pasi duhet menduar që tani për Tottenhamin në fundjavë:

“Ne thjesht duhet të marrim ndeshjet me radhë”, u shpreh fillimisht Klopp. “Sot bëmë një ndeshje të mirë, në fundjavë na pret një sfidë tjetër. Duhet të jemi të fokusuar te ndeshja e së dielës. Tottenham do të jetë një transfertë e vështirë, pavarësisht rrethanave ku ndodhen.

CHAMBERLAIN – “Golat e tij ishin të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur për të, pasi ka kaluar dy vite të vështira. Ky ishte një hap gjigant për të, shpresoj të vazhdojë kështu”.

MANE – “Ishte një aksion i shkëlqyer. Një aksion që tregon filozofinë e lojës tonë. Do të doja ta shikoja më shpesh një aksion të tillë, por në atë moment që ndodhi, Mane ishte gati për të shënuar”, – tha mes të tjerash Klopp./abcnews.al

Liverpool-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj23:51 | 20/10/2019

Jurgen Klopp ka ndërtuar një skuadër fantastike dhe Liverpooli i tij është një nga skuadrat më të forta në botë. Jo më kot, të kuqtë anglezë fituan Champions League sezonin e shkuar, ku mposhtën Tottenhamin me rezultatin e pastër 2-0. Edhe në atë ndeshje, Liverpool shënoi në minutat e fundit të sfidës dhe për këtë gjë, të besuarit e Jurgen Klopp kanë fituar një identitet të ri.

Skuadra e Liverpool është ekipi që ka shënuar më shumë gola në 15 minutat e fundit. Në Premier League, ekipi i Jurgen Klopp ka shënuar plot 28 herë në 15 minutat e fundit, duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme që ka një rekord të tillë.

Edhe në takimin e sotëm përballë Manchester United, Lallana shënoi në minutë e 85-të, duke i shmangur humbjen e parë Liverpoolit për këtë sezon./abcnews.al

1-1-1280x806.png
Veronik Istrefaj20:36 | 20/10/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në barazimin 1-1 ndaj Manchester United në “Old Trafford”. Tekniku gjerman foli menjëherë pas përfundimit të takimit, duke thënë:

“Një pikë, më mirë se asnjë pikë. Normalisht, duhet të luanim shumë më mirë seç bëmë sot. Gjithsesi, e pranojmë këtë rezultat dhe ecim përpara. Të jem i sinqertë, nuk meritonim më shumë se kaq. United është një ekip i fortë, gjithmonë të krijon probleme, pavarësisht situatës ku ndodhen.

Në Old Trafford është gjithmonë vështirë të luash. Jami zhgënjyer vetëm nga paraqitja që bëmë sot, megjithatë, shohim përpara”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al

Mane-Klopp-1280x658.jpg
Veronik Istrefaj18:55 | 17/10/2019

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka folur sot për incidentin mes tij dhe Mohammed Salah, tre javë më parë. Edhe pse ka kaluar thuajse një muaj nga ky sherr mes tij dhe shokut të ekipit, Mane ka vendosur që të flasë sërish për këtë çështje. Në fjalën e tij, ylli senegalez tha: “Salah më tha: Sadio, pse je i nevrikosur? I thashë që duhet të më kishte pasuar, sepse isha në një pozicion më të mirë.

“Nuk të pashë, pasi ti e do që do të pasoja”, m’u përgjigj. Ne jemi miq shumë të mirë, por në atë moment, isha shumë i nevrikosur. Më pas, trajneri na thirri në zyrën e tij dhe gjithçka u sheshua. Dolëm të tre së bashku nga zyra duke qeshur”, përfundoi Mane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono