klevis balliu

balliu.jpg
G. P.10:14 | 03/04/2019

Tensionet e para në protestën e kësaj të mërkure janë shënuar pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re janë ndaluar nga policia të kalojnë në pedonalen Murat Toptani.

Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu në një prononcim të shkurtër për mediat tha se e gjithë përplasja bëhet nga policia që më pas të arrestojë dhe shoqërojë protestuesit.

“Kjo bëhet vetëm për shoqërime, s’bëhet për asnjë gjë tjetër. Kjo këtu është një pikë grumbullimi, s’është pjesa e protestës dhe mundohen që të përplasen me banorët që më vonë t’i arrestojnë dhe shoqërojnë kot. Për këtë bëhet kjo. Dhe sjell këta çunat e rij, që s’kemi gjë me ta se nuk vjen vetë ai. Vetëm për të krijuar një hapësirë për të shoqëruar njerëz. Sikur të mendonin kaq shumë sa mendojnë për të arrestuar shqiptarët, Habilajt do ishin kap më përpara, Bajrajt do ishin kapur më përpara, Shkodra nuk do ishte bërë Palermo i ‘90-s. Po të mendonin kaq shumë për të kap kriminelët, sa mendojnë për të kap qytetarët që protestojnë, Shqipëria do ishte një vend më i sigurtë”, tha Balliu.

Opozita proteston këtë të mërkurë para parlamentit ndërkohë që Kuvendi zhvillon seancën parlamentare të radhës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk do të jetë prezent në protestë.

Gjithashtu mësohet se policia ka marrë masa para parlamentit, por njëkohësisht ka vendosur efektivë edhe para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për shkak të zhvendosjeve të protestave të mëparshme./abcnews.al

OK-GJYKATA-JEP-VENDIMIN-PER-PROTESTUESIT.mpg_snapshot_02.36-1280x720.jpg
G. P.18:48 | 25/11/2018

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si edhe deputetë të tjerë opozitarë si Ervin Salianji, Klevis Balliun, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Aldo Bumçi etj, për pjesëmarrje në protestën te Unaza e Re në datën 23 nëntor. Përveç demokratëve, në Prokurorinë e Tiranës, uniformat blu mësohet se kanë proceduar edhe disa eksponentë të opozites së bashkuar. Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë akuzohen për 3 vepra penale, pohojnë burime nga Policia e Shtetit, si: organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve./abcnews.al

 

PROTESTA-PD-KORCE-MBULIM.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
G. P.13:29 | 29/09/2018

Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike u mblodhën për të protesuar në afërsi të Shtëpisë së Flamurit në Korçë kundër qeverisë Rama. Aty po zhivllohet edhe mbledhja e qeverisë. Gjatë protestës ka patur një përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë kërkuar fillimisht të kalojnë në pedonale por nuk janë lejuar nga një kordon policie që ishte vendosur për siguri tek Sheshi i Flamurit.

I pranishëm në këtë tubim ka qenë edhe deputeti i PD Klevis Balliu, i cili ka deklaruar se sot po protestohet kundër krimit dhe drogës. Nuk mund të pengohet e drejta për protestë paqësore, – tha Balliu. Më pas protestuesit janë lejuar të parakalojnë në pedonale të shoqëruar edhe nga forca të policisë. Me këtë marshim u mbyll edhe protesta e qytetarëve dhe simpatizantëve të PD./abcnews.al

evis-kushi.jpg
G. P.12:43 | 21/06/2018

Në Byro Politike u debatua rreth çështjes së Teatrit të ri Kombëtar.

Të ftuar ishin: Evis Kushi, deputete e PS; Klevis Balliu, deputet i PD; Alfred Peza, analist dhe Alfred Lela, analist.

Këtë javë, komisioni i medias u përfshi nga një përplasje fizike dhe verbale, gjatë seancës dëgjimore që ishte parashikuar me ministren e Kulturës, por që mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pikërisht për këtë çështje u diskutua mes të ftuarve në “Byro Politike”./abcnews.al

BYRO-POLITKE-20-PRILL-2018-1280x720.jpg
ent ela09:55 | 21/04/2018

Zhvillimet e dy ditëve të fundit, e enjtja parlamentare dhe protesta e qytetarëve të Kukësit kanë qenë pjesë e diskutimeve në Byro Politike të Juli Xhokaxhi me të ftuarit Mimoza Koçiu, gazetare e ABC News, Alfred Peza, gazetar, Klevis Balliu, deputet i PD-së dhe Pjerin Ndreu deputet i PS-së.

Sipas Mimoza Koçiut, protagonisti i ditës së enjte ishte Sajmir Tahiri, për shkak të ngacmimeve që erdhën nga opozita.

Sipas Pezës rikthimi Tahirit ka qenë i menduar.

Për Klevis Balliun, Tahiri theu rregulloren e parlementit me ardhjen e tij në Kuvend. Sipas tij peshku i madh është Edi Rama, jo Tahiri. Rama është kapur peng nga bandat.

Deputeti socialist Pjerin Ndreu tha se nuk arreston as mazhoranca dhe as Edi Rama po drejtësia. /abcnews.al

flamur-noka.jpg
G. P.16:06 | 12/04/2018

Byroja e Kuvendit do të mblidhet në orën 18:00 për shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste. Ajo kërkon dënimin e deputetëve të opozitës Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj.

Pritet që në këtë mbledhje të shqyrtohet edhe sjellja e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili reagoi duke lagur me ujë deputetët e opozitës.

Ministri Bushati e bëri publike një kërkesë të tillë përmes një postimi në Facebook, ku bën autokritikë duke kërkuar ndjesë për gjestin dhe njëherazi akuzon opozitën se kërkon të bllokojë integrimin e t’i shpëtojë reformës në drejtësi./abcnews.al

BALLIU-1280x720.jpg
ent ela11:30 | 02/04/2018

Protesta kundër tarifës së qarkullimit në rrugën e Kombit është komentuar në studion e ABC News edhe nga deputeti demokrat Klevis Balliu. Sipas tij kjo taksë nuk ka asnjë barazi të sistemit dhe gjendjes ekonomike të shqiptarëve sot, në një kohë kur rroga minimale është 300 mijë lekë të vjetra.

Ai akuzoi Ramën se nuk di t’i qëndrojë marrëveshjes, dhe do të vazhdojë me mashtrimin. Për deputetin demokrat është koha që Rama të largohet. “Një kryeministër ikën kur do popullit i vet të largohet”

“Ajo rrugë nuk duhet të taksohet se simbolizon përpjekjen e Ibrahim Rugovës për bashkimin kombëtar  shqiptarëve”, theksoi Balliu./abcnews.al

vlcsnap-error091-1280x720.jpg
G. P.10:34 | 22/02/2018

Konflikti ndërinstitucional ndërmjet presidencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për marrëveshjen me Greqinë dhe deklarata e Kryeministrit, Edi Rama, ishin temat e diskutimit në “Byro Politike” në ABC News.

Të ftuar: Elisa Spiropali, deputete e PS; Edit Harxhi, ish-zv/ministre e Jashtme; Klevis Balliu, depuetet i PD dhe Ervis Iljazaj, drejtor i Mapo./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono